Higjena e gojes

arber b_fier

Anëtar i ri
Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve? Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.

Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?

Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)

Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.

Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.

Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.

Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.

Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).

Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.

Higjera rutine e gojes

Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.

Larja e dhembeve

Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)

Filli dentar

Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.

Cfare mund te beni tjeter?

Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.

-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.

-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.

-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.

-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.

-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.

Disa pika te tjera te rendesishme

-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.

-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).

-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj
 
Si të heqim erën e pakëndshme të gojës?

GetImage.aspx


-Mbajtja erë e gojës është diçka që mund ta kemi përjetuar të gjithë të paktën një here.
Por në raste të tilla ju nuk keni pse të kufizoni aktivitetet tuaja sociale dhe të ndryshoni standardin e jetesës.

Një lajm i dhënë në faqen e njohur të internetit Ehow shpjegon se çfarë mund të bëjmë për kurimin e erës së gojës. Ja disa metoda:

1. Duke mbajtur çamçakëz dhe mendër ose duke përdorur sprej të cilët freskojnë gojën mund të shpëtoni përkohësisht nga era kronike e gojës. Por këta nuk janë kura të sakta. Ndërkohë që ju kërkoni rrugët dhe mënyrat definitive të shpëtimit nga era e gojës mund ta mbani të fshehur problemin për një fare kohe.

2. Nëse i keni hundët e zëna dhe keni vështirësi në frymëmarrje kjo mund të jetë shkak për mbajtjen erë të gojës. Sepse një gojë e thatë mban erë. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon mbajtjen të freskët të gojës dhe gjallëron rrjedhjen e pështymës. Gjithashtu larja e dhëmbëve dhe pastrimi i mbetjeve që mund të mbesin mes dhëmbëve ndihmon në largimin e erës së gojës.

3. Era kronike e gojës krijohet dhe nga mungesa e higjienës së saj. Mund të mendoni se dhëmbët i lani ashtu siç duhet por a e keni pastruar ndonjëherë gjuhën ? Pas ushqimeve me erë të rëndë apo pas pirjes së një kafeje gjuha i ruan mikrobet dhe bakteret në shtresën e sipërme të saj. Prandaj për të kuruar erën e gojës përveç larjes së rregullt të dhëmbëve duhet dhe një pastrim i rregullt i gjuhës.

4. Disa sëmundje mund të jenë shkaktarë të erës së gojës. Kemi folur rreth problemeve të sinozitit por edhe sëmundja e diabetit ndonjëherë mund të shkaktojë një erë jo të këndshme goje. Prandaj para se të kurojmë erën e gojës duhet të kurojmë sëmundjen nga e cila vuajmë.

5. Edhe dietat e mbajtura për t’u dobësuar janë shkaktare të erës së gojës. Veçanërisht nëse si metodë dobësimi zgjidhni dietën e varfër me karbohidrate , jeni të humbur. Në dietat me karbohidrate të pakta trupi prodhon dhe përdor lëndë të quajtura keton. Vetëm se njëra prej tyre del jashtë trupit me anë të frymës dhe mund të shkaktojë një erë të pakëndshme goje. Për të parandaluar diçka të tillë e vetmja rrugë është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate.
 
Titulli: Higjena e gojes

Me dhëmbë të bukur deri te një trup i shëndoshë

Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, ju jo vetëm që do të keni një buzëqeshje të bukur, por edhe një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë. Në fakt, trupi i shëndoshë dhe dhëmbët e shëndoshë nuk shkojnë pa njëri-tjetrin. Kurrë nuk është vonë që të filloni t’i mësoni fëmijët se sa e rëndësishme është higjiena e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi.
Higjiena e gojës rritë vetëbesimin
Dhëmbët e prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve, përpos që paraqesin problem shëndetësor, janë edhe një siklet i madh estetik, që ndikojnë në uljen e vetëbesimit. Me siguri se kur ke erë të keqe nga goja, të tjerët do të ikin nga ti dhe, në këtë mënyrë, do të ndihesh i izoluar dhe i lënë anash.

Higjiena orale – efikase kundër sëmundjeve të zemrës
Mendohet se inflamacionet kronike, të shkaktuara nga inflamacioni i mishit të dhëmbëve, mund të çojnë deri te sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihen edhe sëmundjet e zemrës, të rrezikshme për jetë.

Higjiena e gojës për një memorie të mirë
Të rriturit që kanë mish të inflamuar të dhëmbëve,
ku shfaqet edhe gjakderdhja, sipas studimeve, kanë edhe një memorie më të keqe, gjë që është parë në testet e ndryshme të memories.
Pra, brushën në dorë dhe lani dhëmbët pas çdo shujte.KS
 
Titulli: Higjena e gojes

Shkaktarët e erës së gojës

A ju ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë mik apo partneri të ju bëjë me dije që “hm…pakëz po të vie era e gojës”?. Shumica e njerëzve me halitozë (erë të gojës) nuk e dinë që u vjen era. Edhe nëse i lani dhëmbët rregullisht, nuk jeni larg rrezikut. Më poshtë ju paraqesim tetë shkaktarë të erës së gojës që ndoshta nuk i keni ditur.Mënyra e ushqimit
Ushqimet me sasi të larta të proteinave apo produkteve të qumështit japin sasi të mëdha të aminoacideve, të cilat janë livadh me lule për baterie. Një studim shkencor i bërë vitin e kaluar ka treguar që ekziston lidhje në mes të erës së keqe të gojës dhe obezitetit.
Frymëmarrja me gojë
Secili proces që i than indet e gojës, duke e ndaluar pështymën t’i largojë bakteret nga gjuha, e inkurajon erën e keqe të gojës. Kandidatët që më së shumti e përjetojnë këtë proces janë personat që vuajnë nga astma dhe ata që gërhasin natën.
Shiko fotografinë 1798770
Ilaçet
Pështyma i largon bakteret që i japin erën e keqe gojës. Shumë ilaçe, përfshirë këtu edhe antidepresivët, diuretikët, bile-bile edhe aspirina mund ta thajnë gojën. Kështu që, me më pak pështymë do ta keni më vështirë t’i largoni bakteret që ju japin erë.
Mos-ngrënia e mëngjesit
Ndoshta jeni të informuar për përparësitë që ka mëngjesi i mirë për trupin dhe mendjen e njeriut. Përveç këtyre, ai ndihmon në largimin e erës së gojës duke e stimuluar prodhimin e pështymës e cila i largon bakteret nga gjuha. Era e gojës do ju vijë prapëseprapë nëse do të hanit mëngjes të përgatitur me qepë ose hudhër.
Alkooli
Konsumi i lartë i alkoolit shkakton dehidrimin e trupit (largimin e lëngjeve nga trupi).Kështu që, nëse konsumoni alkool, goja juaj do të thahet dhe bakteret erë-këqija do t’ju shkaktojnë erë të gojës.
Bakteret
Lloji i baktereve që ju jep erë më së shumti rri në gjuhë, duke liruar gazra gjatë procesittë mbërthimit të copëzave të ushqimit dhe substancave të copëtuara nga pështyma. Këto baktere shumohen gjatë natës, sepse në atë kohë gjëndrat pështymore e ngadalësojnë prodhimin e pështymës (për këtë arsye neve na vjen era e gojës kur zgjohemi nga gjumi). Disa njerëz kanë numër më të madh të këtyre baktereve erë-këqija, që e shpjegon faktin se pse disa njerëzve u vjen era e gojës më shumë se të tjerëve. Një studim i tanishëm tregon që bakteri H.pylori e cila është përgjegjëse për ulcerat e lukthit, mund të shkaktojë erë të gojës dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve nëse e gjen rrugën deri te gjuha juaj.
Sëmundjet e brendshme
Nëse keni erë të gojës shumë të rëndë, ju keni mundësi që jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e brendshme. Për shembull, insuficienca renale (e veshkave) i jep gojës një erë të rëndë. Po ashtu edhe diabeti i pakontrolluar mund t’ju dërgojë sinjale duke shkaktuar një erë të pazakontë të gojës.
Shiko fotografinë 1798771
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
Infeksionet e dhëmbëve apo mishit të gojës janë shkaktar i njohur i erës së gojës. Ajo çka shumica e njerëzve nuk e dinë është që erën e gojës mund të ta japë edhe bronkiti, sëmundja e sinuseve apo thjeshtë një ftohje. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes i copëtojnë indet duke e filluar një rrjedhje të qelizave dhe qelbit që i ushqejnë bakteret erë-këqija. /Telegrafi/
 
Titulli: Higjena e gojes

SHثNDETI I DHثMBثVE

Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së dhëmbëve, mishit të dhëmbëve (gingivës) dhe hapësirës së gojës në përgjithësi, është të fitojmë shprehi të duhura dhe një zakon të rregullt rreth mirëmbajtjes së higjienës orale. ثshtë shumë e rëndësishme të krijomë një rutinë për sa i përket larjes së dhëmbëve dhe atë pas çdo të ngrëni dhe në darkë para fjetjes. Tek fëmijët e vegjël duhet të kemi kujdes që ti ndërgjegjësojmë ata dhe ti bëjmë të vetëdijshëm që në fëmijëri të hershme rreth rëndësisë së madhe që ka mirëmbajtja e higjienës orale. Në pesëvjeçarin e parë te jetës së fëmijës duhet të kemi kujdes që ti ndihmojmë dhe ti mësojmë rreth larjes sa më të rregullt të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve deri sa fëmija të fitojë siguri në vetvehte që larjen mund ta bëjë vet.

Në ditët që jetojmë gjithnjë e më tepër i kushtohet kujdes, madje i jepet një vëmendje dhe rëndësi të veçantë larjes së dhëmbëve dhe mirëmbajtjes së higjienës orale si dhe theksi gjithmonë vendoset në faktin se e rëndësishme është që këto shprehi të fitohen që në fëmijëri të hershme. Shëndeti i dhëmbëve ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës sonë. Një buzëqeshje e bukur e plotëson madje e zbukuron pamjen tonë të jashtme, ndërsa dhëmbët e shëndetshëm mundësojnë të kemi një ushqyerje sa më të shëndetshme.

PASTAT E DHثMBثVE

Zgjedhja e një paste sa më të mirë nuk është aspak një detyrë e lehtë. Nëpër vitrina në dyqane shpesh gjejmë me dhjetra lloje pastash për dhëmbë nga dhjetra prodhues. E rëndësishme është të zgjedhim pastën e cila përmbanë fluor. Disa nga pastat ofrojnë edhe mbrojtje nga depozitimet e mundshme të disa mineraleve të forta. Në qoftë se zgjedhni pastë dhëmbësh për fëmijën tuaj, atëherë kini kujdes që pasta të ketë shije të mirë, në mënyrë që larja e dhëmbëve të jetë sa më e këndshme për fëmijën.

Mësoni dhe këshilloni fëmijët tuaj që pasta e dhëmbëve nuk është ushqim që gëlltitet dhe se është shumë e rëndësishme që pas larjes pasta të nxirret jashtë me pështymë dhe të shplahet sa më mirë goja. Gjithmonë të përdoret sasi e vogël e pastës, sa madhësia e kokrrës së bizeles, në mënyrë që gjatë larjes së dhëmbëve tek fëmijët, në rast gëlltitjeje, fëmija të mos gëlltisë sasi të madhe fluori.

FURاAT E DHثMBثVE

Problemi i zgjedhjes së një furçe sa më të mirë e të përshtatshme nuk është aspak më i vogël se ai i zgjedhjes së pastës. Gjatë zgjedhjes së furçës duhet të kemi kujdes që fijet e furçës të jenë të buta dhe në fund të mos jenë të ashpra por të lakueshme. Në varësi të madhësisë së hapësirës së gojës kini kujdes në zgjedhjen e madhësisë së kokës së furçës.

Koka e furçës do të duhej të ishte e vogël në mënyrë që të ketë mundësi të depërtojë në të gjitha pjesët e kavitetit oral dhe në të gjithë dhëmbët.اdo tre ose katër muaj zëvendësoni furçën tuaj me një të re.
Kur të blini furçën për fëmijën tuaj, kini parasyshë që dhëmbët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe se zgjedhja dhe përdorimi i një furçë të gabuar do të çonte në dëmtime serioze të indit dhëmbor. Kështu që është tejet e rëndësishme që furça për fëmijë të ketë fije të buta. Derisa fëmija të jetë i vogël edhe furça duhet të jetë shumë e vogël që të përshtatet me kavitetin oral të fëmijës. Kur fëmija të rritet, furça le të jetë aq e madhe sa që të mund të furçohen (lahen) një deri në dy dhëmbë njëkohësisht. Furça duhet të ketë vetinë të përfshijë edhe hapësirat interdentare në mënyrë që pastrimi i dhëmbëve të jetë sa më i plotë.
Furçat elektrike mund të jenë argëtuese për fëmijët. Përparësi tjetër është se për një kohë të shkurtër bëjnë më shumë lëvizje, çka bën që të shkurtohet koha e furçimit aktiv. Mund të kenë rëndësi praktike edhe tek fëmijët me probleme të veçanta, tek të cilët qëndrimi i gjatë dhe i disciplinuar gjatë pastrimit me furçë mund të jetë i bezdisshëm dhe kjo paraqet problem.
 
Titulli: Higjena e gojes

SOLUCIONET PثR SHPLARJEN E KAVITETIT ORAL

Ekziston një diferencë e madhe midis solucioneve të thjeshta ujore për shplarjen e gojës dhe solucioneve të cilat përmbajnë fluor. Të parat çlirojnë fytin dhe frymëmarrjen si dhe i japin gojës freski, por nuk ofrojnë mbrojtje për dhëmbin. Shumica e këtyre preparateve përmbajnë alkool dhe nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare, sepse mund ti gëlltisin.

Solucionet që përmbajnë fluor formojnë rreth dhëmbit një shtresë mbrojtëse të fluorit, e cila parandalon kariesin. Gjithsesi e rëndësishme është të konsultoheni me stomatologun e fëmijës tuaj, lejohet apo jo që fëmija juaj të përdorë të tilla solucione. Gjithashtu vërtetohuni që fëmija juaj është vërtetë në gjendje tu përmbahet rregullave të përdorimit të solucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni të nxirret jashtë, jo të gëlltitet!

FILLET DENTARE

Filli dentar është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës orale. Me fillë dentar ju mund të pastroni vende ku shpesh mund të formohen depozitime të ndryshme nga mbetjet ushqimore, të cilat aty mbesin edhe pas larjes së dhëmbëve me furçë dhe me pastë dhëmbësh. Filli dentar për vetitë që posedon është në gjendje ti eliminojë këto depozitime edhe në vende ku furça nuk depërton dot. Këshillohet që filli dentar të përdoret të paktën një herë në ditë, ndërsa lloje të ndryshme të fillit dentar janë bërë për t’ju përshtatur nevojave të ndryshme dhe gjendjes së kavitetit oral. Kështu psh: nëse keni një gjendje të mirë të gojës, dmth. i keni të gjithë dhëmbët, poashtu i keni të ruajtur të gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhëmbëve, atëherë është mirë të përdorni fill dentar të prodhuar prej mëndafshi të butë, i cili i ruan edhe papilat interdentare dhe nuk i dëmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar që ju përshtatet më shumë. Fillë dentar për fëmijë mund të gjeni në farmaci duke u konsultuar së pari me mjekun tuaj stomatolog.

EDHE PRODUKTET USHQIMORE JANث Tث RثNDثSISHME

Sikurse është e rëndësishme të mbahet higjienë e rregullt orale, në luftën kundër sëmundjes së dhëmbëve dhe mishrave të tyre rëndësi ka edhe kujdesi për një ushqim të ekuilibruar. Këshillohet që ushqimi të përmbajë sa më shumë pemë dhe perime dhe sa më pak yndyrë dhe kripë.

اimçakezat pa sheqer (posaçërisht ata që përmbajnë ksilitol) janë shumë të mira për dhëmbë dhe këshillohet të konsumohen pas çdo të ngrëni, si mjet ndihmës në mirëmbajtjen e higjienës orale, sidomos në rastet kur nuk kemi mundësi ti pastrojmë dhëmbët. Ato na ndihmojnë në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kavitetit oral dhe në eliminimin e sheqerit të dëmshëm si dhe na mbrojnë nga depozitimet e mbetjeve ushqimore. Evitoni sa më tepër produktet që përmbajnë shumë sheqer si, ëmbëlsira, akullore, deserte të ndryshme, karamele, etj.

Mos hani në darkë vonë përpara se të flini, sepse ushqimi që mbetet nëpër dhëmbë gjatë natës mund të shkaktojë karies. Gjatë natës sekretohet më pak pështymë, kështu që goja pastrohet më pak sesa gjatë ditës.


SI TI PASTROJMث DHثMBثT

Deri tani folëm për rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës orale dhe mjetet që na duhen për ta bërë këtë, por tani do flasim për mënyrë se si duhet të pastrojmë dhëmbët në mënyrë sa më të saktë dhe sa më të rregullt. Në fakt nuk është e rëndësishme vetëm të lahen dhëmbët pas çdo të ngrëni por edhe mënyra se si e bëjmë ate. Koha e mjaftueshme për të larë dhëmbët është minimum pesë minuta. Së pari pastrojmë pjesën e pëparme (vestibulare) të dhëmbëve duke i dhënë furçës drejtimin poshtë-lartë, pastaj me lëvizje rrotulluese duke i mundësuar furçës të futet në hapërirat interdentare (ndërdhëmbore).

Pasi të kemi përfunduar me pjesën e përparme, futemi në pjesën e brëndshme të kavitetit oral duke bërë sërish lëvizje, fillimisht poshtë-lartë pastaj lëvizje rrotulluese me furçë. Pastaj furçohet sipërfaqja okluzale (përtypëse) e dhëmbëve. Pastrimi i kavitetit oral përfundon me pastrimin e hapësirave interdentare me anë të fillit dentar.

STOP GURثZAVE

Kur të paraqitet sëmundja menjëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut, i cili në bazë të stadit të sëmundjes do të përcaktojë edhe mënyrën e mjekimit. Heqja e gurëzave, të cilat janë formuar si pasojë e mbivendosjes së pllakës dentare, është parimi themelor i terapisë mjekuese tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Gurëzat e dhëmbëve janë depozitime të forta të lokalizuara në sipërfaqen e rrënjës dhe të kurorës së dhëmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakës dentare. Gurëzat duhet të hiqen të paktën dy herë në vit, por më e mira do të ishte katër herë në vit./imjek/
 
Titulli: Higjena e gojes

eshte e keshillueshme perdorimi i pastes qe nuk permban sapun,per kte drejtohuni neper klinikat dentare
 
Titulli: Higjena e gojes

Meqenese po flasim per dhembet. Mbyllni gojen ne pozicjonin e pushimit i cili eshte buzet e mbyllura dhe dhembet nuk duhet te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nese dhembet tuaj jane ne kontakt atehere keni nje problem. Kjo gje mund tju shkaktoj bruksizem. Eshte nje anormali e gojes e cila ben qe dhembet te demtojne njeri tjetrin ne siperfaqen e siperme te tyren. Kjo gje mund te shkaktoje probleme tek nje person. Pra nese keni dhembet ne kontakt kur keni gojen mbyllur shkoni tek dentisti dhe tregojuni kete gje.
 
Titulli: Higjena e gojes

Dhëmbët nxihen nga vera dhe çaji

Nëse i shmangeni verës së zezë dhe kënaqeni me të bardhën për ta ndaluar nxirjen e dhëmbëve, është koha për ta menduar një strategji tjetër. Një hulumtim i ri tregon se edhe vera e bardhë, edhe çaji ndikojnë në nxirjen e dhëmbëve.

Vera e bardhë përmban thartirë, e cila rrit rrezikun e mbetjes së njollave në dhëmbë, kurse të njëjtin ndikim e ka edhe çaji dhe disa pije të tjera. Një universitet në Nju- Jork kishte kryer një hulumtim në të cilin kishin krahasuar ndikimin e mbetjes së njollave në dhëmbë gjatë konsumimit të verës së bardhë dhe verës se zezë. Hulumtimi ishte kryer në dhëmbët e lopës, ngase zmalti i tyre është shumë i ngjashëm me ata të njeriut.
Dhëmbët së pari ishin zhytur në verë për disa orë, që ka efektin e kënaqësisë gjatë një darke duke pirë verë. Pastaj të njëjtën e kanë përsëritur edhe me çajin. Në krahasim me ujin, konsumimi i verës së bardhë dhe çajit kishte rezultuar se ato janë të dëmshme për dhëmbët, duke lënë njolla në zmaltin e dhëmbëve. Vera e bardhë është më pak e dëmshme se e zeza, por konsumimi i cilësdo verë rrit mundësinë për nxirjen e dhëmbëve. Edhe pse hulumtimi nuk kishte përfshirë ndikimin e pirjes së kafesë, që moti dihet se çaji lë pas njolla në dhëmbë më shumë se çdo pije tjetër e mëngjesit që e preferoni. Nëse keni menduar se problemin do ta zgjidhni nëse menjëherë pas konsumimit pastroni dhëmbët, atëherë ky është veprimi më i keq që mund të bëni. Pështyma juaj ka mundësi që të mbrojë dhëmbët tuaj, prandaj porosia jonë do të ishte që dhëmbët t’i pastroni së paku 40 minuta pas konsumimit. Por, disa ekspertë dyshojnë se ky hulumtim ka ndikim te pacientët, pra ata nuk do t’i preferojnë askujt që të ndalojnë konsumimin e këtyre pijeve dhe t’i largojnë nga këto pije të preferuara për ta./ikubinfo
 
Titulli: Higjena e gojes

po nese veren e bardhe e perdorim ne gatim, te njejtin efekt duhet te kete serish tek dhembet??
 
Titulli: Higjena e gojes

Nuk besoj Era....

Po duhanin... ku e le Brazilu? Nr 1 per zverdhjen e dhembeve:)
 
Titulli: Higjena e gojes

Nr 1 per zverdhjen e dhembeve

ai eshte kryesori...dhe besoj se eshte nje nga shkaqet me kryesore pse sduhet filluar duhani..
gjithsesi pervec atij jan dhe ato te dyja me siper...;)
 
Titulli: Higjena e gojes

Eshte per te vene re qe ne asnjerin nga keto shkrime nuk flitet per stimulim e mishit te dhembeve,gje kjo qe duhet shtuar sepse ka nje vlere te madhe. Te gjithe e dime qe shumica e ushqimeve qe konsumojme jane te bute nese mund te themi keshtu,jane ushqime qe nuk e stimolojne shume mishin e dhembeve,dhe kjo gje ben qe mishi yne i dhembeve te semuret, ndonjehere kur te lajme dhembet dhe te çahet,mund te ndodh qe te terhiqet dhe te le te eksopozuar rrenjet e dhembeve. Per te evituar keto gjera eshte mire qe ne te ngrenin tone te perditshem te perdorim ushqime pak me te forte se normal gje kjo qe ndihmon ne forcimin e mishit te dhembeve dhe ben qe te kemi nje goje sa me te shendetshme
 
Titulli: Higjena e gojes

Higjiena e gojës

Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, ju jo vetëm që do të keni një buzëqeshje të bukur, por edhe një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë. Në fakt, trupi i shëndoshë dhe dhëmbët e shëndoshë nuk shkojnë pa njëri-tjetrin.
Kurrë nuk është vonë që të filloni t’i mësoni fëmijët se sa e rëndësishme është higjiena e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi.
Higjiena e gojës rritë vetëbesimin.Dhëmbët e prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve, përpos që paraqesin problem shëndetësor, janë edhe një siklet i madh estetik, që ndikojnë në uljen e vetëbesimit.
Me siguri se kur ke erë të keqe nga goja, të tjerët do të ikin nga ti dhe, në këtë mënyrë, do të ndihesh i izoluar dhe i lënë anash.
Higjiena orale – efikase kundër sëmundjeve të zemrës
Mendohet se inflamacionet kronike, të shkaktuara nga inflamacioni i mishit të dhëmbëve, mund të çojnë deri te sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihen edhe sëmundjet e zemrës, të rrezikshme për jetë.
Higjiena e gojës për një memorie të mirë.
Të rriturit që kanë mish të inflamuar të dhëmbëve,ku shfaqet edhe gjakderdhja, sipas studimeve, kanë edhe një memorie më të keqe, gjë që është parë në testet e ndryshme të memories.Pra, brushën në dorë dhe lani dhëmbët pas çdo shujte. Sekrete bukurie

---------- Post added at 09:36 ---------- Previous post was at 09:36 ----------

Bukuria kalon edhe nga dhembet. Te mbani per nje kohe te gjate dhembe te bardhe dhe te shkelqyeshem nuk eshte nje gje e lehte, metoda gjithemone e me te sofistikuara po premtojne qe te na rikthejne buzeqeshjen dhe freskin, apo te na dhurojne nje bardhesi dentare e cila do te qendroje pergjithemone.
Zbardhja e dhembeve eshte tashme nje nga trajtimet me te pelqyera, por eshte shume e rendesishme ti drejtoheni profesionisteve, per te evituar ne kete menyre probleme me te rendesishme me dhembet tuaj.
 
Pe: Higjena e gojes

Era e pakëndshme e gojës. Këshilla për ta eleminuar !

Sipas specialistëve higjiena e gojës, pastrimi i gjuhës, tharja e fytit, ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnë seriozisht në shfaqjen e erës së gojës. Ja disa rrugë të lehta të luftimit të erës së pakëndshme të gojës:

Kujdesuni për higjienën e gojës: rruga e pare dhe më e lehtë e mbrojtjes është higjiena e gojës. Prishjet e dhëmbëve, mbetjet ushqimore, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktojnë erë goje. Pastrimi i dhëmbëve dy here në ditë dhe përdorimi një here në ditë i fijeve për pastrimin e mbetjeve do të mjaftojnë për të zhdukur plagën dhe bakteret e mbledhura në dhëmbë. Krahas kësaj duhet të shkoni 2 herë në vit tek dentisti për kontroll dhe pastrim profesional.

Pastroni gjuhën dhe përdorni fije dhëmbësh: sipërfaqja e mishrave të dhëmbëve është një vend i mirë ushqyerjeje për bakteret. Krahas kësaj pjesa më e madhe e erës suaj të gojës lind nga bakteret mbi gjuhë. Por shumë njerëz harrojnë të pastrojnë gjuhën. Përpiquni ta pastroni gjuhën një here në ditë para dhe mbrapa.

Përdorni çamçakëzë pa sheqer: nëse dëshironi të shpëtoni nga era e gojës atëherë duhet të përdorni çamçakëzë me mendër ose mente. Por kemi një problem nëse ky çamçakëz është me sheqer. Bakteri në gojën tuaj fryhet me anë të sheqerit dhe shkakton erë të pakëndshme. Prandaj duhet të përdorni çamçakëzë pa sheqer për të shmangur erën e pakëndshme të gojës.

Lagni fytin: pështyma juaj përmban dhe enzima ndihmëse për të zhdukur bakteret e këqija në gojën tuaj. Për këtë arsye një gojë e thatë mund të mbajë erë. Lagia e gojës do të aktivizojë gjëndrat tuaja të pështymës. Prandaj duhet ta mbani gojën vazhdimisht të njomë. Edhe ilaçet që mund të përdoren për shkak të sëmundjeve mund të shkaktojnë tharje të gojës. Pyesni doktorin tuaj për këtë dhe konsultohuni me të për sa i përket përdorimit të ndonjë kolinozi të veçantë dhe gargarës së gojës. Krahas kësaj nëse vuani nga sinusiti apo i keni hundët e bllokuara goja do t’ju thahet shumë gjatë natës për shkak të qëndrimit hapur për një kohë të gjatë.

Kujdes ushqyerjen: ushqyerja me pak karbohidrate dhe shumë proteina mund të cenojë trupin tuaj dhe t’ju shkaktojë erë goje. Kjo lind nga djegia e yndyrës, gjatë djegies së yndyrës në trupin tuaj mblidhen kimikate të njohura si keton të cilat përhapen më pas në frymë. Meqë kjo erë e pakëndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojën atëherë e vetmja gjë që mund të bëni është të ekuilibroni ushqyerjen. Duhet të vendosni kush është më i rëndësishëm për ju shëndeti apo aroma e gojës?

Konsumoni çaj: sipas të dhënave të Fondacionit amerikan për mikrobiologjinë konsumimi i çajit shërben për shumë gjëra. Ju ndihmon në heqjen e erës së gojës. Bazuar në një studim të zhvilluar në Universitetin Illinois të Chicagos përbërësit kimikë si polifenoli të gjendur në çajin e zi dhe jeshil parandalojnë zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e pakëndshme të gojës suaj.

Provoni bimët popullore: veçanërisht bima e njohur si Kakule e gjendur në Indi dhe e përdorur si erëz përmban veçori antibakteriale dhe mund të përdoret tek çdo grupmoshë si një pastrues natyral i aromës së gojës. Bima Kakule përmban sasi të mëdha të përbërësit sineol. Këta përbërës janë antiseptikë që zotërojnë fuqinë e zhdukjes së baktereve dhe lehtësimit të erës së gojës. Ju mund të përtypni disa fara Kakule si një alternative zëvendësuese e çamçakëzëve me mente ose mund të provoni farën rezene që është më efektive mbi erën e gojës.

Kujdes shëndetin: era kronike e gojës mund të jetë dhe shenjë e shumë çrregullimeve shëndetësore të lidhura me zorrët, stomakun, veshkat , mëlçinë, infeksione serioze të sinusitit, diabetit. Nëse keni ndonjë nga këto probleme atëherë duhet të këshilloheni me mjekun rreth mënyrave të parandalimit të erës së pakëndshme të gojës.
//lajme.gen//
 
Titulli: Higjena e gojes

Meqenese po flasim per dhembet. Mbyllni gojen ne pozicjonin e pushimit i cili eshte buzet e mbyllura dhe dhembet nuk duhet te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nese dhembet tuaj jane ne kontakt atehere keni nje problem. Kjo gje mund tju shkaktoj bruksizem. Eshte nje anormali e gojes e cila ben qe dhembet te demtojne njeri tjetrin ne siperfaqen e siperme te tyren. Kjo gje mund te shkaktoje probleme tek nje person. Pra nese keni dhembet ne kontakt kur keni gojen mbyllur shkoni tek dentisti dhe tregojuni kete gje.

Cfare do te thuash me kete se nuk po arrije ta kuptoj si behet kjo mbyllja. Sepse nese ti mbyll gojen patjeter qe dhembet do kene kontakt me njeri-tjetrin.
 
Titulli: Higjena e gojes

Po une qe kam aciditet te tepert... dhe kjo me shkakton eren e gojes. Bera madje edhe Sonden dhe me tha qe ke aciditet te tepert dhe kjo te shkakton eren ..
U Vizitova dhe me thane qe vjen nga Bajamet ok mire i thash i heqim sepse ishin bere per tu hequr.
Pas heqjes se bajameve te grykes era nuk u hoq por u rrit ndjeshem ndjeshmeria e aromave me hunde dhe degjimi u rrit shume, por era nuk u hoq...
Si mendon cfare do te me duhet te beje tani...
Ju faleminderit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top