Intervistë-Anjeza Shahini

Erblinaa

Anëtar i ri
f.1010082309243_m.jpg


Anjeza: Jam shumë e zhurmshme

Këngëtarja Anjeza Shahini, 21 vjeçe, zbulon se pas pamjes së qetë të këngëtares, fshihet vajza e zhurmshme, ambicia për të konkurruar sërish në “Eurovizion” dhe pasioni për diplomacinë. Anjeza si kaloi muaji shtator, ndërsa keni filluar studimet e larta për Marrëdhënie Ndërkombëtare?

Anjeza:
U mora me provime që i kisha lënë për vjeshtë, pasi kam filluar studimet në Universitetin Europian të Tiranës. Deri tani kam synim të dal shumë mirë në shkollë, dhe në të ardhmen t’i përkushtohem masterit në diplomaci, që pse jo mund të jetë dhe profesioni im parësor.

Sapo ka nisur një sezon i ri pune për të gjithë. Ju me çfarë po merreni në muzikë?

Anjeza:
Do filloj aktivitetin muzikor me një sërë koncertesh që po i planifikojmë bashkë me menaxherët e “Eurostar”. Koncerti i parë, ku do marr pjesë do të jetë në fundjavë, në stadiumin e Shkupit në Maqedoni, koncert homazh për përvjetorin e vdekjes aksidentale të pop-këngëtarit tashmë të ndjerë Toshe Proeski.

Keni pasur miqësi me këngëtarin maqedonas?

Anjeza:
Po shumë, një miqësi e krijuar nga Festivali Evropian. Jam e vetmja këngëtare shqiptare që marr pjesë në koncertin me artistë ndërkombëtarë, mes të cilëve dhe Ruslana.

Meqë jemi në stinë festivalesh, keni planifikuar të merrni pjesë në ndonjë festival?

Anjeza:
Tek “Kënga Magjike” jo, pasi mendova të bëj pushim pas pjesëmarrjes së vitit të kaluar. E kisha vendosur për jo dhe në Festivalin e RTSH-së, por po tundohem nga telefonatat që marr nga kompozitorë të njohur dhe ka mundësi të vendos për po, nëse një nga këngët që më ofrohen do më përshtatet mua.

Cili kompozitor ju ka telefonuar?

Anjeza:
Po preferoj të mos përmend emra, për të mos krijuar qejfmbetje.

Konkurrimi juaj në Festivalin e Këngës në RTSH, mund të shihet si ambicie për një herë të dytë në Eurovizion?

Anjeza:
Natyrisht që po, e kam ambicie.

Si do të mund të prezantoheshit këtë herë?

Anjeza:
Gjithmonë mbetet për t’u përmirësuar. Kanë kaluar 4 vite nga pjesëmarrja ime dhe ajo që kam peng është se nuk kisha një album timin, që t’ua dhuroja konkurrentëve të tjerë, siç ata bënë me mua pasi erdhi papritur.

Tashmë e keni albumin me titull “Erdhi momenti”. Për ç’moment keni aluduar?

Anjeza:
Erdhi momenti për faktin se unë më në fund bëra një album, si dhe një ogur i mirë për çdo lloj momenti tjetër në jetën time.

Në dashuri a ka ardhur momenti?

Anjeza:
Jo ende s’ka ardhur momenti, që unë mund ta pohoj. Deri kur të martohem do them jo, pasi besoj se për këtë çështje duhet folur me bindje të plotë.

Ndiheni e mikluar nga djemtë?

Anjeza:
Jam mësuar të jem e përkëdhelur, por jo shumë e ledhatuar. Ndihem shumë mirë dhe në vëmendjen e tyre.

اfarë tipi mashkulli ju pëlqen?

Anjeza:
Do të doja shumë që kultura e tij të ishte e përshtatshme me timen. Të ishte vetvetja, më shumë sesa të më ofrohej me shtirje mirësjelljeje dhe të mund të më krijojë një marrëdhënie të vërtetë.

Në tekstet e këngëve, disa prej të cilave autore është motra juaj, ka shumë dashuri dhe vuajtje. Pse?

Anjeza:
Tekstet në fakt nuk kanë lidhje me asnjërën nga ne.

Si jeni në marrëdhëniet që krijoni me njerëzit rrotull jush? E keni të vështirë të bëni miq?

Anjeza:
Të më bëjnë mike është e lehtë, por të bëj miq është e vështirë. Jam e hapur t’u ofroj miqësi të tjerëve, e deri tani s’më ka ndodhur të zhgënjehem aq fort.

Cilët janë miqtë tuaj?

Anjeza:
Mikja ime më e ngushtë është Tergita Gusta, me të cilën kaloj shumë kohë. Pastaj kam edhe miq të tjerë artistë.

Marrëdhënia që keni tani me Adi Krastën?

Anjeza:
Kam afeksion për Adi Krastën. Kanë mbetur urat lidhëse, dhe ndiej kënaqësi kur shoh, që punët i shkojnë mirë.

Cilat janë planet më të afërta në muzikë?

Anjeza:
Puna për nxjerrjen e klripit të ri në Gjermani, me një nga këngët më të bukura të albumit, si dhe ka kohë që mendoj të mbaj një koncert recital, që do ta realizoj kur publiku t’i ketë mësuar këngët.

Si jeni para regjistrimit të një kënge, apo para xhirimeve të një klipi?

Anjeza:
Para regjistrimit më vjen gjithnjë për gjumë, dhe pi kafe ose pije energjike, ndërsa para xhirimit jam energjike e palodhur.

Ju jeni tipi i vajzës së urtë, apo të zhurmshme?

Anjeza:
Varet nga humori. Por jam shumë e zhurmshme, pasi urrej rutinën dhe më pëlqen të jem gjithnjë në lëvizje.

Dhe si e thyeni monotoninë?

Anjeza:
Duke ngarë makinën time “Hyundai”, pa të cilën nuk mund të bëj dot prej një viti.

Keni menduar ndonjëherë ta lini Shqipërinë përgjithnjë?

Anjeza:
Jo nuk mendoj ta lë Shqipërinë. Do përpiqem të bëj përpjekjet maksimale për të hyrë në tregun muzikor ndërkombëtar, por asnjëherë nuk do vendos të largohem përgjithnjë./panorama/
anejzashahini450.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top