Grabitësi qëllon gabimisht mbi veten në bankë

hajdutibank.jpg

Një keqbërës në Brazil mund të hyjë në histori si grabitësi më komik i të gjitha kohërave, kur gjatë vjedhjes së një banke në shtetin e Paranasë, qëlloi gabimisht mbi veten.

Tre persona të armatosur hynë në bankë dhe nën kërcënimin e armëve, i kërkuan arkëtarëve që të zbrasnin të gjitha arkat. Megjithatë, ndërsa dy u afruan pranë sportele, i treti bënte roje tek dera.

Ndonëse kishte detyrën më të thjeshtë, siç treguan edhe kamerat e sigurisë, roja që mbante dy pistoleta në dorë tërhoqi gabimisht këmbëzën dhe shkrepi njërën nga armët mbi këmbën e tij të djathtë.

Dy shokët e tij, së bashku me 16 mijë dollarët që arritën të grabisin i erdhën në ndihmë dhe kamerat e filmuan duke e tërhequr drejt makinës.

Sidoqoftë, për policinë nuk ishte e domosdoshme që të kryente testime gjenetike mbi gjurmët e gjakut për të zbuluar ADN-në, pasi i përballur me një hemoragji të fortë, grabitësi u dorëzua vetë në një spital ku u vendos nën trajtim mjekësor, i mbikqyrur nga policë.

Ndërkohë, pjesa e tjetër e bandës është vënë në kërkim.

/t/ch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top