Kapja e shitësit të telefonit 6 ditë më pas ikën Bruka-Gjuta

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
cache-210-166-strict-160495_1.jpg


TIRANE- Gjashtë ditë pas arrestimit të Emirjon Gjutës, personit që ka vënë në dispozicion të grupit kriminal telefonin “Nokia”, që u gjet i lidhur me 400 gramë tritol në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Baftjar Bruka dhe daja i tij Vladimir Gjuta,kanë humbur menjëherë kontakt. Arrestimi nga policia e Tiranës i njërit prej grupit të Gjutave, mësohet ti ketë dhënë mundësi dy organizatorëve të tritolit, që të fshihen dhe të humbin çdo gjurmë të tyre.

Policia ka mësuar se dy ditë para se të vihej në zbatim operacioni për kapjen e tyre, Bruka është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që Vladimir Gjuta ka humbur kontaktet, duke lënë në “mjegull” vendodhjen e tij. Dyshimet e policisë dhe prokurorisë, flasin se Gjuta mund të fshihet në Kosovë, dhe se në këtë shtet ka shumë gjasa që të ketë kaluar nëpërmjet kufirit malor. Në një dalje publike kryepolici Artan Didi, ka pohuar se nuk është qartësuar nga policia nëse Vladimir Gjuta vijon të qëndrojë ende në Shqipëri apo është larguar jashtë.

Ndërkohë që për sa i përket nipit të tij Baftjar Bruka, ky i fundit është larguar, duke dalë nga një pikë doganore.Për këtë person, prokuroria ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar, duke kërkuar dhe ndihmën e homologëve të huaj, për kapjen e tij. Ndërsa për Vladimir Gjuta, policia vijon të kryejë kontrolle në disa banesa, ku mendohet se fshihet biznesmeni.

IMEI tradhtoi Gjutën
Vladimir Gjuta, kuksiani me precedentë të shumtë penalë, i cilësuar si “Rambo”, mendohet se ka qënë njeriu që ka aktivizuar bombën e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka bërë një thirrje tek numri që ishte tek lënda plasëse dhe menjëherë pas shpërthimit ka hequr kartën dhe e ka thyer atë, me qëllim humbjen e çdo prove. Deri në këtë pikë ka vepruar sipas “udhëzimeve” që kishin vendosur së bashku me shtetasin Emiljano Matmuja, por gabimin e ka kryer disa orë më pas.

Sipas prokurorëve të Krimeve të Rënda, Gjuta ka pasur në përdorim një tjetër kartë SIM, të cilën e ka vendosur në të njëjtin telefon që disa orë më parë e përdori për të aktivizuar bombën në farmaci. Prokuroria thotë se është provuar me anën e numrit të IMEI-t të aparatit të telefonit, se Gjuta tashmë i shpallur në kërkim, është urdhëruesi dhe personi që ka aktivizuar shpërthimin në farmaci, ndërsa ai akuzohet edhe për drejtim të grupit të strukturuar kriminal, që ka kryer vepra me qëllime terroriste. Nëse vërtetohen provat e akuzës, atëherë Gjuta rrezikon minimalisht 20 vite burg, pasi ngjarjet e 10 shkurtit nuk patën viktima./Shqiptarja.com
 
Titulli: Kapja e shitësit të telefonit 6 ditë më pas ikën Bruka-Gjuta

Mua ky Gjuta me duket thjesht person koke turku, mgjate eshte person kyc qe te con tek autoret e vertete.
 
Titulli: Kapja e shitësit të telefonit 6 ditë më pas ikën Bruka-Gjuta

Mua ky Gjuta me duket thjesht person koke turku, mgjate eshte person kyc qe te con tek autoret e vertete.

Po te analizosh lidhjet e tij me ish-zyrtare te larte nen Qeverisjen e PD eshte per te dyshuar mbi kete rast.
Sipas mediave ky eshte i zemeruar se i kan mbyllur ´Casino-n´ apo e kan arrestuar per tentativ vrasje dhe nje ser veprash penale te tjera... Dhe e quan "hakmarrje politike" se paska qene mbeshtetes i PD.

Tani ne nje shtet ku ligji zbatohet njelloj per te gjithe,pse duhet te bej ky si ´rebel´? Shumica e ketyre Casino-ve u mbyllen ne ate aksion dhe nuk shkoi njeri t´i bej atentat Ministrit,se e dinin qe po grabisnin njerezit me ato "lojra fati".

Ministrin Sajmir Tahiri se bej aq njeri korrekt se nuk eshte aq i paster sa e nxjerrin Mediat,shet Shefet e Komisariateve dhe ky ndonjehere... (se nuk shkruhen te gjitha)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top