Inva Mula rrëfen jetën private

Зngjεll

___________
Për herë të parë sopranoja shqiptare rrëfen për jetën private. Në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për "Alsat", ku Inva Mula flet edhe për jetën artistike, po shkëpusim me shkurtime rrëfimin e saj.

Ju deri më sot keni heshtur për sa i takon jetës suaj private, ndonëse shtypi shqiptar e ka përfolur shumë një ndarje të mundshme tuajën me Pirro اakon. Së pari, do të doja të dija pse kjo heshtje e gjatë dhe së dyti, nëse është e vërtetë kjo, a do të pranonit ta thyenit heshtjen sot me mua?

Sigurisht që kam heshtur për jetën private, se ka qenë private dhe nuk kam dashur kurrë që ajo të bëhet publike. Sot do ta thyej heshtjen dhe jam shumë e lumtur që jemi përballë për të folur diçka të sinqertë dhe për të mos lënë që jetën time private ta tregojnë të tjerët me imagjinatën e tyre, me thashethemet e tyre dhe me gjëra që nuk janë fare të vërteta. Për mua është shumë e vështirë që ta thyej këtë heshtje, për arsyen se nuk kisha marrë kurrë një vendim për ta bërë publike jetën time private për artdashësit, por ndoshta kam edhe ndonjë detyrim ndaj tyre. Publiku më shikon gjithmonë në skenë, ku artisti duhet të tregojë një forcë shumë të madhe, për të mposhtur paragjykimet dhe emocionet e të dalë fitimtare çdo natë në skenë. Duke më parë në këtë prizëm ndoshta shikojnë në personazhin tim një femër shumë të fortë, e cila nuk ka frikë nga asgjë. Prapa Invës artiste që ju shikoni, fshihet një femër e brishtë, e cila ka momente shumë të vështira personale, të cilat kanë filluar prej kohësh në jetën time. Jam munduar t‘i riparoj, nuk e di, nuk ia kam arritur qëllimit, dhe jam munduar gjithashtu t‘i fsheh e t‘i mbaj përbrenda.

Flitet se keni bërë një kërkesë për divorc ndaj bashkëshortit tuaj. ثshtë e vërtetë kjo dhe nëse po, cilat janë arsyet që ju çuan deri këtu?

Po, është e vërtetë. Kam bërë një kërkesë për divorc dhe ka qenë ky një vendim i marrë me shumë vështirësi. Kam vite që kam një raport shumë të vështirë me Pirron, një raport i cili në një moment të caktuar të jetëve tona ndryshoi dhe mori një formë për të cilën duhet të jepja një zgjidhje të tillë. Por, për të arritur deri në këtë zgjidhje, kanë qenë shumë etapa të jetës sime dhe ka qenë mjaft e vështirë, kam qenë e konsultuar, e rrethuar nga miqtë. Kam menduar shumë, shumë, shumë dhe nëse bëhet e ditur për publikun që kam kërkuar divorcin, duhet të mendojnë të gjithë se përse e kam bërë, ç‘më ka shtyrë dhe sa kohë kam që po e reflektoj një vendim të tillë.

Na i tregoni të gjithë këto...

Kam pasur një jetë të shkëlqyer, një dashuri të jashtëzakonshme, tepër romantike. Ka qenë një nga ato dashuritë e para që nuk harrohen, në bankat e shkollës; mendoja, ëndërroja dhe isha e sigurt se kjo gjë do të vazhdonte gjithnjë. Mirëpo jeta tregoi se njerëzit zhvillohen në kahe të ndryshme. Ka momente të vështira, mundohemi të rregullojmë gabimet, mundohemi t‘i përshtatemi njëri-tjetrit deri në një pikë ku nuk mban më dhe shikon që rrugët janë hapur shumë dhe janë devijuar nga njëri-tjetri. Historia ime me Pirron ka qenë një nga më të bukurat, deri në 2005-ën, kur Pirro vendosi që të frekuentonte Shqipërinë dhe aty të mundohej të zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenë një vendim që ne e morëm së bashku dhe isha absolutisht dakord për një gjë të tillë, për arsye se Pirro është një djalë shumë i talentuar, i cili ka ëndrra të jashtëzakonshme për të arritur në fushën e muzikës dhe ka talentin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Prandaj ka qenë një vendim i dyfishtë. Isha shumë e lumtur që Pirro ndante jetën e tij ndërmjet Tiranës që e do aq shumë dhe Parisit. Deri në momentin kur këto ndarje u bënë shumë të gjata, për arsye se edhe unë profesionalisht duhej të udhëtoja. Frekuentimi që Pirro bënte në Tiranë nuk ishte më si më përpara, por zgjaste jashtëzakonisht shumë. Atëherë filluan edhe çarjet e para të familjes sonë. Jam munduar dhe jemi munduar t‘i riparojmë. Ju mund t‘i imagjinoni që këto ndarjet e gjata sjellin edhe pasojat e tyre. Disa herë jemi munduar t‘i riparojmë duke filluar nga e para, për arsye se na dukej e çuditshme që ne që ndanim gjithçka bashkë dhe ishim shumë të lumtur, nuk arrinim më të gjenim gjuhën e përbashkët. Nga të dyja palët ka pasur shumë përpjekje për ta rifilluar nga e para, deri në momentin kur në dhjetor të 2007-ës Pirro me vullnetin e tij vendosi të ikë për herë të parë dhe të fundit përfundimisht nga shtëpia në Paris, nga familja. Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia për të mos ta bërë një gjë të tillë, por e pashë që ai vendim ishte pjekur në kokën e Pirros dhe duhej ta realizonte. Që nga ky moment, pra 27 dhjetori i 2007-ës, unë Pirron nuk e kam parë më, nuk kam folur kurrë me të dhe nuk jemi takuar asnjëherë.

Keni tentuar ta bëni?

Kemi tentuar në mes miqve të përbashkët të mundohemi edhe njëherë ta riparojmë një gjë të tillë, por me sa duket kishte ardhur një moment ku ishte e vështirë të riparoje, pasi vendimi i Pirros për të ikur përfundimisht ishte vërtet shumë i pjekur dhe unë nuk kisha asnjë rrugëdalje tjetër veçse ta pranoja një gjë të tillë. Ndaj edhe sot është e hera e parë që po ju them që nuk kam dashur kurrë që familja ime të prekej dhe të prishej. Isha gati të bëja çdo lloj sakrifice. Familja është për mua gjëja më e shtrenjtë dhe ka qenë burimi i qetësisë sime shpirtërore, ka qenë burimi i frymëzimit që unë kisha. Shkoja dy ditë në shtëpi, ndoshta vetëm 24 orë dhe merrja atë ngrohtësi që më jepte Pirro e djali dhe nisesha e lumtur në produksionet e mia. Ishte shumë e vështirë për mua dhe ka qenë një moment tepër, tepër i vështirë që të pranoja që kjo familje nuk ekzistonte më.

Meqë jemi në komentet e shtypit, flitet prej kohësh që Pirro ka një lidhje tjetër dashurie me një vajzë së cilës i ka kushtuar një këngë që u bë hit verën e kaluar. Të gjitha këto gjëra thuhen në shtyp dhe tani që flasim thuhet se është në një udhëtim në SHBA me vajzën në fjalë? A keni komente për këtë?

Nuk kam komente, pasi nuk më takon të komentoj për jetën private të Pirros. Këto gjëra i kam dëgjuar, gjithnjë në kuadrin e thashethemeve, në kuadrin e gazetave; asgjë nuk di dhe nuk duhet më ta di. Uroj që Pirro të jetë i lumtur, që të gjejë paqe, të gjejë ekuilibër në jetën e tij dhe të jetë i dashuruar.

Në shtypin shqiptar është komentuar se keni qenë ju arsyeja dhe shkaktarja kryesore e prishjes së martesës suaj...

Kam bërë përpjekje që kjo kërkesë për divorc të ishte nga të dyja palët. Por me sa duket nuk u pranua nga pala tjetër. ثshtë një vendim i menduar, i reflektuar, i konsultuar me miq, me specialistë dhe në radhë të parë me zemrën time. Kam tentuar që kjo kërkesë të ishte nga të dyja palët, për arsye se mendoja që edhe Pirro e kishte këtë dëshirë, që ne të shkëputeshim edhe ligjërisht, pasi ajo ishte bërë de facto. E pashë që nuk kishte më vend për përpjekje, gota ishte thyer dhe gjithë kohës ishim munduar t‘i ngjisnim copëzat, por tani nuk i gjenim më. Në qoftë se doni të dini formulimin që unë i kam bërë padisë është: "Për shkak se ne nuk jetojmë më së bashku, martesa e ka humbur kuptimin". ثshtë kërkesa më paqësore që mund të ekzistojë për të ligjëruar atë që ka ndodhur.

Në shtypin shqiptar lakoheni ju si shkaktare e prishjes së martesës, për shkak të një marrëdhënieje tjetër që keni. Sa e vërtetë është kjo?

ثshtë një mashtrim, një deformim i të vërtetës. Dhe unë sot përpara jush dua vërtet të vendosen gjërat në vend. Nuk mund të abuzohet me një tregim të tillë, për shkak se nuk qëndron aspak. Ndoshta u ashpërsova për të treguar pikërisht se sa më ka prekur ky informacion, i cili ka qenë edhe lajtmotivi i të gjitha shkrimeve në gazetat shqiptare. Për asnjë gjë në botë, për asnjë njeri në botë nuk do e kisha prishur familjen time, nuk do ta kisha prishur as 20 vjeçe, në atë moment kur nuk mendojmë shumë, dhe jo sot që për mua ka qenë burimi i frymëzimit tim dhe burimi i gjithçkaje të bukur që unë kisha, qoftë në jetën time private, qoftë në profesionin tim. Kurrë nuk e kam vënë profesionin mbi familjen dhe jam munduar t‘i ekuilibroj e t‘i menaxhoj të dyja që ato të rrinin e të frymëzonin njëra-tjetrën. Kjo është një gjë që nuk mund ta mbaj mbi supe, është një gjë e padrejtë.

Kush është zoti Ethem Ramadani për ju, ku dhe si e keni njohur?

Zoti Ramadani është lakuar gjithë këtë periudhë në gazetat shqiptare. Në radhë të parë më ka ardhur keq mënyra se si është komentuar ky personazh. Në muajin mars, kur ndodhi historia e Gërdecit dhe më pas kam lexuar për herë të parë si zoti Ramadani erdhi me dëshirën e tij në Shqipëri për të kontribuar në atë katastrofë dhe për të ndihmuar sadopak ato familje të varfra që kishin humbur gjithçka. Ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme humanitare në Shqipëri, në Kosovë për gjithë shqiptarët kudo që janë. Më pas ai bëri një gjest të jashtëzakonshëm, duke dhënë disa çmime për 15 artistë shqiptarë. Ishte një gjest që nuk kishte precedencë, nga më të bukurat që mund t‘i bëhet një artisti, i cili ka bërë një karrierë dhe është paguar shumë pak për atë që ka bërë, ndërsa sot është pensionist, bëhet një njeri i zakonshëm, një njeri që ndoshta duhet të numërojë edhe paratë në fund të muajit e papritmas një njeri humanitar kërkon që këtyre njerëzve t‘u japë një shpërblim modest, duke qenë se kishin ndërtuar në vite një konto emocionale. Pra, ishte një gjest i jashtëzakonshëm, që nuk e kishim parë më parë. Nuk e kam njohur zotin Ramadani absolutisht në këtë periudhë, vetëm kam dëgjuar dhe njohja me të ka qenë rastësisht në fund të muajit shtator të vitit 2008 në një festë familjare dhe më pas jemi takuar në muajin tetor, pikërisht për të marrë një vendim të përbashkët në krijimin e një fondacioni shqiptar, i cili do të ndihmonte më në fund talentet e reja. Një fondacion që filloi të lëshonte bulëzat e para të këtyre iniciativave, që gjithmonë i kisha ëndërruar e nuk i realizoja dot dhe në këtë rast ishte një takim shumë i rëndësishëm, i cili është bërë më 5 tetor 2008 këtu në Paris. ثshtë një nga takimet më të bukura, në kuptimin se si mund të bëhet arti pjesë e biznesit dhe e kundërta biznesi të ndihmojë artin. Duke parë ndjenjën e filantropizmit te zoti Ramadani, i kërkova të kontribuonte. Sot për sot është një fondacion që ende nuk e kemi shpallur në shtyp, për arsye se shtypi nuk na la kohë që ta bënim këtë, pasi na vuri epitete të tjera, të cilat duhet t‘i sqarojmë përpara një kauze kaq të rëndësishme, siç është kjo e fondacionit. Në këtë rast kemi ndërtuar bordin ku bëjnë pjesë intelektualët më të shquar shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku flitet shqip. Do të jetë një fondacion i shkëlqyer për artin shqiptar dhe për të ndihmuar iniciativat private, gjëra që janë shumë të vështira për t‘u realizuar në Shqipëri. Pra, ne sot flasim për një fondacion mjaft të rëndësishëm dhe nëse shtypi shqiptar dhe nëse thashethemet duan ta kombinojnë e duan të flasin që prishja e familjes sime ka ardhur nga mua dhe pikërisht nga kjo lidhje, është komplet e gënjeshtërt.

Meqë kemi ardhur në fund të këtij rrëfimi, për çfarë ju vjen më tepër keq në të gjithë këtë histori?

Sigurisht që më vjen keq në radhë të parë për thyerjen e ëndrrës që një dashuri duhet të jetojë përgjithnjë, gjë që unë mendoja se e kisha, por ja që çdo gjë paska limitin e vet dhe gjërat ndryshojnë në jetë. Kjo është gjëja që më vret më shumë dhe kjo është dhimbja që unë kam.

Inva, si e shikoni të ardhmen tuaj tani dhe çfarë kërkoni më tepër nga jeta?

Në gjithë këtë histori, personi i cili është lënduar dhe po lëndohet nga kjo ndarje është djali, Antoni. Për atë erdhi në mënyrë të papritur, pasi nuk i dinte të gjitha këto konflikte që kisha me Pirron. Detyra ime kryesore është që të mbroj në shpirtin e tij atë ndjenjë të bukur, e cila është thyer për t‘i parë të dy prindërit së bashku. Gjëja që unë sot uroj është që djali të rritet përkrah babait të tij dhe do bëj gjithçka për këtë, të rritet përkrah babait të tij, për t‘u bërë burrë dhe përkrah nënës së tij, për t‘i dhënë zemër. /G.Shqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top