Ilace popullore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
MJALTI prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen "edema" ose fryrjen pra ka aktivitet "anti-inflammatory".

"Egziston nje bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.

Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë.

Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakizi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”.

Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).

Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë."


KURA PER ULCERA

A.lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet për kurimin e ulceres ne stomak.

اaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar

B.Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.

Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi
 
Redaktimi i fundit:
HURDHA
nqs keni kolesterolin e larte,cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh
nqs vuani nga mos tretja e ushqimit,zieni dy boce hurdha ne 200ml qumesht,kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma


FRUTA_Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnë kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA
Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA
ثshtë bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU

ثshtë një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
 
PER KURIMIN E SYVE!

Eufrazia
është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.

HURMA
Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.

PATATJA
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.

TRENDAFILI MAJIT
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.

MANAFERRA
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karrote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen për 15 minuta.

VITAMINA
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat
 
Drejt Sherimit Te Melcise!

MENDER

ثshtë mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, dhjozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë kultivohet dhe nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime. اaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret edhe kundër dhembjes së mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatzmës.

SHEREBELA

Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje. Vaji esencial i përftuar nga gjethet përdoret në industrinë e parfumerisë dhe në kozmetikë. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherebelës mjekësore mund të përfitohen para lulëzimit të saj. Edhe frutat luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje.

RRUSHI
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Rrushi pëmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalçiumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.

KARROTA

Edhe karrota, një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Karrota ka përmbajtje të lartë në elemente ushqyese. Karrota është burim i vitaminës A, që ndodhet në lëkurën e saj. Për këtë arsye, karrota duhet larë mirë dhe nuk duhet qëruar. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Të sëmurëve u këshillohet të hanë karrota çdo ditë.
 
PER TE PARANDALUAR KOLLEN


Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pijnë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
اaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. اaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. اaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

اokollata


Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”,- thonë studiuesit.
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose semundjet alergjike
 
Ilace popullore per djersen

Sherebela

Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet për pakesimin e djerses. Ai merret në formë ekstrakti të lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. &Ccedilaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjethet e arres

Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.
 

per kolesterolin:

Ver nje kokeer qep ne gote me uje per gjithe naten. Pije ujin ne mengjes dhe perserite kete proces per nje jave rresht - do shohesh qe kolesteroli do te ulet drastikisht.
natyrisht pas cdo pirje laj dhembet 7 here dhe shpelai dy here. Mer pushim nga puna per nje muaj se ajo aroma e qepes eshte veshtire te hiqet.



gjethet e rrushit te zi [lat.Vitis vinifera.]jane bime qe ndihmojne ne menyre te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut.
si psh kembet e renda e te fryra, variset, hemoroidet, Qarkullim jo i rregullte i gjakur... Keto gjethe permbajne nje supstace qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo supstance ka per karacteristike aktivitetin vitaminik te supstances P, qe do te thote, rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te artereve...
Mundt ta perdorni si "infuzjon".. Gjethet e thare mund te lehen ne uje te valuar perqate 5 deri ne 10 min.
 
Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
Lengu i Frutave
Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Mendra dhe Kamomil
Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.
&Ccedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit
&Ccedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.
Mersina
Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.
Caji i levores se Vidhit
Ndërsa i fundit është çaji i lëvores së vidhit, që përdoret i ëmbëlsuar dhe shërben në rastet e diarresë. Po për këtë arsye përdoret edhe çaji i bimës së lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Ky çaj pihet sa herë që shfaqen shenjat e diarresë.
 
Si te qetesojme Apandecitin?

Apandeciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gjatë kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të, farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i bakterieve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet?
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.
 
Per kurimin e acarimit te bajameve...

Lule pjeshke:
Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.

Mellaga e bardhe
Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

Angjinarja
Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti
Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela. &Ccedilaji i përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Kamomili

Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjajtë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

Autori: Mimoza Kërmezi
 
Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Moshat e dyta dhe të treta, mbi 45 vjeç, janë kontigjenti më i prekur nga sëmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft seroze gjatë stinës së verës, Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin.
Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës.

Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore.
Kura
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit.

Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.

Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.
Sëmundjet
Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Megjithatë, limoni nuk rekomandohet vetëm nëse dhimbjet e kokës janë si pasojë e tensionit të lartë, por edhe nga faktorë të tjerë. Për lehtësimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekët këshillojnë lëngun e limonit, të cilin mund ta shtoni me ujë, në rast se nuk e pini dot siç është. Edhe në sëmundjet me temperaturë të lartë dhe që shoqërohen me etje dhe pakësim të urinës, lëngu i limonit ka dhënë efektin e dëshiruar. Pirja e menjëhershme e lëngut e ul atë dhe normalizon dhe qetëson të sëmurin. Për këtë qëllim, mund të përdoret edhe lëkurat e thata të limonit, të cilat, pasi hidhen në një sasi të vogël alkooli, lihen për 8 ditë dhe nga masa e përftuar merren 20 pika që treten në ujë.

Mjekimi me lëkurat e limonit ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Në formë gargare,lëngu i përftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujë,rekomandohet në infeksionet e gojës. Në acarimet e mishrave të dhëmbëve si dhe për të ndalur gjakrrjedhjen, specialistët këshillojnë gargarë, disa herë në ditë. Limoni është i pasur me vitaminë C, vitaminë që parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinë. Gjithashtu, gargara me limon shërben në qetësimin e fytit të skuqur dhe pakëson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeç

Një në katër vetë, i sëmurë me zemër

Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës “Mayo” në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, enjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut. Një tjetër mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.
 
Efektet te bimes se Rosmarines...

Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni.

Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.

Për përgatitjen e çajt rekomandohet
1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, që më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë. Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet.

&Ccedilaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. ثshtë mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e kujtesës.

&Ccedilaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje. Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.

&Ccedilaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës. Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë, por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep.

Te personat, që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese.

Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.
 
Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor

Dhimbjet e stomakut, të kokës, pagjumësia janë disa probleme, që kurohen me ndihmën e medikamenteve, por edhe mjekimi në sajë të çajrave me bimë mjekësore ka dhënë rezultate shumë të mira.

Terapia me bimën e valerianës ka dhënë një ndihmesë të madhe në qetësimin e sistemit nervor, lehtësimin e dhimbjeve të kokës e stomakut, duke qetësuar të sëmurin.

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.

Efektet

Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit. Në dhimbjet e kokës dhe në veçanti ato të migrenës është e këshillueshme të pini çajin e përftuar nga rrënjët e valerianës. &Ccedilaji të pihet 3 herë në ditë deri në 1 muaj.

Sëmundjet nervore shpesh shkaktojnë edhe sëmundje të zemrës, siç janë rrahjet e shpeshta të saj dhe të rritjes së presionit të gjakut. Megjithatë, hipertensioni mund të shfaqet edhe nga shkaktarë të tjerë, siç janë sëmundjet e veshkave, por e rëndësishme është mënyra e kurimit të tyre.

Hipertensioni nganjëherë mund të shoqërohet me ngushtimin e enëve të gjakut dhe të shkaktojë dhimbje në zonën e zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Për qetësimin e dhimbjeve duhet pirë menjëherë çaji i bimës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Këshillohet të pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Për të ndalur dhimbjet e stomakut, që mund të shfaqen nga ngacmues të ndryshëm, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e valerianës si qetësuesin më të efektshëm. Edhe në këto raste këshillohet të pihet çaji i sapopërgatitur, pasi është më i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe në këtë rast çaji të pihet 3 deri në 4 javë, pasi nëse pihet për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe mund të nxisë shtimin e rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Në rastet e pagjumësisë, të shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet që ju kanë munduar gjatë ditës, ky çaj do të japë rezultate shumë të mira. Këshillohet që çaji të pihet 15 minuta më përpara. Për përgatitjen e çajit përdoren rrënjët e grimcuara, që hidhen në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihen për 15 minuta në qetësi dhe më pas kullohet e ëmbëlsohet me mjaltë.

Por me mjaft sukses çaji i valerianës mund të përdoret në të gjitha format e shfaqjes së nervozitetit. Duke pirë çajin mund të largohet stresi dhe lodhja. Lëngu i kësaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell një gjumë të rehatshëm.

Lëngu i valerianës nuk duhet të merret më tepër se 1 muaj, pasi mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe rrahje të zemrës.

Që kura me çajin e rrënjëve të valerianës të ketë efekt të menjëhershëm, këshillohet që ato të jenë të freskëta dhe të mblidhen pas lulëzimit të bimës, në shtator. Vetëm në këtë rast mund të gjenden me shumicë elementët kuruese të saj; acidi valerianik liron erën specifike të bimës. Bima ka veti qetësuese. Kundër pagjumësisë mund të përdoret edhe përzierja e rrënjëve të valerianës me gjethet e barbletës. Të dyja këto bimë hidhen në një gotë me ujë të ftohtë dhe lihen për 12 orë. Më pas kullohet dhe pihet 15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur, duke e ëmbëlsuar me mjaltë. Duhet të ruhet nga drita dhe lagështia. Rrënjët mund të përdoren edhe të përziera me lëngje të tjera ose në formë tinkure, kur përzihen me alkool.
 
Per Te Kuruar Anoreksine

Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi.

Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore

Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.
&Ccedilajrat
Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.

Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke. Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. &Ccedilaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.
Përdorimi
Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilajrat bimorë nuk japin efektin e dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij. Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme që kanë disa prej tyre.
 
Ne parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.
Alkoolin e bimës së brokulës
Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës.
Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë. Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.
Bima e Aloe Verës
Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.
Spinaqi
Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.
Kokë-lakra
Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej. Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.
Salca e domates
Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.
 
Kura shtëpiake për një aromë të freskët të gojës

Ndiqni këto këshilla:

Përtypni pak shkop kanelle për të ëmbëlsuar frymën tuaj.
Gjethet e majdanozit kanë shumë klorofil, përbërja natyrale që largon erërat. Përtypni rregullisht disa gjethe për të pasur një frymë të freskët.
Shtoni lëngun e një gjysëm limoni në gotë me ujë dhe përdoreni si një shpëlarës goje në darkë.
Zjeni 2 filxhanë ujë me gjethe majdanozi të grirë dhe 2-3 kokrra karafil ose cerek luge karafil të grirë. Përbërja duhet të përzjehet shpesh gjatë ftohjes. Më pas kullohet dhe mund të përdoret për shpëlarjen e gojës ose si gargar disa herë në ditë.
 
Titulli: Ilace popullore

Mjekësia popullore: Ja si të kuroni sëmundjet me bimë mjekësore
fruta-ok-v.gif
Si të përgatisni çajrat me bimë mjekësore për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetit, kancerit, sëmundjet e trurit, e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.Si të dini të përdorni bimët kuruese të gjendura në natyrën shqiptare. C


mjekesia-popullore-v.gif
“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. اelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve receta me bimë mjekësore për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Si të përgatisni çajrat me bimë mjekësore për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.
Këshillat më të thjeshta që japin mjekët popullore për këdo që dëshiron një shëndet të mirë dhe një jetë të gjatë, pa probleme. Si të jetoni të lumtur dhe të mbani larg sëmundjet dhe shqetësimet e ndryshme.
Si të dini të përdorni bimët kuruese të gjendura në natyrën shqiptarë. Cilat janë efektet kuruese të këtyre bimëve. اfarë këshillojnë mjekët popullore. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e çajrave me bimë mjekësore dhe këshillat më të fundit.

KUMAKU
Kumaku është bimë barishtore njëvjeçare, që kultivohet tek ne në kopshte e parqe si bimë zbukurimi. Efekti i përshtatshëm i luleve të kumakut vjen nga bashkëveprimi i esencës së ksantofilit, nga njëra anë, dhe kalendulinës e substancave mucilagjinoze nga ana tjetër.

VETITث:
- Liron ngërçin e muskulaturës së lëmuar
- Nxit rrjedhjen e tëmthit
- Ndalon rritjen e mikrobeve
- Shpejton shërimin e plagëve të qelbëzuara
- Përdoret kundër myqeve dhe lythave
- Përdoret si qetësues i dhembjeve
- Përdoret në raste e të verdhit
- Përdoret në sëmundje të mëlçisë

KULUMBRI
Bima përbëhet nga lulet e thara të kulumbrisë ose të kumrisë, e cila është një shkurre me gjemba, e zakonshme nëpër shkurreta, rrëzë pyjeve, nga zona fushore deri në 1600 m. Shkurrja është shumë e degëzuar, me gjethe vezake me buzë të dhëmbëzuara.

VETITث:
- Nxit urinimin
- Nxit të dalët jashtë
- Përmirëson aparatin tretës
- Këshillohet veçanërisht për mjekimin e fëmijëve
 
Titulli: Ilace popullore

KUFILMA
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të kufilmës, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në vise të lagëta, livadhe e vende të freskëta. Bima është e pasur me lëndë vepruese, siç janë p.sh. lëndët jargëzuese (mucilagjet), esenca dhe taninet, alkaloidet e ndryshme, si simfitocinoglosina etj.
VETITث:
- Ndikon në qarkullimin e gjakut
- Qetëson dhembjet
- ndihmon në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe
- Ndihmon në shërimin e plagëve
- Përdoret kundër pezmatimeve dhe etheve
- Përdoret kundër kollës dhe zbutës
- Përdoret kundër shtimit të gëlbazave në rrugët e frymëmarrjes
- Në rastet e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut
- Në pezmatimet e venave
- Në sëmundje kronike të kyçeve dhe kockave
- Në pezmatime të muskujve dhe të tendinave
- Në ngërçe të venave
- Përdoret në thyerjet e kockave

KORIANDARI
Bima përbëhet nga frytet e thara të bimës së koriandrit, e cila kultivohet në vendin tonë. Frytet përmbajnë kryesisht esencë të pasur me linalol, përbërës i cili ndihmon në rritjen e sistemit imun, këshillohet për një sërë sëmundjesh. VETITث:
- Ka veti antibiotike
- Kufizon rritjen e baktereve
- Nxit funksionimin e stomakut dhe të zorrëve
- Nxit sekretimin e stomakut
- Ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës
- Largon gazrat nga zorrët
- Përmirëson funksionin e stomakut
- Përdoret si aromatizues në rastet e fryrjes së barkut
- Përdoret në rastet e çrregullimeve të stomakut
- Në rastet e mungesës së oreksit
- Këshillohet në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
- Lehtëson kollitjen

KOPRA E EGER
Bima përbëhet nga frytet e thara të koprës së egër, që është bimë dy-ose shumëvjeçare e vendeve të thata barishtore buzë rrugëve të zonës së ulët. Në sajë të esencës së pasur me anetol dhe fenkon, frytet e koprës së egër kanë veti të shumta kuruese.

VETITث:
- Liron ngërçet e muskulaturës së lëmuar
- Këshillohet si mjet kundër fryrjes së zorrëve
- Shton qumështin te gratë me fëmijë në gji
- Lëngëzon gëlbazën
- Vepron kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendshëm
- Shton hormonet seksuale femërore
- Forcon punën e stomakut dhe të zorrëve
- Kundër gazrave të zorrëve, veçanërisht te fëmijët
- Përdoret kundër diarresë

KOKOاELLI
Bima përbëhet nga lulet anësore dhe lulet tubike të kaptinave të luleve të kokoçejlit të dyja me ngjyrë blu. Në sajë të glukozideve flavonike dhe antocianike, siç janë p.sh. cianidina (me ngjyrë blu), cikorina, centaurina etj. kokoçelli ka veti kuruese.
VETITث:
- Ka veprim të lehtë rrudhës e antiinflamator
- Përdoret kundër sëmundjeve të syve
- Përdoret si mjet që nxit urinimin
- Nxit prodhimin e tëmthit
- Hyn në përbërjen e specieve diuretike
- Bima futet në përbërjen e çajrave
- Përdoret edhe si kolir
- Përdoret në acarime të syve
- Për mjekimin e qepallave të pezmatuara
 
Titulli: Ilace popullore

KINFUSHA
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e kinfushës (ose e barit të etheve, ose e kantalionit), e cila është bimë barishtore 1 ose 2-vjeçare, e zakonshme nëpër vende me graminore dhe në lëndina të zonave të ulëta. Bima përmban heterozide të hidhura dhe substanca të tjera.

VETITث:
- Përdoret për të shtuar lëngun e stomakut
- Përmirëson oreksin
- Aktivizon tretjen
- Shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të stomakut
- Ul temperaturën e ngritur
- Nxit shtimin e leukociteve
- Ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit
- Këshillohet në sëmundjet e mëlçisë
- Këshillohet në sëmundjen e sheqerit
- Ndihmon në mjekimin e ekzemës
- Këshillohet kundër anemisë
- Këshillohet në mungesë oreksi

KEPUTJA (BAR)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e kërcellit, e tharë, e këputjes ose e bishtkalit, e cila është një bimë shumëvjeçare sporofite e lartë., Bima e këputjes (rreth 7%) përmban kryesisht acid silicik, saponine, ekuizetoninë, acide organike, glukozide flavonike, etj.

VETITث:
- Rrisë sekretimin e urinës
- Ngordh mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje dhe plagë
- Bima ndihmon formimin e leukociteve
- Nxit proceset natyrore të shërimit të sëmundjeve ngjitëse
- Përdoret në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës së urinës
- Në disa sëmundje të zemrës
- Në rastet e cirrozës hepatike
- Përdoret për shërimin e plagëve
- Për gargarë në pezmatimet e bajameve
- Për shpëlarjen e gojës në rastet e mahisjes

KAROTA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e karotës, që kultivohet gjerësisht në vendin tonë. Rrënjët e freskëta të karotës së kultivuar, në sajë të pektinave që përmbajnë përdoren si kuruese të shumë sëmundjeve dhe simptomave të shfaqura në organizmin e njeriut.

VETITث:
- Ndihmojnë në ndalimin e heqjes së barkut tek fëmijët
- ثshtë burim i vlefshëm i vitaminave C, B1 e B2 dhe
- Burim i vitaminës A
- Ka një vlerë të madhe ushqyese.
- Në diarretë e fëmijëve
- Në sëmundje të mëlçisë
- Tëmthit
- Në acarime dhe infeksione të zorrëve
- Për qetësimin e kruajtjeve
- Për mbylljen e plagëve
- Zhdukjen e puçrrave
- Mjekimin e djegieve
 
Titulli: Ilace popullore

KAPINOKU (bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e kapinokut ose barit të qenit, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare e zakonshme kudo tek ne në vende të thata të papunuara, pranë banesave, veçanërisht në zonat fushore.

VETITث:
- Shton oreksin
- Fuqizon kanalin e tretjes
- Lëngëzon gëlbazën në katarret e bronkeve
- Përdoret në mjekimin e malaries
- Nxit rrjedhjen e tëmthit
- Ndikon në sistemin nervor
- Përmirëson rrahjet e shpejta e të çrregullta të zemrës
- Përdoret si koleretik e antidiarreik
- Përdoret në rastet e mushkërive me gëlbazë
- Përdoret në bronkite kronike e në kollë
- Në rastet e mungesës së oreksit
- Përdoret në dobësi të stomakut
- Në sëmundje të mëlçisë dhe të fshikëzës së tëmthit
- Kundër pezmatimeve për mjekimin e plagëve të qelbëzuara

KAMOMILI
Bima përbëhet nga lulesat-kaptina të kamomilit ose të maraqit, i cili është bimë barishtore njëvjeçare, e zakonshme kudo te zonat e ulëta të vendit tonë. Bima është shumë aromatike. Për çdo familje në vendin tonë, lulja e kamomilit është një nga medikamentet më të afërta dhe më të njohura.

VETITث:
- Largon gazrat nga zorrët
- Liron ngërçet (spazmat) e muskulaturës së butë të zorrëve dhe të stomakut
- Qetëson dhembjet e organizmit, veçanërisht tek fëmijët
- Përdoret kundër heqjes së barkut
- Kundër pezmatimit të rrugëve urinare
- Shton djersitjen
- Qetëson në tërësi e ul ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror
- Ndihmon në mjekimin e acarimeve të ndryshme të lëkurës dhe të mukozave, djegieve
- Përdoret edhe për shpëlarjen e syve, veshëve, hundës dhe gojës - Përdoret për mjekimin e plagëve, majasëllit dhe djegieve
- Shpejton proceset e rigjenerimit
- Pakëson dhembjet
 
Titulli: Ilace popullore

KAFEJA (fara)
Përbëhet nga farat e llojeve të ndryshme të kafesë. Sot si speciet tipike, ashtu dhe varietetet e ndryshme të kafesë, kultivohen në të gjitha vendet tropikale. Të gjitha llojet e bimës së kafesë janë shkurre ose drurë të vegjël, me blerim të përhershëm.

VETITث:
- Eksiton sistemin nervor qendror
- Njihet si stimuluese psikike dhe muskulore
- Aftëson trurin për punë mendore
- Shton vëllimin e frymëmarrjes
- Përmirëson ajrosjen e mushkërive
- Fuqizon punën e zemrës dhe të gjithë muskulaturës së skeletit
- Rrit aftësinë lëvizëse të stomakut
- Rrit peristaltikën e zorrëve dhe dierezën
- Nuk duhet përdorur në sëmundjen e hipertensionit
- Shkakton rritje të qëndrueshme të presionit arterial
- Nuk duhet përdorur nga të sëmurë neuropatikë

HUDHRA (thelpinj)
Përdoret koka (thelpinjtë) e hudhrës, e cila kultivohet në shkallë të gjerë në vendin tonë. Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, aliinë, etj), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre.

VETITث:
- përdoret në sëmundjet e aparatit tretës
- qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve
- dezinfekton aparatin tretës e
- vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike
- Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse
- shton prodhimin e tëmthit
- Përdoret kundër parazitëve të zorrëve
- ndihmon në zhdukjen e gazeve
- përdoret për uljen e tensionit
- kundër sklerozës
- përdoret kundër shtrëngimeve të zemrës
- përdoret në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
- përdoret për parandalimin e infeksionit
- për mjekimin e plagëve të infektuara
- rekomandohet si ndihmëse edhe në sëmundjet infektive, si kundër gripit, tifos, difterisë, dizenterisë edhe kollës së mirë
- përdoret si kundërhelm në helmimet me nikotinë
 
Titulli: Ilace popullore

GRAMI (rizoma)
Bima përbëhet nga rizoma e tharë, e grimcuar e gramit zvaranik, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare që takohet tek ne si bar i keq i kulturave bujqësore. Grami ka një rizomë zvarritëse, gjethe të sheshta 2-5 mm të gjera, përmban lucide dhe esenca.

VETITث:
- Nxit urinimin
- Ndihmon në veprimtarinë e veshkave
- Përdoret si mjet që pastron organizmin
- Këshillohet përdorimi në pezmatimin e pjesëve të poshtme të rrugëve urinare
- Në reumatizëm
- Në sëmundje të lëkurës
- Ndihmon në mjekimin e hipertensionit arterial
- Përdoret në sëmundjen e diabetit

KARATPELI (lule dhe bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar ose vetëm nga lule, të thara, të karatpelit, i cili tek ne njihet edhe me emrat krizantemë, rozmarinë e egër, kallamperi, etj. Në sajë të esencës me erë kamfuri dhe të pasur me tujon, të lëndëve të hidhura, të rrëshirës etj. bima ka veti kuruese.

VETITث:
- Përdorur kundër parazitëve të zorrëve
- Shkakton qarkullim të bollshëm të gjakut
- Hap oreksin dhe përmirëson tretjen
- Rregullon dhe lehtëson menstruacionet
- Përdoret në sëmundje të kyçeve që shoqërohen me dhembje
- Përdoret në lëvizjen e gjymtyrëve
- Ndikon në uljen e etheve malarike
 
Titulli: Ilace popullore

HITHRA (gjethe)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të hithrës, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne. Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat, acid të amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminë B2, A, C, etj.

VETITث:
- Përdoret për ndalimin e hemorragjisë
- Kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit
- Nxit të urinimit
- Nxit formimin dhe sekretimin e qumështit
- Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema
- Në pezmatime të rrugëve të urinës
- Në reumatizëm
- Vepron në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit
- Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina,
- Përdoret për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve,
- Përdoret në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë
- Përdoret për të nxitur rritjen e flokëve
- Kundër zbokthit,
- Për mjekimin e ekzemës

HERNIARIA (bar)
Bima përbëhet nga bari i lulëzuar i tharë i herniarieve, të cilat janë bimë barishtore një deri shumëvjeçare, që takohen tek ne në vende të thata, ranore e gurishtore, në fusha etj. Bima përmban saponinë, herniarinë, esencë, substanca flavonike etj.

VETITث:
- Ka veti dezinfektuese
- Liron ngërçet (spazmat) e rrugëve të sipërme dhe të poshtme urinare
- Këshillohet si mjet spazmolitik dhe antiseptik
- Përdoret në pezmatimet e fshikëzës së urinës
- Në rastet e gurëve dhe të rërës në rrugët urinare
- Në krizat e veshkave
- Në sëmundje kronike të veshkave
- Në rastet e pakësimit të nxjerrjes së lëngjeve nga organizmi
- Ka veti të qetësojë dhembjet
 
Titulli: Ilace popullore

GJUHثNUSJA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të gjuhënuses ose kalmuthit me gjemba, i cili është një shkurrëz me gjemba. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik, pak esencë, etj. të cilat i japin bimës veti kuruese.

VETITث:
- Nxit urinimin (diuretik)
- Pakëson acarimet e rrugëve urinare
- Përdoret në rastet e pezmatimit të fshikëzës së urinës
- Përdoret në ciste
- Përdoret në nefrite me gurë,
- Përdoret në rastet me gurë në veshka ose në fshikëz
- Përdoret në reumatizëm

GJINESHTRA NGJYRUESE (bar)
Bima përbëhet nga bar i lulëzuar dhe i tharë i gjineshtrës ngjyruese, e cila është një gjysmë shkurre, e shpeshtë tek ne nëpër pyje. Bima përmban glukozide flavonike, esencë, fanine, pigmente të ndryshme, si genisteinë e luteolinë, etj.

VETITث:
- Ka veti diuretike
- Ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut
- Ndikon në proceset metabolike
- Këshillohet si diuretike dhe si dezinfektuese
- Rrit qarkullimin e gjakut në veshka
- Jep rezultate të mira në sëmundjet e rrugëve urinare
- Në sëmundjet e veshkave
- Këshillohet në edema
- Këshillohet në pamjaftueshmëri të punës së zemrës
 
Titulli: Ilace popullore

GJETHE DELLI (gjethe dhe kallinj të frutifikuar)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të gjethedellit, të cilat janë bimë barishtore shumëvjeçare, të zakonshme në zona fushore. Gjethet e gjethedellit përmbajnë kryesisht substanca mucilagjinoze e pektinike.

VETITث:
- Përdoren për të provokuar nxjerrjen e gëlbazës
- Për të mjekuar katarret e rrugëve të frymëmarrjes
- Bronkitin
- Astmën
- Mbyl1je plagësh të ndryshme
- Mbyllin puçrra
- Rekomandohet për gargarë në rastet e acarimit të bajameve
- Për larjen e syve
- Për mjekime plagësh të ndryshme të lëkurës
- Për mjekimin e pezmatimit të veshkave
- Në sëmundjen e prostatës

GJEMBGOMARI (farë)
Bima përbëhet prej farave të thara të gjembgomarit, i cili është bimë 1-ose 2 vjeçare e vendeve të papunuara të zonave fushore, e zakonshme tek ne. Farat përmbajnë një substance të hidhur, esencë, flavone dhe amina biogjene, si tiraminë, histaminë, libinë, etj.

VETITث:
- Ka veti të rrisësasinë e tëmthit
- Përmirësojnë punën e mëlçisë,
- Ul temperaturën e lartë
- Dobëson veprimin e simpatikut
- Përdoren si koleretike, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit
- Përdoret në sëmundje të mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit
- Përdoret në gurët e tëmthit, që shkaktojnë dhembje
- Përdoret në pezmatime të mëlçisë dhe në cirrozë
- ثshtë e efektshme kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë
- Përdoret për mjekimin e majasëllit
- Përdoret në ngërçe të venave

GJEMBARDHA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të gjembardhës, e cila është bimë njëvjeçare e rrallë në toka të thata ranore të zonave fushore të vendit tonë. Bima-rrënjë, në sajë të saponineve, esencës etj. përdoret si barishte me veti kuruese.

VETITث:
- Ka veti të rrisë të urinuarit
- Këshillohet kundër rërës në rrugët urinare
- Në disa sëmundje të lëkurës
 
Titulli: Ilace popullore

GJARPثR MJEKثSOR (bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e fierit gjarpër mjekësor ose bar gjarprit, që takohet tek ne nëpër shkëmbinj dhe mure, kudo me pakicë. Bima që përmban taninë, acide organike, etj. Ajo përbëhet nga një tufë gjethesh heshtore, plot luspa nga poshtë dhe nëpër bishtat.

VETITث:
- Ka veti qetësuese,
- Ndihmon kundër kollës
- Kundër acarimeve të rrugëve të frymëmarrjes
- Kundër djersitjes
- Nxit kryesisht urinimin tek të sëmurë që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme
- Largon nga urina oksaletet dhe acidin oksalik

GRUNAMADHI (bar e lule)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar ose nga majat e lulëzuara, të thara, të grunamadhit ose të makthit, i cili është bimë barishtore një-ose dyvjeçare. Bari është i pasur në lëndë vepruese; ato përmbajnë substanca që kanë veprim të kundërt me atë të vitaminës K.

VETITث:
- Pengon mpiksjen e gjakut
- Këshillohet si qetësues
- Këshillohet si spazmolitik
- Kundër pezmatimit dhe etheve
- Rrit qëndrueshmërinë e enëve të gjakut
- Rrit depërtueshmërinë e tyre
- Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në periferi
- Përmirëson qarkullimin venoz
- Qetëson, zbut dhe shëron plage të ndryshme
- Përdoret në pezmatimet e syve
- Për shpëlarjen e plagëve me qelb,
- Përdoret si gargarë në xhinxhivitet, laringjitet
 
Titulli: Ilace popullore

5 të mirat e rrepave
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. Mjekësia Popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perimeje, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. ثshtë e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
1-Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
2-Rindërtojnë arteriet
3-Ruajnë nivelin e gjakut
4-Ndihmojnë anemikët
5-Përmbajnë vitamina të ndryshme

5 mënyrat e konsumimit të lakrës
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
1-Përmban 22 kalori
2-Stimulon enzimat në organizëm
3-Reduktojnë rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk këshillohet në turshi
 
Titulli: Ilace popullore

Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
1-Përmban 688 potasium
2-Në përbërjen e tij ka domate dhe limon
3-Një gotë lëng nga ky frut, e barabartë me një banane
4-Përmban sasi të vogël acidesh 5-Shmang kancerit e prostatës

Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
1-Ka formën e gjethes së lakrës
2-Përmban lëndë të nevojshme për organizmin
3-Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë
4-Përmban betakaroteni
5-Përmban kimikate që mbrojnë retinën e syrit
 
Titulli: Ilace popullore

Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
1-Ndihmon meshkujt për problemet me stomakun
2-Ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak
3-Ndihmon në sëmundjet e zemrës
4-Të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë kanellë për 6 javë
5-Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin e keq

Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur
2-Purslana përmban Omega-3
3-E dobishme për sëmundjet e zemrës
4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Farat e frutave
Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
1-Farat i mbijetojnë kohës
2-Ato mund të përpunohen dhe konservohen
3-Përmbajnë antioksidantë
4-Reduktojnë nivelin e insulinës rezistente
5-Parandalojnë shfaqjen e diabetit TO
 
Titulli: Ilace popullore

Ja cilat janë ushqimet të cilat duhet të konsumoni, sipas recetave popullore, për të luftuar sëmundjet
Disa receta popullore për të luftuar sëmundjet duke ngrënë

fruta-ok-v.gif
Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq e rëndësishme. Artikulli sjell një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq sa dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. ثshtë e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër sëmundjeve të ndryshme si kancerit, tensionit, sëmundjeve të zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit, të ftohurit, e shumë të tjera. Ndërsa më poshtë, radhiten 100 këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.
Rigoni lufton gurët në tëmth, lëngu i mollës përmirëson tretjen, limoni normalizon tensionin e lartë, mjalti lufton ulcerën, hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës.
Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit. Si të luftoni kancerin, diabetin, aneminë e shumë shqetësime të tjera.
Si të shmangni sëmundjet e ndryshme, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat më të fundit të rekomanduara nga mjekët për të pasur një trup të shëndetshëm.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni disa receta dhe kura popullore për të luftuar çdo sëmundje që ju shqetëson.
ZEMRA/MURRIZI
Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se për Mjekësinë Popullore, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.
Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. اaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ.

MIGRENA/BAR-BLETA
Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. اaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Shumë shpejt të sëmurët do shohin rezultatet e shkëlqyera të bimës. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.


GURثT Nث TثMTH/RIGONI
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.


RثNIA E FLOKثVE/HITHRA
Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. ثshtë mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

HIPERTENSIONI/LIMONI
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top