Kadare, pak shpresë nga Shqipëria

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kadare, pak shpresë nga Shqipëria
Kadare_pak_shprese_nga_Shqiperia.jpg
Pesë ditë për më shumë se 70 takime. Debat, lexime, seminare dhe spektakël. Më shumë se 100 të ftuar, mes të cilëve filozofë, shkrimtarë, personalitete të besimeve fetare, artistë vendas e të huaj, do të marrin pjesë në një dialog mbi temën e shpresës. “Speranze” (Shpresa)- Pyetje Zotit.

Pyetje njerëzve” do të zhvillohet nga 24 në 28 shtator në Torino. Ide, fjalime, besime fetare e zëra nga të gjitha anët e botës. Si përfaqësues nga Shqipëria, është shkrimtari Ismail Kadare, i cili do të përçojë në këtë konferencë të madhe pak dritë shprese nga vendi ynë. Kohët e fundit Kadare ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ngjarje, jo vetëm letrare, të zhvilluara në Itali, vend i cili e ka nderuar edhe me shumë çmime.

Konferenca është konceptuar si një laborator për të treguar forma të ndryshme të mendimit që “shpirtërorja” ofron në kultura të ndryshme. Këtë vit programi do të pasurohet me biseda ndërfetare e ndërkulturore. Do të jenë të pranishëm gjithashtu Marcel Gauchet, Miguel Gotor, Mohammad Haddad, James Heisig, Fleur Jaeggy, Ray Kluun, Gilles Lipovetsky, Marco Lodoli, Ann-Marie MacDonald, Romano Ma'dera, Vito Mancuso, Jean-Luc Marion, Alberto Melloni, Luca Mercalli, Jurgen Moltmann, Jean-Luc Nancy, Piergiorgio Odifreddi, Moni Ovadia, Stefano Petrucciani, Eugenio Scalfari, Marco Travaglio, Silvia Vegetti Finzi, Guido Viale, Ugo Volli, etj, etj. Duke iu referuar mediave italiane, tema “Spresa” do të analizohet jo vetëm si një vështrim drejt së ardhmes, si tentativë besimi për atë që do të vijë, apo si homazh për të shkuarën, por si një kërkim në të sotmen, si një shpresë e gjallë, konkrete, që aplikohet dhe i referohet së përditshmen. Kjo temë e madhe do të trajtohet në tre nëntema “Shpresa në Itali”, “Shpresa në botë” dhe “Shpresa e individit”.

bosh.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top