I burgosuri vret gruan e më pas veten...!

CoNNecT

Administrator
I ka mjaftuar kablloja e ventilatorit për të realizuar planin e tij. Pasi ka mbytur bashkëshorten duke ia shtrënguar telin rreth qafës, e ka copëtuar kordonin dhe pasi ka zhveshur përcjellësit elektrikë i ka kontaktuar me të dyja duart duke i dhënë fund jetës. Në një letër goxha të gjatë, katër faqe fletoreje Muça i dënuar me 22 vjet burg për sulm ndaj policisë në vitin 2002, ka shpjeguar të gjitha arsyet që e shtynë drejt aktit të fundit ndaj vetvetes. Burime zyrtare nga burgu, të cilët u referohen vëllezërve të të dënuarit Muça dhe bashkëvuajtësve të tyre pohojnë se në telefonatat që 33-vjeçari kishte me bashkëshorten muajin e fundit, i lutej vazhdimisht që ajo të rikthehej tek ai. Të paktën ta takonte një herë të vetme, për hir të fëmijëve, pas një viti ndarje midis tyre. Bashkë me dy vëllezërit e tij më të vegjël me të cilët ndante të njëjtën qeli në sigurinë e lartë të burgut të Peqinit, kishte fiksuar mëngjesin e djeshëm për t’u takuar me të atin, nusen dhe dy vajzat e mitura. Ata e kishin nisur udhëtimin që nga mesnata nga fshati i tyre Trebinjë i Pogradecit, ndërsa në orën 08:30 të mëngjesit të ngarkuar me çanta me ushqime dhe tesha, si dhe fëmijët e përgjumur kanë kaluar portën e hekurt të burgut. Kryerja e procedurave rutinë të kontrollit u ka kushtuar 30 minuta, kohë pas së cilës nusja 27- vjeçare Thellëza Muço, dy vajzat e saj dhe vjehrri Ferik Muço janë gjendur përballë tre vëllezërve të burgosur Minir, Bardhyl dhe Blerim Muço, këta dy të dënuar me nga 15 vjet burg secili për të njëjtën vepër. Takimi i planifikuar nga drejtoria e burgut ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe sipas rregullores, kanë qëndruar të shtatë deri në orën 11:00. Në këtë kohë dy vëllezërit më të vegjël Bardhyl dhe Blerim kanë marrë në dorë ushqimet dhe veshjet që u kanë sjellë nga familja dhe i janë drejtuar qelisë së tyre në godinën “B” të burgut të sigurisë së lartë, ndërsa vëllai i madh ka vazhduar takimin special me bashkëshorten. Rreth një orë e gjysmë më vonë gardiani i regjimit të brendshëm në sektorin e takimeve me familjarët ka vënë re se çifti Minir dhe Thellëza Muço ndodheshin duke kryer marrëdhënie seksuale. Rreth 30 minuta më vonë ai ka vënë re që ata ndodheshin në dush, ndërsa ka vazhduar shërbimin. Në orën 15:30 polici ka trokitur në derë duke lajmëruar bashkëshortët se orari i takimeve po mbaronte dhe se brenda pak minutash duhet të dilnin. Duke menduar se po e tepronin me takimin në orën 15:55, vetëm pesë minuta para mbylljes së orarit zyrtar të punës gardiani ka hapur derën e qelisë së takimeve speciale, pasi nuk ka marrë përgjigje nga brenda. Aty është përballur me dy trupat e shtrirë përtokë të 33-vjeçarit Minir Muço dhe bashkëshortes së tij Thëllëza, 27-vjeçare. I shokuar dhe për të mos prishur skenën e ngjarjes polici ka lajmëruar eprorët, ndërsa kanë mbërritur me të shpejtë aty funksionarët e burgut që kanë lajmëruar policinë dhe prokurorinë. Në të njëjtin moment janë lajmëruar dy vëllezërit e tij të burgosur dhe atë që po priste jashtë. Ata janë njohur edhe me tekstin e letrës, në bazë të së cilës kanë nxjerrë si pistë të krimit probleme të shëndetit mendor të të dënuarit. Paraprakisht prokuroria ka dalë me versionin se vdekja e 27-vjeçares ka ardhur si pasojë e mbytjes nga bashkëshorti, i cili më pas ka vrarë veten. Ekspertët mjeko-ligjorë që këqyrën kufomat dhe vendin e krimit rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme përcaktuan se vdekja e të burgosurit Muça dhe gruas së tij, mund të kishte ndodhur rreth orës 14:00–14:30. Po kështu burime nga burgu pohojnë se, shëndeti mendor i të burgosurit kohët e fundit pas gjashtë vitesh qëndrimi në qeli ishte rënduar jashtë mase. Ndërkohë prej më tepër se një viti, kohë në të cilën bashkëshortja nuk i vinte në takime pas rrëmbimit të saj nga Adriatik Zenollari, Ervin Gorica dhe vëllezërit Pal dhe Mihal Shkëmbi, 33-vjeçari Minir Muço kishte nisur të vuante nga depresioni. Vetëm një muaj më parë ai ishte përleshur në qeli me dy vëllezërit e vet, por ndërhyrja e stafit të edukimit të burgut ka shmangur përmasat e ngjarjes, ndërsa më pas i kanë pajtuar ata duke i lënë sërish në të njëjtën qeli. Vëllezërit kanë pretenduar gjatë kësaj kohe se ai ankohej shpesh duke pasur ankth problemet që mund t’iu dilnin dy fëmijëve të tij nga rrëmbyesit e gruas, që kishin mbetur të pandëshkuar nga organet shtetërore, ndërkohë që kërcënoheshin edhe nga dy bashkëpunëtorët e tij në krimin kundër efektivëve të policisë, që kishin shkuar në banesën e tyre për t’i arrestuar dy vëllezërit.

©panorama
 
Letra e fundit: Vetëflijohemi për hir të dy fëmijëve tanë

Letra e fundit: Vetëflijohemi për hir të dy fëmijëve tanë

TIRANE - “Vetëflijohemi për hir të fëmijëve”. Kështu e kishte nisur letrën e fundit, të shkruar vetëm pak çaste para vetëvrasjes 33-vjeçari, Minir Muço. Letra që tashmë ndodhet në duart e organit të akuzës së Elbasanit përbëhet nga katër faqe fletoreje, dhe që i adresohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në letër Miniri pohon se, bashkëpunëtorët e tij në krimin kundër forcave të rendit në dhjetor të vitit 2002, e kërcënonin vazhdimisht atë dhe bashkëshorten e tij duke i kërkuar të dëshmonte se krimin e hedhjes së granatës ndaj policisë, e kishte kryer ky i vetëm. Po kështu edhe për rrëmbimin disa ditë të bashkëshortes Thëllëza Muço, një vit më parë nga një kushëri i dytë i tij, së bashku me tre persona të tjerë, 33-vjeçari Minir Muço akuzonte si shkaktar të bashkëpandehurit me të. Sipas tij, ata, në formë presioni për të tërhequr denoncimin ndaj tyre, kishin ndihmuar kushëririn e të burgosurit për t’i marrë gruan. “Duke mos pasur rrugë tjetër, në mënyrë që të shpëtoj fëmijët, zgjodha këtë rrugë”, mësohet të ketë shënuar në letër i burgosuri 33-vjeçar. Tashmë letra ndodhet në duart e prokurorit të çështjes, i cili ia ka bashkëngjitur këtë dosjes penale që po përgatit për këtë çështje. Paraprakisht nuk dihet nëse kjo letër është shkruar nga i burgosuri gjatë qëndrimit në qeli dhe e ka sjellë me vete në momentin e takimit; e ka shkruar me bashkëshorten para se të vdisnin; apo e ka shkruar para se t’i jepte fund jetës, pasi kishte ekzekutuar bashkëshorten.

fa.ma.
 
Ngjarje e tmerrshme....me vjen keq per cfare ka ndodhur jashte, jo per ato qe ndodhen brenda ne burg...

Po pse paska dhe takime speciale ne burg :eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh:
me ka rastisur te shkoje, po atje secondinua (polici i burgut :D) nuk i linte as te putheshin :D
 
Une akoma nuk arrij te konceptoj keto 'takimet speciale' ne nje burg me siguri te larte? C'jane keto metoda qe ndjekin nuk e kuptoj. Gjithandej, ne vende te botes i shohin ne nje dhome te madhe me roje gjithandej, jo mbyllur ne nje dhome pa asnje afer. Si ka mundesi qe ato drejtore nuk i kane parashikuar keto pasoja?

Gjynah per kete gruan, iu prehte shpirti ne parajse, dhe mjer femijet jetime. :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top