“Goditjet në tru, trajtimi i ri i sëmundjes”

cent

...Lontano
TIRANE-Në vendin tonë, rreth 4000 persona çdo vit preken nga insulet cerebrale, ndërsa mostrajtimi i tyre në kohë provokon dëmtime serioze të trurit. Sipas shefit të Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Prof. Mentor Petrela nëse mjekimi nuk kryhet në kohë dëmet janë të pakthyeshme. Për këtë arsye u iniciua një projekt shumë i rëndësishëm, i cili kulmoi me Telestroke, një metodë që mundëson transferimin në kohë të të sëmurëve që gjykohen se kanë nevojë për trajtim të kualifikuar pranë këtij shërbimi nga gjithë territori. Në këtë intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", Prof. Petrela shpjegon shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundjeje dhe pasojat që mund të sjellë mostrajtimi i saj.
Shiko fotografinë 1729995
Profesor, cilat janë shkaqet që shkaktojnë insultin cerebral dhe çfarë të dhënash ka në vendin tonë për këtë sëmundje?
Insultet ose aksidentet vaskulare cerebrale ose në anglisht stroke=goditje bëjnë pjesë në shkaqet kryesore të vdekjeve dhe të handikapëve fizike e mendore. Në raport me popullatën janë rreth 3500-4000 raste në vit. Faktorë risku janë hipertensioni arterial, diabeti, duhani, rritja e yndyrnave siç është divulguar.
اfarë komplikacionesh sjellin nëse nuk trajtohen në kohë?
Aksidentet vaskulare të trurit (AVC) në gjuhën mjekësore japin pasoja të rënda duke provokuar humbjen e funksionit të qelizës trunore, neuronit. Dëmtimi i trurit është i parikthyeshëm në rast se në sajë të mjekimeve nuk arrihet të parandalohet nekroza e qelizës nervore. Pra, është ajo që quhet kaskada e prishjes së metabolizmit të qelizës që duhet frenuar duke respektuar mekanizmat vetërregullues të qarkullimit të gjakut të trurit të cilat mobilizohen. AVC janë në pjesën më të madhe ishemike, pra nga mungesa e qarkullimit të gjakut si rezultat i atherosklerozës të enëve të gjakut që furnizojnë trurin, embolive nga jashtë trurit e disa faktorëve të tjerë. Ato mund të jenë hemoragjike si rezultat i çarjes së murit të enëve të gjakut, spontane, nga aneurizmat, keqformimet e enëve ose faktorë të tjerë të koagulimit.
A ka metoda për trajtimin e tyre në vendin tonë?
Metodat e trajtimit janë të shumta dhe standardet e aplikimit të tyre janë tani të lidhura me kostot në bazë të sistemit referues të çdo vendi. Aktualisht, Shërbimi Universitar i Urgjencës Neurovaskulare, miratuar si strukturë nga ministri Tavo, mund të ofrojë në sajë të Telestroke, transferimin në kohë të të sëmurëve që gjykohen se kanë nevojë për trajtim të kualifikuar pranë këtij shërbimi nga gjithë territori. Në sajë të teknologjive sot është i mundur trajtimi endovaskular, coiling, stenting, tromboliza, nëpërmjet kirurgjisë endarterektomia, evakuimi endoskopik i hematomave, cliping i aneurizmave etj. Që të kryhen këto procedura ekziston baza teknike si angiografi DSA, AngioCT, MRI, Doppler transcranial, ECHO-TT e TransEZO. Neuroendoskopi, Oxi-metria cerebrale dhe 6 shtretër të Neuroreas të pajisur rëndë. Natyrisht të gjitha teknologjitë e mësipërme kanë specialistët e tyre që janë përgatitur me kohë dhe ku rolin kryesor e luajnë e do ta luajnë më shumë neurointensivistët, një subspecialitet që po identifikohet prej 3-4 vitesh në Amerikën Veriore.
اfarë është telestroke?
Telestroke është përdorur nga amerikanët si një rrjet, i cili në sajë të telemjekësisë bën të mundur konsultimin në kohë reale të gjendjes të të sëmurit duke e drejtuar sa më parë pranë qendrës së specializuar me teknologjinë që përmenda më sipër. Motivi i Telestroke është "Time is Brain". Pra humbja e kohës është humbje e qelizave të trurit. Rrjeti i Telestroke sot është normë evropiane. Kroacia e ka instaluar përpara dy vitesh vende të tjera më në lindje po përpiqen ta realizojnë.
Si u bë e mundur sjellja e kësaj teknologjie të re në vendin tonë?
Realizimi i Telestroke në Shqipëri është bërë i mundur së pari në sajë të sistemit rrugor që lejon lëvizjen centripetale si dhe të transportit ajror për zona kur nuk është e mundur. Së dyti në sajë të fuqizimit të qendrës me pajisjet të furnizuara me një projekt të financuar nga kredi austriake 3.5 milionë euro. Së treti të pajisjes të të gjithë spitaleve rajonale me CTskaner dhe dy spitaleve me MRI rezonancë me kredi austriake 4 milion euro. Së katërti të hyrjes në funksion të Spitalit të Urgjencës në QSUT ku aktualisht janë 7 CTskaner, 2 MRI rezonance dhe 3 angiografe DSA. Së pesti në sajë të qendrës së Telemjekësisë në QSUT në funksion prej mëse një viti me financimin e USAID. Pa këto investime të rëndësishme nuk mund të realizohej telestroke. Idea dhe projekti që kemi ngritur është mbështetur nga MSH dhe Prof. Rifat Latifi nga SHBA, të cilët kanë monitoruar procesin dhe janë të angazhuar deri sa ai të konsolidohet.
Cilat janë anët pozitive të aplikimit të Telestroke në Shqipëri?
Ana e vetme është se të sëmurit i ruajmë trurin e për pasojë cilësinë e jetës dhe jetën.
Si funksionon dhe cilët janë spitalet ku do të aplikohet?
I sëmuri që paraqitet në urgjencë të spitalit rajonal me AVC vizitohet nga urgjentisti, neurologu, kryhet CTskaner dhe të dhënat së bashku me imazhet transmetohen në qendër në sajë të telemjekësisë. Nëpërmjet lidhjes direkte me qendrën, shërbimin e sapokrijuar i shpjegohet urgjentistit e neurologut të spitalit rajonal në kohë reale si duhet të veprojë, a duhet transportuar i sëmuri e me çfarë mjeti. Kur i sëmuri transportohet në qendër është përgatitur ndërkohë ekipi pritës, i cili ka të qartë si duhet të veprojë me ndërhyrje urgjente. Objektivin se ku duhet të arrijmë e kemi të qartë tani do të vazhdojmë shtrirjen duke formuar edhe specialistë të tjerë që të mbulojmë shërbimin 24/24 orë. Shpresoj që brenda vitit të ardhshëm sistemi të jetë i konsoliduar për të gjithë territorin. ثshtë një sfidë për gjithë komunitetin tonë në drejtim të standardeve europiane.

/d.b
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top