Historia e trimit

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Historia e burrit me trim

Rreth 70 vjet me pare nje shkodran dhe nje matjan njiheshin secili ne
qytetin e vet si burrat me trima ne te gjithe vendin. shkodrani i inatosur
u betua se do ta vriste matjanin, qe te mbetej vetem ai me trimi.

Mori udhen e kaptoi drejt e ne Mat, ku nuk njihte asnjeri.
Ne rruge pyeti: Cili nga ju eshte me trimi ne qytet?
Njerezit iu pergjigjen eshte ai atje, ne pazar, dhe i treguan dyqanin qe shiste barut e qeleshe.
shkodrani u ndal jashte dhe zuri te shikonte mallrat.
Matjani pyeti prej nga vinte dhe c'deshironte.
Une vij nga Shkodra dhe nuk dua asgje, - tha Shkodrani.
A ke miq ne qytet? - e pyeti Matjani.
Asnje, - tha shkodrani.
Meqe ke ardhur prej kaq larg, - tha matjani, - do te jesh shume i lodhur
dhe i etur hajde te shpija e pusho.

Dhe shkodrani hyri brenda dhe u ul
Matjani i dha uje te ftohte, pastaj kafe, dhe bisedoi me te me njerezi.

Shkodrani e piu kafen dhe nuk tha asgje, tre here i nxorri matjani kafe,
sic behet per nje mik te nderuar.
Pastaj i tha: Tani qe pive dhe u clodhe as me thua se c'fare pune ke ketu.
Ne qytet nuk ke asnje mik dhe do ta kesh veshtire, prandaj me lejo te te ndihmoj.

Shkodrani rrinte i heshtur dhe u pendua keq per betimin qe kishte bere
per te vrare ate burre, qe ishte treguar kaq i njerezishem ndaj nje te huaji pa miq.

Po ti ke ardhur nga larg, tha matjani, - pra do te kesh ndonje pune shume te rendesishme.

Kam ardhur per te te vrare ty - tha shkodrani me ne fund dhe tregoi historine fije e per pe.

matjani qesh dhe i thote Vritme atehere, ja ku me ke,
Me ardhka keq qe paske bere nje rruge kaq te gjate per kaq gje.

Nuk mund te luftojme ketu - tha shkodrani pa deshire
matjani u ngrit dhe vuri koburet ne brez,
Hajde dalim jashte ne fushe te burrave.

shkodrani i shkoi pas derisa mberriten te nje vend i vetmuar

Tani qellome - tha matjani
Por edhe ti duhet te qellosh, - thirri shkodrani,
Une nuk kam bere ndonje betim, - qeshi matjani,
Qello, perndryshe njerezit do te tallen me ty kur te kthehesh ne vendin tend.
Shkodrani nxori koburen dhe qelloi: ajo vetetiu ne bubez
Une humba, tani eshte radha jote - thirri shume i lehtesuar

Jo, - tha matjani. - Vetem nje gje nuk mund ta bej kurre,
te vras nje mik ne shtepine time.

Ti ke koburen tjeter mos e harro betimin provoje dhe nje here,
shkodrani pa deshire, nxorri koburen e dyte, qelloi dhe i gervishti xhaketen une humba,

Une u betova se do te vras ,ti u betove te mos qellosh mikun.

prandaj ti, je burri me trim ne bote i tha shkodrani .

ti me fale jeten prandaj ai qe fal eshte me trim (trimi e fal trimin) i thote matjani.

pastaj te dy trimat duke hedhur armet ata u perqafuan dhe u bene vellezer dhe mbeten keshtu gjith jeten .



;;marre nga perlat e bukura shqiptare.
__________________
 
Titulli: historia e trimit

Kjo do te thote qe ne Shkoder nuk ka okulist, ky ishte morali i pizise :D ?

Histori e bukur :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Historia e trimit

..dhe une dua ti perqafoj :D
Me pelqeu!
 
Titulli: Historia e trimit

hISTORIA E TRIMIT .."NA ISHTE SEç NA ISHTE NA ISHIN DY TRIMA"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top