Infertiliteti dhe ankthi i çifteve shqiptare për të pasur fëmijë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[h=1]Shiko fotografinë 1424342[/h] Dëshira është e madhe për të sjellë në jetë një fëmijë por shumë çifte ndeshen me pamundësinë për të plotësuar këtë dëshirë. Në fakt në vendin tonë ky fenomen ka filluar të jetë shqetësues dhe specialistët rendisin disa shkaqe në lidhje me infertilitetin. Gjinekologia pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, Mirela Rista shpjegon rreth fenomenit dhe zgjidhjes së problemit nëpërmjet fekondimit artificial.
E ndërsa në vende të ndryshme të botës një e treta e çifteve që tentojnë të sjellin në jetë një fëmijë nuk e arrijnë këtë në mënyrë natyrale, por vetëm me asistencën e mjekut ky fenomen po mundon edhe çiftet shqiptare.
“Ndër faktorët që sot akuzohen si shkaktarë të infertilitetit tek femrat, përveç moshës së tyre mbi 35- vjeç janë edhe shkaktarët që lidhen me infeksionet seksualisht të transmetueshme. Problemi i infertilitetit mund të jetë edhe me natyrë mashkullore. Mund të jetë partneri që për një problem të shëndetit të tij, i lidhur me numrin, me pamundësinë e lëvizshmërisë së rregullt të spermatozoidëve apo me ndryshime të strukturës së formës së tyre të ms ketë mundësi që të arrijë një fekondim”- tha Rista duke shtuar përveç faktorëve biologjikë që ndikojë tek infertiliteti i tyre, janë dhe ata të jashtëm si alkooli dhe duhani. Vitet e fundit sipas mjekes është vënë re se dhe stresi apo ndotja e mjedisit kanë ndikuar që çiftet ta kenë të vështirë fekondimin e një bebeje.
Të ndodhur përball kësaj problematike shumë çifte kanë zgjedhur falë ndërhyrjes së mjekëve të sjellin në jetë fëmijë me anë të fekondimit artificial. Kjo metodë e re ka hyrë vitet e fundit edhe në vendin tonë dhe shumë çifte e kanë zgjidhur këtë problematikë duke kryer fekondimin artificial për plotësuar dëshirën e tyre dhe familjen me fëmijë.
“Ofrimi i mundësisë për një fekondim artificial (invitro) në pamundësi të arritjes së këtij fekondimi në rrugë natyrale në çift është një nga zgjidhjet që i ofrohet çifteve që e kërkojnë një shtatzani. Këto procedura janë të shëndetshme sepse bëhen në kushte të garantuara për shëndetin e nënës dhe shumica e rasteve, të themi një në tre nga këta çifte gëzon me një shtatzani të tyren në sajë të këtij evoluimi që ka bërë sot mjekësia gjinekologjik”- tha Rista.

Fekondimin artificial në vendin tonë ka rreth 10 klinika private që e ofrojnë dhe thuajse në të gjitha këto klinika, private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj. Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re çka do të thotë se çiftet janë të detyruar për ta paguar shërbimin në masën 100% pa pasur mundësi rimbursimi nga ana e strukturave shtetërore.

Infertiliteti, fajtor meshkujt apo femrat
Kush mund të jenë fajtor meshkujt apo femrat për infertilitetin…? Në fakt gjinekologët fajësojnë njësoi meshkujt dhe femrat. “Nuk duhet të ketë fajësime nga asnjëra palë, pasi fajtor mund të jetë femra apo mashkulli. Vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për inferilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak”, pohon gjinekologu Maks Gjoni duke shpjeguar se natyra apo perëndia e ka shpërndarë në këtë mënyrë fajin, 30% shkaku është tek femra dhe 30 % shkaku është tek mashkulli, dhe 40% shkaku është i përbashkët.
Sipas tij janë shifra të referuara nga të gjitha shërbimet gjinekologe botërore, por i afrohet shumë ngarkesës shkakore që t’i ndajnë përgjysmë. Veçoria është kjo se fertiliteti mashkullor është më i lehtë për tu ekzaminuar. Ndërsa kurimi mund të ketë ndërlikime të njëjta si tek femrat edhe tek meshkujt. Ndërkohë, vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për infertilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak.
30 % të rasteve e kanë femrat fajin për infertilitetin
30% të rasteve kanë fajin meshkujt për infertilitetin
40 % të rasteve faji është i përbashkët për infertilitetin

Gjinekologët: Raste kur faji është i dy partnerëve

30 % të rasteve e kanë femrat fajin për infertilitetin
30% të rasteve kanë fajin meshkujt për infertilitetin
40 % të rasteve faji është i përbashkët për infertilitetin/ Eglantina Bardhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top