Goro: E prisja fitoren Bollano më uroi me mesazh

WxP

Staf në FV.AL
HIMARث- Jorgo Goro, i cili fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës si përfaqësues i Partisë Socialiste, deklaroi sot se, “e prisja këtë fitore”.
“Ishte një rezultat që unë e kisha parashikuar dhe isha i qetë, veçanërisht në kutinë e fundit ku numëroheshin 100 vota”, tha Goro.
Ai nënvizoi se, procesin e numërimit në kutinë e fundit që i përkiste një qendre votimi në qytetin e Himarës, e ndoqi së bashku me kryetarin aktual Vasil Bollano.
Sipas tij, rezultatet e votimit në qytet ishin të barabarta mes dy kandidatëve dhe gjithçka u vendos në momentet e fundit.
“Bollano më uroi me sms për fitoren”, citoi zoti Goro.
Në zgjedhjet vendore të 8 majit, në bashkinë e Himarës kandiduan katër emra, Jorgo Goro(PS), Vasil Bollano(PBDNJ), Savo Prifti (PD) dhe Dhimitër Llazari (MEGA).
Jorgo Goro fitoi me 95 vota më shumë se rivali i tij më i afërt Bollano.

(d.b/ATA/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43045_1.jpg
    43045_1.jpg
    17.5 KB · Shikime: 25
Titulli: Goro: E prisja fitoren Bollano më uroi me mesazh

228299_10150179788141896_190264426895_6978493_7080751_n.jpg



Ik nga Shqipëria Bollano!
 
Pe: Goro: E prisja fitoren Bollano më uroi me mesazh

Sa bum qe beri ikja e Bollanos :p ....Po dhe ky qe ka fituar ,si jorgo me duket .Nejse ,urime .....eshte mire kur postet nderrohen (pervec votes se popullit )edhe me mirekuptime !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top