Grekët zbulojnë Shqipërinë turistike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Përherë e më shumë qytetarë grekë zgjedhin vendin fqinj për të kaluar pushimet, ndërkohë që media vendase nuk i kursen fjalët e mira për bukuritë natyrore dhe resurset që ofron Shqipëria.
30 për qind e pushuesve në pikat turistike të Shqipërisë së Jugut janë qytetarë grekë dhe numri i tyre rritet vit për vit, bën të ditur gazeta e madhe greke, “Ta Nea”, në një shkrim të zgjeruar që u botua të mërkurën, më 20 gusht.
Gazeta citon qytetarë të ndryshëm grekë, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore, falë çmimeve të lira, por edhe kushteve të mira që ofrojnë hotelet shqiptare.
“Deti është i shkëlqyer, hoteli në Dhërmi është i kategorisë luksoze dhe paguajmë vetëm 50 euro për natë në dhomë dyshe, me gjithë ushqimin për të tre vaktet; për fëmijtë çmimi është 25 euro. Besoj se i leverdis në familjeje greke të kalojë 15 ditë pushime këtu, duke shpëtuar shumë shpenzime”, thotë Sofia Demerxi nga Halandri i Athinës, që për të dytin vit rresht i kalon pushimet në zonën e Himarës. “Në Shqipëri nuk ndihesh kurrë i huaj apo i varfër”, shton ajo.
“Qëndruam në një hotel me pesë yje në Sarandë, dhe paguam, me dy vakte ushqim, nga 110 euro për çift. Në dispozicionin tonë kishim spa, pishinën, masazh dhe palestër”, thotë Aleksandra Alifantaki, që bashkë me 35 persona të tjerë nga Larisa, Kardica dhe Volosi pushuan në Sarandë.
“Hëngrëm peshkun më të mirë në Syrin e Kaltër dhe paguam vetëm nga 8 euro. Për dikë që nuk ka pretendime të mëdha dhe kërkon pushime ekonomike, besoj se Shqipëria është vendi më i mirë”, thotë Thomas Papadopulos nga Korfuzi.Sipas autores së shkrimit, Maria Lila, çmimet e ulëta të fjetjes dhe të ushqimit, shërbejnë si magnet për grekët.Ndonëse, siç shprehen agjentët turistikë, Shqipëria përbën një parajsë në prag të derës, për grekët, edhe pse në Greqi pushimet tashmë përbëjnë luks të tepërt për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, është ende i vogël numri i grekëve që zgjedhin vendin fqinj për të kaluar pushimet e verës. “Dikur ishte e pakonceptueshme që dikush të vinte në Korfuz dhe më pas të shkonte në Shqipëri për pushime. Madje dhe tani, është i pakët numri i grekëve që e bëjnë këtë, ndërsa përkundrazi, janë të shumtë të huajt që i ndajnë në dy pjesë pushimet e tyre, këtu dhe në Shqipëri”, thotë presidenti i Lidhjes së Agjentëve Turistikë të Korfuzit, Dimitris Haritos.

Ndërsa pronarja e agjencisë turstike shqiptare në Athinë Iliria Travel, zonja Linda Molloholli, i tha gazetës se te grekët ende ekziston një paragjykim për Shqipërinë. “Provuam të organizojmë grupe për pushime në Shqipëri, por gjetëm vetëm të moshuar, që interesoheshin për objekte arkeologjike dhe të kultit. Mendoj se ka grekë që i kalojnë pushimet në Shqipëri, por nuk e reklamojnë. Kam përshtypjen se shumica shkojnë në mënyrë individuale, ose me miq shqiptarë me të cilët punojnë këtu”.

Riviera shqiptare

Sigurisht, nuk janë vetëm çmimet e lira dhe kushtet, por është dhe bukuria natyrore e vendit tonë ajo që tërheq pushuesit e huaj. Në këtë kuadër, revista Geotropio, që shpërndahet falas bashkë me gazetën Elefterotipia, në numrin e saj të datës 16 gusht, i kushton plot 12 faqe përshkrimit të Rivierës Shqiptare.

Fokusi i aparatit fotografik ka fiksuar disa prej pamjeve më përfaqësuese, aq sa edhe ne që i kemi parë me qindra herë në natyrë ato pamje, nuk mundëm ta përmbanim admirimin e të thoshnim “Sa i bukur qenka atdheu ynë”. Autorja përshkruan një udhëtim nga Saranda, përgjatë Bregut të Detit, nëpërmjet qafës së Llogarasë ngjitet në Vlorë e prej andej kalon tek Apollonia në Fier dhe e përfundon udhëtimin e vet në Tiranë. Ajo nuk ngurron të shprehë shqetësimin e vet që këto bukuri përrallore një ditë mund të prishen nga ndërtimet pa sistem, karakteristikë e ditëve tona në Shqipëri, që nuk kemi nevojë të na e venë në dukje të huajt, pse e shohim vetë në çdo moment. “Shikoj këto plazhe kaq të bukur, këto brigje si dantella me pemët që arrijnë deri aty ku përlaset vala dhe pyes veten, për sa kohë akoma do të jetojë kjo mrekulli endemike? Ndoshta jo dhe për shumë kohë. Mendoj çimentot që do të shtrohen dhe më ngrin mendimi...”.

“Trashëgimi komplekse”

Shkrimi poetik, nga autorja Elisavet Luludaki, ku gjallon me shumicë dashuria dhe vlerësimi për Shqipërinë, shoqërohet edhe nga një prezantim i shkurtër i trashëgimisë historike të Shqipërisë. “Shqipëria dalëngadalë po fillon të hapë krahët e saj si destinacion turistik dhe europianët që vendosin të kalojnë pushimet në vendin fqinj kontaktojnë me një trashëgimi shumëkomplekse kulturore. Një trashëgimi me ndikime nga qytetërimi helen dhe romak, nga bizantinët, otomanët, sllavët dhe italianët, me komponent kryesor një traditë të rëndësishme gojore popullore, që ruhet deri më sot. Gjuha ishte elementi bazë që përforcoi krijimin e unitetit kombëtar dhe kulturor në Shqipëri. Rilindja Shqiptare e shekullit të 18-të dhe të 19-të, me letërsinë e shkruar që frymëzohej nga lëvizjet ideore të Europës Qendrore me të cilat iluministët shqiptarë kishin rënë në kontakt, dhe me veprën e inteligjencies së vendit, që punoi për zhvillimin e gjuhës, përbëjnë elementët kryesorë që konstruktojnë ndjenjën e fuqishme të identitetit kombëtar në një popull me besime të ndryshme fetare, ndjenjë që ruhet e paprekur edhe në ditët tona”.


Telegrafi
 
shyqyr qe po lexoj nje lajm te mir ne lidhje me turizmin shqiptar:) me behet qejfi qe po hecen perpara...

edhe pse habitem qe greket kan zgjedhur shqiperine kur ata kan per vete nje peisazh shume te bukur...


sh i mire lajmi....te lumte fcb:)
 
shyqyr qe po lexoj nje lajm te mir ne lidhje me turizmin shqiptar:) me behet qejfi qe po hecen perpara...

edhe pse habitem qe greket kan zgjedhur shqiperine kur ata kan per vete nje peisazh shume te bukur...


sh i mire lajmi....te lumte fcb:)

Shqiperia ka bukuri te pa eksploruar shume nga turistet prandaj terheq gjithmone njerez
 
do te thuash te eksploruar apo ca?

e di qe ka vende te papara ne shqiperi.............. e me behet qejfi qe po fillojne te vlersojne turizmin:)
 
do te thuash te eksploruar apo ca?

e di qe ka vende te papara ne shqiperi.............. e me behet qejfi qe po fillojne te vlersojne turizmin:)
Sa mire do ishte te fillonim nga ne dmth ta benim dhe ne kete gje se besoj ja flen shume
 
ani de shyqyr qe grekt po e kuptojn qe nuk ekziston vetem Greqia dhe qe qdo gjo qe ekziston n'ket bot ekziston fal tyne..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top