Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Me te gjitha gjasat kjo ngjarje eshte e sajuar nga nje faqe ne fb (World Hijab Day - Albania). Normale, njesoj si ata futbollistat qe rrezohen per toke pa i prek kush me dore, e gjithe kjo qe te behen viktime e nje agresioni.

Te ishte e vertete do kishte nje denancim penal per dhune, deshmi te qytetarve te pranishem, dhe nje jehone ne mediat, te cilet nuk do kursenin nje sek per ti publikuar.
Per derisa keta po mungojne, per mua eshte vetem nje trillim, dhe shume i shemtuar e i demshem.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Soul,
Une te falenderoj per faqet qe me sygjeron por do mjaftonte vetem linku, jo per mua sepse te thashe qe Nese e ke postuar ti e marr si te mireqene por ne fv nuk vleresohet asgje mbi baza personale.Per te shmangur cdo keqkuptim te mundshem mjafton lajmi copy paste me burim ose linku, sic e thote edhe rregullorja :)
Per te qendruar ne teme denoj dhunen ndaj shoqes tende dhe mendoj se ne Shqiperi nuk ekziston Islamofobia!
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

ne Shqiperi nuk ekziston Islamofobia!
Nuk ka asnje arsye te jete ndryshe.

like_zpsfoyvdh31.png
 

Attachments

  • like_zpsfoyvdh31.png
    like_zpsfoyvdh31.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • like_zpsfoyvdh31.png
    like_zpsfoyvdh31.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Si nuk ka Islamofobi, mjafton vetem Allah, Islam, Kur'an te permendet ne forum, shihi si kercejne perpjete shumica !
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Soul,
Une te falenderoj per faqet qe me sygjeron por do mjaftonte vetem linku, jo per mua sepse te thashe qe Nese e ke postuar ti e marr si te mireqene por ne fv nuk vleresohet asgje mbi baza personale.Per te shmangur cdo keqkuptim te mundshem mjafton lajmi copy paste me burim ose linku, sic e thote edhe rregullorja :)
Per te qendruar ne teme denoj dhunen ndaj shoqes tende dhe mendoj se ne Shqiperi nuk ekziston Islamofobia!

Nuk Te sugjerova asgje. Vura burimin. Ashtu sic vene lapsi.al/panoram/top chanel/ faqja nisma thurje/ faqja zyrtare e filanit ne fb etj. Link te plote skemi vene deri sot. Madje ti e di se sjell tema te reja.

Ne fv jemi te lire te hapim tema si personale ashtu dhe nga faqet online apo media. Madje nese neser do me vjedhe dikush ne Tirane do vi e ta hap teme edhe pse mund ta kem denoncuar. Gjthss tani lajmi ka burimin dhe mbyllet me kaq. Cdo njeri esht i lire ta interpretoje si te doje; ta analizoj; pergenjeshtroje apo pranoje.
Klm!
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Mendoj qe fakti a ka islamofobi ne Shqiperi ja vlen te diskutohet dhe meriton teme me vete por nuk besoj se Souli eshte kundra ta vazhdojme debatin ketu.Ne Rast te kundert kerkon ndjese!
E di qe shumica prej jush nuk do e lexoje fare analizen me poshte lol ......por ju them vetem qe ja vlen ta lexoni sepse eshte shume i ekuilibruar dhe Realist.




Nga Arben Llalla per gazeten Dita!
A është Shqipëria islamofobike?

Shqipëria është ndoshta rasti më i veçantë në botë ku sektet fetare kanë bashkëpunim shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe brenda një familje gjejmë njerëz që besojnë në dy-tre besime të ndryshme. Nëpër mediat e huaja shpeshherë lexojmë lajme se në Shqipëri po zhvillohet islamizmi ekstremistë dhe natyrshëm nga ky ekstremizëm lind islamofobia tek qytetarët e besimeve të tjera. Por e vërteta është se në Shqipëri, shqiptarët besim fetar e kanë për qejf, pra shumica e popullsisë e cila në përgjithësi është edukuar në sistemin komunistë ateist dhe një pjesë e mirë u edukua në sistemin e tranzicionit ku njerëzit nga vitit 1990-2002 iknin nga vendi për të siguruar bukën e gojës për një mirëqenie të mirë ka bërë që mos të kemi një sistem edukativë tradicional në drejtim të edukatës fetare.



Pjesa më e madhe e shqiptarëve që emigruan në Greqi dhe gjetkë e deklaronin besimin fetar në bazë të interesave ekonomike, pra i përshtateshin ambientit ku punonindhe jetonin. Ndryshimi i emrave u bë modë, pagëzimi nëpër kishat ortodokse greke shihej si një mundësi për të siguruar një leje qëndrimi sa më afatgjatë dhe ishte e logjikës që shumica e shqiptarëve mysliman nuk mund ti rezistonin presioneve në emigracion për të deklaruar hapur besim fetar trashëgimtar të familjes, por pranonin të pagëzoheshin ortodoks në kishën greke. Sot pyetja bëhet nëse është Shqipëria islamofobike? Besoj se kjo teori është sa ironike dhe qesharake sepse Shqipëria është prej shumë vitesh anëtare e Konferencës Islamike. Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëria shprehu gatishmërinë për të strehuar myslimanët sllavë të Ballkanit. Organizatat dhe bankat e para të huaja që filluan aktivitetet në Shqipëri ishin ato nga vendet islamike, të mos harrojmë se edhe sistemi diktatorial komuniste kishte lidhje të ngushta me shumë vende islamike.



Shqipëria prej shumë vitesh ishte kampi i stërvitjeve të luftëtarëve guerrilas nga vendet islamike të cilët luftonin për liri dhe demokraci. Problemi fetar i shqiptarëve qëndron më shumë tek edukimi, shkollimi i teologëve dhe predikuesve fetarë se sa tek besimtarët e thjeshtë, pasi ende në Shqipëri nuk ka shkolla kombëtare të mirëfillta fetare. Klerikët mysliman dhe katolik janë të lidhur ngushtë me çështjet kombëtare se sa klerikët ortodoks të cilët nuk janë me kombësi shqiptare, por i përkasin një kombi tjetër i cili ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë dhe mban pezull Ligjin e një lufte fantazme që s’ka ndodhur kurrë. Pamjet nëpër mediat që i paraqesin shqiptarët si islamik ekstremistë do të thoja se janë më shumë të paguara nga qarqe të caktuara antishqiptare, edhe pak ato raste ku janë vërtetuar se shqiptarët bëjnë pjesë nëgrupe ekstremiste myslimane janë të izoluara, ku dhe vetë familjarët e tyre kanë dënuar me forcë veprimet ekstremiste të këtyre shqiptarëve.



Shqiptarët janë një popull që jetojnë me emocione të forta, një popull i vrullshëm, këto veprime kanë bërë që shqiptarët historikisht shpeshherë të bëjnë veprime të nxituara që bien ndesh me traditat, kulturën dhe zakonet e tyre. Sot shqiptarët mund të grinden për gjëra më banale, qoftë edhe për një shikim kalimtar të shtrembër, por asnjëherë nuk janë grindur për çështjet fetare. Qytetarët shqiptar pavarësisht besimit fetar që i përkasin varrosen ende nëpër varreza të përbashkëta, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës së përparuar. Traditat e bukura të kombit shqiptar nuk janë vetëm këngët, kostumet kombëtare, ushqimet tradicionale, por edhe shpirti human, bujaria, zëmër butësia dhe toleranca fetare. Prandaj mendoj se duhet ti ruajmë këto pasuri kombëtare që na veçojnë nga kombet e tjera. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjëherë një Shqipëri islamofobike dhe kristianofobike sepse ne dimë ti përshtatemi çdo lloj pushteti dhe qeverisje.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Pamjet nëpër mediat që i paraqesin shqiptarët si islamik ekstremistë do të thoja se janë më shumë të paguara nga qarqe të caktuara antishqiptare, edhe pak ato raste ku janë vërtetuar se shqiptarët bëjnë pjesë nëgrupe ekstremiste myslimane janë të izoluara, ku dhe vetë familjarët e tyre kanë dënuar me forcë veprimet ekstremiste të këtyre shqiptarëve.

A nuk kemi 2-3 vite qe themi te njejten ne, por jo na thone: Islami eshte Terror!
Ajo qe ka thene ky eshte sh e vertete! Po po, kemi martesa ne fe te ndryshme, kemi varreza te perbashketa, por jetesa ne komunitet nuk ndalet vetem ne 2-3 pika. Ka nje perfshirje me te gjere. Ne fakt ne Shqiperi nuk do kish asnje problem nese feja nuk do manifestohej. Pra problemi nuk eshte i te qenit musliman, por tek manifestimi me vepra dhe kryesisht me veshje. Problemi nuk eshte tek kleriket ne mase te gjere. Ata klerike(te sotmit) percojne fene ashtu sic eshte dhe Islami 1 eshte, qofshin ata studente ne arabi apo ne turqi apo shqiperi. Problemi qe kane shqipetaret nuk eshte se a falesh, apo agjeron, por tek: Mos le mjekren, Mos ve shamine. VAjzat muslimane dikur ne fakt kane qene te dhunuara nga vete familja e tyre. Me 10-tra raste te jetuara nga njerez qe une i njoh. Vellezer qe i godisnin te hiqnin shamine. Falu, agjero ama shami jo thonin. Por, kjo me shume se dhune fetare lidhet me ne si popull qe dhunojme femi e gra pa pike gajle nqs ato kundershtojne urdhrin e vellait burrit apo babait.

Sa i perket islamofobise ditet e vona. Islamofobia lindi kudo qe me 9/11. Shqiptaret asnjeher sdo u shkonte mendja tu thoshte bijave te veta jeni terroriste apo keta kane bomben, por sic thote dhe autori duke u percjelle aktet terroriste si vepra islamike, duke bere gogolin perher muslimanin me mjeker, njerez qe jane mesuar te jetojne si delja me bariun mbi koke, te cilet s'jane te afte te perdorin "critical thinking" bien pre. Dhe c'bejne? E nxjerrin tek vajzat neper rruge e ne jete te vet. Nje rast i jetuar: Direkte pas sulmeve te Brukselit ne tregun cam ne Tirane nderkohe kur ishin duke kaluar 2-3 vajza me shami, tregtaret injorante qe ulerisnin me njeri tjetrin: Mbyllni dyqanet se erdhen terroristet do na hedhin bomba. A esht ky problem qe kane me fene apo nisen nga lajmet? Kete po themi dhe ne, se media ja ka arritur qellimit. (nese pyet veten, nga e di Souli ket rast: Shoqja ime e krishtere ishte prezente dhe me shkroi direkt sms sa e shokur kishte mbetur, dhe habitej si mundet njerezit te mos dallojne terrizmin nga feja)
Do thuash ti: Ne shqiperi te shajne dhe pse i zure rrugen, te shajne malok, apo gabel, te shtyjne e te sakatojne se akoma njerez pylli jemi, aq me teper kur egziston ligji i xhungles. Po nuk e mohoj. Kjo eshte dhe arsyeja se shpesh here denoncimet qytetaret te cilen s'kane asnje fije shprese tek ligji i evitojne pasi e dine se asgje nuk do zgjihet. Perkundrazi ai polici me mik atje dhe i trashe mund te te talle e t'mos hedhe syte.

Ketu nuk dua fare te ndaloj kur keto vite vajzave u jane mbyllur dyert e punesimit me 100-dra raste. PSe? Manifestim i fese, (respektivisht islame)
Ne mund te ulemi e te bejme qefin vetes kot se jemi popull tolerant e me the te thash, por toleranca vallahi nuk tregohet ne urime festash jo, as ne ato iftare ku KMSH-ja e mbush me politikane e klerik te feve tjera, as neper marshimet e klerikeve te kap per dore ne Paris. Une dua te jete vertet Parajse ne Shqiperi, per te miren tone e te gjitheve, ama le te rrime shtrember e te flasim drejt. Se nqs ti s'ke hasur asnje rast islamofobie apo keqtrajtimi une nga ana tjeter personalisht sa here kam ardh kam ngrene dhune verbale qofte ne autobuza e qofte ne rruge. A kam reaguar? Sigurisht jo, s'do merrem me injorantet e rrugeve une. A perben kjo shumicen e njerezve? Uroj qe jo! S'do doja kurre!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Nje gje eshte e qarte ne Shqiperi, qe nuk i plas kujt se c'veshin njerzit, ne cfare beson tjetri, biles as cfare besimi i perkete vetvetja e tij. Sepse ka 1001 halle te veta per mbijetesen e femijve te vet.
E gjithe kjo tolerance qe shqiptaret e kane si shembull, vjen sepse shqiptari nuk ka qene kurr besimtar i mirfillte perballe besimit materjal. Po, per kete te fundit shqiptari te keput koken.

Duhet vetem qe ju qe flisni(qe besimtar nuk jeni) me shume mbi besimin, ti beni nje analize vetvetes se pse eshte radikalizuar kaq shume keta 10-15 vitet e fundit, sidomos feja islame. Vetem ata qe duan njohuri vertete mund ta kuptojne se pse.

Ti thuash shqiptarve islamofob eshte absurde, biles eshte nje shpifje cmendur.
Familje shqiptare ku gjen nje vella mysliman e tjetri katolik, martesa te kryqezuara per cdo fis o pothuase per cdo familje.

Mjaft me idiotsira, per me teper rastin e temes, nje skene e montuar nga nje faqe facebooku per mbulesat. C'bo robi per te pas disa like me teper ne fb.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

U bera gati te jepja nje opinion simpatie , ndaj vajzes me Hijab & te denoja dhunen ... por kur vura re burimin e artikullit , ndryshova mendim.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Te dhenat e ketij vendi pretendojne dhe flasin te kunderten e asj qe ju quani islamofobi. Sot, fatkeqesishte, kemi dhjetra Imam te denuar me burg ne Shqiperi dhe dhjetra tjere ne procese gjyqesore per telashet qe kane bere dhe vazhdojne te bejne. Te gjithe keta erdhen ne kete situate pas ankesave ose te familjeve te tyre, ose te qytetareve per keqperdorimin e femijeve dhe te afermeve te tyre, pas shkrimeve ne gazeta per veprimtarine e tyre por edhe per problemet qe po i sillnin bashkesise islame ne Shqiperi.

E njejta situate eshte ne Kosove. Kemi ne burgje dhe ata qe po presin denimin. Kemi Imam qe jane denuar dhe po presin denimin per organizimin e kampeve terroriste ne teritorin e Kosoves. Kemi plot raste te denoncimeve te familjareve se si X apo Y imami ua ka mashtruar femijet. Kemi raste te dhunes dhe ndarjes ne bashkeshortesi. Kemi raste te dhunes neper xhami.

Pra perfundimisht kemi nje mori problemesh ne kete drejtim.

Pra nese ju shprehni pretendimet qe rastet e dhunes ne familje dhe rastet e dhunes ne shoqeri te keaaj natyre ti shfaqni si Islamofobi eshte ceshtje e perceptimit tuaj por keto nuk kane asnje lidhje me Islamofobine. Thjeshte shoqeria shqiptare e sidomos ajo e praktikanteve te beaimit Islam eshte ne nje perpelitje, jo te zakonshme, se cfare dhe si te praktikoje dhe e tera kjo, fatkeqesisht ka ardhur si model i vendit qe ka dhene donacion ndertimin e xhamise apo qe ka shkolluar Imamin.

Per mua eshte shqetesuese kjo perpelitje dhe them se shteti duhet, ne menyre te kujdesshme te intervenoj.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Av. Migena Balla na ka shkruar nje poezi ne formen e nje denancimi per rastin "fantazme" te temes sone.https://www.facebook.com/WorldHijabDayAlbania/ Jo vetem kush merr vesh nga denancimet zyrtare por edhe nje femije e sheh qe eshte nje teater i sajuar. Nje skene se kush dreqi e di se ku e ka qellimin.

Po kush eshte kjo avokatja e djallit Migena Balla? Pikesepari drejton nje program ne Imapkt mbi kete qeshtjen e shamijave ne Shqiperi. E pse jo, te jete edhe admin ne kete faqen e (World Hijab Day - Albania).
Per me teper per kete Gazete impakt eshte kryekput nje gazete antishqiptare, e thote vete stili i argumenteve qe trajton: Me urrejtje, fobi e pertej fobise ndaj shqiptarve, jo mysliman.

kompakt_zpsitma9vfa.jpg


Ps. Po me Hiq-storiani Olsi Jazexhi cfare e lidh kete Migenen? Apo po me ngjan ashtu kot se koti? Qe llap gjithmone kunder shqiptarve dhe pro osmanlive?
https://www.facebook.com/photo.php?...24700623.20313.100003897871966&type=3&theater
Duket qe kuadri i autorve te skenes se gjestit te temes, po krijohet e merr forme duke pare se kush jane aktoret dhe spektatoret. Pasi agresorja e goces me shami paska ik pa lene gjurme..:p
 

Attachments

  • kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    55.9 KB · Shikime: 0
  • kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    55.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Av. Migena Balla na ka shkruar nje poezi ne formen e nje denancimi per rastin "fantazme" te temes sone.https://www.facebook.com/WorldHijabDayAlbania/ Jo vetem kush merr vesh nga denancimet zyrtare por edhe nje femije e sheh qe eshte nje teater i sajuar. Nje skene se kush dreqi e di se ku e ka qellimin.

Po kush eshte kjo avokatja e djallit Migena Balla? Pikesepari drejton nje program ne Imapkt mbi kete qeshtjen e shamijave ne Shqiperi. E pse jo, te jete edhe admin ne kete faqen e (World Hijab Day - Albania).
Per me teper per kete Gazete impakt eshte kryekput nje gazete antishqiptare, e thote vete stili i argumenteve qe trajton: Me urrejtje, fobi e pertej fobise ndaj shqiptarve, jo mysliman.

kompakt_zpsitma9vfa.jpg


Ps. Po me Hiq-storiani Olsi Jazexhi cfare e lidh kete Migenen? Apo po me ngjan ashtu kot se koti? Qe llap gjithmone kunder shqiptarve dhe pro osmanlive?
https://www.facebook.com/photo.php?...24700623.20313.100003897871966&type=3&theater
Duket qe kuadri i autorve te skenes se gjestit te temes, po krijohet e merr forme duke pare se kush jane aktoret dhe spektatoret. Pasi agresorja e goces me shami paska ik pa lene gjurme..:p

Kjo gazeta Impakt qenka gazete shume patriote lol
Hajde titull hajde, as ne portokalli s'kane kaq shume fantazi dhe Kreativitet :)
 

Attachments

  • kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    55.9 KB · Shikime: 0
  • kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    kompakt_zpsitma9vfa.jpg
    55.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Vajza me shami, me inicialet E.C, e sapoardhur për pushime në vendlindjen e saj, është ende nën efektin e shokut, por thotë se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të bëhej viktimë e një rasti të tillë Islamofobie të dhunshme, aq më tepër në vendin e vet.

Dhunen verbale kemi vite qe e perjetojme sa here ecim neper rruge, ama tashme ka kaluar dhe ne dhune fizike. Ja kjo ndodh nese njerezimi dhe media mundohen te perhapin terrorin duke vendosur kuotation si terroriste dhe mbi njerezit e pafajshem! TURP!

Vajza ne fjale eshte shoqe imja (ketu e 14 vjet) Jam akoma e shokuar si mundet! :(

Doli nga gjendja shok shoqja jote Soul, beri me mire? I uroj sherim te shpejte.

TURP vertete.
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Se di,dje kam degjuar njerez qe flisnin arabisht, them se situata po behet serioze, uroj qe dhe vendi jone te mos infektohet nga ekstremizmi Islam :(....
 
Titulli: Islamofobia nga verbale kalon ne dhune fizike dhe ne Shqiperi!

Doli nga gjendja shok shoqja jote Soul, beri me mire? I uroj sherim te shpejte.

TURP vertete.

Po ti ke kaq dite qe na akuzon per shpifje, c'ne u interesove tani?!

Nejse, po mir eshte. Flm!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top