Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Lauri

Anunnak
Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadaré dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.

Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?

Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?

Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?

Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.

Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?

Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.

Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?

Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo. Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.

Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?

Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.

Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?

Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.

اfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?

Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.

P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?

Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave……
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Në gjithë intervistën ka një fakt tepër të rëndësishëm që nuk është se çeket shumë,mbajtja e armës,të drejtë që mund ta kishin vetëm muslimanët.Heqim edhe varfërinë ekonomike,edhe dhunën në këtë konvertim,pika më delikate është e drejta e mbajtjes së armës.Një popull luftëtarësh,madje më mirë mercenarësh ,një popull që jetonte për të luftuar, nëse nuk konvertohej nuk kishte të drejtë të mbante armë.Njësoj si të mbash dikë të mbyllur pa bukë dhe pa ujë deri sa të konvertohet.Mendoj se faktori kyç dhe kryesor në këtë konvertim është pikërisht kjo e drejtë e mohuar.E drejtë që për kohën ishte më shumë se sa nevojë e thjeshtë,ishte një nevojë jetike.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Por interesant, tani po konvertohen me qejf, dhe t'gjithe ata qe u konvertuan me "dhune", po qendrojne akoma ne fene e "dhunes" :plazh:

Shume interesant a ?:008:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Djema ju kisha lute te shkoni ne ndonje forum fetar per keto gjera po mundohi te tregohi se cili jem me shqiptar ne baze te fese respekto fen time respektoj tenden edhe jemi paq kjo o toleranca qe mka mesu gjyshi jem plak pa vdek e qe ishte luftetar i shaban polluzhes dikush ndoshta ja ka ndi zonin ketij burritmadh te kosoves
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Befasohem shume shpesh se ketej kam pare lloj lloj shkrimesh e etiketimesh mbi Ismail Kadaren, madje shpesh kam frike se kj behet edhe nga njerez qe nuk kan lexuar asnje flet te ndnje libri te tij.

Megjithate dua tua beje me dije, se p
o ky Ismail Kadare ne librat e tij te fundit flet edhe per Islamin tek shqiptaret, madje per cudi tuajen e quan vlere te mirefillte Europiane, ama jo Islamin e kombinuar me doke zakonore arabe.

Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

ama jo Islamin e kombinuar me doke zakonore arabe.

Po cifti i Kadarese, nuk ka cfare t'na mesoje neve se cfare Islami duhet ndjekur. Ne kemi ku te bazohemi dhe ka kush i orienton muslimanet, s'ka mbetur Kadareja.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Po cifti i Kadarese, nuk ka cfare t'na mesoje neve se cfare Islami duhet ndjekur. Ne kemi ku te bazohemi dhe ka kush i orienton muslimanet, s'ka mbetur Kadareja.

Per te orientuar delet, ti ke njohuri besoj, se gjithmnon eshte derguar cobani me i mire. Kjo eshte vlera dhe pesha qe gjithmon e kan disa. Andaj ne kete drejtim, per momentin, Kadareja e ka kete primat, deshe ti ap nuk deshe, desha une ap nuk desha. Kete vule i ka dhene populli nga merita e gjurmeve te tij. ::kafe:: [FONT=arial, sans-serif]Dhe ma bes[/FONT]o se nese ne mesin e ketij populli Kadare eshte cifti (siq e pershkruan ti) ata ku dhe kush (qe perseri i parafrazon ti) jan hiqi. Ky eshte realiteti e enderrimet as ty as mu s'mundet me na i ndal Kadareja, madje as qe tenton.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Jo kitrrush nuk jane enderrime por realitet. Per te enderruar, Kada eshte njesh, kete po e di ! :zjarr:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Jo kitrrush nuk jane enderrime por realitet. Per te enderruar, Kada eshte njesh, kete po e di ! :zjarr:

Lover ne munde te shtyhemi cingli-mingli e te rruajme vo deri ne sabah dhe pakufi por realiteti i trisht, per ty, eshte se jashta lagjes tende, ti dhe une jashta times, jemi nul (dmth. zero), nderkohe qe ai ka bere ze atje ku maten te medhenjet fare, madje per cudi edhe ty edhe mu shume popuj te botes na njofin ne baze te Kadares dhe kjo nuk eshte pak. :zjarr:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Kitrrush, une se kisha fjalen per aty. Per qe eshte i zoti ne fushen e tij nuk diskutohet, por kur futet ne politike dhe ne fe, aty e tregon ate injorancen e vet, sepse s'ja ka fare haberin. Qosja ia pat bere 8 me 2 !
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Ka nje te vertete shume te madhe qe historikisht ne SHQIPERI, tre fete kane bashkejetuar ne nje harmoni te admirueshme. Dhe duhet te vazhdojne te mbeten te tilla ne rast se nuk do kete nderhyrje nga ata qe i njohin te drejten vetes ti imponojne gjithe popullit besimin fetar per te cilin askujt nuk i eshte bere vone ndonjehere. Shqiptari ne gjak asnjehere ska qene fetar por gjithmone ka besuar brenda nje kufiri te caktuar gje qe e ka bere me te vecante se fqinjet e tij ose popujt qe karakterizohen nga besimi i madh fetar.

Ajo qe ve re me trishtim keto vitet e fundit eshte importimi i nje "konflikti" fetar nga jashte dhe sidomos nga ato troje shqiptare te cilat fene po e kthejne ne institucion. Mjafton te veresh me kujdes ne kete Forum se kush ben komente percarese, se kush konsideron te krishteret shqiptare si greke, serb apo italian, se kush mbrockullit (mjerueshem pa patur as njohurine me te vogel te historise dhe tradites shqiptare) per fe dhe atdhe dhe kuptohet qarte. Ky eshte rreziku qe Shqiperia po perballet sot. Kjo eshte ajo qe duhet ti ruhemi dhe jo pallavrat se nuk lutesh per Shqiperi e per Flamur. E kane bere te paret tane dhe nuk humben asgje, E ben Rilindasit tane dhe na nxorren nga erresira anadollake dhe injoranca osmane. E ben me pas ata intelektuale qe nuk kane munguar kurre dhe rezultatet i dime te gjithe.

Ka ardhur koha qe te gjithe njezeri ti thone stop asaj gjeje te huaj qe nuk eshte pjese as e tradites, as kultures dhe as perkatesise sone gjeografike. Ka ardhur koha qe ti tregohet dera dhe ti kthehet shpina te gjithe atyre qe mundohen te fusin frymen e percarjes, dallimeve krahinore dhe fetare midis shqiptareve. Ka ardhur koha qe shqiptaret ne rradhe te pare duhet te shohin Shqiperine dhe jo minare e kupola, callma apo kapucone.

Besimi ne zot te zbut shpirtin dhe te ben me te ndjeshem por feja te shpelan trute dhe te hedh kunder njeri tjetrit. Mund te besosh ne zot por nuk ka nevoje te besosh ne fe. Zoti eshte nje per te gjithe. Fete jane krijuar nga njeriu dhe jane skllavpronari i njeriut.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Kitrrush, une se kisha fjalen per aty. Per qe eshte i zoti ne fushen e tij nuk diskutohet, por kur futet ne politike dhe ne fe, aty e tregon ate injorancen e vet, sepse s'ja ka fare haberin. Qosja ia pat bere 8 me 2 !

Lover cfare je ka thu o Lover???? Ne tane boten akademiket bejne diskutime dhe keto i bejne qe te mesojne delet. Une e kuptoj se disa dele s;marrin vesh fare ama ata diskutojne per shumicen.

Lover une kam lexuar cdo liber te Kadarese dhe Qosjes, madje disa prej tyre edhe nga dy here, dhe them te drejten nuk leshohem shume ne diskutimet mbi ta ngase jemi vegjeli o Lover, por ajo qe me befason eshte se njerezia nuk kan lexuar asnje shkrim te tyre dhe kercejn pupthi per ti gjykuar.

Tani secili mat me kutin e tij pr e keqja eshte se disa nuk arrijne ta marrin vesh kurre se sa e kan kutin.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Kittraa miku im si te duket a mos eshte paksa e tepert a mos jemi ne shqiptaret aq inferiror qe shkrimtaret duhet ti din te gjitha edhe neve qenkemi dele si thua tti...
Une mendoj se nje teolog i fort mundet qe ti jap leksione te forta kadares edhe qoses ne kete drejtim ,te shikosh edhe faktet e ateisteve me bene te mendoj se shumica e tyre e kan studiuar fene shume me teper se shkrimtaret ...

Une smund te behem doktor qe te nxjerr analizat e dikujt per qka vuan ashtu si nuk mundet nje shkrimtar per mendimin tim te bjere ne nivele te tilla te debatit.

P.s Para disa ditesh ne opinion ka qen nje debat per rishikimin e historis edhe pava nje peticion te nenshkruar kryesisht nga gazetar shkriumtar student perkthyes po nuk pava gjekundinje historian apo mos historianet qojne akoma uje ne mulli te turkit apo shkaut.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Kittraa miku im si te duket a mos eshte paksa e tepert a mos jemi ne shqiptaret aq inferiror qe shkrimtaret duhet ti din te gjitha edhe neve qenkemi dele si thua tti...
Une mendoj se nje teolog i fort mundet qe ti jap leksione te forta kadares edhe qoses ne kete drejtim, te shikosh edhe faktet e ateisteve me bene te mendoj se shumica e tyre e kan studiuar fene shume me teper se shkrimtaret ...

Une smund te behem doktor qe te nxjerr analizat e dikujt per qka vuan ashtu si nuk mundet nje shkrimtar per mendimin tim te bjere ne nivele te tilla te debatit.

P.s Para disa ditesh ne opinion ka qen nje debat per rishikimin e historis edhe pava nje peticion te nenshkruar kryesisht nga gazetar shkriumtar student perkthyes po nuk pava gjekundinje historian apo mos historianet qojne akoma uje ne mulli te turkit apo shkaut.

Mua me vjen keq ne radhe te pare se ketu stili i debatit behet kush kujt po ja leshon. Ne kete drejtim nuk po them se Kadareja apo Qosja jan hafiz te Kuranit e as njohes permendssh te Bibles, por qe te thuash se jan jo njohes te tyre as kete mos ta vraje mendjen kush, madje te dy keto vepra ata i permendin ne literaturen e tyre, bile, bile edhe citate nga to.

Une i tregova edhe Laurit, me poshte, se cfare shkruan Kadare per Islamin tek shqiptaret, por as Lauri e as Loveri nuk duan te marrin vesh nga kjo gje ngase kan tjera halle.

Sa i perket atij peticionit te shkruar, une nuk di cilin peticion ke pare ti, por kishte edhe historian aty, madje jo pak.
 
Historian shume pak ka pase aty ate peticion qe nenshkruajne studentet violenqelistet etj etj,sjam prej atyne qe i them sendet me kunxha une flas haptas per ate tu drejtova me mire e njofin historianet historin seshkrimtaret publicistet gazetaret e muzikantet ketu eshte perhapur ideja se evropa sdo na pranoj pse jem shumicmuslimane ,nuk mohoj punen e shkrimtareve po ndryshe eshte te shkruash histrori ndryshe te lexosh per histori e te shkruash publicistike .
500 persona jan shume pak ne krahasim me numrin e intelektualve ne shqiptari.
 
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Qazim Namani (historian)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Lucia Nadin (albanologe)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Giuseppina Turano (albanologe)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranës)

Një listë e shkurtuar vetëm e historianëve dhe albanologëve.Nëse mendon se shkrimtarët nuk njohin historinë e ke plotësisht gabim,pasi pjesa më e madhe e tyre e njohin ashtu si një historian.
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Ne kete drejtim nuk po them se Kadareja apo Qosja jan hafiz te Kuranit e as njohes permendssh te Bibles, por qe te thuash se jan jo njohes te tyre as kete mos ta vraje mendjen kush, madje te dy keto vepra ata i permendin ne literaturen e tyre, bile, bile edhe citate nga to.

Dhe kjo sipas logjikesh sate deshmon se kane njohuri rreth librave hyjnore ? Kitrrush, citate nga Kur'ani ka bere edhe ai terroristi i krishtere ne Norvegji qe mbyti njerezit e vet, por sa ia ka haberin asaj pune, eshte tjeter muhabet. Te cituarit dhe te folurit rreth dickaje, nuk argumenton diturine rreth asaj gjere:zjarr:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Pikërisht është kjo pjesë e historisë sonë të dhimbur, që duan të fshijnë turqit .. gjë që nuk duhet të ndodhë kurrësesi .. sepse është një pjesë historie që duhet tu shkojë dhe breza më pas, për faktin që Shqipëria të ngelet laike dhe e paprekur nga çmenduria qërruese e besimeve.. mendoj se nëse kjo pjesë historie do të fshihej, do të bënte të mundur krijimin e një feje, të detyruar në mënyrë diplomatike sot, për brezat e ardhshëm dhe do të krijonte një shtet besimtar si është vetë turqia..

Strategjitë e vendeve muslimane, janë të kenë sa më shumë admirues dhe besimtar në botë ;) .. Të jenë sundues të besimit fetar dhe duke parë që shqiptarët janë shumica musliman, kërkojnë këtë herë ti konvertojnë në mënyra bindëse diplomatike (duke arritur në fshirjen e kësaj pjese historie që Kadare po e thekson dhe njëherë më shumë ashtu si dhe albanologët e tjerë shqipëtar ), që ja turku na pushtoi por nuk na vrau, nuk na përdhunoi femrat, nuk ka syrgjynosi, nuk na sakatosi por na dha fenë e bukur islame..
 
Ti ki keqkuptime me konceptet rishikim edhe rishkrim kan dallim Shefic e forumit me rishiku mos jan mitizu sendet aty oproblemi se po del se ne perandorin osmane ka pas 36 vezir ,kerkush sembron p[erandorin osmane qe krejtpopujt i ka lon me msu ne gjuhe te vet neve jo ...

Jan nxe gazetart veq me shkru diqka e sdin me bo dallimin kerkush nuk ka gucim me thon se turqit sjan kon pushtues .
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Befasohem shume shpesh se ketej kam pare lloj lloj shkrimesh e etiketimesh mbi Ismail Kadaren, madje shpesh kam frike se kj behet edhe nga njerez qe nuk kan lexuar asnje flet te ndnje libri te tij.

Megjithate dua tua beje me dije, se p
o ky Ismail Kadare ne librat e tij te fundit flet edhe per Islamin tek shqiptaret, madje per cudi tuajen e quan vlere te mirefillte Europiane, ama jo Islamin e kombinuar me doke zakonore arabe.

ne rregull na sen skem lexu prei tina ! por ti qe i ke lexu ? sna dhe diqka te re ! pos ato te njejtat kurgjo te re ! ky kadareja ka kerku bashkimin e krishterve bashkimin me serbin per ta luftuar Islamin !! :D ky komunisti ishte mik i afert i enver hoxhes ! biles kerkoj ta malltretonin te dashurin e vajzes se tije sepse ata ishin shtres e ulet !! jo te larte si ky ? :D
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Nese shqiptaret e kane pranuar Islamin me dhun, atehere i bie se shqiptaret qenkan populli me qyqar ne tërë Ballkanin, pa trimeri e pa burreri (gjithmone nese nisemi nga bindjet e tilla si te Kadarese).
Perse serbet, malazezet, greket, bullgaret etj.... qendruan dhe treguan burreri e shqiptaret frikacake iu nënshtruan pushtuesit dhe e pranuan fene e tij.

:plazh:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Duhet te pysesh vellezrit turq pse!!
Ne parathenje po ta them edhe une; greket dhe serbet kane qene sherbetore tek iliro-shqiptaret, e dije ti qe serbet merrnin leje per te kaluar Danubin dhe punonin si argat ne tokat e shqiptarve, greket po ashtu. Sipas teje, Truqia do kishte frike prej ish-sklleverve te shqiptarve?
Problemi per ta kemi qene ne shqiptaret, ndonse te konvertuar ne islam ne 500 vjet ata e dine se c'kane hequr nga ne. Por nenshtrimin me te madh tek ne e kane bere vellezrit e gjakut tone. Pashallaret shqiptar, tradhtare dhe sherbetor te sulltaneve nenshtronin me shpate dhe fe.

Te bej une pytje ty. Pse P. Osmane i kishte kaq frike shqiptaret te bashkuar? Pse i mbajti te ndare ne 4 vilajete ku secila varej ne Stamboll? Pse ju dha liri serbeve dhe grekeve qe nga fillimi i shek-18 dhe ne jo? Pse ndalonte gjuhen shqipe ME LIGJ? Mund te vazhdoj me gjate me PSE, dhe nuk dua pergjigje se i di te gjitha. Por jane per ty qe te thellohesh dhe te gjykosh pa njenja fetare.

Konsulli francez ne Selanik shkruan per Ministrine ne Paris:
Te gjithe njerezit me dy pare mend ne koke shpresojne, qe Kapudan Pasha do te ndjeke shembullin e Topal Osman Pashes, qe… e mbuloi Shqiperine me lumej gjaku, me urdher te Sulltan Mahmudit ne 1731. Nese nuk behet kjo gje, ekziston frika, qe ky komb, i madh ne numer por i varfer, do abuzoje me zakonin e mbajtjes se armeve dhe do te behet me i fuqishem dhe me i rrezikshem per kete Perandori (Osmane). Te gjithe qytetet e hapura te Rumelise, jane te ekspozuara ndaj forces shakterruese te tyre dhe kjo mund t’i coje ato drejt portave te Kostandinopojes, nese ndonje njeri me ambicie do te dije te perfitoje nga madhesia, guximi dhe disiplina e lindur e ketij kombi.
Marre nga libri : “Selaniku, qytet i fantazmave” f101-102 me autor Mark Mazower.

ps. edhe fotoja poshte i perket keti liberi

selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
 
Attachments

  • selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
    selanik_zpsbc8e9ccb.jpg
    199.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Mund te vazhdoj me gjate me PSE, dhe nuk dua pergjigje se i di te gjitha

Mire, s'me intereson a i di apo jo, une solla nje fakt te pamohueshem. E ti meqe i "din" t'gjitha, e din edhe tverteten por se pranon, te kuptoj mos ke dert.

p.s. Vazhdo beri vetit cejf :plazh:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Ajo harta jote eshte per kopshtin e femijeve..!

Pa shikoj mire datat e betejave turke ne Ballkan. Shqiptaret pasken pase kufi qe me pare se te vinin turqit. Ku i gjeti kufijte dhe ku i la ne pranveren e 1913-es kur Turqia iki zyrtarisht nga Shqiperia. Si i la vellezerit e tije mysliman si nje cope mishi mes qenve serb dhe grek!! Dhe i thoni turkut vella ??

arberia_zps08a869b5.jpg
 
Attachments

  • arberia_zps08a869b5.jpg
    arberia_zps08a869b5.jpg
    117.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Islami ngriti dhe ruajti shqiptaret nga armiqte e shumte ballkanas. Mos te te degjoje dikush se e thua t'kunderten se do t'qeshin me ty. Mos mendo se vetem ti ke fakte dhe harta t'femijeve :plazh:

Hapi syte, lexoje mire. Me kaq e perfundoi kete teme me ju. Pjesen tjeter po ta le t'diskutohesh me vetveten,pasiqe edhe deklarove se i din t'gjitha :cool:

Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

i kisha than kti kadares okay e paskem pranu Islamin me dhun masi po thu ti ! po sot kush po me detyron me pas ende Islamin :D a me han b... mu se qka thua ti ? JO sme han keshtu qe rri e mos fillozofo fort :D
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

ehe, e mire hajd po e pranojme pra ti bejme qefin kadares, ashtu u konvertuan te paret tane edhe po pastaj...?! :p
 
Pe: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Une kam NDERIN qe lexoj Ismail Kadare, ndoshta shume nga ju nuk jeni futur ne biblotekat Evropiane te kerkoni nje liber, shkoni nje here kerkoni Ismail Kadare ne nje bibloteke apo librari evropiane dhe do shikoni se sa krenar do ju bej, mua personalisht me ka bere shume here....

Une kam vene re qe shqiptaret gjykojne kollosin e letersise botrore Ismail Kadare qe kurre nuk e kane lexuar, shqiptari me vjen keq qe e them ngelet nje dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.....

Sa per temen Ismail Kadare nuk ka hequr dhe nuk ka shtuar asgje historise se shqiptareve...

Une sot i druhem nje pushtimi tjeter turkoman te nje lloj tjeter te nje dimensioni tjeter dhe FRYMEN E KETIJ PUSHTIMI MUND TA LEXONI EDHE NE KETE FORUM

ESHTE TURP TURP TURP TURP !!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

FRYMEN E KETIJ PUSHTIMI MUND TA LEXONI EDHE NE KETE FORUM

TURKOFOBIA & ISLAMOFOBIA IN ACTION :lol:
 
Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë

Po koketrashe ish ky Kadare , Zoti e ruajt ! Francezkat e kane fajin !!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top