Kartat e identitetit,hiqet feja dhe kombesia.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
( 29/07/08) Tedi Blushi

Kombësia dhe feja nuk do të jenë pjesë e elementëve përbërës të kartës së identitetit. Lajmi konfirmohet nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Në një prononcim të djeshëm për GSH, ai sqaroi se “heqja e tyre nga dokumenti më i ri identifikues i shtetasve shqiptarë, është marrë me një vendim të Këshillit të Ministrave”. Ndërkohë që nuk ka preferuar të komentojë më gjatë mbi arsyet që detyruan qeverinë të marrë këtë vendim. Futja e elementëve të kombësisë dhe fesë si pjesë përbërëse e elementëve të kartës së identitetit, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e minoritetit grek në vendin tonë. Kërkesë që ka marrë kësisoj një përgjigje negative në mënyrë zyrtare nga ekzekutivi shqiptar. Kombësia aktualisht është pjesë përbërëse e dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, sikundër janë certifikata dhe pasaporta. Sa i përket fesë, ajo asnjëherë nuk ka bërë pjesë në elementët e dokumenteve të mësipërme, për shkak se në Kushtetutë sanksionohet që Shqipëria është një shtet laik.
Nënë Tereza
Nga karta e identitetit është hequr gjithashtu edhe portreti i shenjtores katolike Nënë Tereza, ndonëse në variantin fillestar kjo gjë ishte parashikuar. Këtë e ka konfirmuar dje për GSH zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, i cili iu referua një sqarimi të bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti. Sipas Konjës, në kartat e identitetit do të shmanget dhe vendosja e portreteve të figurave të tjera historike të shtetit shqiptar. “Ajo çka mund të konfirmoj, është fakti se ky dokument do të përmbajë stemën e Republikës së Shqipërisë”, - përfundon Konja. Heqja e portretit të shenjtores Nënë Tereza nga kartat e identitetit, vjen pas ankesës që u bë pranë kryeministrit Berisha nga kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Shqipërisë. “Në kartën e identitetit, portreti i shenjtores katolike, Nënë Tereza me kryq në qafë, konsiderohet nga Bashkësia Islame si shkelje e dispozitave të Kushtetutës sonë dhe si diskriminim për besimtarët e fesë islame”, - thuhej në letrën ankimore që Komuniteti Mysliman i ka dërguar Berishës.
Elementët
Përbërësit e gjendjes civile të kartës së identitetit do të jenë Emri, Mbiemri, Atësia, Amësia, Ditëlindja, Vendlindja dhe Numri i identitetit. Këto elemente do të vendosen në anën e përparme të kartës. Kurse në anën e pasme do të vendosen gjatësia, ngjyra e syve, nënshkrimi i mbajtësit, numri serial i kartës, data e lëshimit dhe ajo e skadimit.

BW
 
Shume e drejte, eshte e drejta ime se cfare feje i perkas. apo kombesie.
 
jam shume i lumtur qe ne kartat e identitetit te shqiptareve sdo shkuhet feja,shqiptaret sjane as anadollake as fanatike si greket qe kur u mor vendimi te hiqeshe feja nga kartat e tyra para nja 8 vjetesh bene demostrata dhe na dilnin me flamujt e bizantit sikur do tja rruanin shtetit.

sa per kombesine kisha deshire te shkuheshe por meqe kembengulnin kaq shume vorioleshet,mire jau bene qe nuk e futen kete pike qe kerkonin me ngulm keta voriopreshet.tani le te therasin sa te duan,po mos ju pelqeje te mos i marin kartat tona dhe te shkojne ti marin nga "atdheu" i tyre. :D
 
Karta e identitetit ka karakter shteteror, dhe s'ka lidhje me fene dhe besimet personale. Pra s'ka vend perkatesia fetare ne nje dokument te tille. Vendimi eshte i drejte per mendimin tim.
 
Po u be kjo lloj karte do ta mar dhe un nje :) meqe kam te drejte per dy nenshtetesi :) ca qefiiiiiii :kercim:

ta maresh se sben,ta ritim xhiron e shtetit se ka rene keto kohet e fundit,dhe per ca vjet mund ti ndrojne prape keto kartat keta se e kane zakon qe i ndrojne cdo nja 10 vjet sic benin me pashaportat.
 
Kombesia duhet te jete se sben!!!

KOMBI eshte KOMB...nese ata marrin nenshtetesine shqiptare...i pergjigjen ligjeve te shtetit Shqiptar...nese shteti thote qe duhet te mbroje KOMBIN cdo stetas shqiptar...athere ata(ne) do mbrojne kombin tone...ca preshin duan???
 
Ta mshtes mendimin :D !
 
Gjithashtu se si do te plotesonte emrin e saj identitet, ku une nuk e di se nga je ti nga kina po nga japonia nga maroku apo albania.
 
mua me vjen mire qe paskan vendosur qe te futet stema e republikes se shqiperise ne kartele, sa i perket kombesise nuk di se c'te them, tek ne ne kosove nuk e kemi te shenuar kombesine, po duhet te presim dhe te shohim se cfare do te jene kartelat tona pas pavaresise, se deri me tani i kemi ato te leshuara nga UNMIK-u.
 
Shume e drejte,Une deri me sot skam pare ndoj ID(karte identeti)qe e ka te shkruar kombesine edhe fene.
Ske ca e komplikon me teper!
 
jam shume i lumtur qe ne kartat e identitetit te shqiptareve sdo shkuhet feja,shqiptaret sjane as anadollake as fanatike si greket qe kur u mor vendimi te hiqeshe feja nga kartat e tyra para nja 8 vjetesh bene demostrata dhe na dilnin me flamujt e bizantit sikur do tja rruanin shtetit.

sa per kombesine kisha deshire te shkuheshe por meqe kembengulnin kaq shume vorioleshet,mire jau bene qe nuk e futen kete pike qe kerkonin me ngulm keta voriopreshet.tani le te therasin sa te duan,po mos ju pelqeje te mos i marin kartat tona dhe te shkojne ti marin nga "atdheu" i tyre. :D

Te kujtohet ajo tema qe kishe hapur mbi nacionalizmin?
Te shkruajta se nje komb bazohet ne etni dhe ne fis dhe eshte pikerisht ky element i perkatesise RRACORE e perseris RRACORE dhe JO-FETARE qe i ka bere shqiptaret te mbijetojne ne shekuj!!
Ndryshe nga ne shqiptaret, pseudo-greket e sotem e bazojne egzistencen e tyre si shtet jo tek etnia-fisi-rraca por tek feja orthodokse, madje fene orthodokse ata e shohin si element baze te egzistences se "RRACES" se tyre qe nga koha e Perandorise Bizantine!
Por te bazosh egzistencen tende tek Perandoria Bizantine eshte qesharake pasi ajo ishte nje perandori MULTIETNIKE ME PERZJERJE RRACASH, GJUHESH DHE ETNISH NGA ME TE NDRYSHMET dhe te ardhura nga te gjith cepat e botes!

JA PSE PO JU HOQE PSEUDO-GREKEVE FENE ATHERE U KE HEQUR KOMBIN, SHTETIN DHE VET EGZISTENCEN E TYRE!

E NJETA GJE VLEN EDHE PER FENE ISLAME, PASI LLOGJIKA ESHTE E NJETE: KEMI SUPERMACINE E KULTURES ARABE MBI KULTURAT E TJERA, PASI PERZJERJA E RACAVE NE KULTUREN ARABE NUK ESHTE E NDALUAR PERKUNDRAZI ESHTE BAZA KU MBESHTET KOMPLET FEJA ISLAME; PERZJERJA E RRACAVE SJELL DEOMOS ELIMINIMIN E KULTURES DHE GJUHES SE ORIGJINES DUKE FAVORIZUAR ATE ARABE TE AZISE DHE PERHAPJEN NJEHKOSISHT TE FESE ISLAME !

PRA TE DYJA "ETNITE" FETARE JANE ASIMILUESE DHE SHKATERRUESE PER SHQIPTARET NE KUPTIMIN E PLOTE TE FJALES!! :sharre:

KJO ESHTE DHE ARSYEJA QE UNE PERSONALISHT JAME KUNDRA CDO FEJE NE SHQPERI !!
 
Redaktimi i fundit:
eh qka ka t'keqe p.sh : te jet FEJA , ose KOMBESIA ne Karta Identiteti ? :D
 
eh qka ka t'keqe p.sh : te jet FEJA , ose KOMBESIA ne Karta Identiteti ? :D

Po te kete hapesire, edhe nr e kembes, adresen e msn-se etj etj...

Per fene bravo njehere se kur nje besimtar te ndricohej, do i duhej te ndryshonte karten e identitetit me te dhenat e reja...
 
Per te vene fene do te kishte qene turp me e vu , apo te vinin edhe emrin e kishes apo xhamise ?? dicka teper qesharake qe te vihej besimi fetar ne karta , pse sa here qe te ndryshojme besim fetar te nderrojme edhe identiteti ? kurse per kombesine nuk ka ndonje gje te keqe , edhe pse keto karta do te jene te vlefshme vetem ne Shqiperi dhe dihet kombsia.
 
ti ve fene para kombit o byrazer?bravo bravo

hahaha oo byrazer je vet .. edhe pse nuk po e di qka dmth :D ... un nuk thash .. qe te heket kombsia dhe te qitet per fe .. po thash qfar ka t'keqe te mos jene kto dyja nkart identiteti .. :D po kur nuk din me kuptu qka thom ma mir mos bon QUOTE hiq aight tung ;)
 
Po te kete hapesire, edhe nr e kembes, adresen e msn-se etj etj...

Per fene bravo njehere se kur nje besimtar te ndricohej, do i duhej te ndryshonte karten e identitetit me te dhenat e reja...

po po edhe nr.. e gjakut skish me qen keq :D
 
Une do propozoja firmen time,ne koprtinen e kartes

Nuk ka fe mbi atdhe.
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.
 
hahaha oo byrazer je vet .. edhe pse nuk po e di qka dmth :D ... un nuk thash .. qe te heket kombsia dhe te qitet per fe .. po thash qfar ka t'keqe te mos jene kto dyja nkart identiteti .. :D po kur nuk din me kuptu qka thom ma mir mos bon QUOTE hiq aight tung ;)

ik meso si quhet quote ne shqip ose e mira e te mirave do ishte te mesoje komplet shqipen:D
tungjatjeta nga mua dhe jo tung se me degjohet si cung:)
 
hahaha oo byrazer je vet .. edhe pse nuk po e di qka dmth :D ... un nuk thash .. qe te heket kombsia dhe te qitet per fe .. po thash qfar ka t'keqe te mos jene kto dyja nkart identiteti .. :D po kur nuk din me kuptu qka thom ma mir mos bon QUOTE hiq aight tung ;)

byrazer = vella...
 
dhe feja ne karte do ishte nje nga idjotizmat e rradhes . C'a je muslim ? Ja e verteton dhe karta e identit do thonin besimtaret . loool

Po ateisteve , do e linin bosh N/A ? :D
 
U sa qef dhe un me karte identiteti shqiptare do e ze rradhen qe ne 5 te mengjesit per ta mare e pa pame fare
 
kjo e kombesise me duket paksa e cuditshme por eshte ne shqiperi dhe smund te konsiderohet e tille po ta analizosh sadopak.

Do te kete stemen e republikes se shqiperise por jo kombesine.... Ndoshta kane patur frike se shume shtetas do te shiteshin per fqinjet dhe do te nenshkruheshin si shtetas Grek, turq, Serb apo ndonje tjeter.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top