I bëri presion koleges me videon intime, ja masa e dënimit për ushtarakun!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
shantazh-640x340.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq me akuzën e gjobëvënies, Gersian Dumin, efektivi i policisë ushtarake, shkruan Panorama. Oficeri është arrestuar në nëntor 2016, nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, pasi shantazhoi me video intime një kolegen e tij brenda Forcave të Armatosura. Pas përfundimit të hetimeve, dosja është dërguar në gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor. E dëmtuara nga ngjarja, shtetasja me iniciale E.K, kishte denoncuar në polici faktin se dikush, e kërcënonte me mesazhe anonime në telefon dhe në faqen e saj në Facebook.

Ky person i kërkonte ushtarakes të takoheshin dhe të kryenin mardhënie seksuale. “Në të kundërt, videon që kam gjetur në inboxin tënd do ta bëj publike në internet”, ka qenë kërcënimi i ushtarakut. Pasi ka marrë kallëzimin e policisë, prokurori i çështjes tek krimet e rënda, Vladimir Mara bashkë me sektorin kundër krimeve kibernetike kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia ka instruktuar shtetasen me inicialet E.K., kolege e autorit të krimit, që ti kthente përgjigje dërguesit të mesazheve, shkruan Panorama. Pas komunikimeve të vazhdueshme mes të dëmtuarës nga ngjarja, 23*vjeçari konfirmonte pretendimin se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet. Kërkesa e të riut ishte që vajza të pranonte të kryente mardhënie seksuale me të dhe të krijonin një lidhje intime së bashku. Në këto kushte, nën kontrollin e policisë, punonjësja e ushtrisë ka lënë një takim me kolegun e saj Gersian Dumi, në një hotel në zonën e “Vilave Gjermane” në Tiranë.

Autori i ngjarjes ka shkuar aty duke menduar se do të takohej me kolegen “që i ishte bërë fiksim” por në fakt, sapo arriti tek hoteli, ushtari u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar telefoni i ushtarakut ku është gjetur se aparati kishte akses në një adrsë anonime në facebook, nga e cila ishin nisur mesazhet për vajzën e dëmtuar nga ngjarja, shkruan Panorama. Prokuroria ka bërë me dije se e dëmtuara E.K, nuk kishte asnjë dijeni se autori i ngjarjes ishte shtetasi Gersian Dumi, koleg i saj në ushtri, derisa ai u arrestua tek hoteli ku kishin lënë takim ku shkoi me një automjet “Golf 4” të bardhë. I pandehuri do të gjykohet për veprën peale “Shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie”.Dritare net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top