Ja si 2.120 shqiptarë vdiqën përgjatë 2016, shkaku është i frikshëm

Referuar raportit të “Cilësisë së ajrit në Europë 2016”, në Shqipëri për shkak të ndotjes së ajrit, ndërruan jetë 2.120 persona. Monitor bën me dije se pjesa më e madhe e tyre, 2010, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit.

Në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776. Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së arjërit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016.

Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veccanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve.

BE punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjitike, ka një rol të rëndësishëm.

Koha Jone
 
Realisht e ndjen cdo frymarrje se sa ndotje ka.
Dje isha ne nje mal te Krujes,Sarisalltik quhej,aty kuptoje diferencen e pastertis se ajrit me ndotjen e metropolit.
Pastaj shtohen azmat,kancorogjenet ne rruget e frymarrjes etj etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top