Hakersat kosovarë, "sulm patriotik" ministrisë së Rulit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Faqja zyrtare e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është sulmuar dje gjatë paradites nga hakersat kosovarë, të cilët kanë ndërhyrë në rrjet për të paralajmëruar rrezikun që mund të vijë nga hakersat e huaj.

Njoftimi i vendosur nga "specialistët" kosovarë të informatikës ka zgjatur për më shumë se dy orë, derisa kanë ndërhyrë përgjegjësit e faqes së internetit të ministrisë. Duke i kërkuar të falur ministrit Ruli për këtë "sulm patriotik", hakersat e paraqisnin shkakun e kësaj ndërhyrjeje të paautorizuar në rrjet me faktin se "faqja e internetit të Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka shumë probleme (vrima të zeza) dhe për këtë duhen marrë masat sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar sulmet nga hakersat e huaj".

Kjo është hera e dytë e një sulmi nga "piratët" e informatikës që i bëhet një faqe interneti brenda një kohe shumë të shkurtër, kur më parë e njëjta gjë i kishte ndodhur faqes zyrtare të Postës Shqiptare.

"Sulmi"

Të vetëquajtur "Grupi i Hakersave Kosovarë", që në fillim të njoftimit kanë kërkuar të falur për ndërhyrjen në rrjet, por që këtë po e bëjnë "për të mirën e faqes të shtetit mëm Shqipëri". Sipas tyre, faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kaq shumë probleme dhe për këtë shkak duhen të merren masat para se hakersat e huaj të ndërhyjnë për të prishur rrjetin. "Këtë ndërhyrje në rrjet po e bëjmë për të mirën tuaj dhe lusim administratorët e serverit që të na kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur për t‘i ndihmuar për mbylljen e vrimave që ka faqja, për të mos lejuar piratët (hakersat) e huaj të sulmojnë faqet e shtetit mëm Shqipëri", thuhej në faqen e internetit të ministrisë.

"Mbrojtja"

Më tej hakersat kosovarë u bëjnë thirrje dhe administratorëve të faqeve të tjera të internetit të institucioneve të ndryshme në vend, duke iu ofruar mbështetjen e plotë në garantimin e sigurisë nga sulmet e paautorizuara. Duke kërkuar edhe një herë të falur, me një dialekt që mezi kuptohej,

"Grupi i Hakersave Kosovarë" lë në fund të njoftimit edhe adresën se ku mund të kontaktonin administratorët shqiptarë që merren me serverat e administratës publike.


اfarë janë hakersat?


Konsiderohen individë tepër inteligjentë në fushën e informatikës, si dhe të inxhinierisë elektronike, të cilët marrin përsipër përballimin e sfidave në shkatërrimin e rrjeteve informatike, pa pasur në vetvete një qëllim të fortë. Sulmet në rrjet nga hakersat kanë nisur në SHBA që në fillim të viteve ‘60, periudhë kur dhe lëndët e informatikës nëpër universitete po zgjeroheshin. Përveç ndërhyrjeve për shkatërrimin e rrjetit të internetit, hakersat janë në gjendje të krijojnë edhe "viruse", duke dëmtuar akoma e më shumë funksionin e kompjuterit.

Precedentët

Sulmi i Postës Shqiptare dhe klonimi i faqes së Kryeministrisë

Ky nuk është rasti i parë që një faqe zyrtare interneti e një institucioni shqiptar sulmohet nga hakersat. Rreth tre muaj më parë e njëjta gjë i ndodhi Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, por kësaj here "piratët" ishin as më pak dhe as më shumë por vetë hakersat serbë. Pas klikimit, që në fillim të faqes kishte të shkruar "Kosova është Serbi". Një tjetër incident ndodhi edhe me faqen e internetit të Kryeministrisë, por ndryshe nga ndërhyrjet në rrjet, uebsajti ishte i klonuar. Pra, mjaftonte të mos shkruaje Keshilli i Ministrave, por vetëm wwww.km.org dhe në vend të lajmeve të qeverisë ishin të pasqyruar barsoleta, ku personazhe ishin anëtarët e qeverisë dhe drejtues të politikës shqiptare.

Sulmet e hakersave shqiptarë në Mal të Zi dhe Greqi

Pak kohë më parë, hakersat shqiptarë sulmuan uebsajtin e Kuvendit malazez, në të cilin, në vend të përmbajtjes së zakonshme, ishte paraqitur një faqe e errësuar me shqiponjë dykrenore, me stemën e Shqipërisë me ngjyrë të kaltër. Mbi dhe nën stemën me ngjyra të bardha dhe të kaltra shkruante se në sajt kanë depërtuar hakersat nga grupi "Ulqin hakers grup" dhe forumi shqiptar "Zerokull". Po ashtu, të njëjtën gjë kanë bërë edhe hakersat shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilët për ditë të tëra sulmuan institucionet zyrtare të shtetit grek. Sipas mediave vendase, "specialistët" shqiptarë kishin përdorur një teknologji amerikane tepër të sofistikuar, duke ua bërë të vështirë punën ekspertëve grekë në zhbllokimin e faqeve të internetit.


SHQIP​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top