Kryeministri Berisha, kryeministri Thaçi dhe kryeministri Erdogan presin sot shiritin e Durrës-Kukës-Morinë ,
Inaugurohet sot aorta e kombit, shqiptarët edhe fizikisht bashkë
Aorta e kombit inaugurohet sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Me rastin e hapjes së rrugës që bashkon shqiptarët është përgatitur një koncert festiv, pranë mbikalimit të parë të rrugës. Pas koncertit festiv, krerët e qeverive të Shqipërisë, Turqisë, Kosovës do të përshkojnë së bashku një pjesë të rrugës në këmbë. Më pas, krerët e tre qeverive do të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalët e rastit. Shiritin e inaugurimit të rrugës që bashkon shqiptarët do e presin njëherazi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Nga prerja e shiritit kushdo që dëshiron të udhëtojë drejt Kosovës do të programojë një udhëtim prej vetëm 2-3 orësh deri në pikën doganore të Qafë Morinës në kufirin Shqipëri-Kosovë, nga dhjetra orë të mundimshme që shpenzonte deri ditën e djeshme. Me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, distanca mes Tiranës dhe Prishtinës, me dy kalime do të shkurtohet me 65 kilometra. Nga 330 kilometra që ishte distanca Tirana-Prishtinë, tashmë ajo do të jetë 265 kilometra dhe më se shumti atë e shkurton tuneli Thirrë-Kalimash, një vepër gjigande e ngritur mes maleve, që tashmë është shndërruar në një aks modern, 5.6 kilometra me dy kalime. Autostrada, projekti më i madh në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në ccdo drejtim plus shpatulla të fuqishme dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga një kompani turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit, apo edhe Tiranën me Morinën, si pikë kufitare e Kosovës, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që në paranteze, as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk i përgjigjeshin kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga qafa malit në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësira 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada e re e konsideruar si një vepër gjigande, kalon në Durrës-Vorë-F.Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, ndërsa gjatësia e re e rrugës për t'u ndërtuar rezultoi 111 km. Segmenti Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot, është gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rrëshen, ka një gjatësi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga Banka Botërore. Ky segment përfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen të financuara përkatësisht nga Banka Botërore dhe Fondi OPEC. Rruga e re, Milot-Rubik-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin, për vetëm 2 orë e 30 minuta në kushte krejt normale, madje edhe në periudhat e dimrit. Duke e shpjeguar më në detaje, rrugën ekzistuese përfaqësojnë kalime nga Puka dhe nga Shpali, të cilat janë ndërtuar në periudhat, gjatë viteve '30 i pari dhe i dyti gjatë viteve '50 e '60, të shekullit të kaluar, në kushtet e një trafiku të kufizuar dhe të mundësive ndërtimore, gjithashtu mjaft të kufizuara. Varianti i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, në Reps, poshtë në luginën e Fanit të Vogël dhe vazhdon më tutje në këtë luginë sipas disa gjurmëve ekzistuese deri në Thirrë, ku me një tunel 5.5 km lidhet me rrugën nacionale, afër fshatit Kolsh, 10 km para Kukësit, për të vazhduar më tej deri në kufi në Morinë. Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva që ka, jo vetëm lidhja e kësaj treve, por edhe e një rajoni më të gjerë në perspektivën e afërt deri në takimin me Kooridorin Pan Europian nr.10 në Nish dhe më tej në Rumani, Bullgari e gjetke, e bën këtë arter mjaft tërheqës dhe me perspektive për Kosovën, për Shqipërinë dhe për vetë rajonin. Studimin e fizibilitetit të aksit rrugor Durrës-Morinë, i cili u krye më pas nga firmat TECNIC&Mott McDonald me një financim nga Banka Botërore, me rreth 700 mijë USD.
Tunelet
Tuneli Thirrë-Kalimash është cilësuar si një nga veprat më të mëdha inxhinierike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që po ndërtohet prej dy vjetësh me një shpejtësi marramendëse si pjesë e autostradës Durrës-Morinë. I përbërë nga dy tunele paralele, me një gjatësi prej 5.6 km secili, masa shkëmbore e gërmuar për hapjen e tij arrin në 33 milion m3. Tunelet kanë lartësi prej 10 metrash e gjerësi 13 metra secili.
Tuneli është i pajisur me oxhakë ajrimi, bashkë me një sistem shumë të fuqishëm për qarkullimin e ajrit; përgjatë gjithë segmentit të tij ka shumë dhoma të ndara si masa sigurie për strehim në raste zjarri në tunel, si dhe një tunel shpëtimi. Dy tunelet paralele bashkohen në disa pika me kalime direkte me njëri-tjetrin, për t'u dhënë mundësi automjeteve të ndryshojnë kah e të kalojnë nga njëri tunel në tjetrin, gjatë udhëtimit në zemrën e malit. I pajisur me ndriçim dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës, me dy korsi brenda secilit tunel, ai është gjithashtu i pajisur me ndarje të veçanta për kalimin e rrjetit elektrik, telefonik, si dhe të kabllove të sistemit të monitorimit me kamera, që do të mbulojë gjithë gjatësinë e tunelit dhe do të kontrollohet nga dy pika, nga një për secilën hyrje. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa më e rëndësishme dhe më e vështirë inxhinierike e rrugës Durrës-Morinë, nisën të ndërtoheshin dy vjet më parë. Jo pak njerëz ishin skeptikë atëherë nëse do të arrihej të ndërtoheshin mes maleve, në një kohë kaq të shkurtër 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan.
Kohëzgjatja e Projektit
2006 - 2009
Tipare kryesore:
Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)
Tipi: 4-korsi autostrade
Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë
Ura: 29 copë në total
Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura
Deri në 80 m lartësi
Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme
3,75 m linja gjatësi
2 m shpatull e fortë
Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën
Aksi Durrës-Kukës, megjithëse përfundoi nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili suksesin e këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike. Edi Ramës, bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigja më e mirë, nëpërmjet përfundimit të projektit, të cilin ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është angazhuar në një fushatë frenetike trillimesh për të përbaltur deri në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Pak muaj më parë, përfaqësuesi tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të çkompleksohet nga rruga. Megjithatë, sërish kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë, të fabrikuara në zyrat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më pjesë e politikës së re.
Berisha-Sejdiu: Rruga Durrës-Kukës, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës
Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u prit dje në një takim të ngrohtë e miqësor nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet e vlerësuan rrugën Durrës-Kukës një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon. Në vijim, kryeministri Berisha theksoi se ndjek me kënaqësi ecurinë e mirë të Kosovës, duke vlerësuar se pavarësia ka prodhuar paqe dhe stabilitet. Të dy personalitetet shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike, ku të dyja vendet kanë potenciale të mëdha për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar e informoi Presidentin Sejdiu se, pak ditë më parë inauguroi edhe rrugën Has-Qafë Prush, që do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve. Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet dhe konsideratën e tij më të lartë, për reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve me anëtarësimin e vendit në NATO, në infrastrukturë, në fushën ekonomike etj.
Elis KUاI