Jackson, fotot e fundit 48 orë para vdekjes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mund të jenë imazhet e fundit të Michael Jackson-it dhe janë pikërisht fotot e provave për koncertet e programuara në Londër, për muajin e ardhshëm (korrik), të cilat janë publikuar dje në disa të përditshme britanike.
"Ishte në formë shumë të mirë", - është komenti i artikujve në faqet e brendshme, në të cilat citohet zëri i një personi që ka qenë prezent gjatë provave dhe që pohon: "Ishte në formën më të mirë të dy viteve të fundit". Përkrah fotove të publikuara, në të cilat shihet ende këngëtari i vdekur që kërcen dhe këndon i rrethuar nga balerinë, shfaqet dhe komenti i fotografit, i cili është dhe autor i atyre shkrepjeve në skenë, Kevin Mazur. Ai tregon se ishte i lumtur të shihte që i magjishmi Michael Jackson ishte rikthyer sërish në formë. Fotot e publikuara janë shkrepur 48 orë para vdekjes së Michael Jackson-it.
Shekulli
 
TMZ: Fëmijët nuk janë të tijtë
Michael Jackson-i nuk ishte babai biologjik i 3 fëmijëve të tij. Dhe, Debbie Rowe nuk është, siç mendohej deri më sot, nëna e dy prej tyre. Lajmin e bën të ditur saiti "TMZ", i cili është dhe i pari që njoftoi vdekjen e këngëtarit. Duke cituar burime "thellësisht të lidhura me lindjen e fëmijëve", "TMZ" shkruan se Michael Jackson-i nuk ishte dhuruesi i vërtetë i spermës me të cilën u ngjizën fëmijët dhe nuk ishin ovulat e Deborah Rowe ato që u përdorën për të ngjizur, por të tjera, të një "nëne me qira", identiteti i së cilës nuk është zbuluar ende. Deri më sot ishte menduar që ylli i popit i kishte pasur fëmijët, Prince Michael, 12 vjeç, dhe Paris Michael Katherine, 11 vjeç, nga ish-gruaja e tij Deborah Rowe, infermieren dermatologjike, me të cilën u martua më 1996-ën dhe u nda në vitin 1999. Këngëtari kishte fituar në mënyrë ligjore kujdestarinë e fëmijëve. Në vitin 2002 lindi Prince Michael II, që sot është plot 7 vjeç, i quajtur dhe Blanket. Jackson-i kishte bërë publike që kishte marrë "një nënë me qira", së cilës i kishte dhuruar spermën e tij për ta lindur këtë fëmijë. Tani duket se ky version nuk korrespondon më me të vërtetën. Sipas "TMZ"-së, 3 ditë pas lindjes së tij, një avokat i Jackson-it u shfaq në spital dhe mori fëmijën, për t'ia çuar më pas Michael-it. Nuk përjashtohet mundësia që këto "shpikje" të jenë bërë publike në kuadër të luftës që po bëhet për trashëgiminë.
 
Beteja gjyqësore për 3 Jackson-ët
ثshtë e paqartë e ardhmja e 3 Jackson-ëve, për të cilët lufta ligjore për kujdestarinë ka nisur zyrtarisht. Pasi kishin jetuar vite me radhë në "parajsën" e tyre mes lodrave të kushtueshme dhe kafshëve ekzotike, për 3 Jackson-ët nis një jetë e re tani, që asnjë prej tyre nuk e imagjinonte. Gjyshërit, Joseph dhe Katherine Jackson, duan t'i mbajnë vetë. Zonja Katherine ka kërkuar përkohësisht kujdestarinë ligjore të nipërve të saj. Sipas referimeve të saitit "TMZ", zonja Jackson, nën këshillat e avokatëve të saj, ka paraqitur dje kërkesën për t'u quajtur kujdestare për 3 nipërit e saj. Në kërkesë, sipas "TMZ"-së, përcaktohej se fëmijët "nuk kanë lidhje me mamatë e tyre biologjike" dhe janë prej kohësh në "një lidhje të ngushtë" me gjyshërit e tyre, të cilët dhe po kujdesen këto ditë. Gjykata e ka mirëpritur kërkesën dhe ia ka besuar gjyshes kujdestarinë e përkohshme të nipërve, duke caktuar një seancë tjetër për ditën e hënë.
Babai i Michael-it, Joseph Jackson, është i sigurt që fëmijët do të rrinë në familje. Në mbrëmjen e organizuar në Los Angeles, në kujtim të mbretit të pop-it, në të cilët familja Jackson ishte prezente e gjitha, babai, Joseph Jackson, tha: "Nipërit do të qëndrojnë me ne". Tre fëmijët, të mësuar nga babai për të mbajtur një maskë në fytyrë kur janë para publikut, në mënyrë që të fshehin fytyrën e tyre, janë fëmijë të nënave të ndryshme. Ndërkohë, ka dalë "në shesh" dhe testamenti i Jackson-it. Njëri nga avokatët e këngëtarit, John Branca, ka një kopje të testamentit të tij të fundit. Ia kishte besuar vetë këngëtari, ndërsa familja nuk ka një kopje të këtij testamenti. Mendohet që dhe kjo të jetë një betejë ligjore, e cila me sa duket do të zgjasë gjatë. Ndërsa për sa u përket hetimeve, është sqaruar përfundimisht roli i mjekut personal, Conrad Murray. Doktori ka treguar se pulsi i këngëtarit rrihte ende, dhe pse i dobët, kur ai ndërhyri. Mjeku u përpoq të mbante nën kontroll këngëtarin, bashkë me një punëtor të personelit, i cili është dhe burri që mori në telefon ndihmën e shpejtë. Doktori ka mohuar t'i kishte injektuar qetësues dhimbjesh dhe ka thënë se nuk ishte në dijeni për shkaqet e vdekjes së tij.
 
Performansa e fundit e Michael Jackson-it!Të gjithë personat që dëgjuan për vdekjen e hershme të ikonës së Pop Muzikës patën një reagim të njëjtë”mosbesimin”. Ishte e pamundur të besonin se idhullin që i kishte argëtuar dekada me radhë, i përcjellë nga miliona fansa besnikë, papritmas e tradhtoi zemra. Majkëll Xhekson padyshim që nuk ishte thjesht një “showman”, një argëtues.

Ai ishte diçka më tepër, kështu e perceptonte veten dhe kështu kishte dëshirë ta perceptonin. Përveç gjenialitetit në muzikë, do ta përkujtojmë si një valltar të shkëlqyer. Mjaftonte ta shihnim veç hijen e tij dhe dinim se ishte “ai”. Pak valltarë janë në gjendje t´i qesin hapat me aq lehtësi, përpikëri, natyralitet dhe ritëm ashtu sikurse i bënte Majkëll.

Mbi të gjitha elementet që i posedonte, një të cilin ai e adhuronte dhe posaçërisht e praktikonte ishte befasia. Kjo vërehet qysh në spotin më të famshëm të të gjitha kohërave “Thriller”, kur edhe pse mendojmë se çdo gjë u krye si duhet, në fund dëgjohet një qeshje sarkastike , befasuese , dëshmi se “asgjë s´kishte qenë ëndërr”. Ai është një fëmijë, për të cilin çdo ditë është Halloween dhe ai vazhdimisht është i përcjellë nga dëshira për të bërë çapkënllëqe ose frikësuar të tjerët.

Kështu kur kishte arritur majën e famës me Thrillerin, ai u plagos për shkak të përdorimit të tepërt të bombave të tymit, duke i shokuar adhuruesit e tij. Pas kësaj fillon procesi i gjatë dhe i dhembshëm i operacioneve plastike. اfarë dëshironte të arrinte me këtë?

Mbase as ai vetë s´e dinte saktësisht, mirëpo neve na kishte hipnotizuar me bindjen se ai “mund të shndërrohej në gjithçka”. Ai mund të bëhej – i zi, i bardhë, burrë, grua, androgjen, kyborg, zot , alien! ا´është më e çuditshmja edhe ai fillon të besojë, të njëjtat cilësi të cilat ia vishnim ne. Pasi që s´ishte “ njeri” por diçka më tepër, ai s´ka dashnore, as dashnor.

Ai është aseksual. Me njëfarë imitimi subkoshient të Krishtit (lëreni fëmijët të vijnë tek unë) ai preferon shoqërimin me fëmijë. Në “ Neverlandin “ e tij, vazhdimisht vijnë mysafirë, fëmijë të ndryshëm. Pikërisht këtu do ta marrë teposhtën ylli i tij. Pasuan akuzat për pedofili. Kurrë nuk është marrë vesh me saktësi se çka kishte ndodhur, por si duket abuzimi kishte konsistuar në faktin se ai i kishte pyetur çunakun se a masturbonte apo jo, dhe kishte vazhduar se masturbimi ishte një gjë e mirë.

Zot-Njeriu Majkëll u mbështet për muri dhe si formë të mbrojtjes zgjodhi martesën me Lisa Marie Prislley-n, për të dëshmuar se është “burrë”. Martesa dështoi dhe pikëpyetje se a ishte konsumuar ndonjëherë. Si duket Majkëllit titulli i “bashkëshortit” i zgjoi njëkohësisht edhe ndjenjën për t´u bërë baba.

Por megjithatë s´mund të hiqte dorë lehtë nga natyra hyjnore kështu, dy prej fëmijëve lindën përmes mbarësimit artificial me infermieren e dermatologjise që ishte përkujdesur për të ndërsa nëna e fëmijës së tretë do të mbetej sekret. Kjo flet mjaft për faktin se sa i tëhuajsuar ishte Majkëll nga bota. Ai s´ishte në gjendje të ketë raporte normale me një femër, e mbase as me njerëzit përreth.

Prototipin e artistit si Majkëll duhet kërkuar në influencën që romantizmi dhe gotizmi bëri tek lëvizja Beat dhe Rock-u në përgjithësi, me plot heronj të tillë, hapat e të cilëve kumbojnë nëpër kështjellën e Valpolit, në aventurat e Bajronit, të strukur në terrin e Edgar Alan Po-së, te vallëzimi shamanist i Jim Morrisonit. Ata janë gjenial, të mëdhenj, të vetmuar, misterioz, dhe mbi të gjitha janë “të nemun”.

Në kulmin e famës Majkëll u distancua nga skena. Kishte thashetheme se gjendej në krizë financiare, por ne mendonim se ai mund t´i shlyente me disa koncerte po të donte.

Kur lëshoi bark thoshim e ka bërë për kapriço, kur thoshin se hunda ka nisë t´i shkatërrohej nga përdorimi i hidrogjenit për zbardhje, ne thoshim se është truk magjik i tij. Kur thoshin se shëndeti i tij është dobësuar, mendonim se këtë e bën nga hipohondria. Ai s´lodhet kurrë, ai s´plaket kurrë.

Ai në imagjinatën tonë kolektive ishte renditur qëmoti në mesin e figurave mitike i pajisur me aftësi magjike: ”thjesht s´ka gjë që Majkëll nuk mund ta bëjë”.

Tërheqjen e tij nga skena ne e interpretonim si një nga çapkënllëqet e tij. Dhe ne pyesnim se çfarë befasie do të na bëjë tash. Vdekja ishte ajo që më sa paku e prisnim. Ai shfaqi natyrën e vërtetë të vet! I fërfëlluar në gjithësi si të gjithë ne, ku vetë duhet t´i bëjmë pyetjet dhe t’i gjejmë përgjigjet, i brishtë, me ankth për të nesërmen.
Megjithatë ishte veç një njeri. Ishte kjo që na befasoi më së shumti.

cdodite.com*
 
As te vdekur nuk te len ne paqe egersirat.

i love Michael Jackson
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top