Ilace popullore

Titulli: Ilace popullore

SPINAQI/ REUMATIZMA
Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e sinapit pasi bluhen përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet.


MYKU/VAJI ETERIK
Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji. Gjithashtu përdorimi i vajit eterik, bën mirë edhe fëmijëve të vegjël, madje parandalon mykun në të ardhmen.


SHIKIM I DOBثT/MANAFERRA
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që m und të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.


TEMPERATURA E LARTث/SHEREBELA
Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. اaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan. اaji mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo sipas dëshirës.

PAGJUMثSIA/ VALERIANA
Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.
Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit. Në dhimbjet e kokës dhe në veçanti ato të migrenës është e këshillueshme të pini çajin e përftuar nga rrënjët e valerianës. اaji të pihet 3 herë në ditë deri në 1 muaj.
 
Titulli: Ilace popullore

DJERSITJA/SYTHET E PLEPIT
Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren në mjekësinë popullore për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën e padëshiruar. Këshillohet që çaji të pihet pak minuta para se të dilni nga shtëpia dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve. Prandaj përveç çajit, shpesh këshillohet edhe larja e herëpashershme me lëngun e përftuar prej sytheve.

HELMET Nث ORGANIZثM/ KOPRA
Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. اaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. اaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.

LثNGU I MOLLثS/ZORRA E TRASHث

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

ULاERA/MJALTI

Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulçera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Në një studim të bërë në Zelandën e Re u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit.

PROSTATA/HUDHRA DHE QEPA

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Po ashtu edhe Seleni kryen një funksion dizinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës.
 
Titulli: Ilace popullore

KANCERI/TثMBLAGJAKU
Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban. Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloide. Falë kësaj përbërjeje bari i tëmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur.

NERVI SHIATIK/اAJI DHE AKULLI
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë. Një tjetër mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik përdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje.

AZMA/SHEREBELA
اaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit.

LEUاEMIA/ALOE VERA DHE MJALTI
Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Edhe Aloe Vera në formë xheli shërben për kurimin e sëmundjes. Xheli përzihet me 300 gramë vodka. Lihen në qetësi për 5 orë dhe pihet 3 herë në ditë nga 50 miligramë para buke. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit. Një tjetër kurë është edhe përzierja e verës me Lule Basani. Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira, por paralel me këtë duhet të merrni bri kau, që duhen djegur deri sa të mbetet hiri.

PANKREASI/DAFINA DHE اIKORE
Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. اaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin, si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit.
 
Titulli: Ilace popullore

KUJTESA/PESHKU
Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzhaimerit, ose më pak në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me sindromën Alzhaimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Grupit të parë iu dha Omega 3 në formë tabletash çdo ditë, ndërsa grupit tjetër vetëm Placebo. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla ose placebo.

GURثT Nث VESHKA/MOLLA
Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. اaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të thara të përdoren gjatë vitit. اaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

BAJAMET/LULET E PJESHKثS
Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Shkenca dhe mjekësia kanë vërtetuar se çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim. اaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

MثLاIA/اAJI I KINFUSHثS
Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.

DJEGIET/BIMA E LIRIT
Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës. Farat e lirit, në sajë të mucilagjeneve, që kanë në cipën e jashtme, bëjnë të mundur zgjerimin e zorrëve dhe ndihmojnë në daljen jashtë të lëndëve të panevojshme. اaji i përftuar prej bimës ka dhënë efekte pozitive në kurimin e kapsllëkut pa acaruar aparatin tretës.

 
Titulli: Ilace popullore

Bimët mjekësore që përdoren për mjekim

Aloa Vera
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

Kopra
Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Trumëza
ثshtë ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

Lëngu i Kulfimës
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

 
Titulli: Ilace popullore

FRUTAT DHE PERIMET

Fiku
Të gjithë të dhënat e mjekësisë popullore arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

Molla
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekisë Popullore ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

Banania
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. ثshtë e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elisticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat.

Kajsia
Ky mund të quhet edhe si futi çudibërës, për Mjekësisë Popullore. Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi I kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.


Vishnja
ثshtë një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e Mjekisë Popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Qitro
ثshtë një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Mjekësia Popullore tregon se ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

Portokalli
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

Mandarina
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

Rrushi
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Pjepri
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

Qershia
Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Dardha
ثshtë një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

Speci
Për Mjekësinë Popullore, ky perim duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.

Brokoli
Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, për të Urtët Popullorë, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.

Llahanaja
ثshtë një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Libra të tërë të Mjekësisë Popullore tregojnë se nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.

Karota
Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.

Kastraveci
Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të enjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Mjekësia Popullore vërteton se ky produkt bën të numri në rinimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.

Hudhra
Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.TO
 
Titulli: Ilace popullore

Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të ftohurin

100-1-v.gif
“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. اelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë japin një sërë këshillash e kurash popullore të thjeshta për të larguar kollën që shfaqet sidomos kur jemi me grip apo të ftohur. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë fytin me lëngje të nxehta, që krijojnë probleme, që acarojnë funksionimin e metabolizmit apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Këshillat mjekësore për çajrat, bimët, frutat e perimet që largojnë kollën. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet që shfaqen në stinën e dimrit, simptomat dhe çajrat që i kurojnë ato. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar kollën dhe për ta larguar atë në rastet e gripit, apo të ftohurit. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e shfaqura në stinën e dimrit, gripin, të ftohurit, kollën e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet të mirë gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Si të parandaloni dhe largoni kollën e vazhduehsme që ju bezdis fytin.
Si të konsumoni ushqimet e duhura në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm. اfarë këshillojnë mjekët popullore për efekte kuruese të frutave. Disa mënyra të thjeshta për të shëruar kollën.


اajrat që duhet të pini për të mos patur kollë
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. اaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën. Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve. Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

Përdorimi çajit
Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. اaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. اaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

Bronket
Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. اaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. اaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.

Përgatitja e çajit
Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. اaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Lëngjet e frutave për parandalimin e kollës
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

اaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. اaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit
Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit
Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. اaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

 
Titulli: Ilace popullore

Studimi, çokollata shëron kollën
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.
Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin
Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t'i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. ثshtë e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe "sekrete" të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga اikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.

Hudhra
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga اikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri të koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e "çadrës", përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

اaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. اaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore, - thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralësh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferrat
Manaferra është një frutë i ëmbël në shijë, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është mëse i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Dukët e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshëm edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.

Proteina e hirrës
Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin që quhet themelimi i اikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu që ato mund të rrisin sistemin imunitar, të neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës te frutat. ثshtë e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi
ثshtë një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve. Elbi ka treguar se përmirëson imunitetin aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i "101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj". Elbi mund të shtohet lehtësisht të supërat, mishi i zier dhe sallatat. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël
“Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotenin”, thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotinë. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim, etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.
 
Titulli: Ilace popullore

Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik
Nëse nga një teshtimë virusi mund të prekë 150 persona, atëherë janë plot 150 arsyet pse nuk duhet të teshtijmë në ambiente publike. E në fakt sipas studimeve të kryera teshtima ndihmon në lehtësimin e organizmit, e sidomos gjatë gjendjeve gripale. Prandaj më poshtë po japim disa këshilla të eksperteve të shëndetësisë të botuara nga “Daily Mail”. Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta.
Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave. Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre? Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjëzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”. Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.
Ja 20 këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për të shmangur përhapjen e piklave dhe viruseve në ambient kur teshtini.
1. Gjithmonë e kemi ditur se të teshtish dhe të kollitesh mund të bëhesh shkak për përhapjen e viruseve të ndryshme. Por sigurisht që këto rreziqe mund të parandalohen.
2. Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Për të shmangur përhapjen e viruseve në ajër është e
3. këshillueshme që të mbani një shami hundësh për të parandaluar infektimin e personave të tjerë në raste virozësh.
4. Vërtet teshtima zgjat vetëm pak sekonda, por për personat rreth jush mund të jetë problem pasi viruset mund të përhapen në mjedis në pak minuta.
5. Studiuesit vëzhguan 1 300 persona të cilët punonin në ambiente të mbyllura pune dhe 2-3 prej tyre ishin të prekur nga gripi.
6. Teshtima e tyre përhapte në ambient një sasi të konsiderueshme virusesh. Gjatë çdo teshtime përhapeshin në ajër rreth 100 000 pikla.
7. Rezultatet u analizuan nga eksperti i gripit dhe të ftohurës Dr.Roger Henderson i cili i krahasoi këto studime edhe duke analizuar teshtimën e tij.
8. Për të penguar përhapjen e këtyre piklave që dalin gjatë teshtimës nevojitet shamia e hundëve, e cila do të pengonte kalimin e tyre në mjedis.
9. Në çdo teshtimë mund të preken 10 për qind e personave që gjenden pranë. Kjo ndodh edhe në raste udhëtimesh, ambientesh të mbyllura, sallash, etj.
10. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin edhe nëse nuk shfaqin simptoma gripi.
11. Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobus dhe urbanë kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.
12. Sipas studimeve rreth 20 për qind e bashkudhëtarëve mund të mërziten me një person që teshtin vazhdimisht, dhe 33 për qind mund të përpiqen të shmangin kontaktin më ajrin që përmban këto viruse.
13. Meshkujt janë ata të cilët mund të përhapin më tepër viruse, sepse ata përdorin më pak shamitë, krahasuar me 81 për qind të femrave që e realizojnë atë.
14. Mos u mërzisni nëse pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë do përpiqen t’i shmangen teshtimës suaj. Vetëm 8 për qind e tyre mund t’iu thonë “Shëndet!”.
15. Shumica e njerëzve (rreth 67 për qind) nuk preferojnë të ulen në autobus, trena, etj. pranë një personi të sëmurë.
16. Ju nuk duhet të mos teshtini, apo të përpiqeni ta largoni teshtimën, thjesht merrni masat paraprake për të parandaluar përhapjen e piklave pas teshtimës në ambient të hapur.
17. Mendoni për personat që janë përreth jush para se të teshtini. Por mos u përpiqni të mbani teshtimën sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo është së pari nj nevojë fiziologjike.
18. Vështroni rreth e rrotull dhe gjeni në pozicion ku teshtima juaj nuk do të përplaset me asnjërin prej tyre.
19. Nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk po gjeni shaminë atëherë vendosni përpara gazetën apo revistën që jeni duke lexuar.
20. Shpesh herë është e këshillueshme të qeshni, pasi të qenit të lumtur ndihmon në largimin e shqetësimeve dhe harron teshtimat.
 
Titulli: Ilace popullore

Vaksinimi s’është mënyra e vetme për të parandaluar gripin
Ju mund të mbroheni nga gripi edhe sikur të mos e merrni vaksinën kundër tij këtë vit. Këto masa të thjeshta mund të pengojnë përhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnë që të mos sëmureni: Shmangni kontaktet nga afër. Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë. Kur jeni sëmurë, qëndroni larg të tjerëve që të mos sëmuren edhe ata. Kur jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Kur jeni sëmurë, po të jetë e mundur mos shkoni në punë, në shkollë dhe mos kryeni punë të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë ndihmoni që të mos sëmuren të tjerët prej jush.

Mbuloni gojën e hundën
Mbuloni gojën e hundën me një shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata që ndodhen pranë jush që të mos sëmuren.
Pastroni duart
Larja shpesh e duarve ju ndihmon që të mbroheni nga mikrobet. Mos prekni sytë, hundën ose gojën, Mikrobet shpesh përhapen kur dikush prek diçka të ndotur me mikrobe dhe pastaj prek sytë, hundën ose gojën e vet. Ndjekja e disa rregullave të tjera të mira si gjumi i plotë, angazhimi në aktivitete fizike, shmangia e stresit, pirja e ujit dhe ushqimi i mirë, ju ndihmojnë për të gëzuar shëndet të mirë gjatë dimrit si dhe gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, ka ilaçe antivirale kundër gripit që mund të përdoren për ta parandaluar ose luftuar atë nëse fillohet të merren brenda dy ditëve të para të sëmundjes.

Përse kollitemi dhe teshtijmë
Nëse mikrobet kalojnë nëpër hundën dhe gojën tuaj, trupi përpiqet t’i nxjerrë ato jashtë. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtë mikrobet nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Të vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet që kanë hyrë në stomakun dhe zorrët tuaja.
Pse ënjten plagët?
Kur mikrobet hyjnë nën lëkurë, rruazat e bardha të gjakut i gjejnë shpejt ato. Kështu lëshojnë histaminë, e cila bën që gjaku të grumbullohet në këtë zonë. Zona e mbushur me gjak irritohet-skuqet, fryhet, nxehet dhe bëhet shumë e ndjeshme ndaj dhembjes. Lëkura e irrituar nuk është gjithmonë e dëmtuar – sistemi juaj imunitar po bën punën e tij.
اfarë bëjnë antitrupat?
Antitrupat janë molekula që gjejnë mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa të formave të ndryshme që notojnë në lëngjet e trupit tuaj. Kur një antitrup takon një mikrob në formë të ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha të gjakut të sulmojnë mikrobin.
Sistemi imunitar
Sa herë teshtini, kolliteni, villni, gërvishteni, ju pickon një insekt, vriteni, ënjteni, skuqeni, ftoheni, ju përzihet, keni rrufë, diarre apo temperaturë, ajo që ndodh nuk është veçse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bën të pamundurën për t’i izoluar, shkatërruar ose për t’i flakur ato jashtë trupit tuaj.
Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë të njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas bukë. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr molle, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. اaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. ثshtë mirë të konsumohen 3 kokrra molle në ditë.

Cilat ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi

Karota si truprojë
Duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.
Mishi i kuq forcon mukozën
Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.
Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina; janë disa nga ushqimet me vitaminë C.
Sardelet mbrojnë nga ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit. Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.
Të kuqtë e vezëve forcojnë organizmin
Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.
Hudhra mbyt viruset
Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me
rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.
Turshitë, të shëndetshme
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë. Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Apo, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.
 
Titulli: Ilace popullore

Të ftohurat
Ata që vuajnë nga të ftohtat e zakonshme ose të rënda do të duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me një të katërtën lugë me kanellë pluhur në ditë për tre ditë ky proces do të kurojë edhe kollën më kronike, të ftohtin dhe do të çlirojë sinuset.

Karamelet e mentolit kundër djegies së fytit
Tri ditët e para është normale që temperatura të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në pesë ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht ajo duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo ripërsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotiku. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në katër orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozëve. Sipas tyre, kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë një sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa të alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Kura më natyrale e kollës tek fëmijët
Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve. Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehow.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës. Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Ja ç’mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:
1- Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.
2- Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.
3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën:
Një lloj myshku (alge) I cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bime tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.
4- Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.TO
 
Titulli: Ilace popullore

Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive me receta popullore
vizite-mjekesore-v.gif
Këshillat më të dobishme që japin mjekët popullorë për të shmangur sëmundjet e mushkërive, pneumonisë, tuberkulozi, astmës dhe gripit. Si të ndiqni dietën e duhur për të kuruar shqetësimet.


Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive me receta popullore

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Simptomat-Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes.

Sëmundjet e mushkërive dhe këshillat

Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja. Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër. Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.

Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?

Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.

Si mund të bëhet parandalimi i sëmundjeve të mushkërive?

Së pari, nuk duhet pirë duhan, ulja e nivelit të ndotjes në ambient, të ngrënët e shëndetshëm dhe aktivitetet fizike.

Mushkëritë, gjashtë simptomat e sëmundjes
Sëmundjet e ndryshme në mushkëri, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, vinë si pasojë e një anomalie në elementët kryesorë të trupit të njeriut, në qeliza. Normalisht, trupi mban një sistem që kontrollon dhe balancon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kështu që qelizat janë ndarë për të prodhuar qeliza të reja kur është e nevojshme. Shpërndarja e këtij sistemi më kontrollimin dhe balancimin e qelizave rezulton si një ndarje e pakontrolluar dhe riprodhimi i qelizave që formojnë një masë të quajtur tumor. Tumoret mund të jenë fillestarë ose malinjë.

Funksioni
Funksioni kryesor i mushkërive është shkëmbimi i gazeve mes ajrit që ne thithim dhe gjakut. Nëpërmjet mushkërive, dyoksidi i karbonit largohet nga trupi dhe oksigjeni nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mushkëria e djathë ka tri lobe ndërsa mushkëria e majtë është e ndarë në dy lobe dhe një strukturë të vogël të quajtur lingula, që është ekuivalente me lobin e mesëm. Rrugët e ajrit më të mëdha që shkojnë deri në mushkëri janë bronkitet, të cilat dalin nga gabzherri. Bronket ndahen në rrugë ajrore më të voglat të quajtura bronkial dhe në “qeska” të vogla që njihen si alveola, ku ndodh edhe shkëmbimi i gazit. Mushkëritë dhe kraharori janë të mbuluara shumë mirë me një shtresë të trashë indesh të quajtur pleurë. Kur flasim për sëmundje të rënda e kemi fjalën për sëmundjet që fazën finale kanë vdekjen dhe sëmundja më e rëndë në mushkëri konsiderohet kanceri.

Tumoret
Kur themi kancer i referohemi një tumori që konsiderohet malinjë. Tumoret fillestare mund të hiqen dhe mos përhapen në pjesë të tjera të trupit. Tumoret malinjë, nga ana tjetër zhvillohen me shpejtësi dhe përhapen në inde të tjera të trupit, duke lejuar hyrjen e qelizave në sistemin e qarkullimit të gjakut ose sistemin limfatik që përhap tumorin në pjesë të tjera trupit. Ky proces i përhapjes është i njohur ndryshe si metastazë, zonat e zhvillimit të tumorit janë shtresa të ndryshme të quajtura metastaza. Që kurse kanceri i mushkërive ka tendencë të zhvillohet, të përhapet kthehet në një kancer shumë të vështirë për t’u kuruar. Ndërkohë që kanceri i mushkërive mund të përhapet në çdo organ të trupit, në mëlçi, tru dhe kocka që janë edhe pjesët më të zakonshme ku ndodh kanceri i mushkërive, metastaza. Tumoret e metastazës janë të përbërë njësoj si lloji i qelizave, origjinale, primare dhe tumor i rëndë. 90-95 % e kancereve në mushkëri mendohet se e kanë fillesën në epitelial ose ndryshe pjesa e brendshme e qelizave. Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe pleurën, ndërsa më rrallë prek indet mbështjellëse të mushkërive, si për shembull enët e gjakut.

Simptomat

1- Kolla, e cila mund të jetë produktive dhe jo produktive varet se si bëhet. Një kollë produktive duhet të pastrojë mukozën apo sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes.
2- Mosmbushje me frymë dhe veçanërisht nëse është e shoqëruar edhe nga simptoma të tjera është një tregues i sëmundjes së mushkërive.
3- Marrja frymë me zor, ose gulçimi. Gulçimi vjen si rezultat i një çrregullimit në mushkëri. Ndodh kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushtuara apo të penguara nga një ind jonormal.
4- Dhimbje e kraharorit. Dhimbja e kraharorit tregon se keni një problem me mushkëritë, pleurën, muskujt ose muret e kraharorit. Nëse është i shoqëruar me kollë ose temperaturë tregon se keni një infeksion.
5- Gjakrrjedhje. Gjakrrjedhja mund të vijë si pasojë e një kollë te vazhdueshme dhe tregojë se keni një sëmundje shumë të rëndë të mushkërive, pra se infeksioni ka përparuar shumë.
6-Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër.
 
Titulli: Ilace popullore

Emfizema pulmonare
Emfizema pulmonare është një gjendje jo normale, patologjike e mushkërive, gjatë së cilës mushkëria me strukturë të ndryshuar është insuficiente (e paaftë plotësisht) për të kryer funksionet e saj biologjike, pra, thithjen e oksigjenit në gjak dhe eliminimin e produkteve finale të metabolizmit, pra gazit karbonik dhe gazeve të tjerë. Dëmtimet e mushkërisë konsistojnë në çarjen, grisjen e fshikëzave alveolare dhe zgjerimin e tyre emfizematik, pra në vend të 100 alveolave për centimetër kub do të kemi 10 alveola më të mëdha. Duhet të kihet parasysh që shkëmbimi i lëndëve ndodh pikërisht në nivelin e ndarëseve, mureve të alveolave, të cilat janë mjaft të pasura me enë shumë të holla gjaku. ثshtë pikërisht grisja e tyre dhe këputja e këtyre enëve të gjakut që zvogëlon kapacitetin filtrues të mushkërisë. Mjekësia sot ka mjaft medikamente që ndihmojnë dhe përmirësojnë këtë gjendje, në vartësi të llojit të emfizemës

Bronkiti kronik
Për shkak të lagështirës së përqendruar në ajër dhe temperaturave të ulëta mbartësit bronkitit kronik mund të shfaqin komplikacione. Kolla e shfaqur te një i sëmurë është jo vetëm shenjë e ftohjes apo një gjendje gripale, por edhe simptomë tipike e bronkitit kronik. Kjo sëmundje prek bronket dhe ka për shenja kryesore kollën dhe sekrecionet bronkiale, të njohura në gjuhën e përditshme si gëlbazë). Kjo patologji konsiderohet kronike kur për 2 vjet rresht, gjatë 3 muajve të vitit, kryesisht në dimër, shfaqen këto dy shenja. Disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e bronkitit kronik mund të përmendim duhanin, infeksionet mikrobike, viruset stinore dhe faktorët ambientalë. Faktorë rreziku përbëjnë faktorët ambientalë si: tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël, faktorët individualë si: raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale.

Pijet me soda shkak për kancerin në mushkëri

Sipas disa studimeve të bëra kohët e fundit është zbuluar se konsumimi i pijeve që përmbajnë sodë shkakton probleme të ndryshme për shëndetin. Prania e sodës në pijë sjell probleme më tensionin, probleme kardiovaskulare, si dhe sëmundje të ndryshme të mushkërive, ndër to mund të kthehet edhe në shkaktar të kancerit. Kanceri është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të botës. Kanceri vjen kur qelizat e trupit riprodhohen me shpejtësi. اdo ditë trupi ynë riprodhon qeliza të reja që të zëvendësojë qelizat e vjetra që vdesin, por kur riprodhimi është më i shpejtë se vdekja atëherë formohet kanceri në trupin tonë. Në përgjithësi nuk mund t’i shmangesh kësaj sëmundje, veçanërisht kancerit të mushkërive që në shumicën e rasteve shkaktohet nga duhani.

اfarë e shton rrezikun e kancerit
- Nëse në familje keni histori të kancerit
- Nëse jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siç
janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan
- Konsumimi i rregullt i alkoolit
- Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë
jetës tuaj.
- Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe
rrezet ultraviolete.
- Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të
lëkurës.
- Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës
- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë
metalet apo pesticidet.
 
Titulli: Ilace popullore

Duhani numër një në kancerin e mushkërive

Te femrat, kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave. ثshtë vërtetuar se për çdo 20 cigare, rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60-vjeçare dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por edhe i ashtuquajturi "bronshit azmatik", shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Por dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbetet përgjegjës për epideminë e këtij të fundit, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kanceri te meshkujt.

Dieta dhe roli i saj në sëmundjet e mushkërive

Roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive është mjaft i rëndësishëm dhe kur këto dieta janë drastike dhe jo të shëndetshme që në të marrim vitaminat e duhura atëherë ato kanë një rol negativ jo vetëm në tërësi të organizmit por veprojnë direkt dhe në funksionimin e mushkërive duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet të përfshihen në dietën tonë patjetër për të ruajtur mushkëritë tona në një gjendje të shëndetshme. Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhura me një proces të quajtur stres oksidativ. Sëmundjet e mushkërive që janë të lidhura me stresin oksidues janë: astma, emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, fibroza cistike, pneumonia, sëmundjet intersticiale të mushkërive, sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri, tuberkulozi. Për të mbrojtur mushkëritë tona nga sëmundjet e stresit oksidativ. ثshtë e domosdoshme ngrënia e ushqimeve dhe e vitaminave qoftë me dietë apo pa dietë pra janë të detyrueshme disa prej tyre për funksionimin e shëndetshëm të mushkërive tona në formë të shëndetshme. Këtu futen ndër më të rëndësishmet. Vitaminat antioksiduese. Agrumet dhe lëngjet e tyre, fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil. 2-Beta-carotenë: kajsia, pjepri, mango, karota, piperi, spinaqi, patate e ëmbël.

Sëmundje të mushkërive, të fytit, në ftohjet

Metrika i vogël është bimë shumëvjeçare. Gjethet kanë bisht të shkurtër, janë me majë dhe të vogla. Ka kërcell të shkurtër, kurse kërcejtë e lulëzuar janë të drejtë. Lulet janë të rralla, blu, lejla dhe çelin në maj deri në gusht, ndërsa disa lloje çelin në muajin shkurt. ”Bima arrin lartësinë 30 cm. Ajo kultivohet në kopshte për lulet e bukura erëmirë. Mbin edhe në vendet me hije. Në lashtësi e mbanin për simbol të virgjërisë. Në Francë për bar të magjistricave, ngaqë ato e përdorin në veprime të mistershme. Në Belgjike e mbajnë për bimë që të jep lumturi e jetëgjatësi, prandaj spërkatin me të rrugët nga kalojnë të fejuarit. Bedi i egër apo mertika nuk ka erë dhe ka shije të hidhur, por përdoret shumë në industrinë e lëkurës. Të vlefshme për përdorim janë gjethet me gjithë biskun, që mblidhen në muajin maj-qershor.
Përgatitja: Ziejmë 1-2 lugë kafeje gjethesh në një gotë ujë. Marrim nga një gotë në mëngjes e në darkë. Pluhuri nga gjethet, një lugë kafeje në një gotë me qumësht të ftohtë. Pimë 2-3 herë në ditë. Zierja e përgatitur dhe pluhuri këshillohet në sëmundje të mushkërive, të fytit, në ftohjet, në kollë, në acarimet e udhëve të frymëmarrjes dhe kur pështyjmë gjak që shoqërohet me temperaturë. Përdorimi i jashtëm është për terapinë e plagëve. Edhe Bedi i kultivuar mban të gjitha cilësitë e tij farmaceutike.

Ushqimet e gjelbra ulin rrezikun e kancerit në mushkëri

Nëse vuani nga kanceri në mushkërinë e bardhë është mire të hani shumë perime të gjelbra. Ka ardhur koha që ushqimi të mund të shërbejë jo vetëm për të parandaluar këtë sëmundje, por edhe të ndihmojë në mjekimin e saj. Mjekësia alternative ka disa kohë që rekomandon ushqime vegjetative dhe mirobiotike për pacientët me kancer, duke përfshirë këtu edhe kancerin në mushkërinë e bardhë. Efekti tani gjithnjë e më tepër mjekësia popullore ka zbuluar se pemët e gjelbra dhe perimet janë tepër të efektshme për këtë kancer. Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit e ushqimit, siç është betakaroteni, mund të sulmojnë dhe të zhdukin qelizat tumorale, duke penguar kështu rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke ngrënë karota të freskëta, së paku 2 herë në ditë, rreziku nga kanceri në mushkërinë e bardhë ulet në masën 60 për qind. Ndërsa një gotë me lëngun e lule lakrës së bardhë të freskët më shpesh se një herë në ditë e zvogëlon rrezikun në 70 për qind dhe spinaqi i freskët 40 për qind.

Lakra dhe lulelakra kurojnë mushkëritë

Lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata që kanë riskun gjenetik. Studimi është kryer nga “International Agency for Cancer Research” (Iacr) në Lion të Francës dhe, sipas tij, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre. Sipas ekspertëve, përfundimet e studimit gjejnë më tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. Dy gjenet e vena “në shënjestër” janë “Gstm1” e “Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lëndë toksike. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri polmonar.
 
Titulli: Ilace popullore

Kolla kronike, “sinjal” për kancerin në mushkëri

Ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj patologjie tumorale janë konsumimi i duhanit, trashëgimia dhe rritja e nivelit të ndotjes së ajrit. Tumori i mushkërive përfaqëson shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri, në vendet e zhvilluara. Kjo sëmundje përfaqëson 25 për qind të gjithë tumoreve malinjë që mund të shfaqen te personat e seksit mashkull. Vitet e fundit, po vihet re dhe një rritje e numrit të rasteve dhe te gratë. Kjo lidhet me shtimin e numrit të grave që pinë duhan, që është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkëri.

Fibrat “aleate” dhe për mushkëritë

Nëse konsumoni sasi të mjaftueshme fibrash çdo ditë, do të arrini të përmirësoni funksionet e mushkërive, duke bërë të mundur të merrni frymë më mirë. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Epidemiology”. Studiuesit e “National Institute of Environmental Health Sciences”, të koordinuar nga Stephanie J. London kanë marrë në shqyrtim rastet e 11.897 personave të moshave nga 44 deri 66 vjeç, duke analizuar regjimin ushqimor dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Nga kjo ka rezultuar se personat, në dietën e të cilëve kishte shumë fibra, ishin shumë të shëndetshëm nga mushkëritë dhe kishin një risk më të pakët për t’u sëmurur nga bronkopneumonia kronike ostruktive (BPCO). Studime të mëparshme kanë treguar për një lidhje mes shëndetit të mushkërive dhe regjimit ushqimor, duke mëshuar më shumë në rolin e vitaminave: C, E dhe D, si dhe të acideve yndyrore Omega-3. “Të dhënat tona sugjerojnë se fibrat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për performancën respiratore”, ka nënvizuar London. Por cila do të ishte sasia e nevojshme me fibra për të pasur një efekt mjaft të mirë në mushkri? Receta ideale është: 30-38 gramë në ditë për burrat dhe 21-25 gramë te gratë. Ku mund t’i gjeni: perimet me gjethe të gjelbra, perimet me zhardhok: patate, karota, rrepa,etj., janë mjaft të pasura me fibra. Po ashtu mund t’i gjeni te frutat e thata dhe drithërat.

Lidhja e duhanit dhe kancerit në mushkri

Duhani konsiderohet si shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkri. ثshtë parë se një burrë me moshë 35 vjeç, që pi më tepër se 25 cigare në ditë, ka një risk 20 herë më të lartë, se një bashkëmoshatar i tij që nuk ka pirë kurrë duhan. Rreziku shtohet në lidhje me: Numrin e cigareve që pihen (sa më shumë, aq më i madh është rreziku); moshën e fillimit të duhanit (sa më i ri, aq më i lartë është rreziku); dhe trashëgiminë. Në personat që heqin dorë nga duhani rreziku ulet gjatë 10-15 viteve që pasojnë, duke u barazuar me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë duhan. Por dhe pirja pasive e duhanit shton rrezikun për shfaqjen e karcinoma polmonare (shton me 19 për qind riskun në personat jo duhanpirës që të sëmuren me kancer të pulmonit). Faktori më i rëndësishëm përfaqësohet nga tymi i duhanit: Ekziston një raport i qartë dozë-efekt, dhe kjo vlen edhe për pirësit pasivë të duhanit. Kjo shpjegon se sa më shumë të pihet duhan (ose sa më shumë duhan të jetë thithur gjatë jetës), aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur.

Astma kurohet me sherbele

اaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherbele.

Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes

Konsumimi i disa lloj perimesh, ndihmon frymëmarrjen. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes. Duhani dhe ndotja atmosferike sulmojnë çdo ditë rrugët e frymëmarrjes. Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani. Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike. Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash. Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës. “Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt. Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to, principet aktive ku janë përqendruar më shumë. Nga kjo është parë se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.
 
Titulli: Ilace popullore

Sherbela lufton tuberkulozin
اaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

Portokalli parandalon ftohjen
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.


Si të ndihmoni mushkëritë
28- Përdorni sa më shumë produkte me mish. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. Mos përdorni duhan.
29- Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. اdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe. Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

Sëmundjet e mushkërive, alarm edhe te femrat

Sëmundjet e mushkërive tani janë kthyer në makth edhe për moshat e reja dhe femrat, duke u shënuar 50 për qind raste më shumë se 10 vjet më parë. Një fakt i tillë është arritur pas studimit të kryer nga 5 mjekë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive, të cilët kanë marrë si objekt studimi 1476 pacientë, të ndarë në 3 periudha kohore. Kjo u bë e ditur dje në Konferencën Medike Kirurgjikale, ku u pasqyrua panorama e sëmundshmërisë për shumë specialitete. Ndërsa po vihet re gjithnjë e më shumë rritja e numrit të pacientëve me sëmundje të mushkërive, mjekët theksojnë se një ndër shkaqet kryesore është konsumimi i duhanit. Fenomen në shtim së fundi te femrat. Rastet në rritje. Këmbanat e alarmit për sëmundjet e mushkërive tashmë kanë filluar të bien sidomos vitet e fundit. Megjithatë, jo vetëm duhani është armik i sëmundjeve të mushkërive, pasi mjekët theksuan se edhe ndotja e ambientit po vepron gjithnjë e më fuqishëm mbi mushkëritë e shqiptarëve, duke u bërë një problem serioz për popullatën.

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

Tuberkulozi konsiderohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme për shëndetin e atyre që preken. Tuberkulozi është në sëmundje shumë e zakonshme infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën. Mikrobaktere të tjera si ai bovës, afrikan, dhe mikrobet mund të shkaktojnë tuberkulozin. Në tre rastet e fundit njerëzit e shëndetshëm janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje.

Si mund të parandalohet përhapja e sëmundjes

1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. ثshtë mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
2- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
3- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluar dhe të marrin kurë të menjëhershme
4- Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz duhet të vishni një respirator personal.
5- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë
6- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit.
7- ثshtë e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. ثshtë mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
8- Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
9- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
10- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.
 
Titulli: Ilace popullore

Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën
Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Kundërpërgjigjja ndaj alergjive
Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë disa.

Pluhuri- Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë, si dhe kafshët shtëpiake

Poleni- Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.

Myku- Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.

Kërpudhat- Furrtarja e zezë. ثshtë një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.

Karburantet- Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.

Procesi alergjik- Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjenë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes.

Astma dhe faktorët që e shkaktojnë

- Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.

- ثshtë sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirë ta kenë një gjë të tillë.

Ndihma e ekspertëve kundër astmës
- Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
- Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.
-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
- Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.TO
 
Kurat popullore qe eleminojne guret ne veshka

Guri ne veshka eshte nje mase e forte qe ndodh kur perberesit e kalciumit ose kimikate te tjera ne urine formojne kristale qe ngjiten se bashku. Keto kristale rriten dhe formojne gure, madhesia e te cileve luhatet nga nje kokerr gruri deri ne nje top golfi...
Guret ne veshka jane me te zakonshme te burrat, ku kater ne pese raste kane gure ne veshka. Disa nga faktoret qe kontribuojne ne formimin e gureve te njerezit e prekshem nga kjo semundje jane: marrja e pakte e lengjeve, infeksionet kronike ne rruget urinare, keqperdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugeve urinare me aktivitet te kufizuar per disa jave, si dhe disa semundje te caktuara gjenetike dhe metabolike. Simptomat Disa njerez mund te mos kene simptoma te kuptueshme si dhembje te forta ne veshka.
thumbnail.php

Dhembja mund te zgjase nga minuta ne ore, e ndjekur nga periudha qetesie, te vjella, temperature, ethe dhe dobesi, urine e turbullt apo me ere te keqe, bllokim te daljes se urines. Prezencen e gureve ne veshka e identifikojne rrezet X. Teknikat e specializuara te rrezeve X apo me ultratinguj mund te perdoren per te identifikuar me me saktesi masen dhe vendndodhjen e gureve, si dhe funksionimin e veshkave.
Rreth 90 per qind e gureve kalojne vete brenda 3 deri 6 javeve. Disa tipa guresh mund te shperbehen nepermjet mjekimeve. Por guret me perberje kalciumi, qe jane dhe tipi me i zakonshem i gureve ne veshka, nuk mund te shperbehen. Sipas mjekeve, guret gjithmone duhet te hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe demtime ne veshka.
Disa gure hiqen duke kaluar nje instrument teleskopik te fshikeza apo te veshka per ta nxjerre gurin ose per ta copetuar ne fragmente te vogla me rreze lazer apo vale tronditese. Instrumenti teleskopik mund te futet drejtperdrejt ne veshke permes nje carjeje te vogel te pacienti per ta nxjerre gurin te tere ose per ta thyer ne fragmente te vogla kur duhet. Metoda me e re per te hequr guret quhet “litotripsia e valeve te goditjes jashte trupit”.
Me kete teknike, guret thyhen ne fragmente te vogla me ane te tronditjes me energji te larte nga nje mekanizem jashte trupit.
Parandalimi
Trajtimet qe mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka jane te mundshme ne cdo rast. Prova te qendrueshme sugjerojne se marrja e lengjeve ne sasi te madhe mund te ule rrezikun e gureve.
Pervec kesaj, sapo te zbulohet shkaku i formimit te gurit, mund te perdoren mjekime te ndryshme ose ndryshime ne diete per te parandaluar guret e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urines.
Lehtesimi i dhembjeve
Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe antiperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte cliron tek i semuri rruget urinare. Per te lehtesuar dhembjet perdoren disa lloj ilacesh, te cilat vetem mjeku mund t’i jape. Sidoqofte, eshte e keshillueshme qe pas cdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dezinfekante perreth nje jave. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve te lehta, supave me zarzavate, lengjeve te frutave, cajrat e ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analizat e urines, si dhe ne krye te tre muajve te bejne nje ekografi.
Abuzimi me alkoolin ndikon ne dhembjen e veshkave
Alkooli ndikon negativisht te njerezit qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te dhe duke dobesuar punen e veshkes. Por nje nga shkaktaret e dhembjeve ne veshka eshte edhe shtatzenia. Nga studimet e bera deri tani te rreth 60-65 per qind e grave shtatzena, me e dukshme eshte kolika ne dhembjen e veshkes se djathte, qe fillon nga java e 24-t deri ne javen e 28-te te shtatzenise.
Dhembja shfaqet si pasoje e shtypjes se fetusit mbi ureterin e djathte.
Shkak tjeter eshte relaksimi i uretereve nen veprimin hormonal.
Roli i lengjeve per guret ne veshka

Pirja e ujit dhe e lengjeve eshte e domosdoshme per jeten e njeriut dhe pa te njeriu nuk mund te jetoje.
Njeriu mund te mos ushqehet gjate shume diteve, por me kusht qe te pije uje. Marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri edhe me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave. Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve. Box Kurat popullore
Mjeket popullore rekomandojne disa kura popullore per kurimin e gureve ne veshka. Sipas tyre, guret ne veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj. Keto bime kuruese per guret ne veshka perdoren ne forme caji. Lengu i molles Duhet theksuar se pirja e rregullt e lengut te molles nuk lejon formimin e gureve ne veshka. Per kete, mjeket rekomandojne pirjen e cajit te molles tri here ne dite nga 1 gote, por gjithmone pas buke.
Caji i kopres
Caji i perftuar nga bima e kopres ka dhene rezultate te shkelqyera ne shkrirjen e gureve ne veshka. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e dy deri tri gotave me caj kopre dhe shume shpejt te semuret do te shohin rezultatet. Bima jo vetem qe ndikon ne veshka, por edhe ne rruget urinare dhe shkakton urinim te shpeshte, duke ndihmuar ne pastrimin e organizmit nga helmet permes urinimit. Per sherimin e semundjes sherbejne farat e kopres, 1 luge kace dhe terfil. Dhjete grame nga kjo perzierje hidhen ne 350 miligrame uje te nxehte. Me pas kullohet dhe keshillohet te pihet dy deri tri gota ne dite.
Dardha
Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare.
Per kete qellim perdoret caji i pergatitur si me poshte. Merrni 40-50 gr cipa dardhash, i hidhni ne 250 ml uje. Keto i zieni per 20 minuta dhe lengu i fituar pihet i ngrohte, ne mengjes esell, per 7-10 dite. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet, ne guret e veshkave, ne dhembjet e fshikezes urinare,etj. Ne keto raste keshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gram gjethe dardhe dhe i zhytni ne nje ene me 250 ml uje te vluar. I lini aty per 10 minuta dhe lengu i fituar pihet nje ore para buke.
Kjo perseritet 2-3 here ne dite, ndersa kura rekomandohet per 10-15 dite.
Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara
Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete Yndyrnat duhet te jene vajra me nje lidhje dyfishe (si vaji i ullirit) Duhet t’i shtojne dietes se tyre arra dhe bajame Perdorni ushqime te lehta: supe me zarzavate, lengje frutash, cajra mali dhe kamomili Levizni sa me shume te mundeni Nje here ne tre muaj beni ECHO. Cdo 10 dite beni analizat e urines dhe Ph Beni banja me uje te ngrohte. Mos pini alkool dhe duhan Shenjat Dhembje barku. Frymemarrje te ngadalta e te thella. Prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine.
•infoalb•
 
Bimët popullore që kurojnë gjëndrat tiroide

Faktorët që i shkaktojnë, simptomat që shfaqen, dhe kurimi i tyre

Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër.
Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë
Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.
Gusha
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.
Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi
Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjemb gomari
Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës
Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.
•tiranaobserver•
 
Medikamentet bimore dhe mënyrat e përgatitjes së tyre për të shëruar sëmundjet

Si t’i zëvendësojmë ilaçet me bimë mjekësore

Për qetësimin e dhembjeve dhe mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, gjithmonë njeriu është mbështetur në atë që ambienti ofron. Sipas specialistëve të mjekësisë bimore, ekziston një ndryshim rrënjësor midis asaj që është natyrale dhe asaj që lind nga një proces i sintezës. Me termin “droga vegjetale ose bimore” kuptohet bima ose pjesët e saj(e thatë ose e njomë) që përdoret për qëllime mjekësore në sajë të substancave aktive që ajo përmban. Pjesët e bimëve që përdoren janë të ndryshme dhe kjo është e lidhur me sasinë e lëndëve vepruese që ato përmbajnë.
Drogat bimore
Drogat bimore karakterizohen nga prania në të njëjtën bimë e disa lëndëve aktive, të cilat formojnë një ilaç bimor (fitokompleks) me veprim të caktuar kurues (farmakologjik). Ndryshimi midis një medikamenti dhe një ilaçi bimor qëndron në faktin se në bimët mjekësore efekti toksik është shumë më i lehtë, për të mos thënë që nuk ekziston. Me një lloj mjekimi bimor mund të përballojmë disa probleme duke eliminuar kështu marrjen e disa barnave gjatë një dite. Një shembull i tillë është hudhra, alkolatura e së cilës ka efekte në uljen e sasisë së sheqerit në gjak, e cila ndihmon në hollimin e gjakut, por në të njëjtën kohë ndikon edhe në uljen e tensionit.
Fushat e përdorimit
Mjekimet e ndryshme me bimë kanë një toksicitet të ulët, prandaj japin mundësinë e përdorimit për një kohë të gjatë duke mjekuar e parandaluar sëmundje të ndryshme. Gjithashtu, bimët konsiderohen edhe si plotësuese të mjekimit të filluar me barnat e sintezës. Për shembull, për mjekimin e bronkitit, laringitit dhe sëmundjeve të grykëve dhe gojës krahas antibiotikëve nga specialistët rekomandohen edhe gjethe mersine, sherebela, lule blini, aguliçja, mëllaga, të cilat mund të përdoren jo vetëm si çajra, por edhe për gargarë. Për mjekimin e infeksioneve urinare dhe për gurët e veshkave, veç antibiotikëve dhe barnave të tjera, mund të përdoren edhe bimët si fier guri, mustaqe misri, bishta qershie, rrënjë grami, të cilat ndikojnë në tretjen dhe nxjerrjen e gurëve apo kristaleve që ndodhen në veshkë ose në rrugët urinare.
Format e përdorimit
Lëndët aktive që ndodhen në bimë janë me natyrë të ndryshme kimike. Bimët, të thata ose të njoma, mund të përdoren si pluhura në kapsulë ose të kombinuara në tableta, por me ekstraktet e tyre mund të përgatiten forma të ndryshme farmaceutike. Rruga e përdorimit është ajo orale (nga goja) prandaj është e rëndësishme që këto lëndë aktive të absorbohen nga aparati gastrointestinal, të transportohen në mëlçi ku mund të transformohen, të kalojnë në qarkullimin e gjakut për të arritur në destinacion, të eliminohen nga organizmi.
اaji
Ka disa forma farmaceutike që përgatiten nga bimët e thata.
Kryesori është çaji, i cili përgatitet me bimë mjekësore të thara e të copëtuara. Nga to mund të përgatiten infuze (duke hedhur ujin e përvëluar në bimën e tharë) ose dekokte ( duke vendosur bimën e tharë në ujë të ftohet dhe më tej të vlohet për 3-5 minuta, varet nga pjesa e bimës së përdorur). Ftohja e një infuzi bëhet në mënyrë natyrale në temperaturën e ambientit. Efekti kurues i çajrave është i kufizuar, sepse prezenca e lëndëve aktive është e vogël.
Pluhurat si mjekim
Përfitohen nga bluarja e bimëve të thata ku madhësia e grimcave varet nga përmasat e mullirit që përdoret dhe klasifikohen me numra të ndryshëm. Te pluhurat gjenden të gjitha substancat që bima përmban dhe ato që nuk kanë efekte kuruese, prandaj koncentrimi i lëndëve aktive është i vogël, si rezultat edhe efekti është më i reduktuar.
Tinkturat
Përgatiten duke ekstraktuar me alkool bimën e tharë. Tinktura e përfituar nuk duhet holluar me ujë (mbasi precipitojnë lëndët aktive) dhe nuk duhet të përdoret nga persona që kanë tepricë alkooli.

T.O
 
Lengu i molles ben mire per tretjen

Lengu i molles ben mire per tretjen, si dhe per te shmangur problemet me jashteqitjen. Ata qe kane probleme me zorren e trashe duhet te pine nga nje here ne dite nga nje gote komposto frutash.

Te semuret eshte mire qe larjen ta bejne ne vaske ne pozicionin ulur, duke i shtuar ujit levore te bungut dhe kamomil. Por, per t’u sheruar nga infeksionet ne zorre duhen ngrene qepe dhe hudhra te fresketa.
thumbnail.php

Melmesa me perberje te barishteve natyrore qe pergatitet e bluar, ka hekur dhe e permireson shendetin e te semureve. Perdorimi i kesaj melmese krijon lirimin e kapsllekut.
Melmesa e tille nuk duhet te pervelohet, por te qitet ne supe apo ne gjelle ashtu e “gjalle” te perzihet dhe te hahet.

Ngrenia e nje molle te embel para ushqimit liron zbrazjen e zorreve. Ata qe kane zorre pertace duhet te pine rregullisht tri here ne dite nga nje gote leng molle para ushqimit.
•infoal•​
 
Titulli: Ilace popullore

Barnat dhe drogat bimore

Sot, është shumë i shpeshtë përdorimi i barnave bimore në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. A është për këtë përgjegjës veprimi i vërtetë i tyre apo dëshira e pacientëve për të përdorur diçka natyrale, apo ndoshta pse më pak mendojnë për veprimin e tyre negativ? A thua tempoja e shpejtë e mënyrës së jetesës dhe përdorimi i shpeshtë i vetëmjekimit drejton pacientët në përdorim të barnave bimore? A do të thotë “natyrale” edhe “e sigurt”?اfarë është bari natyral? Bar natyral është çdo bar me përmbajtje bimore të substancës aktive, gjegjësisht përmbajtje të një apo më shumë përbërësve me prejardhje bimore, një apo më shumë produkte bimore ose së paku një përzierje të tyre.
اfarë janë drogat bimore? Drogat bimore janë bimë të imtësuara, të tëra apo pjesë bimësh, alga dhe kërpudha.
Edhe nga drogat bimore përfitohen preparatet bimore në bazë të operacioneve të ndryshme siç janë: imtësimi, sitja, ekstraktimi, fermentimi, destilimi, kullimi, tharja dhe bluarja. Këtu përfshihen, në mes tjerash, edhe tinkturat e tyre, ekstraktet, vajrat eterike, dhe lëngjet. Përbërësit e shumtë të cilët ndodhen në drogën bimore bashkërisht kanë marrëdhënie sinergjike në shfaqjen e efekteve të volitshme në organizëm dhe më pak efekte të padëshiruara në raport me komponentin e pastër aktiv të izoluar.
Barna bimore quhen ato të cilat kryesisht bëjnë pjesë në një familje (p.sh. melhemet e ndryshme bimore, çajrat e ndryshëm, etj.) dhe mund të themi se këto bëjnë pjesë në barna bimore tradicionale. Mirëpo ekzistojnë edhe barna me efikasitet të vërtetuar, të cilat kanë edhe monografi në farmakope. Megjithatë, përdorimi i shpeshtë i këtij lloji të barnave imponon edhe futjen e rregullores dhe legjislativit në shumë vende të rajonit në mënyrë të qarkullimit të barit në treg në mënyrë të ligjshme por edhe që mos të keqpërdoret emri “ Bar bimor“ (me shtimin e barnave, barnave bimore, papastërtive patogjene, mikroorganizma, pesticide apo metale të rënda) apo efektet anësore siq janë:
Aristolochia
Vërejtje e cila vlen për produktet me përmbajtje të acidit aristoloik. Agjencioni për ushqim dhe barna (FDA) SHBA ka lëshuar një vërejtje-deklaratë të karakterit nacional me të cilën largon nga tregu 13 produkte bimore të njohura si „pasuria nga lindja“ të cilët përmbanin acid aristoloik e i cili ka veprim potencial kancerogjen dhe mund të shpie deri tek shkatërrimi i veshkave. Listën e plotë të produkteve të larguara nga tregu mund ta gjeni në web portalin e FDA.
Para kësaj FDA ka lëshuar disa komunikata paralajmëruese:
FDA ka dërguar një letër e hapur të gjithë nëpunësve shëndetësorë ku iu tërhiqet vëmendja në sëmundjen e rëndë të veshkave të shkaktuar nga përdorimi i produkteve dietetike apo „barnave të mjekësisë tradicionale“ me përmbajtje të acidit aristoloik.
Shiko fotografinë 1800068
Ephedra
Efektet e padëshiruara me stimulantët e tjerë.
Ministria e shëndetësisë e Kanadës ka paralajmëruar përdoruesit që të mos përdorin produkte të cilat përmbajnë Efedra qoftë si të vetme apo të kombinuara me kofeinë apo stimulant të tjerë.
Produkte tipike në listë u ndodhen preparatet si efedra kineze, ekstrakti ma huanga, Ephedra Sinica, ekstrakt efedre, pluhur bimor efedre, Sida Cordiofolia apo Epitonin. Të cilat në Kanada përdoren për prodhimin e produkteve për dobësim apo si energent. Kur përdoren të vetëm apo në kombinim me stimulantët tjerë mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara që nganjëherë mund të jenë edhe fatale për organizmin.
HUA FO
PRANI E TADALAFILIT

Institutet shëndetësore Kanadeze paralajmërojnë përdoruesit të mos përdorin Hua Fo VIGOR-MAX tableta, bar bimor kinez me përmbajtje tadalafili. Tadalafil është bar i cili përshkruhet dhe është i lejuar të përdoret tek trajtimi i çrregullimit erekcional (i njohur me emrin tregtar edhe si VIAGRA). Mos përfillja e drejtë e udhëzimit për përdorimin e tadalafilit mund të shkaktojë pasoja të rënda dhe efekte të padëshiruara. Tadalafilin nuk guxojnë ta përdorin personat të cilët njëkohësisht marrin barna tjera me përmbajtje nitratesh. Qeveria ka urdhëruar ndalimin e të njëjtave dhe tërheqjen e sasive nga tregu.
Si rezultat i këtyre rasteve që i përmendëm, si shtesë e direktivës së përgjithshme të barnave të komisionit Evropian 2001/83/EC me anë të së cilës aplikohet për leje të lëshimit të barit në qarkullim duhet bashkangjitur edhe dokumentacion gjegjës të kontrollit të barit, certifikatën e analizave, kualitetit, veprimit, mosveprimit të dëmshëm, etj... termi “tradicional” nënkupton tani barin i cili ndodhet në përdorim në aspektin mjekësor për më së paku 30 vite prej nga 15 vite në bashkimin evropian. /Telegrafi/
 
Titulli: Ilace popullore

Kundër dhimbjeve me ilaçe natyrale

Që mos ta helmoni më shumë organizmin me preparate të ndryshme kimike, ja disa ilaçe natyrale, të cilat me siguri do t’u ndihmojnë.Ftohja
Vaji nga livanda kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: Vendosni 10 pika të vajit të livandës në ujë të nxehtë dhe për dhjetë minuta merrni frymë në këtë avull.
Fleta patateje kundër dhimbjes së kokës: Zieni 500 gramë patate të paqëruara, shtypni, mbështillni në arnë dhe 3-4 herë në ditë, lidheni në ballë.
Vaji për mbrojtje nga viruset: اdo ditë, për 15 minuta mbajeni në gojë një lugë supe të vajit të lulediellit. Pastaj pështyjeni, pastroni gojën me ujë të ngrohtë dhe lani dhëmbët pa pastë dhëmbësh.
Teshtitja
Avull uthulle kundër teshtimës: Ngrohni 250 ml të uthullës së mollës dhe 125 ml ujë dhe për 15 minuta merrni frymë në avullin e tyre.
Shiko fotografinë 1800213
Dhimbjet në fyt
Uthull molle kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të kafes uthull molle në një gotë të ujit pakëz të ngrohtë dhe çdo orë, gogësini në fyt.
Lëng stafidheje (rrush i thatë) kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të supës të lëngut nga stafidhet e zeza, një lugë supe mjaltë, dy lugë supe lëng limoni të shtrydhur. Merrni njëherë në ditë nga pak.
Qull qumështi kundër ngjirjes së zërit: Zieni një qull prej 250 qumësht dhe dy simite të bardha. Vendoseni në qafë dhe gjoks dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.
Vaj ulliri kundër ngjirjes së zërit: Lageni një pallomë pëlhure në vaj ulliri dhe gjatë natës mbështilleni në fyt.
Piper kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë kafeje ujë, katër lugë kafeje mjaltë dhe gjysmë luge piper. Dy herë në ditë merrni nga një lugë kafeje dhe e shkrini në gojë. /Telegrafi/
 
Titulli: Mjekime popullore për kollën

Kolla është një simptomë shumë e shpeshtë. Edhe pse shpeshherë diçka jo e rëndësishme, kolla është shumë e bezdisshme, prandaj të gjithë do të dëshironim të shpëtonim nga ajo sa më shpejt që të ishte e mundur. Mund të përdorim vetë-kurimin.

Dikush do të donte të përdorte ilaçet e ashtuquajtura të gjyshes.
Mjalti, lëngjet, shurupër e bërë në shtëpi... ilaçet e gjyshes kundër kollës janë të shumta dhe shpeshherë mjekësia moderne i njeh efektet e tyre, por duhet pasur kujdes që këto kura të përdoren kur njihet origjina e kollës.

Mjalti, një ilaç i njohur

Gjyshet tona e përdornin mjaltin kundër kollës...dhe ato kishin të drejtë. Nga një studim i bërë në Universitetine Pensilvanisë rezulton se mjalti është ilaçi më i efektshëm kundër kollës së fëmijëve dhe adoleshentëve. Studimi u krye me 105 fëmijë me kollë të fortë. Një pjesë e fëmijëve merrte një lugë mjaltë përpara se të shkonte për të fjetur, një pjesë tjetër merrte thjesht një lugë mjaltë, një pjesë tjetër nuk merrte asgjë.
Fëmijët që përdornin mjaltin ishin ata që kolliteshin më pak gjatë natës dhe, pra, që flinin më mirë.
Nuk është e ndaluar që edhe të rriturit ta provojnë këtë ilaç.
Fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç duhet të përdorin gjysmë luge çaji, fëmijët nga 6 deri në 11 vjeç një lugë çaji, ndërsa të rriturit dy lugë mjaltë. Mund të përdoret vetëm mjaltë ose mjalti mund të hidhet në qumësht të ngrohtë. Për të rritur efektet e mjaltit, mund të hidhni edhe kanellë (1/4 lugë kafeje).

اajra, shurupe të përgatitura në shtëpi apo lëngje kundër kollës

Të parët tanë prodhonin çajra me bazë bimësh, disa ndër të cilat kishin veprim anti-kollë. Më e njohura nga ato është trumza. Veprimi i saj antiseptik vjen nga timoli, njëri nga përbërësit aktivë të kësaj bime. Bimë të tjera me veprim anti-kollë janë kopra, jargavani, gjethe delli, likuiricia. Ato mund të gjënden në formën e çajrave, shurupeve apo bonboneve.
Një shëmbull çaji shumë të thjeshtë: ziejmë 3 deri në 4 degë trumze në 200 ml ujë, heqim degët kur uji është bërë i verdhë dhe hidhen 1 deri në 2 lugë të vogla mjaltë. Të pihet gjatë gjithë ditës.
Mund të provoni edhe shirupet e shtëpisë, për shëmbull me bazë karotash. Priten karotat me rondele shumë të holla pa ua hequr lëkurën, mbulohen me sheqer dhe lihen gjithë natën. Bëhet një shurup që duhet pirë gjatë ditës. E njëjta gjë mund të bëhet me një rrepë apo një qepë.

Në rast se kolla vazhdon, kujdes!

Megjithatë, të gjitha ilaçet këshillohen kur është bërë diagnoza ose kur kolla është shfaqur pak përpara, pa asnjë simptome shqetësuese. Kolla në fakt mund të zbulojë një sëmundje serioze. Për më tepër, kolla e njomë dhe kolla e thatë nuk kurohen në të njëjtën mënyrë.
Në rastin e kollës së njomë, përdorimi i një anti-kolle, domethënë i një medikamenti që bllokon kollën, është i kundër-indikuar. Në këtë rast duhet lehtësuar nxjerrja e sekrecioneve të bronkeve duke përdorur medikamente që mund t’i ndryshojnë në mënyrë që ato të rrjedhin. Këto medikamente që ndryshojnë përbërjen e mukusit, e bëjnë më të rrjedhshëm dhe lehtësojnë në këtë mënyrë nxjerrjen e tyre.
Kolla e thatë mund të eliminohet me anë të një kure anti-kollë, veprimi i së cilës ndërpret kollën. Atëherë, edhe në rastin e ilaçeve popullore, është mirë të kërkohet mendimi i farmacistit.
Megjithatë, në rast se kolla vazhdon mbi 5 ditë pas fillimit të kurës, duhet të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të gjeni origjinën e saj e të kuroni patologjinë që e shkakton.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top