Iliada & The Odisea (Nje enigme e pazgjidhur)

Nostra_22

Anëtar i Nderuar


Duke ju referuare disa librave historik te Izraelit te lashte, dy shkrimet epike me te lashta ne Qytetrimin Perndimor jane Iliada dhe Odisea te shkruara nga poeti i njohur si grek, Homer.

Jane keto dy shkrime qe paraqesin sot mithet dhe legjendat brilante te ndodhura ne nje kohe shume te larget qe shkon rreth 4000 vjet me pare dhe te shkruara ne shekullin e shtate para Krishtit.

Keto legjenda dhe mithe pasuane fshirjen nga historia te qytetrimit Mikenian, nje nga qytetrimet me te zhvilluara te kohes.

Mendohet se legjendat gojore te popujve te zones ku shtrihej Greqia e lashte dhe Troja, u mblodhen dhe shkruan nga Homer.

Po kush ishte ky Homer? Te gjithe e bejme kete pyetje dhe askush deri me sot nuk ka marre nje pergjigje te sakte. Dihet vetem se Homer qe nje plak i verber i cili bashke me shkrimet e tij vuri kete emer qe sot ne njohim pa folur aspak per vehten e tij.

Dyqind vjet pas tij, historiani me i madh i tere kohrave qe quhet dhe babai i historise, Herodoti, na thote se Homeri ishte nje grek nga Jonia ne bregun perendimor te Azise se Vogel. Ndoshta i lindur ne ishullin KOS dhe qe jetoi perafersisht ne vitet 850 deri 750 B.C. (Para Krishtit)

Tek Herodoti ai pershkruhet si rapsod popullor endacak qe bridhte neper vende te ndryshme per te mbledhur legjendat e vjetra qe kendoheshin ne vargje nga rapsode epike, kjo nje tradite e vjeter gojore qe sot per fat te mire ruhet vetem ne nje vend dhe pikerisht ne Shqiperine e veriut.

Shume studiues mendojne se epikat poetike te legjendave Homeriane nuk jane shkruare kurre nga nje person i vetem por nga shume njerez te cilet kane ngleur anonime!

Mua personalisht me kane ngelur ne mendje shume tregime dhe legjenda Homerike qe babai im mi tregonte si perralla kur isha femije dhe qe atij ja kishte treguare i jati. Ata nuk e kishin lexuare kurre Homerin dhe as e dinin nese ekzistonte nje Homer!! Kur une u rrita dhe Homeri u perkthye ne shqip, nxitova ta blej dhe ta lexoj me nje fryme. U befasova! Shume nga ato legjenda une i dija qe nga rrefimet e tim eti. Kjo me ka vene ne mendime te thella dhe me mundon shume. Si ka mundesi qe babi im dhe babai i tij i dinin kaq mire ato legjenda pa lexuare Homerin?! Kjo eshte nje pykepyetje shume e madhe tek une dhe qe me mundon. Nuk e di nese nje dite do te di te verteten e kesaj enigme? Po ashtu nuk e di nese shqiptare te tjere (mosha ime dhe me te vjeter) jane rritur me keto "perralla" Homerike dhe nese po, ku ata i kane mesuare pa ekzistuare ne shqip nje Homer?

Mendohet se keto dy libra qe Homeri vetem sa i ka mbledhur, kane ekzistuare ne mendjet dhe gojet e grekeve te lashte shume me pare dhe se jane shkruare 200 deri 300 vjet para se te vinin shkronjat greke dhe te shkruhej greqishtja! Del pyetja se me cfar shkronjash u shkrojten ato dhe kush i shkrojti pasi Homeri ishte i verber?

Nga Agim Bacelli
 
'Skeleti' dhe 'mishi' i 'Iliades'

Iliada' eshte nje permbledhje ne vargje e tere asaj periudhe luftrash greko-trojane deri ne shkaterrimin e Trojes. Shume gjera aty jane pershkruar me nje hiperbolizim te njejte si psh tek 'Eposi i Kreshnikeve' por tregohen dhe disa zakone apo tradita qe ne fakt jane te verteta pasi ato jane te trasheguara edhe sot e kesaj dite ne Shqiperine e veriut, (ne tere Gegerine), dhe kjo ben qe legjendes ti vishet 'mishi' i se vertetes dhe te behet e besueshme.

Po pse tere kjo lufte e grekeve ndaj trojaneve? Per nje femer? Per nje kokekrisje? Apo thjeshte per ekspasion? Une mendoj qe asnjera nga keto gjera nuk qendron. Lufta eshte bere vetem per nje arsye; zoterimit te ngushtices se Dardaneleve qe eshte nje pike strategjike qe kontrollon lidhjen e Detit te Zi me Detin Mesdhe.

Nese pranojme qe Troja ka qene shtrire atje ku na thote arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, kjo ndodhet afer ujit dhe ne piken me te afert te Europes me Azine e Vogel. Per greket ka qene me kollaj te dominohej kjo pike per te realizuare gjithe ato hamendje te tjera qe i vishen lakmise greke per Trojen dhe qe ka ndodhur ne kufijte kohore midis viteve 1250 - 1185 PK.

Per nje kohe te gjate eshte menduare qe "Iliada" eshte nje krijim imagjinar letrar dhe kjo deri ne vitin 1870, kur gjermani Heinrich Schliemann filloi germimin ne ate vend qe sot besohet te kete qene Troja.

Ai kenaqi veten e tij dhe me pas tere boten duke treguare se ai gjeti renojat e Trojes! Atje u gjeten, njera mbi tjetren rreth 9 qytetrime ne nje hark kohor prej 3,500 vjetesh dhe natyrisht ata qene qytete-shtete qe u vertetetuane se kane ekzistuare para Homerit. Troja e Homerit mendohet qe te kete qene i shtati qytetrim i zhdukur, pas ce silit mendohet te jene edhe dy qytetrime te tjera qe mund te kene ekzistuare pas Homerit! Muret e Trojes jane te trashe rreth 5 m dhe lartesia nuk dihet per shkak te rrenimit.
 
Historia e 'Iliades'



Ne qender te historise jane heronj te medhenj dhe perendi e perendesha por nje nga heronjte me legjendare i pershkruare me shume mjeshteri eshte Akili grek i cili nuk pershkruhet me perbuzje si heronjte e tjere greke por me shume dashuri. Edhe zemerimi i Akilit dhe vrasja e Hektorit, heroi me te madh trojan, pershkruhen me mjeshteri te rralle dhe po me ate dashuri per Akilin megjithese ai ben nje veper shume mizore ne inat e siper!

Qellimi i luftes kunder Trojes ishte qe te merrej Helena, gruaja me e bukur e botes, bashkeshorte e mbretit te Spartes, Minelausit, e rrembyere nga princi i Trojes, djali i Priamit, Parisi. Minelausi ishte betuare per hakmarrje. Ai thirri ne ndihme te gjithe mbreterit dhe princat e Greqise per ndihme te cilet ju pergjegjen pozitivisht, nder ata ishin edhe Akili, Ajaksi, Odiseu, Diomedesi, Nestori dhe Agamemnoni, mbret i Mikenes. Agamemnoni ishte vellai i Minelausit dhe u caktua krykomandant i luftes.

Pergatitja per lufte e grekeve vazhdoi per gati dy vjet, ata ndertuane mbi 1.000 anije lufte dhe thirren nen arme mbi 100.000 djem. Kampi i pergatitjes per lufte u zgjodh porti detar ne gjirin e Aulisit qe gjendet ne pjesen verilindore te Greqise. Nisja u be ne nje dite te qete kur deti ishte pa dallge pasi kishin bere dhe kurbanin e rastit dhe ishin falur ne kembet statujes kushtuare Perendeshes Artemis (Diana.) Mendohej qe te gjithe perendite ishin fyere me veprimin e bere nga Helena e bukur dhe se zotat ishin ne anen greke.


Nga ana tjeter edhe trojanet po pergatiteshin per lufte. Mbreti trojan Priam qe shume plak per te luftuare vete keshtu qe ai thirri ne ndihme fqinjet e tij dhe u kerkoi ndihme e cila nuk i mungoi. Vete qyteti i trojes qe i rrethaure nga mure qe smund te kaperxeheshin ne asnje menyre. Ne krye te ushtrise qene trojanet Hektor, Enea, Sarpedon etje. (Sic e thame tek "Si sot u shkaterrua Troja" per Enean ka shkruare me von Virgjili.)

Kjo lufte nuk shkoi ashtu si e mendonin greket. Per nente vjet rjesht ata luftuane e derdhen gjakun lume por Trojen nuk e nenshtruane dot. Pas nje lodhje te gjate, kryetrimi grek, Akili, i thote Agamemnonit se nuk do te luftoje me kunder Trojes dhe u terhoq. Agamemnoni per ta terhequr Akilin ne lufte sajon nje kurth, dhe per kete problem Homeri angazhohet te pershkruaje plot dy te tretat e librit te Iliades! Agamemnoni terheq ne lufte kushuririn dhe njeriun me te afert te Akilit, Patroklin te cilin e lejon te ndeshet me kryetrimin e Trojes, Hektorin, nga i cili ai vritet. Kuptohet qe Akili do te hakmerrej dhe keshtu ai futet ne lufte per ta vrare Hektorin. Kjo eshte dhe pjesa me e bukur e librit. Pershkrimet e hollesishme te jetes se Akilit dhe luftrat e tij deri ne vrasjen e Hektorit, jepen kaq me detaje sa secili qe i lexon ato pasazhe, e ndjen vehten brenda tuftes greko-trojane.

Vrasja e Hektorit i cili qe nje trim i drejte, i ndershem dhe trim i zgjuare do te beje qe dhe Akili i pamposhtur te vritet ne fund te luftes pas shkaterrimit te Trojes.

Por si erdhi shkaterrimi i Trojes se pamposhtur?

Gedhendesi Odiseu, i ndihmuare edhe nga Perendesha e Luftes, Athina, planifikoi te ndertoje nje kale druri shume te madh qe te mbante brenda tij rreth 100 ushtare.

Plani i tij u zbatua menjehere. Greket u derguane lajm trojanve qe do te terhiqen dhe shkojne ne Greqi si disfatiste dhe ne shenje respekti per luftetaret e medhenj trojane ata ju dhuronin nje kale druri. Per te vertetuare kete gje, greket ngriten velat dhe anijet e tyre moren "rrugen e kthimit." Kalin e drurit ua lane jashte tek porta kryesore me emrin Dardan. Pasi trojanet u siguruane se greket iken, e moren kalin dhe e futen brenda megjithe kundershtimet e Parisit dhe te Kasandres, djalit te vogel dhe bijes se vetme te Priamit. Te njjten gje beri dhe prifti i mencur Loakoni i cili u tha se, "dhurata e armikut eshte o helm o thik!"

Kasandra qe edhe parashikuese dhe ajo e terbuare nga inati qe askush nuk e degjonte i tha te jatit: "Ati im i dashur, une shoh gjak brenda mureve te kalase dhe me kete gjak shoh te shkruhen fjalet Helene e Torjes dhe Kali i Trojes qe njerzimi ska per ti harruare kurre! Te lutem mos e fut aklin brenda!"

Me gjithe kundershtimet e tyre, kali u fut brenda mureve dhe naten, ndersa trojanet flinin, 100 ushtaret greke dolen nga kali dhe pasi vrane disa roje, ju dhane sinjalin grekeve qe prisnin ne det te hapur me anijet gati per tu kthyere mbrapsh. Greket arriten tek muret e Trojes dhe ushtaret greke pasi vrane rojet e posrtes sekondare me emrin She, e hapen ate dhe lejuane keshtu futjen e ushtrise greke e cila i vu zjarrin Trojes dhe vrau pothuaj se te gjithe trojanet. Vetem pak vete shpetuane dhe me ne krue Enean ata mbriten ne brigjet e Italise ku ndertuane nje qytet me emrin Troja.

Afer mengjezit, Troja nuk ekzistonte me dhe bashke me te edhe shume nga trimat e saj se bashku edhe me disa nga trimat greke. Helena u kap dhe u muarr duke ju dorzuare Minelaosit.

Ketu mbaron dhe libri ILIADA. Greket u kthyene ne greqi. Gjate kthimit per ne Greqi, nje nga heronjte e saj Odiseu pason nje udhetim te gjate dhe plot aventura e cial jepet e plote tek libri i dyte i Homerit me titullin ODISEA te cilen do ta japim te permbledhur shkurt sic dhame Iliaden, ne nje dite te aferme.
 

Attachments

  • OdysseusSuitors2.jpg
    OdysseusSuitors2.jpg
    42.7 KB · Shikime: 10
Redaktimi i fundit:
Duhet te kem dicka edhe une per kete histori....do mundohem ta sjell,sapo te kem me shume kohe.

Me pelqejn historit e asaj periudhe te larget, legjendat dhe mitet e tyre.
 
Edhe zemerimi i Akilit dhe vrasja e Hektorit, heroi me te madh trojan, pershkruhen me mjeshteri te rralle dhe po me ate dashuri per Akilin megjithese ai ben nje veper shume mizore ne inat e siper!

Personalisht me ka bere pershtypje jashtzakonisht te madhe Akili. Me kete mendjengushtesin time jam munduar ta analizoj dhe mua me duket se Akili, me sjelljet dhe veprimet e ti, perfaqeson ne menyre identike sjelljet dhe veprimet e papershkrueshme te nje shqiptari te sotem. Individualist i pashembull, kokefortesi e papershkrueshme, megalomani dhe shume gjera tjera. Akti me eklatant i ketij pershkrimi eshte momenti kur ai rrebelohet vetem me rastin e prekjes se egos se tij personale. Veti tipike shqiptare. Ne momentin kyc, kur ai mundet shume thjesht te vehet ne krye te dy mbreterive, ai rrebelohet dhe humbe gjithcka perfshire edhe veten. Te tille jemi edhe sot, dhe shpesh here kam pyetur veten se kjo percudje shqiptare a e ka zanafillen me Akili, Aleksandrin e Mdhe apo natyra na ka krijuar te tille. :ciaoo:
 
AKILI-ishte meteori qe shkaktoi trojen.Ajo histori eshte njerezimi i nje fatkeqesie te madhe natyrore te ndodhur ne ballka..Une mendoje se ajo ka te beje me fatkeqesine qe duhet te kete ndodhur ne vendbanimet e Pellazgo ilireve,reth viteve 1200 para krishtit.Aty nuk kemi te bejme me popull greke.Aty ne asnje rast nuk kemi fjalen greke.Dhe per ato porte ose ishuj jane vetem hipoteza te disa individeve historiane.Aty flitet vetem per pellazge,mikenas,dardane,thrake .. etjGjuha e perdorur eshte shqip.Botimi me i vjeter eshte i shekullit 12 pas krishtit.
 
Eshte enigme e pazgjidhur sepse ka te beje me historine e vertete te popullit shqiptar.Histori puth thyen hundet kishes,grekeve,romakeve,sllaveve e cdo kulti te ngritur per te roberuar menderisht njerezit.
Liria fillon nga vleresimi i te vertetes.
 
Titulli: Iliada & The Odisea (Nje enigme e pazgjidhur)

Ndoshta e njejta histori perkon ekzaktesisht me 2012, cikli mbi 3000 mije vjecar i planetit te 12-te....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top