Historia e Denise, lirohet gruaja shqiptare

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
KOS - Gjykata greke ka lënë të lirë gruan shqiptare, vajza e së cilës dyshohej se ishte vogëlushja italiane Denise Pipitone, e zhdukur katër vjet më parë. Nëna e Valentinës së vogël e cila ndodhej në ishullin grek Kos, u la e lirë në pritje të vendimit ndaj kërkesës së saj për azil politik. “Gruaja rome”, bëjnë të ditur burimet policore greke, “kishte kërkuar azil politik përpara se të hapej një çështje e tillë”.
Mediat italiane kishin hedhur hipoteza dhe kundërhipoteza lidhur me fatin e një vogëlusheje të rrëmbyer që në 2004, Denis Pipitone. Historia u bë një triller i vërtetë duke qenë se një shqiptare rome mendohej se mund të ishte rrëmbyesja e vajzës. Nga autoritete të ndryshme erdhën të dhëna kontradiktore nëse shqiptarja rome, Violeta Rizai, rreth 30 vjeç, kishte rrëmbyer pikërisht vogëlushen italiane, Denise Pipitone, apo ndonjë fëmijë tjetër.
Testi i ADN i dha fund hamendësimeve se Denise Pipetone, vogëlushja e humbur 4 vjet më parë në Sicili ishte gjetur. Vajza 8 vjeçare e gjetur në ishullin grek Kos nuk ishte italiane por shqiptare. Në këtë mënyrë ADN i dha të drejtë gruas shqiptare për të cilën autoritetet dyshuan se kishte rrëmbyer vajzën e zhdukur katër vjet më parë dhe që i ngjante shumë vogëlushes italiane.

(a.s/News24/Balkanweb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top