Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Fatma-Naci-1-300x203.jpg

Emanuela Sako

Gratë myslimane që mbajnë perçe nuk pranojnë mjekët meshkuj gjatë lindjes së fëmijëve. Për disa kjo mund të duket e çuditshme, por për besimin mysliman është një sjellje që duhet ta ketë çdo femër. Mjekët shprehen se shpeshherë e kanë të vështirë që të përballen me dëshirat e pacienteve, pasi jo gjithmonë mund të mundësohet që ekipi i mjekëve që duhet të asistojnë në lindje të jetë i përbërë nga meshkuj. Përtej këtyre problemeve, Fatma Naçi rrëfen historinë e saj dhe shpjegon shkaqet se përse nuk ka dashur që gjatë lindjes së fëmijëve të asistojë me mjek meshkuj.

Fatma është një ndër ato gra që besimin në zot e ka në zemër dhe për këtë arsye ndjek ritet fetare. Përveçse e përkushtuar ndaj fesë ajo është bashkëshorte dhe nënë e dy djemve të vegjël, të cilët i ka sjellë në jetë nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Gjatë dy shtatzënive ajo ka pasur probleme shëndetësore që i kanë rrezikuar jetën asaj dhe fëmijës. Fatma tregon se nga ana fetare mospranimi i mjekut është çështje morale. Sipas saj, përderisa një mjeke femër është më e moralshme dhe profesioniste përse do të duhet të jetë një mjek mashkull dhe jo femër.

Meshkujt nuk pranohen për çështje morali, pasi vetë burri dhe gruaja janë bërë në mënyrë të tillë, që të kenë tërheqje ndaj njëri- tjetrit. Kjo është edhe arsyeja e refuzimit të mjekëve meshkuj në vizitat e ndjekjes së shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Fatma gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë është konsultuar me mjeke femra. Por në momentin që ajo pati komplikacione sepse shtatzënia u shty më shumë se 9 muaj, ajo u detyrua të kërkonte kryerjen e operacionit nga një mjek mashkull. “Kam kërkuar asistimin e mjekut kur kam pasur vështirësi në lindje. Sepse besimi në fe të jep të drejtën që të jetosh, domethënë e para është jeta dhe e dyta është mbrojtja e moralit. Unë pranova të kem besim tek një mjek specialist që të shpëtonte jetën time dhe të fëmijës që po sillja në jetë. Sikur mjekja më e mirë të ishte femër do të ishte diçka e jashtëzakonshme.

Por në fund të fundit më e rëndësishme është jeta ime dhe e fëmijës. Vetëm në këto raste mund të jetë prezenca e një mashkulli në sallën e lindjes. Ndërsa në raste të tjera të gjitha gratë duhet të zgjedhin mjeke gra”- shprehet Fatma Naçi. Ajo shpjegon raportin me mjekët meshkuj dhe me ato femra. Duke pasur parasysh që komunikimi femër me femër është më i çlirët dhe do të ishte më mirë sepse sipas besimit, kjo do të ishte dhe më e moralshme.

Ndërsa mjekët meshkuj në përgjithësi janë pa etikë, komunikimi me ta është më i vëshirë. Sipas saj, shumica e tyre nuk drejtohen as me terma mjekësore, në mënyrë që të krijohet një diskutim sa më normal, por flasin me zhargon. Fatma rrëfen se nuk do kishte dashur që në lindjen e fëmijës të kishte një burrë, por duke e ndjekur shtatëzëninë me mjeke femra, gjatë së cilës ka pasur shumë probleme, pa tek disa nga ato mungesën e profesionalizmit. Njëkohësisht, shumica e mjekeve femra e hallakatën me kurime dhe këshilla të ndryshme.

Shtatzënia e saj shkoi deri në 10 muaj, gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik dhe në këto kushte i duhej të zgjidhte mes jetës dhe vdekjes. Sipas saj, jeta është dhuratë nga Zoti dhe sigurisht që zgjodhi të jetonte, ku me ndihmën e një mjeku mashkull dhe profesionist solli në jetë fëmijët. Ajo shpjegon se zgjedhja e mjekut në këto kushte është një domosdoshmëri. Fatma shprehet se të gjitha femrat duhet të jenë të kujdesshme dhe të bëjnë një zgjedhje të tillë për të qenë sa më të moralshme, por në momentet kur rrezikohet jeta, atëherë pranimi i mjekut në sallën e lindjes do të ishte një domosdoshmëri.

Maternitet shkëmbejnë pacientet për staf mjekësor me femra

Nëse për gratë me shami mosprania e mjekut mashkull në sallën e lindjes është një kërkesë, për ekipin mjekësor kjo është një pengesë në punë. Kjo nuk vjen për faktin se ata kërkojnë të kundërshtojnë apo të ndërhyjnë në kërkesat dhe zgjedhjet e grave apo familjeve të tyre, por sepse ndodh që shpeshherë ta kenë të pamundur të plotësojnë stafin vetëm me mjeke femra. Mjeku gjinekolog, pranë maternitetit “Mretëresha Geraldinë” shprehet se e kanë të pamundur që t’u plotësojnë dëshirën në të gjitha rastet. Madje, ai tregon se kur gratë nuk kanë pranuar gjinekologun në sallën e lindjes, atëherë ata janë deryruar që ta çojnë pranë maternitetit “Koço Glozheni”. E njëjta gjë ndodh edhe me maternitetin “Koço Glozheni”, ku mjekët e të cilit i nisin për në maternitet tjetër, pasi aty ka mjeke femra. Mjeku Maksim Gjoni shprehet se mjekët e maternitetit e respektojnë dëshirën e grave me shami dhe dërgimi në një maternitet tjetër ndodh kur stafi nuk plotësohet me mjeke femra. Ndërkohë që tregon gratë pranojnë vetëm në rastet kur mjeku i vë në dijeni se jeta e tyre dhe e fëmijës është në rrezik. Në të tilla raste gratë ndërgjegjësohen dhe kërkojnë të mbrojnë jetën. “Me të tilla raste na ka rënë puna që të ndeshemi. Po ju tregoj një rast të një gruaje shtazënë me shami dhe besimtare myslimane, e cila nuk pranonte në mënyrë kategorike mjekët meshkuj. Gjendja e saj shëndetësore u ndërlikua aq shumë sa jeta e saj dhe e fëmijës ishte në rrezik. Koha kalonte dhe gjendja vështirësohej, ndërsa nuk pranonte mjekun, ndërsa në pavijon nuk kishte mjeke femra. Atëherë, bashkëshorti i saj duke parë gjendjen shëndetësore më kërkoi me ngulm që të ndërhyja’,- shprehet Maksim Gjoni.

Prania e mjekut mashkull, nxitje për një marëdhënie

Elvis Naçi, drejtor i Mesazhit Islam, pranë Komunitetit Mysliman, sqaron anën fetare të kësaj çështjeje. Sipas shpjegimit të tij, duke qenë se mjeku gjinekolog është mashkull ka nxitje për një marëdhënie që nuk është e ligjshme. Prandaj ky veprim i grave me shami është për të mos krijuar një raport të padëshiruar që prek familjet në të dyja rastet. “Islami në thelbin e tij ka çështjen morale dhe çdo çështje që presupozohet që është kundër dhe do të dëmtojë moralin e shoqërisë, islami e ndalon për këtë arsye. Pa dashur të krijoj keqkuptime, dua të sqaroj se kur është e mundur që të ketë mjeke femra dhe gratë me shami kanë mundësi të vizitohen tek ato, nuk është e nevojshme që të mjekohet tek një mjek gjinekolog mashkull”,- shprehet Elvis Naçi.

Shekulli
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Kur jeta vendoset ne rrezik çeshtja e moralit nuk diskutohet.
Dakort jane disa parime e norma qe feja ti imponon persa i perket moralit, por kto te fundit humbasin perball nje rreziku jete a vdekje.
Cfaj do kishte foshnja ,nese nena do vazhdonte ti qendronte strikt moralit?
Kshu qe Fatma ka vepruar shume mire , e kjo nuk mund te kritikohet nga askush.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Ndoshta edhe mjeket femra duhet te jene me shami?!
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Mendoj se eshte nje budallallek i rradhes dhe nje regres qe behet ne shoqeri.
Nuk eshte njesoj si te vesh depozitosh ne banke leke e ste plq interesi e vete ne nje vend tjt,ketu flitet per nje jete te re qe po vjen.
Po sikur te ndodhe ndryshe e te jete nje mashkull ai qe do asistoj ne lindje,sdo pranojne keto te lindin bebet.
Mahh te ishte ndonje teme tjt sdo isha pergjigjur ama kur ka te beje me jete njerzish e per me teper femijesh ,nuk falet!
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Po cdo femr me mir do te ndihet te bej nje vizit te nje gjinokologe femer se mashkull...edhe ato se nuk jan te mbuluar kam bindjen se ket mendim e ndajn me mua .Kryesorja te jet femer pa ose me mbules nuk ka rendesi ....Eka te drejten e vete dhe duhet respektu.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Po mire cfare terheqje do kete nje mashkull ku sheh ate qe shqyhet nga koka i femijes aman o njerez cpo degjojme
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

nuk shof ndonje problem....eshte deshira e pacientit dhe respektohet :D
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

nuk shof ndonje problem....eshte deshira e pacientit dhe respektohet :D

Pajtohem me ty !

Ne Kosove eshte miratuar nje ligj nga Ministri i Shendetesise per kete ceshtje. Pra femrat me hixhab, kane te drejte te zgjedhin ne momentin e lindjes.

p.s. Personalisht mendoj se ne rast rreziku, kur nuk ka zgjedhje, duhet t'intervenoje edhe doktori mashkull, ngase ne te shumten e rasteve, meshkujt e njohin me mire kete pune se femrat.
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Asnje budallallik nuk shoh ketu une. Dhe llogjika te dergon ne nje preference te tille. Ke femra si me shami si pa shami qe preferojne doktoreshe femer. Kjo nuk vjen perher nga feja vjen dhe si pasoje e njeriut, psh mund te jete sh i turpshem:), bashkeshorti deshiron te mnusja te vizitohet nga nje femer etj etj....Dhe jam sh dakort qe gjinekologet shumica duhet te jene femra(madje te gjithe do thoja una:)).S'e kuptoj pse duhej te botohej ky lajm normal per shume veta...nejse
 
Ne fakt edhe une kete po mendoja, nuk ka lidhje feja por per nje femer do ishte me e lehte qe lindjen t'ia bente nje femer tjeter, kjo eshte ne te gjitha kulturat ka qene dhe do mbetet, por, ama ne raste urgjente mendoj qe kete lloj nderhyrje duhe t te bej edhe mashkulli ...
 
Po absolutisht, qe ne raste delikate le te nderhyje, jeta eshte primare ne cdo aspekt analizimi. Madje me c'pashe nga materiali dhe ajo kishte pranuar... prandaj thash qe eshte nje rast i zakonshem dhe ska pse te vihet nje titull i tille ne nje moment kur sjellja e saj ka qene ne perputhje me cdo nejri tjeter...nejse... nje lajm me shume thuaj:)
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Pajtohem me ty !

Ne Kosove eshte miratuar nje ligj nga Ministri i Shendetesise per kete ceshtje. Pra femrat me hixhab, kane te drejte te zgjedhin ne momentin e lindjes.

p.s. Personalisht mendoj se ne rast rreziku, kur nuk ka zgjedhje, duhet t'intervenoje edhe doktori mashkull, ngase ne te shumten e rasteve, meshkujt e njohin me mire kete pune se femrat.

Lover, ligji nuk eshte miratuar nga Ministria e Shendetesise, por nga Kuvendi i Kosoves, dhe ligji ne fjale nuk flet apriori per kete ceshtje por flet ne pergjithesi dhe vlen per gjithe qytetaret e Kosoves pa dallim feje, gjinie, etnie apo ngjyre.

Ne rastin konkret neni 5 i ketij ligji thote: '' Qytetari ka te drejte, qe te konsultohet dhe trajtohet nga mjeku, te cilin e zgjedh vete, me pelqimin e institucionit shendetsore, brenda kufijve te percaktuar me ligj dhe rregullave operative te institucionit''.

Por njekohesisht me poshte ligji thote: ''Nese mjeket vertetojne se jeta e qytetarit eshte ne rrezik, liria e qytetarit kufizohet, ne sherbim te jetes se tij vetem gjate dhenjes se ndihmes mjeksore''.

Pra, ne kete rast te femra me hixhab, ka te drejte te kerkoje mjeke femer nese eshte mjekja eshte ne orar pune dhe nuk eshte e zenun me ndonje pacient tjeter, por nese ajo nuk eshte ne orar pune, eshte e zenun me ndonje paciente tjeter, apo ne munges te mjekeve femra, mjeket nuk pyesin per deshiren e saj.

E vetmja qe munde te beje pacientja ne keto raste eshte te largohet vullnetarisht ose pa pelqimin e mjekeve nga spitali.

Por, fatbardhesisht sot ne cdo vend kemi dhe mjeke apo mini spitale private ku munde te paguash me para kesh, dhe te kerkosh sherbimin qe ke nevoje.

Megjithate une jam kunder banalizimeve. Po ciles femer apo cilit mjeke ne momentin e lindjes i shko mendja per seks.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Po edhe un nuk kam perce ,po do preferoja nje gjinekologe femer ...aspak ne lidhje me fene thjesht se mendoj se do isha me e lirshme me nje femer : )

pastaj ne rastin e lindjes nuk pys fare vetem te shpetoj une edhe femija ;P lol
 
Pe: Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Po edhe un nuk kam perce ,po do preferoja nje gjinekologe femer ...aspak ne lidhje me fene thjesht se mendoj se do isha me e lirshme me nje femer : )

pastaj ne rastin e lindjes nuk pys fare vetem te shpetoj une edhe femija ;P lol

Ne rastin e lindjes, ti mos e caj koken, dil ne rruge e bertit nje here, e di sa gjinekolog te mblidhen, lol

Ps : Te tilla sjellje vijne nga vete natyra e femres, nuk ka asgje per habi...
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Praktikisht sot ne njefare menyre eshte e zgjidhur kjo ceshtje, pasi procesi i lindjes eshte i shtrire ne kohe dhe fillon me fazen e shtatzanise, keshtu qe pjesa me e madhe e femrave qe lindin kane mundesine te zgjedhin mjekun me te cilin do te bejne lindjen shume kohe perpara aktit.

Megjithate mendoj se eshte nje ceshtje kaq instiktive kjo e lindjes saqe ne ate situate harron gjithcka, njesoj si vdekja...!
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Faktisht ne vitet ku jetojme apo ne kohen qe jetojme nuk eshte per shumicen ndonje gje e madhe kjo, por ne harrojme qe gjithsecili eshte unik, eshte i ndryshem dhe si pasoje gjithsecili ka mendimet e tija per cfaredolloj gjeje. vertet jetojme ne kohe moderne,dhe pothuajse gjithcka ka ndryshuar nga me pare, por kjo sdo te thot qe kta njerez qe shprehen keshtu jane te mbrapambetur apo jane jasht orbite. Dhe une personalisht nuk do me pelqente qe te shkoja per kontrolle te zakonshme te nje gjinekolog mashkull sepse ceshte e verteta do ndihesha shume ne siklet dhe aspak rehat. Nderkoh qe me nje femer gjinekologe do ndihesha shume mire dhe pa asnje siklet. Edhe tek lindja nese do ishin kryesisht femra do ndihesha shume me rehat. Eshte thjesht ceshtje ndjesish,edhe pse ne kte rast mund te jete me teper ceshtje feje. dhe e respektoj mendimin e gruas pasi ajo e gjykon keshtu dhe une skam te drejte ta gjykoj ate. eshte feja e saj, eshet mendimi i saj Themi q e jetojme ne demokraci, Te jetosh ne Demokraci do te thote te pranosh gjithcka qe ben apo mendon tjetri pa e gjykuar aspak.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

un mendoj se eshte e drejte per te pasi,perderisa praktikon fene patjeter se ajo duhet te hec sipas parimit te saj sepse dhe feja ja kundershton ate sipas Islamit eshte shum e drejte kjo uroj qe vajzes ne fjale ti disponohet kjo gje .
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

nqs ka munsi me organizu ni gjo te till, pse jo…un personalisht preferoj gjinekologet femra, dhe jo shkak fes, thjesht sps ndihna ma rahat…normal tash, jo gjithmon osht e mundur kjo, sidomos kur lind amo perseris nqs organizohet me koh e sidomos nqs ki euro me pagu, bohet… pernryshe jeta osht e shrenjt e kur t’kap zori nuk kqyr a osht mashkull a femen mjeku…
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Une jam praktikante e fese Islame sa kam mundesi, mundohem qe sa me shume te bej cka i takon nje muslimanje.. mirepo. edhe une kam lind dy femije dhe ate me operacion dhe ketu ku jetoj une eshte veshtire te gjejsh mjeken femer, pasi ketu ku jetoj une nuk praktikohet islami pothuajse hiq.. eshte nje numer i vogel qe jan musliman, mirepo numer i madh qe thon se jan me goj...une vajzen e kam lind me doktor edhe ate shkova ne qytet tjeter jo ketu nga jam, pasi ketu nuk me garantonin se do te mundtem ndihmonin.. djalin para 7 javesh bena termin me mjeke, dhe dy mjeket ishin femra edhe motrat mirepo anesteziologu ishte burre, skisha zgjithje tjeter vec te shpresoja qe do shpetoj edhe une edhe djali... mirepo ato kane qen dy momentet me te veshtira ne jeten time, nuk e kisha paramendu, po sprov.. prandaj me mire eshte qe te lindim me mjeke femra se me mashkuj, por ne rast rreziku nuk pyet ather sheh me te arsyeshme, e ajo eshte qe te shpetosh me gjith foshnjen...
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Pajtohem me ty !

Ne Kosove eshte miratuar nje ligj nga Ministri i Shendetesise per kete ceshtje. Pra femrat me hixhab, kane te drejte te zgjedhin ne momentin e lindjes.

p.s. Personalisht mendoj se ne rast rreziku, kur nuk ka zgjedhje, duhet t'intervenoje edhe doktori mashkull, ngase ne te shumten e rasteve, meshkujt e njohin me mire kete pune se femrat.
Atehere, nqs i nderuari mashkull e njeh me mire se femra kete pune ( sa maskilist u tregove ketu!), pse mos nderhy mashkulli qe ne fillim ?!

Une jam praktikante e fese Islame sa kam mundesi, mundohem qe sa me shume te bej cka i takon nje muslimanje.. mirepo. edhe une kam lind dy femije dhe ate me operacion dhe ketu ku jetoj une eshte veshtire te gjejsh mjeken femer, pasi ketu ku jetoj une nuk praktikohet islami pothuajse hiq.. eshte nje numer i vogel qe jan musliman, mirepo numer i madh qe thon se jan me goj...une vajzen e kam lind me doktor edhe ate shkova ne qytet tjeter jo ketu nga jam, pasi ketu nuk me garantonin se do te mundtem ndihmonin.. djalin para 7 javesh bena termin me mjeke, dhe dy mjeket ishin femra edhe motrat mirepo anesteziologu ishte burre, skisha zgjithje tjeter vec te shpresoja qe do shpetoj edhe une edhe djali... mirepo ato kane qen dy momentet me te veshtira ne jeten time, nuk e kisha paramendu, po sprov.. prandaj me mire eshte qe te lindim me mjeke femra se me mashkuj, por ne rast rreziku nuk pyet ather sheh me te arsyeshme, e ajo eshte qe te shpetosh me gjith foshnjen...

Princesha, gezohem shume te te lexo perseri ne forum, dhe me shume gezohem te dij qe je bere nene per here te 2. Te te rojne femijet e ti kesh me shendet!
Me pelqehu dhe pergjigja objektive qe ke dhene.

Ate do thoja dhe une, eshte e veshtire te besh spital vetem me femra. Tani e zem se doktoret jane femra, por ka mundesi te kete anestezistin sic ndodhi tek ty, ose ka infermier ( meshkuj), ose ka studenta/mjeket qe jane ne formim meshkuj, qe ske si ti ndalosh te hyn ne sallen e operacionit, sepse ndryshe skane si te mesojne. Nje mashkull doktor duhet te mesoj duke praktikuar zanatin, jo vetem duke lexuar libra.

Me sa kam kuptuar, ne Turqi ( mbase dhe ne vendet e tjera Islame), spitalet jane te ndara, femra/meshkuj, sic dhe personeli.

Nje kuriozitet kam une, meshkujt musliman kane problem te jene te konsultuar nga mjeke-femra (psh- urologji , ose dege te tjera qe kerkojne cveshjen komplete para doktorit).

Dhe per femrat, nuk besoj qe eshte puna vetem per gjinekollogun, por per cdo doktor ( mjeku i pergjithsem,ekografisti). Sepse nqs e mendoni, dhe dentisti, duhet te shikoj fytyren...dhe nqs jane te mbuluara, lejohet?(apo vetem nqs ska mund te zgjedhi doktor tj).

E mqs e nisa me pyetjet, regullat per femiejt si jane? Mund te kete cdo gjini pediatri ( doktori femijeve)?
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Sweety flm ty si perher per ngrohtesin tende dhe per miresjelljen dhe kuptueshmerin tende ne shume aspekte.. AMIN Allahu secilit ua ruajt.
sa per temen, situatat tek ne jane ndryshe per ate edhe e ceka se edhe une dua por ska kushte nuk na mundesohet nje gje e tille, pasi nuk jemi shtet me shumic muslimane ose shtet musliman sic eshte Turqia, ose ma sakt Arabia.. prandaj ne keto raste tek ne duhet te vendosesh me te arsyeshmen... edhe mjeket tjere kuptohet, une mjeken ame e kam femer, edhe dentisten, por nese ska athere ke patjeter te kesh mashkull..
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Atehere, nqs i nderuari mashkull e njeh me mire se femra kete pune ( sa maskilist u tregove ketu!), pse mos nderhy mashkulli qe ne fillim ?!

Ate do thoja dhe une, eshte e veshtire te besh spital vetem me femra. Tani e zem se doktoret jane femra, por ka mundesi te kete anestezistin sic ndodhi tek ty, ose ka infermier ( meshkuj), ose ka studenta/mjeket qe jane ne formim meshkuj, qe ske si ti ndalosh te hyn ne sallen e operacionit, sepse ndryshe skane si te mesojne. Nje mashkull doktor duhet te mesoj duke praktikuar zanatin, jo vetem duke lexuar libra.

Me sa kam kuptuar, ne Turqi ( mbase dhe ne vendet e tjera Islame), spitalet jane te ndara, femra/meshkuj, sic dhe personeli.

Nje kuriozitet kam une, meshkujt musliman kane problem te jene te konsultuar nga mjeke-femra (psh- urologji , ose dege te tjera qe kerkojne cveshjen komplete para doktorit).

Dhe per femrat, nuk besoj qe eshte puna vetem per gjinekollogun, por per cdo doktor ( mjeku i pergjithsem,ekografisti). Sepse nqs e mendoni, dhe dentisti, duhet te shikoj fytyren...dhe nqs jane te mbuluara, lejohet?(apo vetem nqs ska mund te zgjedhi doktor tj).

E mqs e nisa me pyetjet, regullat per femiejt si jane? Mund te kete cdo gjini pediatri ( doktori femijeve)?

Sweetzzinna te kishim ate fate ne 'qe shteti jone jeta jone te qeverisej ashtu si duhet .Si ne fushat e politikes ' ekonomis ' shendetesis ' arsimit etj siq e rregullon feja islame ne menyre precize sistemin e jetes s'do te ishume ne ket gjendje qe jemi sote ne sferaat e jetes .Kurse per kete postimin me larte ju drejtohem femrave te ketij forumi ' shikoni devotshmerine e femres islame ' edhe pse eshte ne momente te veshtira ne jete te saj i bje ndermend qe mos po e hidheron Allahun .Allahu qoft i knaqur me te inshaalla.Ky eshte shembulle per juve ! per ato qe mendojn.
Aty qendron problemi e nderuar po te ishum ne shtet fetare ' nuk ish aardh ne rende pytja jote 'per zhveshjen para doktorrit te gjinis se kunder 'sepse per ate do te ishte pergjigje rregullorja e spitalait e nderuar edhe nuk kish pas problem. Por ne mbasemi jetojm ne shtete laike ' eshte nje parim ne drejtesi jo gjithaqja eshte e lejuar dhe e ndaluar ' ne raste te tilla e ndaluara behet e lejuar ne te mire te shendetit tone. Mua me ka rend rasti te kontrollohem te mjekja e pergjiheshme ' per duarte te cilat i kam te semuara ' une e kam lejuaare qe mjekja te mi prek duart qe ta shohe ku eshte shkkaui semundjes.
E per ata praktikant qe i permende ska nevoj meshkujt ta kryejn ate praktik!!! mendoj qe ajo pune eshte e femrave dhe duhe femrat te specialilzen ne ate sfer se vete femrat ne ket forum e pranuan perkundrazi medimit te fes te cilat ekan se me mire eshte te jete kontrolla te mjeka sesa mjeku .
 
Une jam dakord me devotshmerine dhe fene deri ne momentin qe nuk vihet mbi te miren e femijes dhe vete nenes ne kete rast. Pra ajo veproj sic duhet, por se di pse kam dyshime qe jo te gjitha femrat e marin kete vendim. Mbase pikerisht per shkak qe nuk ekziston kjo ndarje e spitalit femer/mashkull, femrat zgjedhin te lindin ne shtepi ( aq me shume nqs jane ne zona rurale, larg spitalit), dhe keshtu e vene ne rezik jeten e tyre +femijen. Eshte mire kjo? JO.

Gjithsesi, ske si te detyrosh nje mjek mos behet ginekollog ose neonatolog. Mbase ne shtetet islame, nr meshkujve ne keto fusha eshte shume i vogel, por duhet te merni parasysh tjeter gje, qe kirurgu prap shikon tere pacientin, i pergjithshmi po ashtu. Me pak fjale, po u semure, do sdo do arish tek mjeku, dhe jo gjithmon gjen cfare kerkon.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

ahah po mjeku aq shum sa shef si ben pershtypje....eshte ndryshe te thuash "preferoj" nje mjeke femer dhe ndryshe nuk dua mjek mashkull se nxit mardhenie...hajde injoranc hajde
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Ajo eshte thjeshte pune zbesoj se duhet te kene zgjedhje femrat jo i zi apo i bardhe jo me mjeker e jo pa mjeker
 
Titulli: Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Ajo eshte thjeshte pune zbesoj se duhet te kene zgjedhje femrat jo i zi apo i bardhe jo me mjeker e jo pa mjeker

Njeriu ka te drejte te zgjedhi ku te vej.
Psh as une spranoj te vete tek nje doktor qe sme ofron besim, ose te ri-kthehem tek njeri qe sme pelqehu puna qe beri.
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

epo un e di qe kur te vjen ske ci ben jo me te kesh mundesi me zgjedhe ku te vesh...nejse pun grash lol
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Para se te te vij, ke 9 muaj para qe shkon ne kontrolle, se se bere sot femijen dhe neser e linde:D.
Keshtu qe ke mundesi te studjosh "tregun", dhe te zgjedhesh ku, si dhe me ke do lindesh.
 
Titulli: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Sinqerisht besoj se ky do ishte problemi i fundit, une do doja vetem qe femija im te linde mire dhe une bashke me te,
keshtu me mjafton kush eshte me i zoti i spitalit ne ate fushe, ska rendesi cf eshte :)
 
Pe: Grua me shami: Nuk preferoj të lind me mjekë meshkuj

Pa dashur te dukem skeptike,por edhe pse duken profesion femrash,meshkujt kane treguar se jane me te zote ne disa profesione si : stilim,gjinekologji dhe guzhine...Te pakten mesa me rezulton mua guzhineret me te mire jane meshkuj,gjinekologet me te mire jane meshkuj,stilistet me te mire jane meshkuj...

Ketu ku jetoj une jo vec femrave me shami,po cdo femre i behet pyetja ne fillim ne shtatezanise : Ne momentin e lindjes ke ndonje preference te ndonje mjeku femer/mashkull qe te asistoje ne lindje??...
Tani nuk besoj se ka dicka negative,te jete mashkull,pasi ne momentin e lindjes ska nje mjek mashkull qe e sheh pacienten ne rolin e ''femres''por vec ne rolin e pacientes...Per mua sdo kishte rendesi nese eshte mashkull apo femer,rendesi te jete i afte ne ate profesion...Lere iher qe sma merr mendja se ka femra qe ne ate situate qe eshte me dhimbje e gjera te tjera te filloje te beje naze ne zgjedhje,dua femer sdua mashkull...Gjithsesi nuk them se ska meshkuj qe mund te abuzojne me detyren e tyre,por jo ne keta raste ama,eshte dicka shume jashte logjike...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top