Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Personalisht, nuk kam asnjelloj dyshimi mbi boten qe me rrethon, ashtu si nuk kam asnjelloj dyshimi per te shkuaren te tashmen e te ardhmen!
Mendoj se kam ne mendjen time nje paraqitje sferike te situates!
Une nuk jam ne udhekryq! E kam kaluar ate faze: tani po krijoj nje rruge te trete sepse 2 rruget e meparshme i provova te dyja dhe nuk me cuan gjekundi! Po provoj te zgjeroj rrugen time ne menyre qe te bashkohet me dy rrugicat e tjera por duke i lene ato ne autonomine e tyre perfekte!
Pra, ketu un kuptoj se rruga e trete eshte ajo cka lind prej dyshimit, dhe jam dakort qe ju te ndiqni kete rruge, nese keni kuptuar me se miri dy rruget qe keni anashkaluar, por sipas asaj qe ju ke shkruar, me poshte, qe nuk e dini se perse egziston njeriu pergjigjja juaj e pare eshte kontradiktore dhe rruga e trete qe ju ndiqni eshte e mjergurllt, gje qe eshte tregues i qarte se ju jeni akoma ne udhekryq...
Perse ekziston njeriu?
Nuk e di! Nuk kam njohurite e mjaftueshme per te te dhene nje pergjigje racjonale te plote! Ndoshta kur te merrem me formimin e trupave dhe zhvillimin e specjeve, do te te tregoj se si ka ardhur ne jete njeriu! Tani per tani, nuk kam njohuri!
Dicka eshte e sigurte, qe konceptet e Rastesise dhe Zotit jane te lidhura ngusht me njera tjetren!
Rastesia eshte mjeti qe e dergon njeriun tek Zoti ose besimet e tjera.
Sipas kesaj pergjigjje qe ju keni dhene, kuptoj se ju duhet te ktheheni dhe njehere per te shqyrtuar dy rruget qe keni braktisur me siper, per te gjetur nje te trete, sepse akoma nuk i keni pare dhe shkelur si duhet ato.
Zoti, as nuk lind, dhe as nuk eshte i lindur, dhe kjo vlen dhe per rastesine, rastesia lind prej dyshimit qe ne kemi, pra eshte dicka qe na ben te harrojme dhe te shtyjme sa me shume ate qe duhet pranuar kur na ndodh dicka, qe shpeshhere e kemi te veshtire ta kuptojme, por jo te paarritshme...
1) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga Zoti! Duke qene i limituar psikologjikisht, ai gjendet rastesisht ne situata qe nuk njeh dhe nuk arrin ti shpjegoje logjikisht (pikerisht sepse dija e tij eshte e kufizuar), ndaj dhe krijon nje sfere metafizike qe eshte shpirti, Zoti, Perendite, Engjejt apo djajte!
Cdo sjellje e mire, identifikohet me Perendine dhe cdo sjellje e keqe identifikohet me Djallin! Ose me perendite e mira dhe me perendite e keqija!
Shume njerez te mendjes dhe shkences neper bote, e kane pranuar faktin se shpirti egziston, dhe arsyeja se perse jane shume dukuri qe njerezit kane pare ne jeten pas vdekjes, por sigurisht qe dija e njeriut eshte e kufizuar, por jo sa per te mos kuptuar harmonine qe egziston ne qenesine e natyres dhe njeriut, dhe duhet te kuptojme se gjithcka qe ne shohim dhe prekim ne bote eshte krijuar ne baze te percaktimit dhe diferences...por e gjitha kjo eshte vec shkalla e pare...sepse ka dhe te tjera...pasi njeriu pranon ne baze te fakteve se shpirti egziston...
Dikush thote; nje njeri nuk eshte i lig se ka nje shkak, por eshte i lig se eshte i tille, dhe kaq, dhe kjo vlen dhe per ate qe eshte njeri i mire, dhe sjellja apo vepra e mire indetifikohet me njeriun e mire, dhe anasjelltas...
2) Supozojme qe njeriu eshte krijuar nga rastesia! Duke lindur rastesisht dhe pa njohuri baze, njeriu mund vetem te perceptoje ate qe ka perreth! Dikur binte shi, dhe njerezit, te paditur mendonin se perendite ishin merzitur me ta! Ne kohen e Noes, rra shiu qe mbyti te gjithe njerezit pervec Noes (qe ishte me inteligjent nga te tjeret) dhe tha qe Noe-ja degjoi fjalen e Zotit prandaj e beri kete gje dhe se Zoti ishte i merzitur me sjelljen e njerezve...Po ne besimtaret e dime fare mire qe Zoti eshte i mire dhe nuk sillet keq me asnje, pret vetem diten e gjykimit, apo jo????
Per cudi, para 2 vjetesh, nje Tsunami permbyti nje popull te tere, dhe askush nuk dha shpjegimin fetar te situates! (mos ndoshta lufta ne Gaza eshte nje shenje e perendise per gabimet qe kane bere palestinezet?)
Rastesia eshte thjeshte nje hipoteze, por nese ne flasim per te shkuaren mund te flasim dhe per atlantiden, nje qyteterim qe nuk thoshte se perendite jane merzitur, dhe prandaj b'ie shi, cunami ndohi sepse vajzat e ati populli dilnin fshehtas nga shtepia dhe shisnin trupin per hic gje tek cdo turist, dhe degjenerimi dhe injoranca kishte arritur kulmin, dhe persa i perket shpjegimit qe ti kerkon, mund te shohesh fotot dhe mund te lexosh shume gjera rreth tij, nese e kerkon, dhe ke deshire vertete per nje shpjegim, dhe lufta ne gaza nuk po behet per gabimet e palestinezeve, por te izraeliteve "sepse ata jane nje popull i mallkuar", dhe duhet te kuptojme se cdo dite qe lind eshte nje dite gjykimi per ne, ashtu sic cdo dite qe lind eshte nje dite shperblimi per ne, pra mund ta shohim vdekjen dhe jeten dhe si denim, dhe si shperblim...
Cfare eshte Zoti?
Per mua Zoti nuk eshte gje tjeter sesa nje kendveshtrim metafizik i psikes njerezore, e cila duke qene e kufizuar nga bota materiale, ka nevoje te shpertheje ne sfera te tjera te pafundme! Zoti nuk eshte gje tjeter, pervecse shpresa e fundit ku ata mund struken ne momente nevoje sepse nuk dine te zgjidhin nje problem logjikisht! Pra Zoti, perendite jane vetem mjete per ti dhene pergjigje frikes dhe lumturise se njerezve! Zoti eshte mjeti per te arritur lumturine psiqike!
Dikush ka thene; shpresa vdes e fundit, por ama vdes..." Dhe nje njeri nuk mund te zgjidhe asgje nese bazohet ne dicka qe sipas jush nuk egziston, por perpara se te mendojme per lumturne psiqike, duhet te mendojme dhe te thellohemi ne ate shpirterore, sepse vetem aty mundemi ti japim pergjigjen qe kerkon kjo pyetje, sigurisht qe dhe llogjika ka rrolin e saj, por te mos harrojme qe ajo eshte shpeshhere udhehiqet nga ndjenjat, dhe per kete arsye shpirti eshte paresor, por nese zoti eshte vec nje trill, atehere ne duhet te hedhim poshte Sokratin, Aristotelin, Albert A, te gjithe profetet, dhe cdo dijetare qe i dha dhe po i jep shume njerezimit, sepse pothuajse 70% e dijetareve te te botes "pa permendur profetet sepse dihet", kane pranuar se zoti egziston dhe ne baze te kesaj kane shkruar dhe dokrinat e tyre, qe kane shume vlere dhe e kane ndihmuar shume njerezimin, pra ketu ne kuptojme qe egzistenca e njeriut lidhet ngushte me krijuesin e tij "zotin"...
Cfare eshte rastesia?
Rastesia eshte nje sere fenomenesh te paparashikueshme qe e bejne mendjen e njeriut te mendoje e te zgjidhe hallet ose te analizoje nje situate te cuditshme pozitivisht!
Cfare i ndodh njeriut te dyshimte?
Ketu duhet te dallojme 2 lloje personash te dyshimte:
Ne rastin e pare kemi perballe persona qe nuk dine a ti besojne shkences apo sferes mistike!
- Persona te dyshimte te kufizuar - krijojne zotin per te shpjeguar realitetin
- Persona te dyshimte inteligjente - duke analizuar realitetin mundohen te kuptojne cfare eshte Zoti!
Ne rastin e dyte kemi persona qe shkencen dhe mistiken e vene bashke per te shpjeguar fenomenet reale!
Uroj te jem shpjeguar mire!
Respekte
Jeta pa Zotin është kaq e mjerë dhe dëshpëruese sa që thjesht nuk ia vlen ta marrësh në konsideratë. Por për të mirën tënde, le të eksplorojmë pasojat që vijnë nga mohimi i ekzistencës së Zotit. Qëllimi që bëjmë këtë gjë nuk është që të provojmë se Zoti ekziston, por të të provojmë se ti tani jeton jetën sikur Zoti të ekzistonte dhe se dëshpërimisht do që ekzistenca e Zotit të jetë e vërtetë.
Le të mendojmë për një jetë pa Zotin. Pa Të, nuk ka asnjë dizenjo përfundimtare për këtë univers, asnjë standart moral objektiv, dhe asnjë kuptim apo qëllim për jetën tënde. Pa Zotin, gjërat për të cilat ke punuar prej vitesh do të fillonin shpejt të shndërroheshin në një hiç.
Persa i perket rastesise, me duhet t'iu them se nuk eshte aspak rastesi qe ju keni shkruar keto fjale dhe jo te tjera, ne te gjithe postimin tuaj, por dyshimi shpeshhere eshte humnera ku njeriu b'ie, e jo qielli ku njeriu fluturon...
Jeni shpjeguar qarte, un ju kam kuptuar plotesisht...
Pershendetje!
Zoti ekziston si nocion pikerisht per kete kategori njerezish, te cileve duke ua mohuar jeten e pertejme nuk gjejne dot me kuptim tek jeta qe jetojne, per njerezit me karakter te dobet te cilet shkojne drejt e ne dekadence nese nuk kane siper vetes dicka imagjinare qe i sheh, qe i ndalon, qe i fal, qe i udhezon etj etj.
Per te tjeret parajsa dhe ferri gjendet ne kete jete dhe misioni i kesaj jete eshte vetem dashuria, paqja dhe zhvillimi i kesaj rrace drejt zoterimit te hapesires.
Kujt do t’i interesonin mardhëniet që ke patur? “Dashuria” është një grumbullim kimikatesh i papërcaktuar, i pakuptimtë dhe i rastësishëm. Të gjitha ndjenjat që ke pasur ndonjëhere për dikë janë vetë-mashtrime. اdo arsyetim dhe besim mbi të cilin je bazuar është një kotësi. Më mirë drejtoi ndjenjat e tua drejt një kutie kartoni. Nuk është krejtësisht e ndryshme nga ti.
Kujt do t’i interesonin mardhëniet që ke patur? “Dashuria” është një grumbullim kimikatesh i papërcaktuar, i pakuptimtë dhe i rastësishëm. Të gjitha ndjenjat që ke pasur ndonjëhere për dikë janë vetë-mashtrime. اdo arsyetim dhe besim mbi të cilin je bazuar është një kotësi. Më mirë drejtoi ndjenjat e tua drejt një kutie kartoni. Nuk është krejtësisht e ndryshme nga ti.
Tentative interesante, te pergezoj. Padyshim qe mund te korresh sukses ne masa te gjera.
Te veprosh dhe te sillesh drejt nga frika e denimit te Zotit eshte hipokrizi e dashur perberje kimike.
Feja bashke me zotin i ndan njerezit ne besimtare ( pozitive ) dhe jo besimtare ( personat negativ ).
Une i besoj dickaje me te larte se nocioni i Zotit, te vertetes dhe te drejtes
A ka me budallaki, a ka gje me te kote se flitet per dic qe nuk "ekziston" ?
Perderisa Zoti nuk ekziston sipas disave, perse valle humbin kohe duke diskutuar mos-ekzistimin ? loool vertete per te qeshur
Drejtesia dhe Feja ekzistojne per shkak te te paafteve! Ekzistojne per njerezit qe, duke qene te paafte te dashurojne dhe te sillen mire ne menyre spontane, kane nevoje te kene frike nga nje ent superior (Zoti) dhe ti binden dickaje (ligji) per tu sjellur mire..
Dmth ti na qenke shum e afte ?
Ti i vlerson njerezit a jan afte ne baz te besimit dhe mosbesimit ?
Ju kisha lutur te mos komentoni rreth kesaj qeshtje kur mire e dijme se Ka Krijues mirepo Ateistat nuk e pranojne ate dhe padyshim se edhe per ate do te shperblehen me diqqkkka!!! Dhe besoj qe nuk ka nevoj per diskutim , mjafton vetem nje shikim ambientit qe na rrethon dhe e gjen pergjigjen ....
Kijame
1. Betohem në ditën e kijametit;
2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
3. A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
4. Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
Dmth ti na qenke shum e afte ?
Ti i vlerson njerezit a jan afte ne baz te besimit dhe mosbesimit ?
Jo une nuk vleresoj njerezit ne baze te Besimit dhe Mosbesimit! Edhe une besoj ne Zot!
Zoti im gjendet tek familja ime, tek shoqeria, tek partneri, tek dashuria, tek paqja, tek miresia, tek lumturia, tek toleranca, tek kujdesi, tek respekti etj etj etj...
Nuk kam nevoje te kem frike tek dita e gjykimit per te nderuar dite per dite prinderit, per mos tradhetuar partnerin, per te dashuruar jeten dhe njerezit qe me rrethojne!
Une adhuroj qenien humane pa dallim rrace, ngjyre, feje, krahine apo inteligjence!
Paradoksalisht, edhe ju qe po me merrni per te marre me keto llafe, nuk ju percmoj!
Duhet te ekzistoni edhe ju midis qenieve humane!
O sefer daja pa keqkuptime pom te them - Njerezit pa besim jane te humbur , nuk po them vetem per besim religjioz mirepo per gjithqka qe te ofron jeta .....
Ju mendoni qe ata qe e thone kete jan njerez te zgjuar???? Hey people!!!! ca po thoni kshu, ..... nqs zoti sdo ekzistonte, ateher kush ju krijoi juve? apo ajri?!!! po trurin per veprimet qe beni, kush jua dha? Behuni icik te arsyeshem dhe mos flisni budalliqe....
Sa mire qe ti me kuptove mua (jo rastesisht) se une nuk kuptova asgje nga ato qe the ti
Megjithate, faleminderit per mundin dhe qe mu pergjigje!
Duket qarte qe ti ke arritur nje nivel akoma me te larte se sa i imi, perderisa ti me kupton mua dhe une nuk kam kuptuar akoma as ty, as veten time me sa duket!!
Respekte
Tani qe ky postimi si shume te tjere qe ti shkruan e ke copy-paste kjo u mor vesh.Tani ti thua merre jeten me shprese kuptim dashuri e drejtesi po pse cdo gje po su lidh me zotin eshte e humbur?Tani le te beje nje pyetje pak sa te çuditshme ti kur ben seks e lidh me zotin edhe kete?Dhe nese po me thuaj si se une personalisht spo arrij ta gjej nje menyre lidhjeje me zotin te ketij veprimi.Le të flasim për vdekjen. Ajo do të ndodhë një ditë. E çfarë pastaj? Ajo mund të ndodhë këtë minutë, këtë orë, apo pas pesëdhjetë vitesh. اfarë rëndësie ka? Gjithsesi, kur të vdesësh ti s’do të mbash mend asgjë. Nuk do kesh ndonjë keqardhje. Pas vdekjes, s’do të të interesojë nëse jetove dhjetë apo njëqind vjet, nëse ke qenë një punëtor apo president. Pas vdekjes nuk do të ketë rëndësi nëse ke jetuar si një vrasës i madh apo si një shenjtor. Nuk do të ketë rëndësi. Në të vërtetë, asgjë s’do të ketë më rëndësi. Aty nuk ka asnjë kuptim, asnjë qëllim, asgjë dhe kjo jetë është thjesht një katravurë.
Ja ku është. Jetoje në këtë mënyrë. Ose…merr në konsideratë një jetë shprese, me kuptim, drejtësi, dashuri dhe përjetësi…me Zotin. Vetëm një iluzion? Atëherë, ti mund të vazhdosh sipas mënyrës tënde. Pa Zotin ti humb gjithçka.
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.