Grimi, ngjyra e artë është seksi

*deliza*

VIP
V.I.P
Grimi, ngjyra e artë është seksi


Ngjyra e arit është reflektim i kënaqësisë dhe dukjes magjike. E sa i përket sezonit të sivjetmë, sipas shumë kreatorëve është një hit i vërtetë

Jini të moderuar dhe shenjat e pluhurit ngjyrë ari në fytyrën tuaj gjithmonë do të jenë në hap me modën. Ngjyra e arit është një hit për mënyrën e grimit, e atë e rekomandojnë edhe disenjatorët me famë botërore e një ndër ta është edhe ‘Dolce &Gabbana’.

Ngjyra e arit është reflektim i kënaqësisë dhe dukjes magjike. E sa i përket sezonit të sivjetmë, sipas shumë kreatorëve është një hit i vërtetë. Sipas Domenike Dolçe, ngjyra e arit është më e hapur për nga sensualiteti i saj, më romantik dhe tregon karakterin e një dame të vërtetë. Efekti i një shkëlqimi të artë më së miri arrihet gjatë përzierjes me të verdhën, asaj të bardhë dhe vjollcë për sy, të cilat së bashku shfaqin një efekt të seksualitetit.

Koleksioni i artë

E arta gjithmonë ka qenë një sinonim i ‘Dolçe Gabana’, prandaj koleksioni i tyre gjithmonë ka qenë i bazuar në tri komponente të arta, të cilat për këtë periudhë kohore janë një hit absolut.

Lozni me nuanca

Zgjidhni nuanca që janë të buta, por në shprehje vijnë edhe ato më të shndritshme, sidomos është interesante një lojë me ngjyra të ndryshme të arit.

Grimi për femrat joshëse

Lapsi për sy, llaku për thonjtë, maskara, edhe ato kanë një shkëlqim të artë. Nëse përdorni një grim si ky dhe shtoni një buzëkuq me një ngjyrë të kuqe mjaft të theksuar, do të shkëlqeni, do të dukeni më e buzëqeshur, si një grua mjaft e sofistikuar dhe e aftë për të tërhequr cilindo mashkull që dëshironi.

aktualiteti​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top