Ja si i ’’çliroi’’ (lexo masakroi) serbia trojet shqiptare

Kresha

A pretty face can never trick me
JA SI I ’’اLIROI’’ (LEXO MASAKROI) SERBIA TROJET SHQIPTARE PAS SHKUARJES Sث PERANDORISث OSMANE !

Titulli në origjinal: ARMATA SERBE LA PAS VETES GJURMثT E GJAKUT

- Ia vlen të lexohet pas asaj që tha Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq, se “Serbia e ka çliruar Shqipërinë nga Turqia”

GJURMث Tث VITIT 1912

Mijëra burra, gra e fëmijë të masakruar gjatë marshimit drejt detit; thonë reporterët nga Hungaria

EKZEKUTIMI NJث SPORT I PثRDITSHثM

Mizori e tmerrshme si rezultat politikës së qëllimshme për shfarosjen e muslimanëve



Raport special për gazetën ’’New York Times’’ LONDثR, e Martë 31 Dhjetor 1912



Njoftimi nga Budapesti për ’’The Daily Telegraph’’ jep detajet mbi mizoritë në Shqipëri dhe gjetiu, siç përfshihet në raportet e mbledhura për autoritet Austro-Hungareze.

Korrespondentët thonë:

’’Gjatë marshimit drejt Shqipërisë, serbët jo vetëm që vranë pabesisht dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por egërsia e tyre prej bishe nuk u ndal vetëm duke u rënë në gjoks personave të paarmatosur dhe të pambrojtur, por edhe pleqve e plakave, fëmijëve dhe foshnjave. Oficerët serbë, të dehur nga fitorja e tyre, deklaruan se efekti më i madh i qetësimit të Shqipërisë, do të ishte shfarosja totale e shqiptarëve muhamedanë (lexo muslimanë). Me rastin okupimit ky proverb shpejt është adoptuar dhe vënë në praktikë nga Armata Serbe’’.



’’Ndërmjet Kumanovës dhe Shkupit rreth 3,000 persona kanë përfunduar me vdekje. Afër Prishtinës 5,000 ekskluzivisht arnautë (lexo shqiptarë) kanë rënë në duart e serbëve, jo në ndonjë betejë të ndershme, por duke u vrarë në mënyrë të papërligjshme’’.



’’Për të kryer këto krime ushtarët e çmendur madje kanë shpikur metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Nëpër shumë fshatra të gjitha shtëpive u është vënë zjarri, dhe kur banorët e gjorë ikën para flakës, ata u qëlluan si minjtë. Burrat u qëlluan ndër sy të grave dhe fëmijëve, dhe më pastaj gratë e pandihmë u detyruan të vështrojnë fëmijët e tyre, në kuptimin e plotë të fjalës, duke i prerë copë-copë me bajoneta’’.



’’Ekzekutimet ishin argëtim i përditshëm i ushtarëve serbë. Në çdo shtëpi në të cilën janë gjendur armë, janë vrarë të gjithë banorët, duke u qëlluar me armë ose varë. Në ditë të veçanta, janë kryer deri në tridhjetë e gjashtë ekzekutime’’.



"Ish-Sekretari i Kryeministrit Pashiq, z. Tomiatch, thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk ka parë tjetër gjë përveç fshatrave që digjeshin deri në tokë. Anët e rrugës ishin të rrethuara me trekëmbësha për varje, në të cilët ishin të varur trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte si një shteg me ’’trekëmbësha për varje’’.



Mirëpo, tregimi për tmerret e ushtruara në Shqipëri assesi nuk përfundon me kaq. Veprat e kryera në Prilep, Kosovë, Weschitsa, thuhet se e tejkalojnë çdo gjë që shqiptarët e kanë vuajtur nën pushtetin turk.



Një shqiptar që ishte në rrezik i cili iku prej Prizrenit në Graz, Styria (krahinë në Austri), dhe kishte studiuar atje si i ri, rrëfen ngjarjen si vijon:



"Kushdo që denonconte një shqiptar tek serbët, ishte e sigurt se ai (shqiptari) do të qëllohej për vdekje. Ndodhte në mënyrë të vazhdueshme, që personat (serbë) të cilët u kishin borxh shqiptarëve muhamedanë (lexo muslimanë), të informuar prej tyre, shpalleshin tradhtarë. Ata pastaj (shqiptarët) janë varur në mënyrë të pashmangshme, ndërsa borxhliut i është mundësuar të blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës për një çmim absurd të ulët.



"Në rrugët e Shkupit shqiptarët e paarmatosur janë qëlluar për vdekje nga oficerët serbë, dhe nëse vetëm një thikë gjahu do të jetë gjetur në shtëpi, pronari i shtëpisë është qëlluar për vdekje duke mos u treguar fare mëshirë ndaj tij."



Në Ferizaj një komandant serb kishte ftuar të arratisurit të ktheheshin dhe të dorëzonin armët e tyre. Pasi që ata e bënë këtë, 400 personave u është prerë koka. Në tërë Ferizajn vetëm gjysma e familjeve muhamedane (lexo muslimanë) janë lënë gjallë.



Në Pana serbët vranë të burgosurit e tyre, ndërsa në Varosh (afër qytetit Ferizaj) dhe Prishtinë është masakruar popullsia.



Kur oficerët serbë flisnin me njëri tjetrin sesi kishin ’’gjuajtur’’ shqiptarët, njëri prej oficerëve lavdërohej duke treguar se kishte vrarë nëntë shqiptar për një ditë. Madje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë serbët kanë bërë mizori të të gjitha llojeve. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë turq të burgosur, kanë ndodhur skena tragjike. Një burrë është shkelur deri në vdekje për shkak të mosbindjes.



Një mjek i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që janë gjetur shqiptarët, ata janë vrarë pa mëshirë. Nuk janë kursyer as gratë, pleqtë e fëmijët. Kam parë fshatra në flakë çdo ditë nëpër Serbinë e vjetër.



"Afër Kratovës gjenerali Stefanoviq i kishte vendosur në dy radhë të burgosurit dhe i kishte qëlluar me mitraloz deri në vdekje.



’’Gjenerali Zivkoviq ka vrarë 950 shqiptar dhe turq afër Sienicës sepse ata e kishin kundërshtuar avancimin e tij.’’



The New York Times Publikuar: 31 Dhjetor 1912 Copyright © The New York Times



Lexo artikullin në origjinal në:


Përktheu nga anglishtja Bekim Rrahimi * E Martë, 18 Gusht 2009



Koment për foton: Marshi i të burgosurve 1912: Gjatë Luftës në Ballkan trupat (ushtarake) serbe i shpien në Beograd të burgosurit shqiptarë. - Shih janë me qindra e mijëra.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top