Greqi, pranga pedofilit, përdhunoi 2 fëmijë shqiptarë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
PATRA-Përfundon në pranga pedofili grek që përdhunoi dy fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni publik në qytetin e Patrës në Greqi është tronditur pas arrestimit të një 60-vjeçari në lagjen Zavlaniu të qytetit. Sipas policisë greke, i arrestuari akuzohet për përdhunim të një djali 6-vjeçar nga Shqipëria si dhe për abuzim seksual ndaj motrës së tij 11 vjeçe. I akuzuari, me profesion peshkatar, përdhunonte prej dy vitesh vogëlushin shqiptar, duke abuzuar në miqësinë që kishte me familjen e tij. Policia ka bërë të ditur gjithashtu se 60-vjeçari shpesh shihte së bashku me prindërit e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre filma me përmbajtje pornografike.
Skandalin seksual e ka denoncuar në policinë e Patrës një banor i zonës dhe pas kësaj menjëherë është kryer arrestimi. Pas vizitës që mjeku ligjor i ka bërë 6-vjeçarit shqiptar, ai ka konstatuar në trupin e tij dëmtime në organet e tij gjenitale, shenja në gjithë trupin e tij si dhe dëmtime të pjesës së pasme të trupit. Sipas shtypit vendas, kohët e fundit shumë prej banorëve e dinin se çfarë ndodhte në shtëpinë e emigrantëve shqiptarë me dy fëmijët që kishin rënë pre e orekseve të sëmura të pedofilit grek, por askush nuk kishte marrë guximin të denonconte. Madje informacione të shtypit grek bënin të ditur se vetë nëna e dy fëmijëve ishte bashkëpunëtore në këto veprime të sëmura të 60-vjeçarit, por deklaratat e avokatit të familjes shqiptare e hedhin poshtë këtë version. Sipas avokatit të emigrantëve shqiptarë, Janis Apostolopulos, nëna e fëmijëve nuk ka asnjë dijeni dhe e konsideron të pamundur faktin që një nënë, sado nivel të ulët ekonomik dhe social të ketë, të pranojë të tilla veprime në dëm të fëmijëve të saj. "Besoj, - shton avokati, - se kemi të bëjmë me një familje të ndershme, e cila kurrë nuk do pranonte në shtëpi një njeri të tillë nëse e njihte se kush ishte në të vërtetë. Duke përfunduar ai deklaron se "gruaja po vuan dhe do që të zbulohet e vërteta. Ndodhet e vetme dhe në qeli përballë këtyre akuzave të pabaza". Por shumë pyetje lindin edhe për qëndrimin e babait të fëmijëve, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë. Avokati grek e justifikon veprimin e tij me faktin se ai nuk ka asnjë dokument ligjor dhe nëse do të shfaqet, do të arrestohet dhe më pas do të kemi një familje me dy prindër në burg, sepse asnjë prej tyre nuk ka leje qëndrimi dhe dy fëmijë të keqtrajtuar seksualisht, pa prindër, diku në një institut bamirës. Për sa i përket lidhjes së familjes me peshkatarin grek, avokati e konsideron si një lidhje miqësore, madje ka ekzistuar edhe një propozim për pagëzim të djalit 6-vjeçar nga ana e tij. Familja shqiptare sipas tij, deklaron se 60-vjeçari ka shfrytëzuar faktin e miqësisë dhe të fqinjësisë që të përfitojë besimin e familjes. Dje për disa orë radhazi ka deponuar para prokurorit të qytetit nëna e fëmijëve, e cila sipas burimeve të pakta që publikohen duket se ka thënë që pedofili grek ka kërcënuar djalin e saj me thikë që mos tregonte veprimet e tij të sëmura tek prindërit. Ndërsa ditën e enjte do të deponojë para prokurorit vetë 60-vjeçari grek. Ndaj tij janë ngritur akuzat për përdhunim dhe keqtrajtim seksual ndaj të miturve, akuza të cilat ai deri tani nuk i ka pranuar.

(d.b/Balkanweb)
 
ke te zesh e ke te lesh :(
 
Weeeeeeeeeeee matufi 60 vj e kishe mendjen tek kta feimte e pafajshem:(
Kta eshte ti mbysesh me duarte e tua!
 
Weeeeeeeeeeee matufi 60 vj e kishe mendjen tek kta feimte e pafajshem:(
Kta eshte ti mbysesh me duarte e tua!

Nuk e di a vure re se thote dhe dicka per prinderit ;)
 
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se 60-vjeçari shpesh shihte së bashku me prindërit e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre filma me përmbajtje pornografike.
kta kan dalldisur te gjithe!!
Ca dreq prindrish jan kta?:((((
 
Tmerr... Uroj qe prinderit te mos kene gishte ne kete tragjedi qe u ka ndodhur femijeve se do ua shkaterronin jeten me keq.
 
Tmerr... Uroj qe prinderit te mos kene gishte ne kete tragjedi qe u ka ndodhur femijeve se do ua shkaterronin jeten me keq.

Me apo pa dashje prinderit jane te detyruar te mbrojne femijet e tyre.....
 
Si skan faj prindrit Bianka?
Madje informacione të shtypit grek bënin të ditur se vetë nëna e dy fëmijëve ishte bashkëpunëtore në këto veprime të sëmura të 60-vjeçarit, por deklaratat e avokatit të familjes shqiptare e hedhin poshtë këtë version.

kta as nuk e meritojne emrin PRIND....
njerez te degjeneruar.....
 
Nuk besoj qe prinderit nuk kane te bejne me kete ,ne trupin e 6- vjecarit ka shenja dhe organet e tij genitale jane demtuar ,me falni po nena nuk ia shihte kur e vishte,lante apo ku di une???
Po babai qe eshte zhdukur pa gjurme,cfare na le te kuptojme qe kane qene vertet nje familje e ndershme sic kane pohuar???
Edhe pa dokumenta te ishin do kishin sy e faqe te perballeshin te patrembur ndaj te vertetes.
Ore me duket se ka ardhur koha qe disa qenie te ashtuquajtura humane te nderrojne vendet e tyre me kafshet .
ncuq-ncuq cfare te pashpirt mban ky dhe`:(
 
prinder shqiptar dhe te detyroje femijet te bejne gjera te tilla????!!!
uuueeee u prishen dhe shqiptaret,ne qe kishim familjen dhe femijet gjene me te shtrenjte ne jete u katandisem si mos me keq,me gjera te tilla????
cte presesh me???

Pritni se nuk dihet taman... Mos ti akuzojme kot..
 
Jam e sigurt qe prinderit kane marre para nga ky pedofili meqe ishin pa dokumenta,mos me beje si e ndershme ajo nena tashi se me mire te ishte bere prostitute per vete sesa beri dicka makabre nga e cila femijet do vuajne gjithe jeten.
Poshtersi !
Nuk behen prinder ata qe e meritojne ,por behen disa funderina.
 
Pritni se nuk dihet taman... Mos ti akuzojme kot..

Bianca e di kur del e verteta lakuriqe ???
Vetem kur ata dy vogelushet e pafajshem te jene te pavarur dhe mos te kene frike te thone te verteten.
 
Jane disa gjera qe bejne muuuuuuu e tha dhe zhgenjimja me poshte ;)

E di qe ja bejne muuuuu, por gjithesesi nuk eshte e sigurte. Dhe ketu ne Itali ishte nje rast pak a shume i tille, qe u arrestuan prinderit e ne fund doli qe nuk kishin gisht fare.
Uroj dhe shpresoj per ata dy femije te vegjel qe te mos kene pasur gisht prinderit ketu.
 

Bianca e di kur del e verteta lakuriqe ???
Vetem kur ata dy vogelushet e pafajshem te jene te pavarur dhe mos te kene frike te thone te verteten.

E di e di.. E nese femijet tani po ndiqen nga psikologe e asistente social do dale shume shpejt e verteta.
 
E di e di.. E nese femijet tani po ndiqen nga psikologe e asistente social do dale shume shpejt e verteta.

Le qe eshte shume heret per te ndikuar nje psikolog qe ata te gjejne serisht veten,por kane per te ngelur me pasoja gjithe jeten e tyre ,vetem ta mendosh e tmerrohesh,jo me ai qe e ka perjetuar.
Me spjego pak perse eshte zhdukur babai?
 

Le qe eshte shume heret per te ndikuar nje psikolog qe ata te gjejne serisht veten,por kane per te ngelur me pasoja gjithe jeten e tyre ,vetem ta mendosh e tmerrohesh,jo me ai qe e ka perjetuar.
Me spjego pak perse eshte zhdukur babai?

Ata veten do ta gjejne shuume vone,e uroj te mos jene nga ato rastet qe nuk e rigjejne kurre. Por per momentin me ndihmen e psikologeve mund te tegojne se si kane rrjedhur gjerat. Dhe besome qe psikologet dine si ti nxjerrin gjerat... Mbase babai eshte zhdukur per motivin qe ka thene avokati i familjes,mbase sepse eshte i fajshem dhe po te perfundonte ne burg e dinte fundin qe e priste dhe pret ata qe bejne gjera te tilla,nuk e di une.
 
E crendesi ka se kush eshte fajtori ?????????
Ja u gjet fajtori dhe u dhane denimin maksimal , nenen e femijeve e varen dhe ne litar ( nese e dinte ate qe u ndodhte femijeve e ka pak )
Po atyre krijesave te gjora c'do u bejne. ????????
Ata....... njerezit me te pafajshem ne kete bote pse duhet te rriten si fajtore...? A do kete valle ne bote traumatologe te shpetojne ata dy femije, nga ai tmerr qe kane perjetuar ( sidommos ate djalin qe sipas shtypit eshte 6 vjec dhe pedofili ka 2 vjet qe e keqtarjton) .........?

Ky eshte nje tmerr i vertet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top