Inagurohet sot aorta e kombit

Kryeministri Berisha, kryeministri Thaçi dhe kryeministri Erdogan presin sot shiritin e Durrës-Kukës-Morinë ,

Inaugurohet sot aorta e kombit, shqiptarët edhe fizikisht bashkë

Aorta e kombit inaugurohet sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Me rastin e hapjes së rrugës që bashkon shqiptarët është përgatitur një koncert festiv, pranë mbikalimit të parë të rrugës. Pas koncertit festiv, krerët e qeverive të Shqipërisë, Turqisë, Kosovës do të përshkojnë së bashku një pjesë të rrugës në këmbë. Më pas, krerët e tre qeverive do të ngjiten në skenë për të mbajtur fjalët e rastit. Shiritin e inaugurimit të rrugës që bashkon shqiptarët do e presin njëherazi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Nga prerja e shiritit kushdo që dëshiron të udhëtojë drejt Kosovës do të programojë një udhëtim prej vetëm 2-3 orësh deri në pikën doganore të Qafë Morinës në kufirin Shqipëri-Kosovë, nga dhjetra orë të mundimshme që shpenzonte deri ditën e djeshme. Me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, distanca mes Tiranës dhe Prishtinës, me dy kalime do të shkurtohet me 65 kilometra. Nga 330 kilometra që ishte distanca Tirana-Prishtinë, tashmë ajo do të jetë 265 kilometra dhe më se shumti atë e shkurton tuneli Thirrë-Kalimash, një vepër gjigande e ngritur mes maleve, që tashmë është shndërruar në një aks modern, 5.6 kilometra me dy kalime. Autostrada, projekti më i madh në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në ccdo drejtim plus shpatulla të fuqishme dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga një kompani turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit, apo edhe Tiranën me Morinën, si pikë kufitare e Kosovës, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që në paranteze, as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk i përgjigjeshin kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga qafa malit në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësira 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, pritet që në verën e 2009, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor. Autostrada e re e konsideruar si një vepër gjigande, kalon në Durrës-Vorë-F.Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Gjatësia totale e kësaj autostrade llogaritet 170 km, ndërsa gjatësia e re e rrugës për t'u ndërtuar rezultoi 111 km. Segmenti Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot, është gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rrëshen, ka një gjatësi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga Banka Botërore. Ky segment përfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rrëshen të financuara përkatësisht nga Banka Botërore dhe Fondi OPEC. Rruga e re, Milot-Rubik-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin, për vetëm 2 orë e 30 minuta në kushte krejt normale, madje edhe në periudhat e dimrit. Duke e shpjeguar më në detaje, rrugën ekzistuese përfaqësojnë kalime nga Puka dhe nga Shpali, të cilat janë ndërtuar në periudhat, gjatë viteve '30 i pari dhe i dyti gjatë viteve '50 e '60, të shekullit të kaluar, në kushtet e një trafiku të kufizuar dhe të mundësive ndërtimore, gjithashtu mjaft të kufizuara. Varianti i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, në Reps, poshtë në luginën e Fanit të Vogël dhe vazhdon më tutje në këtë luginë sipas disa gjurmëve ekzistuese deri në Thirrë, ku me një tunel 5.5 km lidhet me rrugën nacionale, afër fshatit Kolsh, 10 km para Kukësit, për të vazhduar më tej deri në kufi në Morinë. Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva që ka, jo vetëm lidhja e kësaj treve, por edhe e një rajoni më të gjerë në perspektivën e afërt deri në takimin me Kooridorin Pan Europian nr.10 në Nish dhe më tej në Rumani, Bullgari e gjetke, e bën këtë arter mjaft tërheqës dhe me perspektive për Kosovën, për Shqipërinë dhe për vetë rajonin. Studimin e fizibilitetit të aksit rrugor Durrës-Morinë, i cili u krye më pas nga firmat TECNIC&Mott McDonald me një financim nga Banka Botërore, me rreth 700 mijë USD.

Tunelet

Tuneli Thirrë-Kalimash është cilësuar si një nga veprat më të mëdha inxhinierike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që po ndërtohet prej dy vjetësh me një shpejtësi marramendëse si pjesë e autostradës Durrës-Morinë. I përbërë nga dy tunele paralele, me një gjatësi prej 5.6 km secili, masa shkëmbore e gërmuar për hapjen e tij arrin në 33 milion m3. Tunelet kanë lartësi prej 10 metrash e gjerësi 13 metra secili.

Tuneli është i pajisur me oxhakë ajrimi, bashkë me një sistem shumë të fuqishëm për qarkullimin e ajrit; përgjatë gjithë segmentit të tij ka shumë dhoma të ndara si masa sigurie për strehim në raste zjarri në tunel, si dhe një tunel shpëtimi. Dy tunelet paralele bashkohen në disa pika me kalime direkte me njëri-tjetrin, për t'u dhënë mundësi automjeteve të ndryshojnë kah e të kalojnë nga njëri tunel në tjetrin, gjatë udhëtimit në zemrën e malit. I pajisur me ndriçim dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës, me dy korsi brenda secilit tunel, ai është gjithashtu i pajisur me ndarje të veçanta për kalimin e rrjetit elektrik, telefonik, si dhe të kabllove të sistemit të monitorimit me kamera, që do të mbulojë gjithë gjatësinë e tunelit dhe do të kontrollohet nga dy pika, nga një për secilën hyrje. Dy tunelet e Kalimashit, pjesa më e rëndësishme dhe më e vështirë inxhinierike e rrugës Durrës-Morinë, nisën të ndërtoheshin dy vjet më parë. Jo pak njerëz ishin skeptikë atëherë nëse do të arrihej të ndërtoheshin mes maleve, në një kohë kaq të shkurtër 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan.

Kohëzgjatja e Projektit

2006 - 2009

Tipare kryesore:

Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë

Ura: 29 copë në total

Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura

Deri në 80 m lartësi

Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m

Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme

3,75 m linja gjatësi

2 m shpatull e fortë

Kryetari i PS-së, i vetmi që nuk ka vizituar rrugën

Aksi Durrës-Kukës, megjithëse përfundoi nuk është vizituar ende nga kreu i opozitës, Edi Rama, i cili suksesin e këtij projekti e sheh si fundin e karrierrës së tij politike. Edi Ramës, bashkë me deputetët socialistë antirrugë, po u jepet përgjigja më e mirë, nëpërmjet përfundimit të projektit, të cilin ata po e luftojnë fort. Rruga është vizituar dhe është vlerësuar dhe nga deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk është vizituar nga kreu i opozitës, i cili është angazhuar në një fushatë frenetike trillimesh për të përbaltur deri në maksimum madhështinë e kësaj rruge. Pak muaj më parë, përfaqësuesi tjetër i opozitës, Ilir Meta, vizitoi dhe vlerësoi projektin më madhor të shqiptarëve dhe i bëri thirrje Ramës të çkompleksohet nga rruga. Megjithatë, sërish kreu i PS-së është mbyllur në akuzat qesharake të Prokurorisë, të fabrikuara në zyrat e Partisë Socialiste. Shumica e deputetëve socialistë që kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë projekt madhor, janë kërcënuar nga Rama se nuk do të jenë më pjesë e politikës së re.

Berisha-Sejdiu: Rruga Durrës-Kukës, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u prit dje në një takim të ngrohtë e miqësor nga kryeministri i vendit, Sali Berisha. Gjatë këtij takimi, të dy personalitetet e vlerësuan rrugën Durrës-Kukës një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm, si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon. Në vijim, kryeministri Berisha theksoi se ndjek me kënaqësi ecurinë e mirë të Kosovës, duke vlerësuar se pavarësia ka prodhuar paqe dhe stabilitet. Të dy personalitetet shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike, ku të dyja vendet kanë potenciale të mëdha për një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar e informoi Presidentin Sejdiu se, pak ditë më parë inauguroi edhe rrugën Has-Qafë Prush, që do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv në lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve. Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet dhe konsideratën e tij më të lartë, për reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve me anëtarësimin e vendit në NATO, në infrastrukturë, në fushën ekonomike etj.

Elis KUاI
 
Une degjova se Thaci nuk ishte ne pjesmarje........apo e kam degjuar gabim .
 
Ne fakt nuk ka marre pjese
 
besoj se gazetat greke kan shkruajtur per miqesine tone shqiptaro turke,,

si dikure ne perandorine pushtuese no? lol
 
besoj se gazetat greke kan shkruajtur per miqesine tone shqiptaro turke,,

si dikure ne perandorine pushtuese no? lol

Mendoj se te gjitha forumet duhet te vendosin disa rregulla konkrete, se pari jo ç'do kush duhet te kete te drejten e fjales. Se dyti kur disa duan te flasin te çojne doren dhe te kerkojne leje, ne rastin tone duhet te kerkojne vetem leje, meqe nuk kemi mundesi te shikojme doren e ngritur. Se treti ata qe duan te flasin duhet te jene te vaksinuar, duke pare se eshte ne giro si gripi i pulave ashtu edhe gripi e derrave, edhe se andej nga Anglia me sa shikoj Burrelin na e paska kapur morbi i lopeve te çmendura.
 
Se fundi thuaj lepura si burreli qe fshihen nen rrogosh, nuk e meritojne tu jepet e drejta per tu rregjistuar ne forumeshqiptare. Duhet te vihet si kusht/rregull para se te kryhet i gjithe procesi i aplikimit per tu bere member i komunitetit shqiptar- qe individ te vecante me keto cilesi qe pershkruam me lart jane banned nga njerezit e civilizuar. Lepujt te tille e kane vendin ne maje te malit apo ne thellesi te shpellave, aty ku erresira mbulon gjithshka dhe shemtiren e tyre.

Pordhet e malokeve jane te medha, aq te medha sa qelbin veten e tyre. Prandaj ky vend po vuan akoma se malok te tille si burreli qe me ne fund pa civilizim po e shperdoron me ate injorance e tij. Hesht lepur , hesht dhe kur ke ke dicka per te thene. Ty ste takon te flasesh hic. Je lepur malok, the end !!!!!
 
P.s Sa vrer paska hedhur kundrejt Edi Rames ky gazetar apo cfare eshte
 
Une degjova se Thaci nuk ishte ne pjesmarje........apo e kam degjuar gabim .

Mendoj se Thaçi nuk mori pjese per disa arsye; se pari Thaçi eshte aq politikan i urte sa mos t'a shfrytezojne te tjeret per te bere fushate elektorale. Per mendimin tim Thaçi eshte nder politikanet me te afte qe politika shqiptare ka ne rangun e saje kombetar. Se dyti mendoj se Thaci nuk eshte nje simpatizant as i Turqise dhe as i botes arabe. Vitin e kaluar u organizua ne Prishtine nje konference mbi kosoven te vendeve islamike, ku moren pjese ministri i kultures turke dhe disa personalitete te tjera. Por nuk mori pjese Thaçi, sipas komenteve te zyres se Kryeministrit ai ndodhej jashte vendit, ndersa Thaçi ne darke doli me nje deklarate te tille: "E vetmja adrese qe ne njohim eshte Washingtoni dhe Brukseli".
Per t'u kthyer tek tema, kjo rruge padyshim qe ka nje vlere historike pamvarsisht nga vlera e saje ekonomike, eshte per te ardhur keq qe politika eshte duke e perdorur per te bere fushate elektorale, kjo edhe nje here tregon provincializmin dhe kulturen e pakte politike te politikaneve shqiptar.
 
Thaqi ishte ne vizite te Bashkesine Islame te Kosoves.

Tërnava: “BI një hallkë e fortë në forcimin e shtetit të Kosovës"

Kryeministri falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës për kultivimin e kulturës së re të komunikimit dhe tolerancës fetare.

Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e mrekullueshëm në edukimin qytetar por edhe në angazhimet për prezantimin e drejt të çështjes së Kosovës anekënd botës. Këtë angazhim, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Të gjithë ata që janë të interesuar, dhe. që kanë mundësi, ne do t'i përkrahim në drejtim të përshpejtimit të njohjeve edhe më të mëdha për Kosovës" është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

"Para së gjithash z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame e Kosovës duhet falënderuar për kulturën e re të komunikimit, të tolerancës fetare që është kultivuar në Kosovë, në ndërtimin e shtetit demokratik, shtetit të mundësive dhe të tolerancës, edhe në kuptimin ndëretnik edhe ndërfetar. Qeveria e Kosovës do t'i japë përkrahje të plotë Bashkësisë Islame në këto përkushtime", ka theksuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Myftiu Naim Tërnava ka falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për punën madhore dhe për gatishmërinë e tij të vazhdueshme që ka treguar në raport me zgjidhjen e problemeve, në shoqërinë kosovare.

"Bashkësia Islame sikur edhe deri tash, do të jetë një hallke e fortë zingjirore në forcimin e shtetit të Kosovës. Presim që të kemi takime të vazhdueshme dhe konsulta mes vete, për të siguruar paqen dhe tolerancën, si dhe gatishmërinë për jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës", është shprehur myftiu Naim Tërnava.
 
Nr.1 Hashim Thaci osht Socialisto-Komunist i betum aj kur tshkon ne shqiperi ne fillim shkon te vorri Enver Hoxhes dhe ju perkulet Nr.2 Hashim Thaci ne hapjen e tunellit shkoj vetem per arsyejen se ja kishin shajt Nenen Shqiptaret e Kosoves siq po ja shajn ne ket rast ka te shikosh vetem jan duke e shajt per mos marrjen pjes ne ket rast edhe tjetra Hashim Thaci eshte politikani ma i dobt qe ka pas ndonje her kombi Shqiptare aj nfakt nuk eshte aspak politikan aj mundohet te i kopjoj te tjeret njeher per shkak te tij e humbem Flamurin Me Shqiponie Flamurin e Dardanis qe e la Ibrahim Rugova sepse dojke flamurin kombtar n'at koh u bojke trim por pastaj per me mbet kryeminister u urtu edhe na la flamur me ylla eh me ngjyra si me kon nje femi qe ka pas tem te lir edhe e ka bo edhe na humbi himnin qe e la Ibrahim Rugova KUR KA RA KUSHTRIMI , eh na la nje himn palidhje smund ti themi as himn ati , edhe tjetra eshte politikan se qka i thojn te tjeret ashtu bon edhe duke i kopju politikan tjer qe 70 % te politikes te Ibrahim Rugoves e ka marr , edhe qka i thojn te tjeret bon , tjetra per shkak te Hashim Thacit tash nuk kem njohje te shtetit te Kosoves sepse nuk ka marr pjes ne at konferenc Kosova - Dhe Shtetet Arabe dhe per shkak te tij tash kemi mbet mbrapa spo kem njohje nga ato an sepse aj mendon qe amerika gjithmon do ta ndihmon edhe eshte fakt sepse kto 60 shtete jan bo pershkak te Amerikes vetem Shqiperia si shqiptare dot na njofke edhe Turkia ndoshta them qe do te na kishte njoft sepse te tjeret siq na kan lan ne balt per 100 vjet rresht europa deri sa nderhyjti Amerika at'her jem tash te lir n'thojza ssepse edhe tash po bojn hajgare( shaka ) me neve eh per shkak te tij do shkojn edhe 4-5 vjet qe sdo jemi ne OKB qe eshte antarsimi fillestar qe nuk ka marr pjes ne at konferenc tash kemi mbet ktu edhe ky Hashim Thaci eshte i lidhur me Jahudi eh nje kshilltar e ka Izraelit fatkeqsisht per popullin ton , po fatmirsisht per te sepse a ju mbushen gjepat aj gjethmin kshtu do na lejke , eh kejt te kqijat po na sjell ky Hashim Thaci qe po te duket aq i aft ty .
 
:grusht3:

Thaqi ishte ne vizite te Bashkesine Islame te Kosoves.

ti je jasht temes,,ne radh te par dhe te dyt,,,,je per :ban:

ajo qe ti e citove per te sjell,,kte matrial qe ska te bej fare me temen,,,jo vetem qe skishte te bente me temen,,,por as me ate c´ka ti ke cituar,,

citimi
Thaci nuk eshte nje simpatizant as i Turqise dhe as i botes arabe.

ti smund te jesh shqiptar,,,ta kam then edhe her te tjera,,

me kto qe shpreh ti ne posten tende,,,deshiron,,qe thaci mos te jet mysliman Shqiptar,,,;POR TE JET ARAB APO TURK,,,

pastaj c´far lidhje ka Turqia apo Arabia,,,apo Kosova,,,,Me bashkesit fetare te rrepublikave te tyre????

:haha:

kryeministrin Hashim Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës,

:uffa:

jo qe smund te jesh patriot,,,por ti je,,,anti patriot,,dhe ushtar i atyre qe duan te ndajn rrepubliken e kosoves si nje rrepublik myslimane,,
dhe te shqipris,,,si nje rrepublik ateiste dhe katolike,,,

ti je nje nga ata,,,qe sdon qe,,shqiperia dhe kosova dhe pjest e tjera qe i perkasin,,,,te quhen,,,,,SHQIPTARI,,

por rrepublika te ndara ne fe!!!!!
 
Une degjova se Thaci nuk ishte ne pjesmarje........apo e kam degjuar gabim .

Nuk kishe mar pjese se kishte pas agjenden e njeshur :D...tejet te ngjeshur :D....Nejse, pash nepermjet ekranit pamjet qe u percollen dhe me te vertet ishin mahnitese....Dhashte Zoti sa me shpejte te bejne dhe nga ne rrugen e Arbrit ( ashtu me duket quhej ). Nejse, urime dhe njehere dhe urojme te jete kjo rruge nje ndihme e madhe per zhvillimin e ekonomise, tregtise dhe turizmit.
 
Kjo ishte gafa e rradhes e Berishes.Duke pasur inerci si rezultat i fushates elektorale inaguron nje rruge akoma te pa perfunduar.Pamjet e filmuara nga tv News24 e tregojne qarte nje pjese te rruges dhe dy ura te mbaruara ne nje segment prej gati 2 km.Ne vazhden e gafave te tij vazhdon dhe me emertimin e kesaj rruge duke e quajtur "rruga e kombit" pa pjesmarjen e figurave kryesore te dy shteteve shqiptare duke pasur perkrah vetem kryeministrin turk.Si tja veme emrin ketyre veprimeve te Berishes.A mos valle e do Berisha shqiperine dhe shqiptaret me shume se presidenti i shqiperise Topi dhe kryeministri dhe presidenti te Kosoves perkatesisht Thaci dhe Sejdiu?Ky inagurim per mendimin tim ishte thjesht nje mburrje e radhes e Berishes per fushaten elektorale, qe ne kete rast i uli pike vetes dhe PD.
 
rruga ose 2 korsi jan pothuajse te perfunduara ne tunel nese ka shperthime ne tunelin tjeter at'her aty nderpritet per nje koh te shkurter nje vones e vogel edhe te nje vend tjetter ishte pak rruga ende e pa perfunduar sepse rruga tjeter eshte e perfunduar dhe kalohet ajo rrug per 3 deri ne 4ter or tani per tani sepse kan qen disa qe i njoh n'at rrug edhe me tregun qe ishte perfect ngjdo aspekt edhe perfundimi kryesor behet ne shtator le qka thot news24 ata mesiguri kan filmuar pamjet e 2 korsive tjera qe jan duke u perfundu sepse edhe un e pash ne nje TV te Kosoves kto 2 korsiat qe jan pothuajse te perfunduara ishte shum diqka e mir diqka perfect ;)
 
urime shqipetar per "rrugen e kombit"
 
Thaqi ishte ne vizite te Bashkesine Islame te Kosoves.

Tërnava: “BI një hallkë e fortë në forcimin e shtetit të Kosovës"

Kryeministri falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës për kultivimin e kulturës së re të komunikimit dhe tolerancës fetare.

Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e mrekullueshëm në edukimin qytetar por edhe në angazhimet për prezantimin e drejt të çështjes së Kosovës anekënd botës. Këtë angazhim, kryeministri Thaçi e ka vlerësuar në funksion të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Të gjithë ata që janë të interesuar, dhe. që kanë mundësi, ne do t'i përkrahim në drejtim të përshpejtimit të njohjeve edhe më të mëdha për Kosovës" është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

"Para së gjithash z.Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame e Kosovës duhet falënderuar për kulturën e re të komunikimit, të tolerancës fetare që është kultivuar në Kosovë, në ndërtimin e shtetit demokratik, shtetit të mundësive dhe të tolerancës, edhe në kuptimin ndëretnik edhe ndërfetar. Qeveria e Kosovës do t'i japë përkrahje të plotë Bashkësisë Islame në këto përkushtime", ka theksuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Myftiu Naim Tërnava ka falënderuar kryeministrin Hashim Thaçi në emër të kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për punën madhore dhe për gatishmërinë e tij të vazhdueshme që ka treguar në raport me zgjidhjen e problemeve, në shoqërinë kosovare.

"Bashkësia Islame sikur edhe deri tash, do të jetë një hallke e fortë zingjirore në forcimin e shtetit të Kosovës. Presim që të kemi takime të vazhdueshme dhe konsulta mes vete, për të siguruar paqen dhe tolerancën, si dhe gatishmërinë për jetë të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës", është shprehur myftiu Naim Tërnava.

Thaçi eshte kryeminister i Kosoves dhe natyrisht qe duhet te beje vizita ne komunitetet fetare te Kosoves. Nuk eshte kjo vizite qe te hedhe oshte tezen time, kur flas flas me argumenta.
 
Mendoj se Thaçi nuk mori pjese per disa arsye; se pari Thaçi eshte aq politikan i urte sa mos t'a shfrytezojne te tjeret per te bere fushate elektorale. Per mendimin tim Thaçi eshte nder politikanet me te afte qe politika shqiptare ka ne rangun e saje kombetar. dyti mendoj se Thaci nuk eshte nje simpatizant as i Turqise dhe as i botSees arabe. Vitin e kaluar u organizua ne Prishtine nje konference mbi kosoven te vendeve islamike, ku moren pjese ministri i kultures turke dhe disa personalitete te tjera. Por nuk mori pjese Thaçi, sipas komenteve te zyres se Kryeministrit ai ndodhej jashte vendit, ndersa Thaçi ne darke doli me nje deklarate te tille: "E vetmja adrese qe ne njohim eshte Washingtoni dhe Brukseli".
Per t'u kthyer tek tema, kjo rruge padyshim qe ka nje vlere historike pamvarsisht nga vlera e saje ekonomike, eshte per te ardhur keq qe politika eshte duke e perdorur per te bere fushate elektorale, kjo edhe nje here tregon provincializmin dhe kulturen e pakte politike te politikaneve shqiptar.

-------------------------------------------------------------------
ti gerrard ke ndonje problem me Turqine,,
une skam pare shqiptare te tregoje pakenaqesi me Turqine vetem ti.

eshte shum e habitshme dhe e pa besueshme,lol

Thaci ka meritat e veta si politikan por nuk mund te arrije nivelin e Ibrahim Rugoves,,
din ti se Ibrahim Rugova eshte i vetmi politikan shqiptar qe mban
titullinm' Urdhri i Flamurit'?
po ti zotnij nuk kupton qe politika dhe feja jan nje kadegori e dyte dhe e trete kur behet fjale per ceshtjet madhore kombetare.
por ty crare te bej une kur ke shterpesi te intiligjences ku te ka mbyllur syte erresira kishtare centriste dhe mendon se akoma planeti jeton siper breshkes.

YouTube - Berisha / Thaçi / Kosova dhe Shqiperia u Bashkuan / Inaugurohet tuneli i Kalimashit.
 
E gezofishim aorten kombtare !

Kur kemi arritur te jetojme pa aorte ,imagjinoni pak sa bukur do shkojne gjerat tani qe e kemi aorten !!!
Veper e madhe por e ka paguar dhe do ta paguaj populli shqiptare me qimet e kokes.
 
o hartim pse nuk gzohesh ti or ti,,

do marrish magjarin dhe do shkosh ne durres dhe te shesesh molle te egjra.
lol
 
o hartim pse nuk gzohesh ti or ti,,

do marrish magjarin dhe do shkosh ne durres dhe te shesesh molle te egjra.
lol

Tuj u gzu jam or ti ,por as me presh ne prapanic si disa nuk fluturoj ,
skam sesi , se rruga eshte bere por parat akoma nuk jane pagjuar or taj.
 
Tuj u gzu jam or ti ,por as me presh ne prapanic si disa nuk fluturoj ,
skam sesi , se rruga eshte bere por parat akoma nuk jane pagjuar or taj.

sikur mos te paguhen parat kurr,,,do ta prshin prap rrugen???

:qaj:

ajo rrug parat e saj,,,jo vetem qe i ka mbrenda vepres,,sepse ato pare jan aty,,te investuara dhe do rrin pergjithmon te investuara,,,

plus,,qe kjo rrug qe nga ky moment dhe deri vitin tjeter,,,do te filloj ti jap shqipris dhe shqiptarve para,,,ne te gjitha fushat!!!!
 
Tuj u gzu jam or ti ,por as me presh ne prapanic si disa nuk fluturoj ,
skam sesi , se rruga eshte bere por parat akoma nuk jane pagjuar or taj.

o hartim po paret letra jan or ti,,

imi t,vu mush mushkat me krom e imi tue shperla borxhen.
 
sikur mos te paguhen parat kurr,,,do ta prshin prap rrugen???

:qaj:

ajo rrug parat e saj,,,jo vetem qe i ka mbrenda vepres,,sepse ato pare jan aty,,te investuara dhe do rrin pergjithmon te investuara,,,

plus,,qe kjo rrug qe nga ky moment dhe deri vitin tjeter,,,do te filloj ti jap shqipris dhe shqiptarve para,,,ne te gjitha fushat!!!!

Dakort jam me ato qe thua Ilir , as qe e ve ne dyshim qe eshte investim
me vlera madje dhe strategjike ,
por ta kam llafin qe kredite e marra do ti paguajme shqiptaret , apo jo?
 
pse mos deshet dikush tejter te vie e te paguj takasat per ju.ore po ju duhet te krenoheni aq sa ne po krenohemi se tash do beheni shpi
 
Dakort jam me ato qe thua Ilir , as qe e ve ne dyshim qe eshte investim
me vlera madje dhe strategjike ,
por ta kam llafin qe kredite e marra do ti paguajme shqiptaret , apo jo?

PO,,mundesisht,,,sepse kur te bie puna per te tjera kredi do na japin:fuck:

por un besoj se ajo rrug,,,do paguhet vetem me perfitimet qe nxjerr vet rruga,,,dhe per 5 vjet,,,un kam nje besim teper te madh,,se ajo rrug do te shprethej si nje vullkan ne ekonomin e Shqipris- Kosoves dhe gjith rajonit!!!

pastaj pas 5 vjetesh,,,jo qe do kemi vetem rrugen,,,por do kemi borxhin e shlyer,,,ekonomin e zhvilluar,,,,dhe besimin e fituar per te marr te tjera kredite per investime me te medha ndoshta ne fusha tjera te zhvillimit,,,
 
O ty t'lumte goja po sa bukur fole !!
Vlersoj shume optimizmin tend .
 
O ty t'lumte goja po sa bukur fole !!
Vlersoj shume optimizmin tend .

Por kjo sdo te thot se nuk duhet ti denoncojm te gjitha vjedhjet apo keq menaxhimet,,sepse gjithshka nuk do te jet kaq e leht,,,

ne duhet te zgjedhim pas neser,,ata me te besueshmit,,,

HAJDUTET me te vegjel te mundshem,,,
 
-------------------------------------------------------------------
ti gerrard ke ndonje problem me Turqine,,
une skam pare shqiptare te tregoje pakenaqesi me Turqine vetem ti.

eshte shum e habitshme dhe e pa besueshme,lol

Thaci ka meritat e veta si politikan por nuk mund te arrije nivelin e Ibrahim Rugoves,,
din ti se Ibrahim Rugova eshte i vetmi politikan shqiptar qe mban
titullinm' Urdhri i Flamurit'?
po ti zotnij nuk kupton qe politika dhe feja jan nje kadegori e dyte dhe e trete kur behet fjale per ceshtjet madhore kombetare.
por ty crare te bej une kur ke shterpesi te intiligjences ku te ka mbyllur syte erresira kishtare centriste dhe mendon se akoma planeti jeton siper breshkes.

YouTube - Berisha / Thaçi / Kosova dhe Shqiperia u Bashkuan / Inaugurohet tuneli i Kalimashit.

Ne radhe te pare une nuk do te merrja guximin te krahsoj as THaçin dhe asnje politikan tjeter me Ibrahim Rugoven, ai ka qene unik dhe i paperseritshem per politiken mbare kombetare. Une thashe per Thaçin arsyet qe ai nuk mori pjese ne inagurimin e kesaje rruge edhe se te paperfunduar. Mendoj se arsyeja kryesore ka qene qe Berisha mos te shfrytezoje ardhjen e Thaçit per fushate elektorale. Se dyti ju siguroj se Thaçi nuk ka ndonje sipati te madhe as per Erdogan dhe as per Turqine, edhe se shpesh here protokolli shteteror te detyron te takohesh me te gjithe. Ne kyte drejtim Thaçi eshte shume i ngjashem me Rugoven.
Ne lidhje me pikpamjet e mija, une nuk mendoj se kam permendur fene ne kyte teme, dhe eshte gjeja e fundit qe me vjen nder mend kur flas per politike. Nuk kam asgje me Turqine, nuk eshte aq e forte qe te ja kemi zili, ndoshta mund te jem kunder Rusise qe nuk e konsideroj nje shtet mik por nga ana tjeter ja kam edhe zili sepse eshte nje shtet i forte dhe duhet edhe pasur frike. Turqia nuk hyn nder problemet i mija, por nuk me pelqen qe t'a shikoj te na rri afer. Nuk ja kemi nevojen.
 
----------------------------------------------------------------
Ruska eshte aq e forte sa qe shtyp popullin e vet sa qe ja nxori ujin e zi qe nga lufta e dyte botrore hane patate me kripe dhe bejne parade me stomakun bosh dhe me ushtar pijanec dhe te korruptuar ne mase.
Turqia eshte vend demokratik jeten e bejne me mire se Ruset, turizmin me te madh ne europe,, mik me te gjith (pervec grekut) ushtri te forte dhe ja degjojne fjalen, dhe mbi te gjitha per ne shqiptaret qe eshte aleate besnike.
nevojes nuk ja ke ti as une se nuk po bleme cimcakiza ne turqi, por kemi interesa te perbashketa sepse ka 6 miljon shqiptar atje dhe kemi nje histori te perbashket 500 vjecare qe nuk shmanget kollaj.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top