Gramsh, autobusi përplaset me një fuoristradë, një i vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1425895792aksidentiautobuzifuroistrad.jpg


Përplasja e një autobusi me një fuoristradë në aksin rrugor Skënderbegas-Sulte, në rrethin e Librazhdit, ka shkaktuar vdekjen e një 55-vjeçari dhe plagosjen e 7 personave të tjerë

Kanë shpëtuar për mrekulli rreth 40 pasagjerët që udhëtonin në autobusin me targa AA 643CK, mes të cilëve mësues e nxënës.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur 55-vjeçari Hysen Braçja, i cili udhëtonte me mjetin tip fuoristradë. Sipas policisë, ka qenë parakalimi i gabuar i fuoristradës e cila nuk ka mundur të devijojë dhe ka goditur autobusin duke e zhvendosur disa metra.

Ndërkohë, nga spitali i Gramshit mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
topchanel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top