Personalisht, nuk kam asnjelloj dyshimi mbi boten qe me rrethon, ashtu si nuk kam asnjelloj dyshimi per te shkuaren te tashmen e te ardhmen!
Mendoj se kam ne mendjen time nje paraqitje sferike te situates!
Une nuk jam ne udhekryq! E kam kaluar ate faze: tani po krijoj nje rruge te trete sepse 2 rruget e meparshme i provova te dyja dhe nuk me cuan gjekundi! Po provoj te zgjeroj rrugen time ne menyre qe te bashkohet me dy rrugicat e tjera por duke i lene ato ne autonomine e tyre perfekte!
Pra, ketu un kuptoj se rruga e trete eshte ajo cka lind prej dyshimit, dhe jam dakort qe ju te ndiqni kete rruge, nese keni kuptuar me se miri dy rruget qe keni anashkaluar, por sipas asaj qe ju ke shkruar, me poshte, qe nuk e dini se perse egziston njeriu pergjigjja juaj e pare eshte kontradiktore dhe rruga e trete qe ju ndiqni eshte e mjergurllt, gje qe eshte tregues i qarte se ju jeni akoma ne udhekryq...
Perse ekziston njeriu?
Nuk e di! Nuk kam njohurite e mjaftueshme per te te dhene nje pergjigje racjonale te plote! Ndoshta kur te merrem me formimin e trupave dhe zhvillimin e specjeve, do te te tregoj se si ka ardhur ne jete njeriu! Tani per tani, nuk kam njohuri!
Dicka eshte e sigurte, qe konceptet e Rastesise dhe Zotit jane te lidhura ngusht me njera tjetren!
Rastesia eshte mjeti qe e dergon njeriun tek Zoti ose besimet e tjera.
Sipas kesaj pergjigjje qe ju keni dhene, kuptoj se ju duhet te ktheheni dhe njehere per te shqyrtuar dy rruget qe keni braktisur me siper, per te gjetur nje te trete, sepse akoma nuk i keni pare dhe shkelur si duhet ato.
Zoti, as nuk lind, dhe as nuk eshte i lindur, dhe kjo vlen dhe per rastesine, rastesia lind prej dyshimit qe ne kemi, pra eshte dicka qe na ben te harrojme dhe te shtyjme sa me shume ate qe duhet pranuar kur na ndodh dicka, qe shpeshhere e kemi te veshtire ta kuptojme, por jo te paarritshme...
1) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga Zoti! Duke qene i limituar psikologjikisht, ai gjendet rastesisht ne situata qe nuk njeh dhe nuk arrin ti shpjegoje logjikisht (pikerisht sepse dija e tij eshte e kufizuar), ndaj dhe krijon nje sfere metafizike qe eshte shpirti, Zoti, Perendite, Engjejt apo djajte!
Cdo sjellje e mire, identifikohet me Perendine dhe cdo sjellje e keqe identifikohet me Djallin! Ose me perendite e mira dhe me perendite e keqija!
Shume njerez te mendjes dhe shkences neper bote, e kane pranuar faktin se shpirti egziston, dhe arsyeja se perse jane shume dukuri qe njerezit kane pare ne jeten pas vdekjes, por sigurisht qe dija e njeriut eshte e kufizuar, por jo sa per te mos kuptuar harmonine qe egziston ne qenesine e natyres dhe njeriut, dhe duhet te kuptojme se gjithcka qe ne shohim dhe prekim ne bote eshte krijuar ne baze te percaktimit dhe diferences...por e gjitha kjo eshte vec shkalla e pare...sepse ka dhe te tjera...pasi njeriu pranon ne baze te fakteve se shpirti egziston...
Dikush thote; nje njeri nuk eshte i lig se ka nje shkak, por eshte i lig se eshte i tille, dhe kaq, dhe kjo vlen dhe per ate qe eshte njeri i mire, dhe sjellja apo vepra e mire indetifikohet me njeriun e mire, dhe anasjelltas...
2) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga rastesia! Duke lindur rastesisht dhe pa njohuri baze, njeriu mund vetem te perceptoje ate qe ka perreth! Dikur binte shi, dhe njerezit, te paditur mendonin se perendite ishin merzitur me ta! Ne kohen e Noes, rra shiu qe mbyti te gjithe njerezit pervec Noes (qe ishte me inteligjent nga te tjeret) dhe tha qe Noe-ja degjoi fjalen e Zotit prandaj e beri kete gje dhe se Zoti ishte i merzitur me sjelljen e njerezve...Po ne besimtaret e dime fare mire qe Zoti eshte i mire dhe nuk sillet keq me asnje, pret vetem diten e gjykimit, apo jo????
Per cudi, para 2 vjetesh, nje Tsunami permbyti nje popull te tere, dhe askush nuk dha shpjegimin fetar te situates! (mos ndoshta lufta ne Gaza eshte nje shenje e perendise per gabimet qe kane bere palestinezet?)
Rastesia eshte thjeshte nje hipoteze, por nese ne flasim per te shkuaren mund te flasim dhe per atlantiden, nje qyteterim qe nuk thoshte se perendite jane merzitur, dhe prandaj b'ie shi, cunami ndohi sepse vajzat e ati populli dilnin fshehtas nga shtepia dhe shisnin trupin per hic gje tek cdo turist, dhe degjenerimi dhe injoranca kishte arritur kulmin, dhe persa i perket shpjegimit qe ti kerkon, mund te shohesh fotot dhe mund te lexosh shume gjera rreth tij, nese e kerkon, dhe ke deshire vertete per nje shpjegim, dhe lufta ne gaza nuk po behet per gabimet e palestinezeve, por te izraeliteve "sepse ata jane nje popull i mallkuar", dhe duhet te kuptojme se cdo dite qe lind eshte nje dite gjykimi per ne, ashtu sic cdo dite qe lind eshte nje dite shperblimi per ne, pra mund ta shohim vdekjen dhe jeten dhe si denim, dhe si shperblim...
Cfare eshte Zoti?
Per mua Zoti nuk eshte gje tjeter sesa nje kendveshtrim metafizik i psikes njerezore, e cila duke qene e kufizuar nga bota materiale, ka nevoje te shpertheje ne sfera te tjera te pafundme! Zoti nuk eshte gje tjeter, pervecse shpresa e fundit ku ata mund struken ne momente nevoje sepse nuk dine te zgjidhin nje problem logjikisht! Pra Zoti, perendite jane vetem mjete per ti dhene pergjigje frikes dhe lumturise se njerezve! Zoti eshte mjeti per te arritur lumturine psiqike!
Dikush ka thene; shpresa vdes e fundit, por ama vdes..." Dhe nje njeri nuk mund te zgjidhe asgje nese bazohet ne dicka qe sipas jush nuk egziston, por perpara se te mendojme per lumturne psiqike, duhet te mendojme dhe te thellohemi ne ate shpirterore, sepse vetem aty mundemi ti japim pergjigjen qe kerkon kjo pyetje, sigurisht qe dhe llogjika ka rrolin e saj, por te mos harrojme qe ajo eshte shpeshhere udhehiqet nga ndjenjat, dhe per kete arsye shpirti eshte paresor, por nese zoti eshte vec nje trill, atehere ne duhet te hedhim poshte Sokratin, Aristotelin, Albert A, te gjithe profetet, dhe cdo dijetare qe i dha dhe po i jep shume njerezimit, sepse pothuajse 70% e dijetareve te te botes "pa permendur profetet sepse dihet", kane pranuar se zoti egziston dhe ne baze te kesaj kane shkruar dhe dokrinat e tyre, qe kane shume vlere dhe e kane ndihmuar shume njerezimin, pra ketu ne kuptojme qe egzistenca e njeriut lidhet ngushte me krijuesin e tij "zotin"...
Cfare eshte rastesia?
Rastesia eshte nje sere fenomenesh te paparashikueshme qe e bejne mendjen e njeriut te mendoje e te zgjidhe hallet ose te analizoje nje situate te cuditshme pozitivisht!
Cfare i ndodh njeriut te dyshimte?
Ketu duhet te dallojme 2 lloje personash te dyshimte:
- Persona te dyshimte te kufizuar - krijojne zotin per te shpjeguar realitetin
- Persona te dyshimte inteligjente - duke analizuar realitetin mundohen te kuptojne cfare eshte Zoti!
Ne rastin e pare kemi perballe persona qe nuk dine a ti besojne shkences apo sferes mistike!
Ne rastin e dyte kemi persona qe shkencen dhe mistiken e vene bashke per te shpjeguar fenomenet reale!
Uroj te jem shpjeguar mire!
Respekte