Ilirët e vërtetë, nuk duhet ngatërruar me fantazitë e vjedhura sllave

Bilderberg

Anëtar i ri
Ilirët e vërtetë, nuk duhet ngatërruar me fantazitë e vjedhura sllave

01 March, 2009 02:57:00 Nga Agron Luka


thumbnail.php

Vështrim kritik mbi librin e ri të prof. Lucia Nadin, “Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552)”
Aty nga fund maji 1997, pata rastin të njihesha dhe të diskutoja personalisht me prof. Lucia Nadin, në Tiranë, meqenëse edhe unë isha marrë gjerësisht me këtë temë. Ajo më dhuroi disa nga punimet e saja, përfshirë edhe punimin e parë mbi gjetjen e “Statuteve të Shkodrës”, me “Stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës” dhe bashkë me to edhe një fotokopje të një “Testamenti dhe Privilegje të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve”. (“Studiuesit italianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, bot. USHLG, 1997; prof. L. Nadin, prof. L. Za, “Sugli antichi statuti della citta di Scutari”, f 41-49) Herën e dytë, jemi takuar në Shkodër, me rastin e promovimit për botimin e librit të saj madhor “Statuti di Scutari”, giugno 2002, të cilin ma dhuroi personalisht dhe me autograf në Tiranë, pas një takimi në zyrën e dr. Moikom Zeqo, në MHK. Në librin e ri, “Shqiptarët në Venedik, mërgim e integrim (1479 1552)” prof. Nadin, porosit: “...studimet rreth marrëdhënieve mes Venedikut dhe Albanisë lypset të vijojnë”. Këtu konkretisht do përqendrohem mbi tre çështje, mbi të cilat vërej se prof. Nadin nuk ka interpretuar drejtë e me objektivitet.

Mbi vendosjen dhe prezencën venedikase në Komunën e Shkodrës nga vitet 1390-1479

Nuk ka qenë viti 1396, kur Republika e Venedikut, e mori Shkodrën, ashtu thjeshtë e vetëm me atë marrëveshjen dhe shit-blerjen e pjesës feudale të Balshajve, siç i do qejfi historiografisë shqiptare! Ka mjaft dokumente që vërtetojnë se, qytetarët shkodranë kishin zhvilluar aty nga viti 1400, edhe disa traktativa bisedimesh, ku me tagrin e Komunës Qytetare të tyre kishin rënë në një marrëveshje me Shahin Beun e Shkupit, me kusht për të ruajtur autonominë e Komunës, kundrejt një shume të përvitshme prej 2000 dukatesh në vit. Unë do të shprehesha, po ashtu siç e kishin konstatuar edhe vetë rilindësit tonë republikanë të shek XV, se, më shumë përfitoi Republika e Venedikut dhe tërë Italia nga territoret albane, nga Komunat qytetare dhe nga lufta heroike e tyre në shek XIV-XV, se sa e kundërta. Mendoj se historiografia jonë, më shumë se sa për recetat e gatshme interpretative, “alla filo italiane” apo “alla filo turke”, ka më shumë nevojë për interpretimet e rregullta të dokumenteve që ekzistojnë dhe kështu edhe për zbulimet e reja arkivore.

اështja e “Testamentit dhe e Privilegjeve të Aleksandërit të Madh, akorduar ilirëve”
Në librin e ri, prof. Nadin e ka ritrajtuar më gjerësisht dhe me prurje të reja, çështjen e këtij Testamenti dhe Privilegjeve të Aleksandërit, akorduar ilirëve (f 122-124). Mirëpo, megjithëse e pranon se treva iliro-albane-epirote dhe Shkodra kishin qenë realisht e historikisht, brenda rrethit trashëgimor të Aleksandërit të Madh, përsëri ajo ngul këmbë se ky “testament dhe këto privilegje ishin hipotetike mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar”, si një dokument apokrif i përpunuar më vonë etj. (f 123). Unë mendoj se prof. Nadin, nuk ka të drejtë ta vendosë, Ilirinë dhe kryeqytetin e saj Shkodrën, në të njëjtën pozitë dhe raport të barabartë me falsifikimet e mëvonshme mesjetare sllave apo edhe ato italike, duke i futur të gjitha në një thes! Për sa i përket falsifikimeve e artificialiteteve fantazitë sllave, prof. Nadin ka plotësisht të drejtë. Por, për sa i përket ilirëve dhe Shkodrës më konkretisht, kam përshtypjen se Nadin e ka kaluar pak si lehtë dhe me ngut çështjen. Kam mendimin dhe sigurinë se prof. Nadin as nuk i ka lexuar fare vërejtjet tona. Po detyrohem, t’ia ribëj prezent prof. Nadin: a)Së pari: pavarësisht autorëve që ajo ka cituar si, Plutarku dhe Jul Valeri i i shek IV, të cilët ishin një bazë për një falsifikim të mundshëm me emrin e Aleksandërit të Madh, ka një burim e bazament të shkruar të Diodori i Siçelisë, ku ai theksonte shprehimisht: “Në këtë vit, 324 p.e.r., erdhën në Babyloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë e përgëzonin mbretin Aleksandërin e Madh për fitoret e tij, të tjerë i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmuara, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca; më në fund disa erdhën për t’u shfajësuar për akuzat që u kishin bërë. Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën edhe shumë dinasti nga Europa dhe Libia...”(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690; Lib. XVII, 113, 1,2), b)Së dyti: ka edhe një bazament dhe burim të shkruar për një “Testament dhe disa Privilegje” nga Aleksandri i Madh, ende me gjalljen e tij, ku ai sugjeronte një lloj ndarje paraprake të territoreve. Kjo ndarje, sipas porosisë së vetë Aleksandërit të Madh, figuron e shkruar në Biblën e Vjetër, kështu: “Aleksandri, biri Filipit, maqedonas... arriti deri në skajin e tokës e pushtoi shumë popuj... Atëherë u sëmur dhe e pa se po vdiste. I thirri oficerët e vet, bujarët që ishin rritur bashkë me të që në moshën e re dhe, ndërsa ishte ende gjallë ua ndau mbretërinë e vet. Ne e kemi ndjekur këtë pjesë të Biblës së Vjetër edhe në konfrontimin me realitetin historik dhe na ka rezultuar në përgjithësi i vërtetë. Prandaj, Zonja Nadin, për rastin tonë të ilirëve dhe të qyteteve ilire adriatike, ju nuk keni pasur as njohuri të sakta dhe as konkluzione më të arsyetuara! Ndoshta-ndoshta, juve ju ka mbajtur disi peng edhe krenaria italiane, sepse e kam konstatuar qysh në fillim se nuk ju ka pëlqyer ai formulimi: “Aleksandri i Madh ua la si trashëgim ilirëve, tokat e bregdetit të Adriatikut italik nga veriu në jug, nga Aquiloni deri te Kepi Japigjia ku edhe tërë njerëzit e saj do të ishin të nënshtruar e si robër të ilirëve”. Ju, qysh herën e parë deklaroheshit se, nuk kishit dijeni që Aleksandri i Madh kishte pasur të bënte me Italinë! Kurse ne ju sollëm disa ilustrime. Kështu ne shohim, te autorët antikë se, ilirët që ishin ndër aleatët e kontribuuesit kryesorë të fuqisë ushtarake të Aleksandërit të Madh, morën jo vetëm territoret e veta, por edhe mjaft territore e shpërblime të tjera. Ne i kemi analizuar gjerë e gjatë dokumentacionet e shkruara dhe s’kemi pse t’i ripërsërisim këtu. Ajo që duhet nënvizuar fort në këtë pikë, dhe që ne e kemi avancuar më me kujdes se herën tjetër, është se, edhe sikur të kishte pasur për ilirët, ndonjë copë falsifikim-manipulim të një dokumenti, gjithsesi këto ngrihen mbi pretendime faktike dhe të justifikuara të kontributeve të ilirëve dhe në kronologjinë reale. Kështu pjesa ilire, e ilirëve të vërtetë, absolutisht nuk duhet ngatërruar me bllofet, kopjet artificiale e fantazitë e vjedhura sllave, siç në mënyrën jo realiste e antishkencore ka rënë në këtë batak prof. Lucia Nadin! Ndërkaq ne duhet ta vëmë në dukje mirë, edhe atë që gjithashtu nuk e ka vërejtur Nadin, se Statutet, përfshijnë edhe pjesë nga Statute antike të humbura edhe pjesë nga e drejta jonë zakonore gojore, siç e shohim edhe me atë “Vendimin kolektiv të Pleqve të Shkodrës”. Për një turp e një alarm kombëtar, e ngre zërin këtu se, Shkodrën në pjesën e ish qytetit poshtë, vetëm sa e kanë gërvishtur pak nga krosta aty-këtu, me nja tre-katër sezone sondazhe verore gërmimesh!

اështja e Stemës Heraldike të Qytetit, Komuna e Shkodrës në shek XIV-XV
ثshtë ngritur kaq herë kjo çështje, për të nxjerrë një stemë të re të Bashkisë nga ky bazamenti qytetar komunar republikan, por kjo ka rënë në veshët tërësisht të shurdhër dhe në disa shije orientale... Në lidhje me këtë, një grup autoritetesh shkencore dhe disa studiues e dashamirës qytetarë, me aprovimin dhe miratimin edhe të autoritetit shkencor W. Kamsi, i patën dërguar KBSH dhe BSH edhe një Kërkesë-Peticion për diskutimin dhe debatimin e kësaj çështje. Stema aktuale që mban BSh, ka qenë propozuar qysh më 1939, nga G. Valentini, mbi bazën e një monedhe të kohës së Balshajve. Mirëpo edhe në këtë rast, paraqitja origjinale është ç’tjetësuar, stilizuar e madje edhe deformuar, ku ylli i Davidit 6 cepash shndërrohet në 8 cepash edhe ngjyrat janë vendosur arbitrarisht si të klubit sportiv Vllaznia! Edhe dihet se Balshajt, duke qenë edhe si një familje e madhe numeroze, kanë pasur disa stema e monedha të ndryshme ku ka edhe me ujk etj. Gjithsesi, në realitetin historik, kjo stemë që mban sot Bashkia Shkodër, nuk duket se ka qenë ndonjëherë si një stemë e sigurt dhe e argumentuar që të kishte përfaqësuar qytetin komunë.
Për stemën që kishte zbuluar prof. Nadin, vetë ajo dhe të gjithë interpretuesit heraldistë italianë, e kanë interpretuar dhe shprehur qysh në botimin e parë se kemi të bëjmë me “Stemën heraldike të Qytetit Komuna e Shkodrës”. Në simpoziumin e vitit 2002, edhe prof. Nadin u informua nga ne, mbi propozimin që kjo stemë të përshtatej me ndonjë përzgjedhje dhe përmirësim estetik, si një stemë e re e Bashkisë së qytetit dhe ajo vetë e ka miratuar këtë ide. Mund të konstatohet se edhe në librin e sapobotuar, prof. Nadin rikonfirmon plotësisht, se kemi të bëjmë me stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës, të shel XIV-XV. Për cilësinë e pikturimit në akuarel, prof. Nadin kishte deklaruar dhe deklaron përsëri se, kemi të bëjmë me një lloj kopje-pikturim të ish origjinalit, nga vetë kopjuesi i Statuteve, i cili nga që edhe nuk ishte një piktor profesionist, detyrimisht kishte realizuar një kopje pikturë jo profesionale. Ai e kishte bërë këtë stërmundim, thjeshtë i detyruar nga shqetësimi që nëse origjinali unik humbiste nëpër morinë e arkivave, të paktën kjo kopje të mos humbiste. Në lidhje me simbolin e shqiponjës së zezë njëkokëshe (megjithse nga puna jo profesionale e piktorit, plus keqdashjen e qëllimtë, edhe kjo mund të ngatërrohej si “sorrë e zezë”), prof. Nadin dhe ekspertët italianë e kanë pranuar dhe shkruar qartazi në unison se, kemi të bëjmë me një simbol autoktoniteti dhe autonomie të fuqishme qytetare që, buronte jo vetëm nga thellësia e mesjetës por edhe nga lashtësia. Këtë mendim e kishte shprehur edhe vetë M. Barleti, përderisa edhe shkodranët, siç e deklaronte ai, mburreshin se zanafillonin e lidheshin me Pirron si epirotë-albanë, me Aleksandërin e madh, si “zogjtë e shqiponjës” etj. Shqiponjën e zezë ne e kemi trajtuar të lidhur me vargjet homerike me shqiponjën murrosh-zeshkane, si simboli i mbarë gadishullit dhe i zotit Zeus, madje edhe qysh në kohë të lashta mitologjike me të tre vëllezërit trinjakë Gerionë. (A. Luka, gaz. 55, datë 23-24 Maj 2004, “Shqiponjat epirote të Zeusit dhe të Gerionit të Trefishtë”; bot. në rev. “Illyria”, New York, 26-29, nëntor 2004;
“Tre Gerionët e Epirit Pellazgjik, si sinonimi i miqësisë njerëzore”, “Koha Jonë, 31 gusht 2006; bot. në gaz. Shekulli , në replikë me akademikun Qose etj.). Ndërsa ishte shprehur qartazi për shqiponjën e zezë, për luanin e bardhë, për një lloj tekanjozi, çuditërisht prof. Nadin, ripërsërit atë interpretimin e parë, se në këtë stemë heraldike kemi të bëjmë me “një qenush të bardhë me një kockë në gojë”! (f 124) Për këtë, rast të çuditshëm, Nadin shprehej se, kemi të bëjmë me një lloj shtese tragjikomike, nga një “humorist shkodran” i fund shek XV, si një dhuratë ironike ndaj turqve okupatorë etj. Mirëpo ky interpretim nuk vërtetohet e nuk argumentohet me asgjë dhe kësisoj mbetet thjeshtë vetëm një lloj hipoteze. Unë ia kam kërkuar me këmbëngulje argumentimin se ku mbështetet ky tregim, mirëpo kjo mbetet një mister?! A thua ky komik e kishte bërë këtë shtesë direkt te origjinali dhe këtë e hëngri edhe kopjisti, apo kjo shtesë ka qenë vetëm te kopja?! Unë, në interpretimet e mija, kisha sjell një hipotezë-interpretim se me atë qenush, kemi të bëjmë me kopjimin e keq dhe jo profesional dhe kështu kemi një luan me një çelës të qytetit në gojë. Ndërkaq, ky argumenti qesharak i “qenushit me kockë në gojë”, shërbeu për dijelerët e Këshillit Bashkiak dhe për vetë Kryebashkiakun demokrat, si një “argument gurç”, për të mos e marrë fare as deri në masën e një diskutimi këtë çështje, ku unë kam edhe mjaft argumente të tjera. Madje, dhe është mjaft turp të thuhet kjo, një titullari aktual të Këshillit Bashkiak të Shkodrës edhe shqiponja e zezë i duket pa asnjë lloj dyshimi si një sorrë e zezë! Injoranca e disa bashkiakëve shkodranë shkon deri aty, sa të çuditen e të mos binden nga argumentimi se, vetë fjala Komunë, jo vetëm që ka një përparësi, një origjinalitet e një përdorim alban mesjetar e antik, por edhe se ka të njëjtën ekuivalencë me fjalën Bashki dhe nuk bie asnjë një gram në një rrang më poshtë se Bashkia! Diskutimi e konsultimi, nuk kishte përse të mos përfillej fare si çensurë, nuk ishte e thënë me domosdo o luanin o vdiqëm, pastaj stema-monedha Shkodra mund të nxirrte sa të duash, mjaft të përmendim edhe anijen e Gentit dhe Karavantit.
(Vetë Karavanti, vëllai i Gentit, ishte edhe komandant i flotës së anijeve karava me vela, që prodhoheshin në kantjerin e ndërtimit të anijeve në Shkodra. AL). Kohët e fundit, në këtë “diskutim akademik”, ka replikuar e ka ndërhyrë edhe një profesor, i cili ka ngritur edhe një interpretim tjetër, në lidhje me atë qenushin e bardhë me kockë në gojë, ku i bie ndesh edhe vetë prof. Nadin dhe kronologjisë së saj mesjetare. Profesori, shprehet për një lloj mashtrimi dhe vënie dorë nga një oficer fashist italian, ku sipas “artefaktit” të tij me një foto, në vendin e luanit ka qenë edhe një copë shqiponjë tjetër e zezë, po aq identike edhe si “sorrë”! اudi e madhe se nga e ka siguruar profesori këtë “artefakt origjinal”! Ky do të bënte mirë që sa më shpejt, një orë e më parë, ta botonte atë studimin e premtuar të tijin, sepse kështu do të ndihmonte shkencën për të dalë nga ky ngërç dhe krizë, do të ndihmonte heraldistët italianë, prof, Nadin dhe mua. Të paktën të shpëtojmë shqiponjën e zezë nga turpi i sorrës! Profesori, sidoqoftë mendon se “një luan si bojë jeshil autokton ka pasur vetëm Drishti”, sipas asaj stemës heraldike të botuar të Engjëllorëve, te gazeta Shqip. (Shih nga ne në gaz. Shqipëria Etnike dhe në internet, “Edhe një herë për Stemën Heraldike të qytetit të Shkodrës mbi bazën e ish stemës origjinale”) Në këtë vorbull, replikash në internet e në propagandën nga poshtë të mejtepeve, u fut edhe një dijetar anonim (?), i cili më quan mua edhe si “regresist, vrasës e si persekutor i traditës 600 vjeçare”! Unë asnjëherë nuk kam kërkuar që ish kisha e Shën Stefanit, të kthehej në një kishë funksionuese, as si xhami funksionuese e Sulltan Mehmetit II, dhe aq më pak si një hibride xhami-kishë, por të rregullohej/restaurohej me një çati etj, nga institucionet e specializuara shtetërore dhe të kthehej në një muzeum për vetë atë objekt. Aty mund të muzeoheshin shumë objekte, përfshirë edhe atë peshqeshin e mermertë të Sulltan Mehmet Fatihut. (që sigurisht se është një vepër historike dhe artistike). Dhe në qoftë se kjo çështje na paska qenë kështu kaq e thellë e kaq përçarëse e dy traditave, përse nuk ka reaguar ende zyrtarisht stafi shkencor dhe historik i Këshillit Bashkiak dhe i Bashkisë Shkodër, pse nuk ka reaguar vetë ministri Ylli Pango?!
Edhe vetë Nadin, duhet të sjellë argumentime të sakta, në qoftë se ekzistojnë, kështu që ose qenin ose luanin, ta bëjmë dalje. Si i fundit në këtë mesele e dava, ku duhet me domosdo ndërhyrja akademike, është nakatosur edhe dr. A. Plasari. Ky, në një studim, të titulluar “Mbi “moralin politik” të Gjergj Kastriotit”, bot. në Gaz. “55”, dt. 5 dhjetor 2008, çuditërisht në botimin kësaj steme heraldike, të zbuluar nga prof. Nadin, ka vendosur diçiturën si “Stema heraldike e Familjes së Kastriotëve”! Po, përse “kujdestari i kolanës” së librit të fundit të prof. Nadin, nuk e tha këtë, direkt e te libri?! Ishte, kjo një lapsus i diçiturës nga vetë gazeta 55, apo një nga ato vetë-mbushjet e dr. Plasarit si, ajo puna e Nënë Terezës me origjinë aromune-romene?! Nga sa dihet nga botime të ndryshme aktuale dhe nga një përmbledhje që e kishte botuar P. Xhufi te rev. “Shkenca dhe Jeta” e vitit 1990, njihet se pjesëtarë nga familja e pasardhësve Kastriotë, në Itali kanë pasur nën një shqyt, nga njëra anë një shqiponjë të zezë dykrenore dhe nga ana tjetër një luan etj, në pllakat e tyre mortore, që ruhen ende. Por, absolutisht, asnjëherë nuk ishte bërë fjalë as për ndonjë sorrë e as për ndonjë qenush të bardhë me një copë kockë me dhëmb 90? në gojë! Unë, ç’kam pasur për të thënë për shqiponjën dhe luanin e Shkodrës, pastaj për faktin se, çelësi i kështjellës përmendej edhe në burimet osmane, ku qytetarët ia kishin dorëzuar Daut Pashë Ganjollës etj, i kam konsumuar. Ka burime se luani i bardhë i Nënës së Madhe, njihej në Shkodër, së paku edhe më herët se koha e Aleksandërit të Madh etj, dhe për këtë arsye nuk kishte përse të konfondohej si luani i Shën Markut, si luani i Shën Stefanit apo si luani i Shën Gjon Vladimirit! E po ç’ti bësh bashkiakëve-beledijetarëve dhe mejtepxhinjve fanatikë shkodranë, që na kanë lënë pa luan të bardhë edhe pa çelës qyteti, po e po, por edhe pa shqiponjën e zezë me një kokë! (Me një kokë e ngriti edhe I. Qemali shqiponjën edhe në Vlorë o dijetar...) Edhe më kulmi, mejtepexhiu më etiketon mua edhe si nostalgjik mesjetar, kur nuk ia ka fare idenë se stemat heraldike si më zakonisht merren nga mesjeta. Por, në qoftë se ti o replikant anonim, që edhe vetë identitetin tënd e maskon pas gëlqeres së bardhë, meqenëse pohon se ke plot 600 vjet identitet, dëshiron si Stemë atë pllakën e mermerit me flamujt dhe dedikimet që ka lënë Mehmeti i II, me rastin e marrjes së Iskënderies, thuaje ore pa frikë e pa hipokrizi mendimin tënd, madje atë pllakë mermeri mund ta vendosësh edhe mu në qendër të Shkodrës, meqenëse edhe atë monumentin e 29 nëntorit 1944 e keni përdhunuar dhe fshirë me gëlqere të bardhë... Fatkeqësisht kështu ka shkuar puna e historisë në Shkodër, si një problem mekanik transporti me një Tadano apo Ta Kraft, sa që edhe me një VKB mund të bësh çfarë të duash! Apo, mos dëshiron edhe ti si stemë ndonjë Shatrivan të Bahçisarajit?! Tirana, krahas kullës së sahatit oriental, të cilin e ka modifikuar si Venecian fare vonë, është pasur edhe me një ujk-luan me bishtin me tufë dhe me shiritin e kuq të kryebashkiakut, kurse Shkodra i ka rënë lanet!
Deri kur të jenë zbuluar materiale të reja argumentuese bindëse 100% edhe për trutë antidialektikë e injorantë, unë me mjaft kënaqësi, do ia shkarkoja këtë temë, një debati midis “dijetarëve” të Këshillit Bashkiak e Bashkisë Shkodër, profesorit kompetent, “dijetarit” të mejtepit dhe prof. dr. Aurel Plasarit. Le ta vërtetojë dr. Plasari, tashti atë Stemën, në se familja Kastrioti mbante nga këta qenë këlyshë kaq trima, sa që guxonin të lehnin edhe kundra luanit të bardhë të Aleksandërit të Madh, edhe kundra ujkut të Balshiçëve, edhe kundra ujk-luanit të Skurrajve, pastaj nëse kishte edhe nga ato sorrat e zeza të stërvitura që guxonin të sfidonin në qiell edhe skifterët edhe vetë mbretëreshën e qiellit shqiponjën/kaponjin!

link: AlbDreams.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top