Historia e çamerise

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
اamëria shtrihet në pjesen veriperendimore të Greqisë. Pelasgo-Ilirët ishing banoret e hershem të اamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët, Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. اameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroj Pirro ishte heroj i shquar i اamërisë, sukseset në luftëra e derguan ate dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimit Bizantin, fise te reja erdhen në اamëri, siq ishin Gothet, Ostret, Sarakenet, dhe Norset. Me 1449 اameria u pushtua nga Mbretria Osmane. Populli اamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe).

Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman , اameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare. Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli اapari, Marko Boاari, Hasan Tasini, Osman Taka, اelo Mezani dhe të tjerë.


Me 23 Shkurtë 1913, اameria pushtohet nga Greqia. Regioni i Epirit antik, اamëria e tanishme qysh nga kImageohërat e lashta ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Gjatë konferences ne Londer ne vitin 1913, pjesa jugore e shtetit amë Shqipërisë, ju morr dhe u pushtua nga barbaret grek. Shqipëtaret e اamërisë ishin musliman dhe ortodoks. Shqipëtaret e اamërisë të cilët jetuan në pjesen jugore te Epirit antik, qenë viktima e spastrimit etnik. Tragjedia e اamërisë është tragjedia më e madhe e Evropës. Në vitin 1936 në اamëri kan jetuar mbi 30.000 Shqipëtar kurse pas pastrimit etnik te vitit 1944-1945 dhe gjenocidit ndaj Shqipëtarve atje mbeten një pakic. Kurse edhe historianët grek kan deklaruar se Shqipëtaret kan qenë banor të hershem te اamërisë. Në Qershor të vitit 1944, kriminelet grek vranë dhe masakruan mbrenda 24 orëve me shumë se 1400 Shqipëtar të اamërisë. Gjatë Qershorit 1944 dhe Marsit 1945, 1286 Shqipëtar u vranë në Filat, 192 në Gumenicë, 626 në Margellic dhe Pargë, kurse mijëra të tjerë të zhdukur.

Kurse në të njejten kohë si rezultat i gjenocidit grek, 2900 të ri dhe të vjeter, 214 femra, 96 fëmijë qenë masakruar, 745 gra qenë dhunuar, 76 femra qene rrëmbyer, 32 fëmijë, 68 fshatra qenë shkatërruar me gjithësej 5800 shtëpi. Nga ana greke popullsia Shqipëtare e اamërisë konsiderohet kriminele. Konsiderimi i një populli të tërë është vërtet krim shtetror. Në vitin 1944, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ndertoi monumentin në Konispol në shenjë memorje për viktimat e Shqiptare të اamërisë. Mbas vitit 1945, qeveria greke filloi kolinizimin e اamërisë, me popullsi jo Shqipëtare. U ndalua përdorimi i gjuhës Shqipe në vende publike. Dhe kështu vazhdoi asimilimi i popullsisë Shqipëtare të اamërisë.

GJENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT SHQIPTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBثTAR I SHQIPثRISث Sث JUGUT

Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatërave të Shqipërisë së jugut nga fashistët Helenas para Imagedhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica, Preveza, Paramithia, Filati etj)...

Resoluta, Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.
اë shtja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.


Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të اamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në اamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e اamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.


Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që Imageshumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.
 
Last edited by a moderator:
Gjarepersha,me fal per bezdine, po pse nuk i postove ne nje postim po i ke ndare nga 2-3 rreshta per secilen??
 
Per vete faktin se e ben me te lehet te lexueshme per anetaret. kur eshte e gjitha shabllon as nuk ja varin per ta lexuar nga eksperjenxa, e nuk eshte fare bezdi, e as rrjeshta por pjes.
 
Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të اamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë Imagedhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. اamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të اamërisë. اiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në اamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të اamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të اamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në اamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.


Marre nga lisanet.jhost.co.uk
 
Chameria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike

Chameria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike
Autori i Lajmit: Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Data e Publikimit: 06/07/2005 Ballkani.



E mora këtë libër dhe, ndonëse nuk merrem me gjeografi, e lexova me ëndje, po edhe me dëshirën për të ditur më shumë për një trevë shqiptare të shkëputur padrejtësisht nga tërësia truallësore e Shqipërisë dhe për të cilën deri vonë në librat e shkollës dhe në botimet e tjera është shkruar pak ose aspak. Për اamërinë, qoftë edhe për shtrirjen, vendbanimet, onomastikën shqiptare dhe vlerat e saj gjeografike e natyrore nuk shkruhej ose thuheshin disa gjëra të rrudhura, të vëna në peshoren e frikës se mos shkaktohet ndonjë "reagim diplomatik" nga fqinjët.
Vetëm për të folmen e اamërisë, duke u mbështetur në vjeljet e hetimin e bërë në ligjërimin e këngët e çamëve të shpërngulur në Shqipëri, studiuesi i shquar prof. Qemal Haxhihasani shkroi dhe arriti të botonte në përmbledhjen "Dialektologjia shqiptare" një studim të plotë dhe shumë interesant për gjuhën, onomastikën dhe leksikun e frazeologjinë e çamërishtes, duke vënë në dorë të studiuesve një sasi shumë të vlefshme lënde nga një e folme aq interesante e me fytyrë ruajtëse. Po ashtu, zoti Fatos M. Rrapaj, pasi kishte qëmtuar e ndjekur për shumë vjet radhazi onomastikën e folklorin çam, arriti të botonte në kolanën "Mbledhës të folklorit" vëllimin madhor "Këngë popullore nga اamëria" (Tiranë, 1983, 846 faqe), me një parathënie vlerësuese nga Ismail Kadareja. Disa vjet më vonë, pas shndërrimeve demokratike në Shqipëri ky mbledhës i zellshëm i folklorit dhe i onomastikës çame nisi të botojë edhe veprën tjetër të tij "Fjalori onomastik i Epirit", vëll.I اamëria, Eurorilindja, Tiranë, 1995, 570 faqe.
Ky ishte, si të themi, "logu" i veprave dhe botimeve për اamërinë, prandaj libri "اamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike i Prof. As. Dr. Selman Shemes, si e para monografi gjeografike në llojin e vet, vjen kështu në dorën e studiuesve si një libër shkencor që ka për temë të paraqesë një pamje të hapët e të dëshirueshme rreth krahinës së اamërisë, duke na njohur me vendin dhe pamjen truallësore të saj, me popullsinë dhe jetën ekonomike të asaj treve për të cilën, siç e thamë, për shumë vjet radhazi ka qenë shkruar e folur pak ose aspak. Autori ka bërë aty një paraqitje të hapët e duke ndërthurur natyrshëm të dhënat natyrore e mjedisore ose mirëfilli gjeografike e demografike me prurje e "ekskurse" të thukëta historike, etnokulturore dhe ekonomike, gjë që e bën monografinë të thithshme edhe nga një masë e gjerë lexuesish të thjeshtë që nuk merren mirëfilli me gjeografi, por që kanë dëshirë të njohin e të dinë shumëçka që u mungon për Shqipërinë e sotme dhe për trevat shqiptare jashtë saj.
Mendoj se kjo ka qenë një zgjedhje e përligjur shkencërisht, po edhe shumë e përshtatshme dhe e mirëseardhur për masën e gjerë të njerëzve në Shqipëri, sepse اamëria është krahina më jugore e trojeve shqiptare, e cila, pavarësisht se është shkëputur politikisht nga tërësia truallësore dhe i është aneksuar Greqisë, ka qenë dhe mbetet një rajon gjeografik me karakteristika që e dallojnë qartë nga rajonet përreth. Tek lexon këtë studim monografik, për hir të asaj frymëmarrjeje të trajtimit që i ka dhënë autori, të duket sikur ndërmerr një udhëtim ditunor në اamëri, mëson shumë gjëra dhe formon një pamje ndikuese rreth një treve shqiptare të privilegjuar nga natyra, e hapur ndaj detit Jon dhe e mbrojtur nga erërat që vijnë nga veriu, verilindja e veriperëndimi. اamëria na del parasysh ashtu siç ka qenë dhe është: një vis i bukur dhe i pasur, me pozitë të përshtatshme gjeografike dhe gjeopolitike, duke qenë se nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme që e lidhin atë treve me viset përreth dhe me brendësinë e Ballkanit. Nga territori i اamërisë kontrollohen rrugët që kalojnë nëpër Kanalin e Korfuzit. Ka qenë ky pozicion dhe ato pasuri e vlera gjeonatyrore që e kanë bërë atë krahinë të dashur për banorët e saj shqiptarë, për çamët punëdashës e të dalluar për cilësitë e tyre të larta atdhetare, por edhe të lakmueshme për fqinjët që kurrë nuk rreshtën nga prapashpinat derisa edhe e aneksuan dhe e bënë atë arenë ploje e pësimesh dramatike për banorët çamë autoktonë qysh në mugëtirat e njerëzimit në ato troje.
Dy fjalë për autorin. Selman Sheme është gjeograf, pedagog me përvojë të gjatë në shkollat e larta të Shqipërisë, së pari, për
rreth 30 vjet, nga 1968 deri më 1997, në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", pastaj, qysh nga viti 1997 e këtej, në
Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT-së. Qysh kur ka kryer shkollën e lartë më 1968, ai u është përkushtuar mësimdhënies dhe studimeve shkencore në lëmin e gjeografisë, duke u bërë titullar, autor ose bashkautor i një vargu tekstesh dhe librash për shkollat e larta, të mesme dhe tetëvjeçare. Përmendim, gjithashtu, se emri i tij ka dalë shpesh si autor kumtesash, artikujsh dhe studimesh interesante në faqet e organeve shkencore të profilizuara, si "Studime gjeo-grafike" , "Studime albanologjike" , "Ekonomia dhe tranzicioni" , "Revista pedagogjike" etj.
Këto vitet e fundit, prof.as. dr. Selman Sheme ka botuar edhe disa monografi gjeografike për trevat shqiptare më skajore, por edhe më spikatëse për bukuritë e natyrën e tyre, si "Kelmendi-vështrim gjeografik e turistik" (199 , ku përshkruan dhe na ndjell në bukuritë mahnitëse dhe mundësitë turistike të alpeve të Malësisë së Madhe, dhe, tashti së fundi, librin "اamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike" (2005).
Përtej këtyre, z. Selman Sheme është tashmë i mirënjohur edhe si veprimtar i gjallë dhe personalitet që shkruan e flet me përkushtim për اamërinë, për çamët dhe të drejtat e popullsisë çame mbi pasurinë dhe trashëgiminë e tyre të pasur që u ka mbetur në vendin e të parëve, në اamërinë e dashur e gjithmonë të paharrueshme për ta.
Të dhëna përnjohëse për monografinë. Në morinë e botimeve që dalin sot ndër ne, sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë të orientohesh e të gjesh atë që u shkon për shtat dëshirave, kërshërive dhe sidomos plotësimit të ndonjë zbrazëtie në dijet e në formimin e përgjithshëm kulturor të secilit. Ia vlen, pra, për disa prej librave me vlerë, përveç punës që bëjnë librashitësit dhe bibliotekat, të ketë edhe ndonjë vështrim, qoftë edhe të thukët e të përkorë, që të drejtojë vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve në radhë të parë në librat me prurje të vyera, në studimet me hulumtime serioze, në monografitë që janë fryt i një pune shumëvjeçare dhe të përkushtuar. E tillë është edhe vepra e Selman Shemes, një monografi gjeografike që na tëhollon
e sqaron më së miri çfarë përfaqëson اamëria, si vend, si natyrë, cila ka qenë dhe është popullsia e saj, çfarë mbetet me vlerë studimore për etnografinë, gjuhësinë, sidomos për dialektologjinë dhe etnografinë e të folurit, po edhe për onomastikën etj.
Libri ndjek ecurinë e mbarështimit të veprave shkencore të degës përkatëse. Ai nis me një parathënie të shkurtër, por mjaft të
vlefshme, shkruar nga gjeografi prof. as. dr. Sabri Laçi, një nga emrat tashmë të njohur të studimeve gjeografike dhe veçmas
demogjeografike, i cili vë në dukje disa nga vlerat kryesore të monografisë "اamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike".
Bashkohemi me vlerësimin e z. Laçi, i cili thotë se në çdo paragraf të këtij libri ndihet dëshira e autorit për t'i transmetuar lexuesit krahas të vërtetave shkencore edhe dhimbjen për një popull të martirizuar, pjesë e të cilit është edhe ai vetë.
Kreu i parë, me vlera kryesisht përnjohëse dhe hyrëse, titullohet "Aneksimi i اamërisë dhe strategjia greke për helenizimin
e saj", një paraqitje e nevojshme dhe e mbështetur në të dhëna historike e dokumentare rreth fateve e pësimeve të popullsisë çame në rrjedhë të shekujve, deri në aneksimin e asaj krahine në Greqi.
Kjo pjesë është shkruar me zemër të trishtuar, por edhe me synimet e dëshirat e mira të birit të اamërisë, i cili, nga lartësia e
ngritjes së tij arsimore, kulurore dhe politike bashkëkohore, gjithsesi moderne dhe evropiane, beson se edhe një çështje kaq
delikate, e dhimbshme dhe e mbetur pezull për kaq shumë kohë, siç është çështja çame, mund të gjejë rrugëzgjidhje gjithmonë në përputje me ligjet dhe me standardet e sotme ndërkombëtare. Autori përmbyll në hyrje se, duke u mbështetur në Konventën Evropiane dhe në Deklaratën Universale, qeveria greke duhet të kryejë detyrimet ligjore kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike.Lidhur me këtë, autori i referohet edhe një thënieje të mençur të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka theksuar: "اamëria nuk është një fantazmë që ngrihet për të errësuar miqësinë e grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, kur poput lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njëri-tjetrin" .
Kreu i dytë mban titullin "Veçori të përgjithshme fiziko-gjeografike" dhe jep nëpër sythat e nënsythat e tij kufijtë natyrorë
dhe gjeografiko- etnologjikë të اamërisë, duke zhdavaritur mirë lidhjet midis emrit اamëri dhe Epiri i Jugut, si dhe midis
etnonimeve çamë dhe epirotë, duke bërë edhe përqasjet e pikëtakimet e natyrshme midis tyre dhe trevave te tjera shqiptare, si Labëria, Toskëria, Myzeqeja etj. Kur flet për emrin e vendit dhe të banorit, autori na rikujton lidhjen e tyre me emrin e lumit Thjami të lashtësisë, prej nga rrjedhin edhe format e sotme çam e اamëri. Aty flet edhe për ndërtimin gjeologjik të territorit të اamërisë, për peizazhet e saj të larmishme etj., duke sjellë edhe foto shumë të bukura e mbresëlënëse.

Kreu i tretë i kushtohet organizimit politiko-administra tiv të krahinës së اamërisë, duke sjellë aty të dhëna me interes përnjohës e vlerësues rreth kësaj gjeohapësire shqiptare në rrjedhë të shekujve, duke ftilluar qartë se ajo në periudha të ndryshme historike nuk ka qenë njësi administrative më vete dhe gjithnjë ka mbetur e papërcaktuar mirë. Autori na jep aty një shkurtore të shtrirjes së bashkësisë thesprote, përgjatë brigjeve të detit Jon, nga lumi Kalama ose Thiamysi i vjetër deri në luginën e Prevezës.
Nga lindja kufizohej me molosët e grekët e Dodonës, ndërsa kufiri jugor shkonte deri në Akarnani dhe ndahej prej saj nga fiet e
amfilokëve dhe kasopëve. Në fakt, aty na jepet një pamje e përmbledhur e krejt historisë së shtetit të Epirit, i cili mori
zhvillimin e vet më të madh në kohën e sundimit të Pirros, kufijtë e shtetit të të cilit qenë zgjeruar prej Epidamnit në veri deri në gjirin e Korintit në jug. Në mesjetë, pas rënies së Kostandinopojës (1204) në trevën e Epirit të Vjetër do të lindte Despotatit i Epirit dhe kryqytet u bë Arta, porse një qytet tjetër me rendësi ishte Janina. Popullsia ishte shumetnike. Në krahinat veriore mbizotëronte popullsia shqiptare, kurse në viset jugore ajo greke.
Në fundin e shek. të 18-të dhe në fillim të shek. të 20-të krahina e اamërisë bënte pjesë në pashallëkun e Janinës. Nën juridiksionin e vilajetit të Janinës do të mbetej deri në vitin 1913, kur, me vendimet e padrejta të Konferencës së basadorëve, pjesa më e madhe e اamërisë, si dhe rrethet e Konicës, Grebenesë, Kosturit dhe Follorinës mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar, duke iu dhënë Greqisë. Vetëm rripi verior i اamërisë me qendër qytetin e Konispolit mbeti brenda kufijve të shtetit shqiptar. Në ndarjen e sotme administrative të Greqisë, اamëria është e ndarë në katër prefektura: të Thesprotisë, të Prevezës, të Artës dhe të Janinës.
Këto katër prefektura formojnë rajonin e Epirit, siç e emërtojnë grekët اamërinë. Sipërfaqja e asaj zone është 9203 km katrorë.
Ky krye, i shkruar me njohje të thellë të historisë dhe të gjeografisë, si dhe i pajisur me harta e pasqyra demografike dhe të
ndarjeve administrative të vilajetit të Janinës etj. i jep lexuesit një pamje mjaft të qartë dhe të vlefshme për shtrirjen, përmasat dhe rrjedhat historike e përgjithësisht për kahet e zhvillimit të mëtejshëm të asaj gjeohapësire. Para pushtimit grek, viset e اamërisë të populluara me shumicë nga shqiptarët ishin rrethet e Filatit, të Gumenicës, Margëllëçit dhe të Paramithisë. Brezin anësor e përbënin rrethet e Artës, të Prevezës, të Janinës. Në këto hapësira jetonte dhe vijon të jetojë një popullsi shumetnike: shqiptare, greke, vllahe etj.
Në kreun e katërt flitet për popullsinë dhe vendbanimet, duke trajtuar, së pari, autoktoninë shqiptare të اamërisë dhe të trojeve të tjera etnike në Greqi, pastaj jep popullsinë dhe strukturat e saj, pasqyron ndarjen e saj në sanxhaqe e nahije sipas një tabele të qartë, duke dhënë aty edhe një përqasje e ravijëzim të vendit të saj në tërësinë e shqiptarëve në Ballkan. Po ashtu, paraqitet struktura fetare dhe etnike e اamërisë, për të ardhur deri te shpërnguljet dhe ndryshimi i strukturës demografike të krahinës. Autori përshkruan me të dhëna e pasqyra të qarta edhe popullsinë çame në Republikën e Shqipërisë, jep vendet ku janë shpërnguluar masivisht çamë dhe përmbyll se "mendohet që numri i popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë në ditët tona të jetë rreth 250 mijë banorë".
Një syth shumë interesant paraqet ai me titull "Aspekte demografike të popullsisë së Epirit sot", i cili ndiqet nga një pjesë
përshkruese shumë e vlefshme ku jepen tiparet dhe veçoritë gjeografike të vendbanimeve, duke i marrë ato një për një dhe duke dhënë aty faktime të plota rreth emërtimeve gjeografike dhe onomastikës së tyre, po edhe shumëçka tjetër me interes për njohjen e kësaj krahine.
Kreu i pestë jep tiparet dhe veçoritë e zhvillimit të ekonomisë së اamërisë, duke u nisur qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, ndërsa kreu i fundit jep një pamje etnogjeografike të اamërisë në optikën e udhëtarëve të huaj.
E lexova me shumë ëndje këtë monografi të prof. as. dr. Selman Sheme dhe, si çdo shqiptar, ndjeva dhimbje e keqardhje të madhe për pësimet dhe fatet historike të pamira të një treve e krahine aq të bukur, për plojën e dhunën e ushtruar ndaj një gjindjeje aq punëdashëse e ndenjtare siç kanë qenë e janë çamët, të cilët edhe në kushtet trysnive të shfrenuara e të parreshtura shkombëtarizuese e denigruese, kanë mbetur kudo që gjenden dinjitarë e kryelartë, njerëz të punës, të kulturës dhe të arteve. Prej sish kanë dalë deri maja të larta të shkencës e të letrave shqipe, që nga Hoxha Tahsini, Faik Konica deri te Bilal Xhaferri. Në gjurmët e hullinë e mbarë të tyre shkon edhe një brez i sotëm studiuesish të përkushtuar, veprimtaria dhe shkrimtaria e të cilëve i bëjnë nder اamërisë dhe përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e mundshme demokratike për t'i dalë zot çështjes çame, për të kontribuar në rrjedhat e mbara të qartësimit dhe të zgjidhjes së të drejtave të çamëve. Një nga më të dalluarit është edhe autori i kësaj monografie, veprimtari i gjallë dhe studiuesi i njohur prof. as. dr. Selman Sheme, i cili, bashkë me prof. dr. Bashkim Kuçukun dhe studiues të tjerë kanë organizuar veprimtari shkencore e botime me rëndësi për njohjen e vlerave dhe traditave etnokulturore të çamëve dhe të اamërisë.

I urojmë mikut tonë të nderuar suksese e vepra të tjera të vlefshme për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve.
 
Dora D'Istria : Dhuna Fetare ne Cameri

Gazeta camëria,
Janar 2008, Numri 176, Viti XVII i botimit,Fq 5

Forcat osmane, shkruan Dora D'Istria, e shkaterruan Janinen ne vitin 1424 dhe kthyen ne skllever nje pjese te banoreve te saj. Turakani ngriti para qytetit nje piramide prej 2 mije kokash.
Megjithe ate, Thesprotia e lashte u ngrit mbi rrenojat. Pushtuesit osmane, pasi mposhten rrezistencen e vendasve, nje pjese te forcave, nen komanden e Sulejman Haxhi Beut e dislokuan ne keshtjellen e qytetit te Paramithise.
Ishte ne traditen e Perandorise Osmane qe sapo pushtohej nje territor, per nder te sulltanit ngrihej nje xhami ne qender te ketij territori.
Keshtu ne vitin 1940, ne Paramithi u ndertua xhamia e pare e madhe qe u pagezua Xhamia e Sulltan Bajazitit II. Ajo njihej edhe em emrin Xham-i Sherif (Xhamia e Shenjte). Kjo ndertese kulti, fillimisht, do te sherbente per te kryer rritet fetare ushtria dhe oficeret turq te dislokuar ne qytet dhe rrethina, por, nga pushtuesit e rinj, shihej ne perpsektiven e afert dhe si nje qender fetare per te krishteret, qe do te nderronin fene ne ate rajon. Nderkohe edhe ne qytetin e margelliçit nje lagje e banuar kryesisht nga ushtare dhe oficere osmane, mori emrin Lagja e Sulltan Bajazitit.

(AQSH. Dora d'Istria, "Rinia e nje shqiptareje" , Tiranë, f. 31)
 
Titulli: Historia e çamerise

اameri një problem ende i pa zgjidhur! Përse?

Nga Dr. Hasan Luçi


Dekreti hyri në fuqi në Shqipëri më 4 korrik 1940 edhe pas vendimit përkatës (lexo kuisling H.L) të Këshillit të Epërm Korporativ ( lexo Koperativ- H.L) shqiptar, ligji nr 319!? Arka e Pandorës u hap. Pas sulmit fashist italian nga toka shqiptare e pushtuar, mbreti grek shpalli të ashtuquajturit "ligje të luftës" mes Greqisë e Italisë, përfshi Shqipërinë "doemos" më 1 dhjetor 1940 ( nr 2636, 1940 dhe 2637 , 1940). Pasi pas këtyre ligjeve përcaktohet shteti armik, shtetasit armiq dhe veprimet greke ndaj pasurive të tyre në
territorin grek ( lexo dhe trojet etnike shqiptare në Greqi-H.L) të cilët hynë në fuqishëm 28 tetor 1940, d.m.th. ditën e sulmit fashist italian mbi Greqinë, me prapaveprim. Kështu rreth 800 pasuri të shtetasve shqiptarë që banonin ose jo në Greqi në atë kohë, të vlerësuara në 350 milionë të çdo natyre , sidomos pasuri të paluajtshme etj, u kaluan nën çizmen e ministrisë së financave greke dhe zyurave vendore lokale dhe më vonë u dhanë në përdorim personave të tjerë me kushte diskriminuese për shqiptarët pronarë, megjithë rregullimet e qeverisë kuislinge të Colakoglusë në prill 1941, ligji nr 13, 1944.

Nga 27 qershor 1944 deri në mars 1945 Greqia monarkofashiste urdhëroi ushtrinë e saj " nacionaliste greke" të Napoleon Zervës,
komandant i EDES ( milicia nacionaliste e djathtë fashiëste), e cila përzuri me dhunë gjaksore, sipas burimeve zyrtare shqiptare , rreth 20 mijë shqiptarë camë, pjesa dërmuese e fesë myslimane ( turq sipas shovenëve grekë) nga zonat e Epirit ( prefektura e Thesprotisë) pasi grekët vranë 2400 vetë, mes të cilëve fëmijë , gra, pleq etj, mbi 2000 vetë vdiqën rrugës së eksodit masiv nga uria apo në kampe. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie biblike u vendosën në Shqipërinë mëmë.

Shqipëria e vetëçliruar , aëntare e denjë e koalicionit antifashist botëror, u çlirua nga pushtuesit fashistë italianë e gjermanë më 29 nëntor 1944 dhe u shpall Republikë Popullore më 11 janar 1946, pasi përjetoi shkatërrime të mëdha dhe derdhën gjakun e tyre 28 mijë yje të pashuar të kombit tonë, veç, at anë trojet shqiptare, jashtë saj.
KANا-i i Shqipërisë së rë miratoi ligjin nr.61, i cili shfuqizoi dhe bëri nul ( zero me xhufkë) të gjitha normat juridike të miratuara
dhe të shpallura gjatë kohës së pushtimit italian dhe gjerman, pas edhe vendimeve historike të Kongresit të Përmetit në 1944. kështu edhe ato që lidheshin me statusin e Shqipërisë në konfliktin os ejo të saj të luftës 1940-1941 me Greqinë, apo marrëveshjet nënshtruese zogiste me fuqitë e tjera diplomatike ose jo. Greqia nënshkroi traktatin e paqes me Italinë në 10 shkurt 1947, ku Italia zotohej se do të respektojë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit Grek dhe se i quajti të pavlefshme të gjitha aktet emarrëveshjet që kishin hyrë në fuqi midis Italisë dhe autoriteteve shqiptare që prej 7 prillit 1939 deri në 3 shtator 1943, ato që u përmendën me lart. Por sërish gjatë luftës civile greke 1945-1949 sipas statistikave zyrtare shqiptare, mbi 70 mijë qytetarë grekë, mes tyre dhe shumë vetë me origjinë shqiptare banues në zonat e Kosturit, Konicës, malit të Gramozit, etj, e kryesisht nga familjet e anëtarëve të EAM ( lëvizja e majtë komuniste greke) erdhën në Shqipëri si rezultat i veprimeve
luiftarake në Greqi. Një pjesë e tyre qëndroi në Shqipëri dhe shumica mërgoi në B.S, Bullgari, Hungari, etj. Kështu filloi një kalvar tjetër ogurzi për shqiptarët në Greqi.

Më 23 maj 1947 Gjykata e Janinës shpalli fajtore në mungesë ( vendimi nr 3441 ) 1930 camë për bashkëpunim me forcat pushtuese fashiste, një pjesë me dënim me vdekje dhe konfiskim të pasurisë , që autoritetet lokale i morën në dorëzim me ligjin urgjent të 1539/1938. Për tradhëti të lartë ndaj Greqisë, gjykata i shpalli fajtorë dhe camëve iu hoq shtetësia greke ( protokolli
49343/e72,29/ 10/47 dhe 3976 i Ministrisë së Jashtme greke). Pasuritë e çamëve në prefekturën e Thesprotisë u shpronësuan me urdhrin mbretëror U.B 2185/152 dhe me vendimin 2781/54 . pasuritë bujqësore dhe blegtorale të çamëve iu shpërndanë grekëve pa tokë. Pasuritë çame të qyteteve ua ndanë me konkurs apo ua dhanë banorëve të pastrehë ( ec e gjeje të vërtetën !). Në Greqi u shpallën dhe dy dekrete ( 14882 dhe 3574) më 7 qershor dhe 9 korrik 1947 që përjashtuna nga zbatimi i ligjit nr 2636, 1940 personat e etnisë greke të përkatësisë fetare ortodokse dhe me shtetësi shqiptare, gjithsej 150 prona me që grekët i quajnë me origjinë greke ( fetare ). Në 1948 u miratua dekret ligji nr. 1138 që amendoi nenin 21,2 të ligjit nr 2636, 1940 dhe shpalli se Ligji I sipërshënuar pushon së qëni në fuqi me një vendim të përbashkët të kreut të qeverisë, ministrit të jashtëm, të financave dhe të drejtësisë. Por pas një kohe, sërish dredhia greke nxorri ligjin 4506 të 1956 që hyri në fuqi dhe vendosi se " do të bllokohen në mungesë të një leje speciale të gjithë aktet juridike të lidhura me pronat e vendosura në tokën greke të të gjithë personave me origjinë greke, shtetas shqiptarë dhe banues në Shqipëri." Lufta e ftohtë vazhdonte prush.

Por në konjukturën ndërkombëtare ballkanase dhe ndërkombëtare të kohës, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë u vendosën në nivel ambasadash më 6 maj 1971 pa prekur çështjet konkrete negative mes të dy vendeve duke i lënë varur në të drejtën ndërkombëtare publike. Por Këshilli i Shtetit të Greqisë dhe Gjykata e Lartë greke morën vendimin SE 2327/76 të 1976 ku pohohet se së pari , Shqipëria pushon së quajturi si shtet armik që kur me të janë vendosur marrëdhënie të rregullta diplomatike dhe së dyti se pushon së qëni në fuqi dhe zbatimi përkundrejt Shqipërisë i ligjit nr. nr 2636, 1940 lidhur me gjëndjen e luftës, pushim që sjell si pasojë të menjëhershme shfuqizimin automatikisht të sekuestrimit të pasurive shqiptare të pranishme në territorin Grek. Ky vendim duhej t?u rikthente të drejtën pronarëve të ligjshëm shqiptarë, por sërish vijoi dredhia greke. Në 1987 Qeveria Socialiste greke e Andreas Papandreut deklaroi formalisht të shfuqizuar gjendjen e luftës , i cili nuk u votua kurrë në ndonjëfarë mënyrë në Parlamentin grek apo në Presidencën greke, etj. Kështu kjo deklaratë u bë tërësisht e natyrës politike, dredhi e radhës, pa asnjë rëndësi reale.

Në vitet ?90 gjoja mbaroi lufta e ftohtë dhe trokiti epoka e demokracisë pas përmbysjes së komunizmit edhe në Shqipëri. Ramiz
Alia, president i Shqipërisë shtroi çështjen në diskutim në 1991 me Presidentin Miçotaqis, por dinaku grek i tregoi dhëmbët shovene demokratit të konvertuar fqinjë se " çamët kanë bashkëpunuar me pushtuesit, por do të trajtohet problemi i pasurive të tyre" në kalendat greke!? Megjithatë këtë demagogji dhe armiqësi të vjetër grekomadhe më 1991 dhe në 1995 se shërbimet juridike të ministrive të jashtme ndërsjelltas do të trajtonin synimet pasurore reciproke për pronat në të dy vendet. Në këtë klimë euforike demokrate euroatlantike, në mars 1996 mes Greqisë dhe Shqiëprisë firmoset traktati i Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë. Populli thotë "fjalë të mira dhe gurë në trastë"! Kështu i ndodhi edhe PD-së dhe prijësit të vet Sali Berisha, se ky traktat duhej t?i mbyllte armiqësitë dhe grindjet pafund greke në të kaluarën, pasi ky traktat përfaqëson, të themi realisht mbylljen juridike të synimeve territoriale grekomëdha, se traktati ka zotime e pohime reale, mpor qëpër dredhiën greke janë të parealizueshme.
Edhe në 1998 presidenti Rexhep Mejdani ( 1997-2002) synoi me Presidentin grek Kosta Stefanopulos realizimin e lirive dhe të
drejtave të njeriut ( të qarkullimit të lirë, besimit e sidomos ato pasurore etj.) Por mbeti pa përgjigje, ndërsa më vonë po në 1998
Greqia miratoi një ligj për rregjistrimin e pronave të patundshme, ku pohohet e zeza mbi të bardhë se " pronat që rezultojnë pa pronar në momentin e rregjistrimit do t?i nënshtrohen shpronësimit publik dhe për ato mund të ketë ankim gjyqësor brënda tre vjetëve nga miratimi i këtij ligji." Por ndodhi çudia, dredhia e rradhës pasi në qershor 1999, Ambasada Shqiptare në Athinë mori përgjigjen e një kërkese të saj nga Ministria e Jashtme greke, e cila pohonte se tashmë ligjet greke nr nr 2636, 1940 dhe nr 4506 të 1965 janë akoma në fuqi në Greqinë mike! Sërish kërkesat shqiptare bien në pusin grek historik të thellë. Dhe për më tepër traktati i 1996 nuk pi më ujë! Se Kryeministri grek Simitis në 2001 i pohoi Kryeministrit Ilir Meta se çështja çame " kjo cështje rezulton e mbyllur"! Vajtën për dhjamë qeni edhe takimet e kryeministrit Fatos Nano në Kretë, etj, ku dyert janë të mbyllura për drejtësi, por të hapura për prapësi!
Po ka dhe më ! Në 12 janar 2006 Gjykata e Lartë e Greqisë, Aeropagos, shpalli vendimin përfundimtar nr 5/2006 , i cili njeh
shtetin Grek si pronar me të drejta të plota të një prone shqiptare të sekuestruar mbi bazën e ligjit nr 2636, 1940 , i cili s?është gjë tjetër por ai që shpalli gjëndjen e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe sekuestrimin e pasurive të vendit e të shtetasve
armiq! Me arsyen e dredhive greke të parashkrimit 20 vjeçar të fituar tashmë jo me urdhër të peshkut, por të shtetit shoven
grekomadh! Kështu një shteti marrë hoshi gurin në pus dhe 100 të mençur s?e nxjerrin dot! Le të provojë kush të dojë. Buzëqesh
grekomadhi sot në shekullin XXI të demokracisë, kur Shqipëria dhe trojet shqiptare janë vetëm miq për fiq. As perëndia s?ndihet, vetëm hesht se Janullatosi i ka kopsitur mirë punët mes dy vendeve, pra sundon në mënyrë demokrate në Tiranë me lukuninë e vet dhe grekomanët puthadorë! E bëmë këtë kumtim historik, diplomatike juridik si nismë për ata që duan të thellohen në këto probleme atdhetare, me seriozitet, urtësi e mençuri, jo për shovenët grekë, të cilët qëndrojnë gjithnjë në llogoret antishqiptare me syrin në thepin e pushkës dhe pazaret me grekomanët shqiptarë nën hijen e BE-së dhe NATO-s etj, në demokracinë euroatlantike! Por do t?i kthehemi sërish librit të propagandës greke , e cila është ende aktuale. Për shtimin e popullsisë greke ( se të tjerë atje s?ka).
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top