Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Fatma-Naci-1-300x203.jpg


Emanuela Sako

Gratë myslimane që mbajnë perçe nuk pranojnë mjekët meshkuj gjatë lindjes së fëmijëve. Për disa kjo mund të duket e çuditshme, por për besimin mysliman është një sjellje që duhet ta ketë çdo femër. Mjekët shprehen se shpeshherë e kanë të vështirë që të përballen me dëshirat e pacienteve, pasi jo gjithmonë mund të mundësohet që ekipi i mjekëve që duhet të asistojnë në lindje të jetë i përbërë nga meshkuj. Përtej këtyre problemeve, Fatma Naçi rrëfen historinë e saj dhe shpjegon shkaqet se përse nuk ka dashur që gjatë lindjes së fëmijëve të asistojë me mjek meshkuj.

Fatma është një ndër ato gra që besimin në zot e ka në zemër dhe për këtë arsye ndjek ritet fetare. Përveçse e përkushtuar ndaj fesë ajo është bashkëshorte dhe nënë e dy djemve të vegjël, të cilët i ka sjellë në jetë nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Gjatë dy shtatzënive ajo ka pasur probleme shëndetësore që i kanë rrezikuar jetën asaj dhe fëmijës. Fatma tregon se nga ana fetare mospranimi i mjekut është çështje morale. Sipas saj, përderisa një mjeke femër është më e moralshme dhe profesioniste përse do të duhet të jetë një mjek mashkull dhe jo femër.

Meshkujt nuk pranohen për çështje morali, pasi vetë burri dhe gruaja janë bërë në mënyrë të tillë, që të kenë tërheqje ndaj njëri- tjetrit. Kjo është edhe arsyeja e refuzimit të mjekëve meshkuj në vizitat e ndjekjes së shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Fatma gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë është konsultuar me mjeke femra. Por në momentin që ajo pati komplikacione sepse shtatzënia u shty më shumë se 9 muaj, ajo u detyrua të kërkonte kryerjen e operacionit nga një mjek mashkull. “Kam kërkuar asistimin e mjekut kur kam pasur vështirësi në lindje. Sepse besimi në fe të jep të drejtën që të jetosh, domethënë e para është jeta dhe e dyta është mbrojtja e moralit. Unë pranova të kem besim tek një mjek specialist që të shpëtonte jetën time dhe të fëmijës që po sillja në jetë. Sikur mjekja më e mirë të ishte femër do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

Por në fund të fundit më e rëndësishme është jeta ime dhe e fëmijës. Vetëm në këto raste mund të jetë prezenca e një mashkulli në sallën e lindjes. Ndërsa në raste të tjera të gjitha gratë duhet të zgjedhin mjeke gra”- shprehet Fatma Naçi. Ajo shpjegon raportin me mjekët meshkuj dhe me ato femra. Duke pasur parasysh që komunikimi femër me femër është më i çlirët dhe do të ishte më mirë sepse sipas besimit, kjo do të ishte dhe më e moralshme.

Ndërsa mjekët meshkuj në përgjithësi janë pa etikë, komunikimi me ta është më i vëshirë. Sipas saj, shumica e tyre nuk drejtohen as me terma mjekësore, në mënyrë që të krijohet një diskutim sa më normal, por flasin me zhargon. Fatma rrëfen se nuk do kishte dashur që në lindjen e fëmijës të kishte një burrë, por duke e ndjekur shtatëzëninë me mjeke femra, gjatë së cilës ka pasur shumë probleme, pa tek disa nga ato mungesën e profesionalizmit. Njëkohësisht, shumica e mjekeve femra e hallakatën me kurime dhe këshilla të ndryshme.

Shtatzënia e saj shkoi deri në 10 muaj, gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik dhe në këto kushte i duhej të zgjidhte mes jetës dhe vdekjes. Sipas saj, jeta është dhuratë nga Zoti dhe sigurisht që zgjodhi të jetonte, ku me ndihmën e një mjeku mashkull dhe profesionist solli në jetë fëmijët. Ajo shpjegon se zgjedhja e mjekut në këto kushte është një domosdoshmëri. Fatma shprehet se të gjitha femrat duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëjnë një zgjedhje të tillë për të qenë sa më të moralshme, por në momentet kur rrezikohet jeta, atëherë pranimi i mjekut në sallën e lindjes do të ishte një domosdoshmëri.





Maternitet shkëmbejnë pacientet për staf mjekësor me femra

Nëse për gratë me shami mosprania e mjekut mashkull në sallën e lindjes është një kërkesë, për ekipin mjekësor kjo është një pengesë në punë. Kjo nuk vjen për faktin se ata kërkojnë të kundërshtojnë apo të ndërhyjnë në kërkesat dhe zgjedhjet e grave apo familjeve të tyre, por sepse ndodh që shpeshherë ta kenë të pamundur të plotësojnë stafin vetëm me mjeke femra. Mjeku gjinekolog, pranë maternitetit “Mretëresha Geraldinë” shprehet se e kanë të pamundur që t’u plotësojnë dëshirën në të gjitha rastet. Madje, ai tregon se kur gratë nuk kanë pranuar gjinekologun në sallën e lindjes, atëherë ata janë deryruar që ta çojnë pranë maternitetit “Koço Glozheni”. E njëjta gjë ndodh edhe me maternitetin “Koço Glozheni”, ku mjekët e të cilit i nisin për në maternitet tjetër, pasi aty ka mjeke femra. Mjeku Maksim Gjoni shprehet se mjekët e maternitetit e respektojnë dëshirën e grave me shami dhe dërgimi në një maternitet tjetër ndodh kur stafi nuk plotësohet me mjeke femra. Ndërkohë që tregon gratë pranojnë vetëm në rastet kur mjeku i vë në dijeni se jeta e tyre dhe e fëmijës është në rrezik. Në të tilla raste gratë ndërgjegjësohen dhe kërkojnë të mbrojnë jetën. “Me të tilla raste na ka rënë puna që të ndeshemi. Po ju tregoj një rast të një gruaje shtazënë me shami dhe besimtare myslimane, e cila nuk pranonte në mënyrë kategorike mjekët meshkuj. Gjendja e saj shëndetësore u ndërlikua aq shumë sa jeta e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik. Koha kalonte dhe gjendja vështirësohej, ndërsa nuk pranonte mjekun, ndërsa në pavijon nuk kishte mjeke femra. Atëherë, bashkëshorti i saj duke parë gjendjen shëndetësore më kërkoi me ngulm që të ndërhyja’,- shprehet Maksim Gjoni.

Prania e mjekut mashkull, nxitje për një marëdhënie

Elvis Naçi, drejtor i Mesazhit Islam, pranë Komunitetit Mysliman, sqaron anën fetare të kësaj çështjeje. Sipas shpjegimit të tij, duke qenë se mjeku gjinekolog është mashkull ka nxitje për një marëdhënie që nuk është e ligjshme. Prandaj ky veprim i grave me shami është për të mos krijuar një raport të padëshiruar që prek familjet në të dyja rastet. “Islami në thelbin e tij ka çështjen morale dhe çdo çështje që presupozohet që është kundër dhe do të dëmtojë moralin e shoqërisë, islami e ndalon për këtë arsye. Pa dashur të krijoj keqkuptime, dua të sqaroj se kur është e mundur që të ketë mjeke femra dhe gratë me shami kanë mundësi të vizitohen tek ato, nuk është e nevojshme që të mjekohet tek një mjek gjinekolog mashkull”,- shprehet Elvis Naçi.

Shekulli
 
Titulli: Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Pa dashur te dukem skeptike,por edhe pse duken profesion femrash,meshkujt kane treguar se jane me te zote ne disa profesione si : stilim,gjinekologji dhe guzhine...Te pakten mesa me rezulton mua guzhineret me te mire jane meshkuj,gjinekologet me te mire jane meshkuj,stilistet me te mire jane meshkuj...

Ketu ku jetoj une jo vec femrave me shami,po cdo femre i behet pyetja ne fillim ne shtatezanise : Ne momentin e lindjes ke ndonje preference te ndonje mjeku femer/mashkull qe te asistoje ne lindje??...
Tani nuk besoj se ka dicka negative,te jete mashkull,pasi ne momentin e lindjes ska nje mjek mashkull qe e sheh pacienten ne rolin e ''femres''por vec ne rolin e pacientes...Per mua sdo kishte rendesi nese eshte mashkull apo femer,rendesi te jete i afte ne ate profesion...Lere iher qe sma merr mendja se ka femra qe ne ate situate qe eshte me dhimbje e gjera te tjera te filloje te beje naze ne zgjedhje,dua femer sdua mashkull...Gjithsesi nuk them se ska meshkuj qe mund te abuzojne me detyren e tyre,por jo ne keta raste ama,eshte dicka shume jashte logjike...


Ne Mjeksi, meshkujt kane me shume zotesi ne Kirurgji, por Gjinekologjia mbetet zanati femrave ( % me e madhe).
Sa per pjesen tjeter, para se te arish ne lindje, ke 9 muaj perpara, ku vete ne kontrolle te regullta ( supozohet tek i njejti mjek me te cilin do lindesh me tej), nuk eshte se e takove ne lindje e kaq ishte.
Po ashtu, mire do ishte qe cdo femer te kete kontrolle te regullta ne gjinekologji dhe jashte periudhes se lindjes, por gjate gjithe periudhes e aktivitetit seksual.
 
Pe: Titulli: Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Ne Mjeksi, meshkujt kane me shume zotesi ne Kirurgji, por Gjinekologjia mbetet zanati femrave ( % me e madhe).
Sa per pjesen tjeter, para se te arish ne lindje, ke 9 muaj perpara, ku vete ne kontrolle te regullta ( supozohet tek i njejti mjek me te cilin do lindesh me tej), nuk eshte se e takove ne lindje e kaq ishte.
Po ashtu, mire do ishte qe cdo femer te kete kontrolle te regullta ne gjinekologji dhe jashte periudhes se lindjes, por gjate gjithe periudhes e aktivitetit seksual.


Zzinna ke nje mamie sic quhet midwife,qe ne momentin qe merr vesh se je shtatezene...Kjo te ndjek gjate shtatezanise por,ne momentin e lindjes kjo asiston ne lindje si keshilluese jo vepruese...Cdo gje ngel ne dore te gjinekologut qe eshte ate nate/dite ne turn...Dmth nese ne letrat qe plotesohen per matjen e tensionit,analizave te gjakut etj etj ke nje pyetesor qe te pyet nese ti si femer ke ndonje preference per asistim te nje mjeku femer /mashkull gjate lindjes...Nese ti kerkon femer edhe ne rast qe ne momentin e lindjes ka turnin ne mashkull,lajmerohet mjekja femer qe te vije te asistoje ne lindjen tende...Mamia eshte tek koka(ajo qe te ka ndjek gjate rruges se shtatezanise,e cila te jep forca,mund te mase tensionin apo gjera te tilla...Nese eshte puna per vendime te rendesishme Zzinna ku femija nuk ka rrahje te zemres normale apo sic i thone distress,besoje qe vendimet i merr me me zgjuarsi nje mashkull,femra kirjon edhe panik:)
 
Siklet është hera e parë(lindja e parë) 🙂 ose ndoshta jam e vetmja që jam ndjerë kështu në siklet 🙂
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj



Ne fakt edhe une kete po mendoja, nuk ka lidhje feja por per nje femer do ishte me e lehte qe lindjen t'ia bente nje femer tjeter, kjo eshte ne te gjitha kulturat ka qene dhe do mbetet, por, ama ne raste urgjente mendoj qe kete lloj nderhyrje duhe t te bej edhe mashkulli ...
wee ishte dikur nje @dikudiku ne fv. kushedi nga behet.Sa i zgjuar ka qene.

@Xhelozi cne paske hy te temat e 2010tes 🤣
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Asnje budallallik nuk shoh ketu une. Dhe llogjika te dergon ne nje preference te tille.
Vrisja mendjen me ke i kam patur keto 2 fjalite.
Haha. me Evin 🤣
 
Nuk dua t'i heq as piken dhe as presjen te gjitha gjerave qe jane thene, ama sido qe te jete, lexohet apo jo, por sme linte edhe mua grifsha te mos komentoja,
Pike se pari, nje marredhenie mjek- pacient eshte e shendetshme kur te dy ndihen rehat te flasin apo te nderveprojne ne prani te njeri-tjetrit. Nese pacienti ka nje kerkese ( te afte per t'u plotesuar nga ana e autoriteteve) pse mos t'i realizohet? Nuk eshte diskriminim, eshte perputhje e dy bashkesive.
Pike se dyti, ajo ka te drejte te zgjedhe, ama jo t'ia injektoje zgjedhjen e saj nje popullate si detyrim. Njoh shume obstetre-gjinekologe femra qe e kane aq te theksuar ndjenjen e xhelozise per shtatezanine e tjetres, prandaj i lene te gabojne, i lene te abortojne spontanisht, ndoshta per te plotesuar egon e tyre femerore. Ashtu sic njoh gra te tjera mjeke qe jane humaniste ne maksimum. Ashtu sic njoh meshkuj gjinekologe qe pranojne te ndermarriin persiper rreziqe per hir te shendetit te fetusit. Nuk cenohet as morali, as e drejta duke perfituar nje sherbim mjekesor .
Ndërsa në raste të tjera të gjitha gratë duhet të zgjedhin mjeke gra”- shprehet Fatma Naçi. Ajo shpjegon raportin me mjekët meshkuj dhe me ato femra. Duke pasur parasysh që komunikimi femër me femër është më i çlirët dhe do të ishte më mirë sepse sipas besimit, kjo do të ishte dhe më e moralshme.
Pra, feja jote nuk eshte gjithmone edhe e imja, zgjedhja jote rralle eshte edhe imja...
 
Shteti ka te drejte dhe detyrim te garantoje shendetin e popullates se vet mbi te gjitha, respektimi i besimit fetar kur behet fjale per shendetin luan rol dytesor.
Nese pastaj besimi fetar pretendon te jete paresor atehere besimtaret perkates jane te lutur te studjojne per gjinekologji.
Anashkalojme faktin qe gjinekologet meshkuj jane me te afte (nese doni e zeme edhe se nuk jane) por mbi te gjitha me te shumte se femrat gjinekologe si i behet atehere???
Nejse, nje zgjidhje e ka ky problem e ka:
E mbyllim degen e gjinekollogjise per meshkujt dhe pranojme vetem femrat...
apo nuk behet dot?🙄
 
Anashkalojme faktin qe gjinekologet meshkuj jane me te afte
Shumë e vërtetë kjo
Kur linda vajzën kisha 1 grup doktorash në sallë 🤣gjini e përzjerë dhe mosha të ndryshme (se isha rrezik jete) .Femrat nuk guxonin shumë ,ndërsa meshkujt sidomos doktori më i vjetër(fal tij dmthn dhe unë dhe vajza shpëtuam) bën të pamundurën edhe pse kisha 12 orë në sallë 🤍
Doktoreshat u dorëzuan dhe po më bënin gati sallën që të shpëtonin vetëm vajzën .
Por unë kisha shumë siklet kur pashë që kisha çuna bashkëmoshatarë (studenta🤣) se di pse
 
Shumë e vërtetë kjo
Kur linda vajzën kisha 1 grup doktorash në sallë 🤣gjini e përzjerë dhe mosha të ndryshme (se isha rrezik jete) .Femrat nuk guxonin shumë ,ndërsa meshkujt sidomos doktori më i vjetër(fal tij dmthn dhe unë dhe vajza shpëtuam) bën të pamundurën edhe pse kisha 12 orë në sallë 🤍
Doktoreshat u dorëzuan dhe po më bënin gati sallën që të shpëtonin vetëm vajzën .
Por unë kisha shumë siklet kur pashë që kisha çuna bashkëmoshatarë (studenta🤣) se di pse
Une dhe bashkevuajtsja ime kemi kerkuar gjinekog mashkull , thjeshte sepse ishte dhe eshte me i miri ne Durres ne mos ne gjithe Shqiperine(s'ka durrsak qe se njeh Dr.Majin apo jo @WxP 😁), kjo ishte per çunin, ndersa per gocen ishte gjinekologe femer, ruse ama😀
Mua kjo teme me prek shume sepse dikush nga fisi im ka rrezikuar te humbe femijen e vet sepse besimi fetar nuk i lejonte transfuzion te gjakut.
U detyrua shteti dhe i tha-
Ose ti pranon ti bejme transfuzion ose te heqim te drejten e prinderimit.
Zgjidh e merr!
Ne fillim nuk e firmosi per transfuzion, ata nisen proceduren per t'ja hequr femijen dhe i bene transfuzion, nderkohe ai nderroi mendje dhe e firmosi pasi ja bene, te pakten jo vetem qe i shpetoi femija por nuk humbi as te drejten e prinderimit
 
Eshe une preferoje me me kontrollu vec doktoreshat femBra :)
 
Une dhe bashkevuajtsja ime kemi kerkuar gjinekog mashkull , thjeshte sepse ishte dhe eshte me i miri ne Durres ne mos ne gjithe Shqiperine(s'ka durrsak qe se njeh Dr.Majin apo jo @WxP 😁), kjo ishte per çunin, ndersa per gocen ishte gjinekologe femer, ruse ama😀
Mua kjo teme me prek shume sepse dikush nga fisi im ka rrezikuar te humbe femijen e vet sepse besimi fetar nuk i lejonte transfuzion te gjakut.
U detyrua shteti dhe i tha-
Ose ti pranon ti bejme transfuzion ose te heqim te drejten e prinderimit.
Zgjidh e merr!
Ne fillim nuk e firmosi per transfuzion, ata nisen proceduren per t'ja hequr femijen dhe i bene transfuzion, nderkohe ai nderroi mendje dhe e firmosi pasi ja bene, te pakten jo vetem qe i shpetoi femija por nuk humbi as te drejten e prinderimit
Unë çuditërisht kisha frikë të lindja në Shqipëri ,jo se kam pat probleme thjesht fiksimi se dëgjoja vdiq nëna në lindje dhe tmerrohesha (them me vete shyqyr ika 🤣se ndoshta nuk do ja kisha dalë)
Shkova te familja ime dhe linda në Modena ,vajza lindi me aparat (ka shpëtuar mirë me 3 tërheqje që ju bën) ,ama mua mu deshën 6 muaj të rikuperohesha(sidomos krahët e nxira 1 muaj si e droguar) .Pas lindjes së vajzës më shumë u besoj gjinekologëve meshkuj 🤣 por prap më rehat ndjehem me femrën 🤣
Më jan qepur për beb tjtr por unë e di sa frikë kam (edhe pse këtë herë nuk do përpiqem të tregohem burrneshë me lindje natyrale )
Gjithsesi çdo gjë në kohën e vet

Ps: se u zgjata shumë unë 🤣,pra i vlerësojë shumë doktorët meshkuj .Janë të aftë por unë rehatin për konsultat i kam me femrat 🤣
 
Une dhe bashkevuajtsja ime kemi kerkuar gjinekog mashkull , thjeshte sepse ishte dhe eshte me i miri ne Durres ne mos ne gjithe Shqiperine(s'ka durrsak qe se njeh Dr.Majin apo jo @WxP 😁), kjo ishte per çunin, ndersa per gocen ishte gjinekologe femer, ruse ama😀
Mua kjo teme me prek shume sepse dikush nga fisi im ka rrezikuar te humbe femijen e vet sepse besimi fetar nuk i lejonte transfuzion te gjakut.
U detyrua shteti dhe i tha-
Ose ti pranon ti bejme transfuzion ose te heqim te drejten e prinderimit.
Zgjidh e merr!
Ne fillim nuk e firmosi per transfuzion, ata nisen proceduren per t'ja hequr femijen dhe i bene transfuzion, nderkohe ai nderroi mendje dhe e firmosi pasi ja bene, te pakten jo vetem qe i shpetoi femija por nuk humbi as te drejten e prinderimit
Une si njof kam pas i dokt ne tr
 
Ca se 🤣
Mos me thuj qe eshte ai qe u hudh i her nga kati 2 se ishte dru 🤣
Ncuq, ai ishte Vangjeli😁
Beni (Ha..hyseni) me tha mua;
E ke goce, ca do bosh?
Do e mash apo ta heqim?
E pashe i here , e shajta dhe ika te Vangjeli me e pa te ky.
Vangjeli gjithe jeten dru, tape ama si i shihte ai ekot si shihte asnjeri.
Shkoj te Vangjeli , e sheh dhe me thote-
I sheh keto te dyja?
Jo i them une.
He re qorr tha, si sheh ko*et ti?🤣
Jo i them une, mua me tha Beni qe eshte femer.
Dera te materniteti ri ishte hap, Beni ishte Drejtor ne ate kohe dhe ne momentin qe Beni kalon thote Vangjeli;
Thuji Benit qe i ka ko*et me te medha se te tuat🤣🤣🤣
 
  • Haha
Reactions: WxP
Me thënë të drejtën po ndjehem në siklet vetëm kur e mendoj,jo më të lind para doktorit.
Gjithsesi gjinekologët meshkuj janë më të aftë e kanë më shumë zemër për ktë punë.
Prsh mami im ditën që më ka lindur mua nëse nuk do të kishte doktorin afër,do të kishim vdekur të dyja.
 
Le te jem une e gjykuara per ju qe me lexoni;por une nuk e kuptoj kur thoni ,kam siklet me mashkull .Sepse ne jemi nena dhe e dime qe masa e gezimit kur ti rrit nje femije brenda vetes,deshira per ta pas ate mire,deshira e cmendur per ti pare cdo pjese te tij neper eko,ste le vend me pas siklet nga doktori.
Te pakten une ne te dyja lindjen kam pas gjinekolog gjate gjithe ndjekjes se shtatzanise.Pervec se kam mbledh informacion perpara se ti zgjedh qe te ndiqem me ta,puna e gjinise sme ka shkuar kurre po kurre ne mendje.
 
Problemi im kesaj teme te superhershme eshte se sipas islamit nuk duhet ta shohe njeri femren, ka lidhje ne nje komunitet te ngushte
 
Le te jem une e gjykuara per ju qe me lexoni;por une nuk e kuptoj kur thoni ,kam siklet me mashkull .Sepse ne jemi nena dhe e dime qe masa e gezimit kur ti rrit nje femije brenda vetes,deshira per ta pas ate mire,deshira e cmendur per ti pare cdo pjese te tij neper eko,ste le vend me pas siklet nga doktori.
Te pakten une ne te dyja lindjen kam pas gjinekolog gjate gjithe ndjekjes se shtatzanise.Pervec se kam mbledh informacion perpara se ti zgjedh qe te ndiqem me ta,puna e gjinise sme ka shkuar kurre po kurre ne mendje.
S'ka pune gjykimi zemer. Cdo kush ka karakterin dhe tipin e vet. Nje eshte me i ndrojtur, nje eshte me bold. Dikush eshte i turpshem ne nje gje te caktuar, nje tjeter ne nje aspekt tjeter. E rendesishme eshte qe nena te ndiqet me ate doktor/doktoreshe qe ndihet mire dhe qe nuk i krijon emocione sikleti, sidomos ne raste lindjeje, pasi siguria e nenes eshte kyc ne ecurine me mbrapa.

Nejse, ne pergjithsi per temen(pertej rastit specifik te vajzes fetare) doja te thoja qe:

Ajo qe vlen te theksohet eshte se spitali duhet t'i ofroje te dyja mundesite. Jo vetem per gjinekologjine por dhe per semundje te tjera ku perfshihen pjese private te njeriut, si per meshkujt dhe femrat. Perfshire ketu dhe infermjeret apo pastruesit. Ka shume paciente qe kane nevoje per larje, nderrim, mjekim ne tere trupin. Ne natyrshmerine tone e kemi instiktive mbulimin e pjeseve private, apo sikletin e brendshem. Kur e kemi kete natyrshmeri ne ditet e perditshme pse te detyrohemi t'a humbasim ne rast nevoje? Ndaj, po te ishte ne doren time do vendosja ne spital si meshkuj dhe femra ne cdo profesion. :D Pastaj lihet ne dore te pacientit zgjedhja!

Keshtu dmth! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top