Jones: Për Washingtonin çështja e Kosovës është zgjidhur

Ado

FISEBILIL-LAH
“Për Washingtonin çështja e Kosovës është zgjidhur, prandaj tani duhen prova të progresit ekonomik, në mënyrë që të dëshmohet se Kosova mund të qëndrojë si shtet”, ka deklaruar Stuart E. Jones, zëvendësndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, gjatë një takimi që pati të enjten me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Duke shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e gjithanshme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës, presidenti Sejdiu tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përqendruara të punojnë me tërë përkushtimin e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit, për forcimin e stabilitetit dhe të rendit, në mënyrë që sa më shpejt të arrihen parametrat e nevojshëm për anëtarësim ne BE dhe në NATO. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top