Historianët grekë gjejnë provat për luftën: اamët s’na tradhtuan.

Bilderberg

Anëtar i ri
Historianët grekë gjejnë provat për luftën: اamët s’na tradhtuan
» Vendosur: 01/10/2008 - 06:56

Gazeta Panorama

Marko Caka/Athinë

Roli i çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ka hapur një debat të fortë në Greqi. Këtë radhë, çamët, ndryshe nga sa trumbetohej mediatikisht dhe ndoshta politikisht, janë vlerësuar pozitivisht nga historianët grekë. Sipas fakteve të reja historike, roli i tyre gjatë luftës italo-greke nuk përkufizohet më me tradhti, duke i dhënë një ngjyrë tjetër të gjithë historisë. Gjithçka ka nisur nga dokumentari i televizionit "SKY". Për herë të parë ky televizion ka zbardhur me pamje filmime dhe dokumente të pazbuluar, historinë e vërtetë të luftërave të Greqisë që nga viti 1897 deri në luftën italo-greke të vitit 1940. Televizioni kombëtar i profilizuar te dokumentarët ka bërë një përmbledhje me fakte dhe dëshmi të pazbuluara ndonjëherë nga dëshmitarë okularë dhe historianë të rëndësishëm, në serialin "Ne grekët". Bëhet fjalë për dokumente që zbardhen për herë të parë me dëshmi, rrëfime dhe komente të personazheve të këtyre ngjarjeve dhe studiues të historisë. Kryeredaktori i televizionit, Mihalis Kacigiras, që ndërtoi dokumentarin e parë historik të Greqisë, tregon disa nga zbulimet kyçe. "Materialet e grumbulluara dhe që do t'i shfaqen për herë të parë publikut grek nga televizioni më i madh për filmat dokumentarë (i ngjashëm me Discovery) janë marrë në vendet ku kanë ndodhur ngjarjet historike, mbështetur nga faktet e dëshmitë dhe jo nga hamendjet që janë publikuar deri tani të prodhuara në bazë të interesave të caktuara në periudha të caktuara". Në lidhje me këto hamendësime, Mihalis Kacigiras shprehet ekskluzivisht për "Panorama", se "në bazë të zbulimeve të reja dhe materialeve të grumbulluara në dokumentar për periudhën e pushtimit grek nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë, çamët nuk përmenden si tradhtarë të vendit. Kjo tregon që kamera e "Sky" e ndodhur në vendet ku janë zhvilluar këto ngjarje, ka filmuar të gjitha rrëfimet e personazheve që kanë marrë pjesë në këtë histori si dhe studimet e historianëve më të shquar grekë dhe që nuk e kanë cilësuar në asnjë vend se çamët ishin bashkëpunëtorë të okupatorit". Sipas Kacigiras: "Teleshikuesit grekë do të kenë mundësinë të ndjekin për herë të parë të vërtetën e historisë së luftërave greke gjatë periudhës 1897-1940 nëpërmjet dokumentarit të titulluar 'Ne grekët' të përmbledhur në 12 episode". Premiera që nisi që më datë 29 shtator dhe që do shfaqet çdo të hënë, ka disa javë që është vënë në publicitet në televizion dhe në radiot greke, si një eveniment ku teleshikuesit do të mësojnë për herë të parë historinë e vërtetë të këtyre periudhave që kanë shënuar historinë e Greqisë. Sipas Kacigiras, që shprehet për herë të parë për një media shqiptare, "dokumentari do të publikojë për herë të parë dhe fotografi të rralla, dhe filmime të papublikuara ndonjëherë, të cilat të ndihmuara nga përdorimi i teknologjisë bashkëkohore do të zbardhin të vërtetën mbi atë që ndodhi në Greqi gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ku deri tani çamët janë cilësuar si bashkëpunëtorë të okupatorit dhe në dokumentar cilëson të kundërtën". Ndihmuesit e këtij seriali të rrallë dokumentar janë disa studiues të rëndësishëm të historisë moderne greke, të cilët garantojnë historinë e vërtetë si dhe zbardhjen e shumanshme të ngjarjeve të paraqitura. Sipas tyre, dokumentari shfaq periudha të rrëqethshme me plot fitore heroike, me humbje shkatërruese dhe me përplasje diplomatike, ku në disa raste e çojnë Greqinë në histori të errëta, në buzët e shkatërrimit dhe në momente të tjera që shkruan për faqet e ndritshme të historisë së saj. Por për nacionalistët grekë, ky dokumentar është kthyer në një herezi. Në shumë faqe interneti ka reagime nga qarqe nacionaliste ekstremiste greke, që për t'iu kundërvënë të vërtetës së këtij dokumentari të rrallë, të bazuar me fakte kanë krijuar faqe web me parulla patriotike. Në këto faqe shprehen hapur mendimet antishqiptare dhe thirrje të forta për Vorio-Epirin. Ky dokumentar vjen pas simpoziumit të parë në muajin shkurt të këtij viti në Universitetin e Athinës, ku për herë të parë historianët e njohur grekë dhe pedagogë të historisë së Fakultetit të Padios, pranuan publikisht gjenocidin ndaj çamëve dhe se minoritarët ishin bashkëpunëtorë të okupatorit dhe jo çamët.

-------------------------------------------------------------------------
"Teleshikuesit grekë do të kenë mundësinë të ndjekin për herë të parë të vërtetën e historisë së luftërave greke gjatë periudhës 1897-1940 nëpërmjet dokumentarit të titulluar 'Ne grekët' të përmbledhur në 12 episode". Premiera që nisi që më datë 29 shtator dhe që do shfaqet çdo të hënë, ne kanalin SKY"

ps: kush jeton ne greqi ju lutem te regjistroje kete dokumentar!!
 
Do ishte ver8 shume me interes. Me ne fund edhe greket duan apo jo, do e rishkruajne historine, sepse e ver8 sado e hidhur mund te duket per ta, eshte e shenjte. :)
 
Po,Wxp esht si puna e vaporit para se te mbytet,por nuk esht kuptuar akoma qe ajo esht e pashmangshem.Kapiteni urdheron te hidhen sa me shume gjera ne Det qe te Lirohet anija sa me shume nga pesha.
 
Dicka prej meje,kesaj radhe me copy-paste.

Akademikët grekë: Dëbimi i çamëve është shoqëruar me genocid

As tre-katër ditë nga shpallja e pamvarësisë së Kosovës, akademikët dhe historianët Grekë e pranojnë : me اamët ka patur genocid.

Marko Caka / Athinë

Studimi i tyre dëshmon për fakte që zbardhin të vërtetën. Të dhënat janë bërë me dije në një takim që studiuesit kanë zhvilluar me përfaqësues të forumeve dhe studentë, në një nga auditorët e Universitetit të Padios në Athinë. Por lajmi është publikuar edhe në televizionin më të madh grek "Alpha". Sipas këtij televizioni, studimi i historianëve pranë Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve për çamët dhe historinë e tyre në rajon ka ndezur gjakrat nga forumet ekstremiste të karakterit fashist si "Hrisi Avgise" (Agimi i Artë) dhe organizatës së "Voriopirotëve". Në sallë pati reagime të ashpra kur studiuesit deklaruan për herë të parë publikisht "se më tepër se 50 mijë çamë u larguan në mënyrë të dhunshme prej grekëve, të cilët u vranë, u çnderuan dhe u vodhën pasuritë e tyre. Ndërkaq 75 çamë u pushkatuan padrejtësisht në Paramithia nga grekë". Kaq mjaftoi dhe një pjesë e të pranishmëve reaguan duke kundërshtuar me forcë të dhënat e studiuesve. Madje, njëra prej forcave ekstreme argumentoi faktin e pushkatimeve të çamëve, duke i cilësuar aleatë të okupatorit. Por kjo u hodh poshtë nga historianët akademikë grekë, të cilët theksuan se ndryshe nga sa është bërë publike deri tani, nuk kanë qenë çamët bashkëpunëtorë të nazistëve, por minoritarët grekë që jetonin në Shqipëri ishin aleatë të okupatorëve. Sipas tyre, përveç fakteve historike, këtë e tregon numri tepër i vogël i të pushkatuarve në radhët e minoritarëve grekë në Shqipëri, krahasuar me numrin e të pushkatuarve në radhët e çamëve. "Në sallë u dëgjua zhurmë dhe thirrje, por njëri nga akademikët grek i sqaroi të pranishmit ekstremistë se pikërisht grekët "vorio-epiriotë" iu bashkuan forcave naziste gjermane dhe si aleatë arritën të kryejnë reprezalje ndaj popullsisë vendase shqiptare", ka raportuar televizioni "Alpha".
Studimi
Sipas historianëve, studimi i tyre është i bazuar në fakte dhe dëshmi, të cilat tregojnë qartë genocidin ndaj çamëve me dëbime dhe thirrje nga grekët, të cilat janë të paraqitura dhe me regjistrime filmike. Në studim thuhet se, pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve në Thesproti në dy vitet 1923-1925, iu dhanë grekëve refugjatë, të kthyer me dhunë prej trojeve të pushtuara prej turqve në disa krahina të Azisë së Vogël, ku dhe aty është përdorur genocid ndaj grekëve nga turqit. Sipas televizionit "Alpha"-s, ky studim i Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve vjen për herë të parë duke zbardhur publikisht nga ana e historianëve grekë të vërtetën ndaj popullsisë çame.
 
Ku duan te dalin Greket me kete ?/:eek:hh:
 
Keto jane linket e dokumentarit ne kanalin SKY:

ستءع | ؤهكôه - لêï‎َôه
ستءع | ؤهكôه - لêï‎َôه

ستءع | ؤهكôه - لêï‎َôه (si lajm)

Deri tani jane dhene 2 episodet e para ku nuk eshte permendur ende Cameria. Te shohim episodet ne vazhdim.
Shpresoj qe dikush te jete i gatshem kur te dale videoja dhe t'i shtoje titra (shqip ose anglisht). Ne kete menyre mund te shohin te gjithe se cfare thone vete historianet greke per kete ceshtje kaq te debatuar.
 
Greket i paraprijne humbjes se ardhshem.Ata veprojne ne baze te nji plani te llogaritur mire.Edhe sikur te mos pranonin ata kete te vertet,jane te tjeret qe kane te dokumnentuar ate me fakte e dokumente historike(te cilat i kane edhe ata).Kur te vi momenti i perlasjes,nes ata nuk do ta kishin pranuar me keq do te ishte per ta.Pranohet humbja ne anen formalae qe te zvogelohet sa me shume demi financiar e moral kur te ndodhi realisht.Pra,ky sinjal i dhen vete nga greket tregon se kjo dite do te jete e afert.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top