Titulli: Kadare: Shqiptarët u konvertuan në fenë islame me dhunë
@Loverboy, ti kapesh me fjalet e bukura pro P.O te ndoje autori qe kush e di se ku bazohej dhe ku donte te dilte. Une po te jap fjalet e atij qe ndjente mbi kurriz vuajtjen e P. Osmane si rezultat i kohes marremendse te gjate 500 vjeçare.
“Leter e nje memedhetari “ (botuar ne Gazeta “Drita”, Sofje 1906) >>
"E felliqura Turqi shqiptaret i ka rjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia.
Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…" (Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906).
Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Cercizi shkruan tekstualisht;
"Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nfa errësira, si jeta nga vdekja!”.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Po pse gjanem kerkon me cdo kusht te mohosh te verteta te shkruara dhe reale. Kush mund ta mohoje analfabetizmin e popullit ne troje shqiptare, shfarosjen dhe shperberjen e shqiptarve ne 5 shekuj- kjo ta thote fakti qe pas luftes se dyte botrore Shqiperia ishte pak me teper se 1 milon banore
. Mos harro qe para se te vinin turqit ne troje shqiptare, Ne ishim sa italia, franca gjermania ne ate kohe, afersisht. ata sot jane shumuar dhe jane ketu ku jane sot. Po ne????
Ne 500 vjet nuk hapi nje shkolle shqipe- perkundrazi, e bllokoj me cdo mjet dhe LIGJ te mesohej shqipja!!
Sot ti dhe shqiptaret me zemer turke flasin shqip fale katolikve, dhe ndonje hoxhe patriot me zemer shqiptare dhe anti turk, por kurr se si fale turqeve. Na shpetoj islami i truqeve sipas jush, deri ne fillim te shek. 19 ju flinit dhe shkruanit turqisht.
Sulltan Abdul Hamiti II.
Ligj kundër gjuhës shqipe Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999). Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën shqipen. Fëmijët myslimanë duhet të shkonin në shkollën e xhamisë, ku mësonin turqisht, fëmijët e krishterë duhet të mësonin greqisht
Ketyre dy rracave mos i zini bese kurre se gjithmone kur flitet per te perfitim jan bere dy rraca miq te ngushte. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet. Fanatikë fetarë ortodoksë dhe myslimanë injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të “pa fe” dhe të “paudhë”, priftërinjtë grekë e quanin gjuhën shqipe “gjuhë barbare”.