Njerezimi e filli jeten e tij si nje familje e veteme njerezore dhe keshtu do ta mbaroj.te bardhe,te verdhe,te zinj jane pasardhesit e kesaj familje.I kane ndare dhe percare me ane te gjuheve dhe fese sepse keshtu ata mund te sundoheshin me lehte nga individi.Por poli i kunder i kesaj esht rritja e te kuptuarit dhe te reaguarit nga ata qe pesonin shtypjen dhe demin.Bijte e avancuar te tyre duan nje bote pa kufij,pa paragjike racore,fetare e kombetare.Thjesht ketyre koncepteve te prodhuara nga vete ne duhet tu vije fundi.Mos te harrojme qe bashkimi ben fuqine.Te mos harrojme se sa miliona jane vrare nen flamurin e fese ,se kombit ose te races.Ne jemi pjestare njete te familjes se madhe njerezore.
Mos krijon idole sepse per sa kohe do ti keni ato,aq kohe do te jene skllever te tjereve dhe te vetvetes.Dhe kombet,flamujt,gjuhet(pervec njeres qe esht me e vjetra dhe esht e Zotit) heronjte,udheheqesit nuk jane pervecse idole ose Idhuj.
Kishat dhe Xhamit kane deformuar mesazhin e vertet te krishtit dhe muhametit.Kur ata thoshin ta duam njeri tjetrin si vllezer ketu nuk e kishin per Italiane me italiane,ose arabe me arabe por e kishin per"italiane me Arabe ete tjere,te krishter me myslymane e te tjere".Me sakte ato jane deformimi njerezor i koncpteve te tyre.Pasojat etyre jane injektimi i inteligjences artificiale negative per shekuj me radhe duke krijuar njrez sterio tipe,te cilet i shikojne gjerat vetem dyngjyreshe,te cilet cilesojne armik ate qe s'ka te njeten fe,te njeten ngjyre ose te njejten race.Deri aty esht arritur sa te nencmohet femra.Esht synuar te ndahet dhe kategoria mashkull femer,ku njera esht me e afte dhe tjetra me pak e tille.Mos harroni se mollen e kafshoi Eva dhe jo Adami,mos harroni se apokalispsi ndodhi ne Babiloni e cila ishte bere si "prostitute".
Te gjitha keto pjestime me qellimin e keqe mbrapesor tashme pengojne ecjen tone perpara.Cikli i tyre mbaroi.Bota duhet te jete e padallua njerezisht,ashtu si ka nisur.Njerezit duhet te kene te njetin nivel objektiv mireqenie ne cdo cep te saj.Varferine,semundjet,injorantizmin e te tjera te keqia duhet ti zhdukim ne puth i kemi ndertuar.
E lexova kete postimin me vemendje por prap se pra nuk arrita dot ne konkluzion, je pro apo kundra? Se m'duket ke ngaterruar nenforum, ktu nuk jemi tek fete. Shume i cuditshem!
E ke gabim, une jam kunder globalizmit, jam nacionaliste, por jo nacionaliste e semure si thua ti, dhe ka shume te tjere qe ndoshta jane pro globalizmit dhe mund te quhen nacionaliste te semure.. Ska lidhje dmth, te qenit kunder globalizmit me nacionalizmin.
Dhe e fundit

E kam thene dhe ne nje postim tjeter me pare, bota eshte krijuar e ndryshme dhe e tille do ngelet.
Nacionalizmi, qofte dhe ai me pak i theksuari nuk ka te bej me globalizimin, aspak. Nacionalizem dhe globalizim jan dy terma qe nuk mund te perdoren ne nje fjali per te shprehur te njejtin koncept.
Bota, eshte e vertet, eshte krijuar e ndryshme por duhet ta kesh ven re besoj qe ska mbet me aq e ndryshme sa ka qen dikur, perkundrazi po shkohet sa me shume e drejte omologimit. Globalizimi, relativ tani per tani, eshte nje proces qe zor mund te ndalet. Cfare mund te regullohet akoma, duke folur me optimizem ktu, jan bazat e tij drejtuese.
Keta protagoniste te politikes ekonomike internacionale qe, ne vend ti ndihmojn vendet e varfera, kan perkeqesuar situaten e tyre. Epo te vjen inat se historia e pjeses me te madhe te vendeve te industrializuara duhet ti kish sygjeruar ketyre zoterinjve nje strategji komplet ndryshe ne sekuencen e reformave qe duheshin kerkuar ne vendet ne proces zhvillimi e siper. Mjafton te mendosh ketu se si dy ekonomit me te medha ne bote, SHBA dhe Japoni, i mbrojten ne menyre selektive disa nga kompartet e tyre industriale deri sa u forcuan mjaftueshem per tu futur ne konkurrenc me shtetet e tjera (dhe ky nga lagja ime quhet akoma nacionalizem tregu!).
Ashtu sic nuk mund te funksionoi protecionizmi i gjeneralizuar, dhe nje liberalizim teper i nxituar i tregtis sjell vec deme (sic u be dhe behet ne vendet e varfera, por atyre nuk i jepet zgjidhje!). Ta detyrosh nje vend ne rruge zhvilimi te hapi kufijt e tij pa asnje lloj deskriminimi mund te ket pasoja sociale dhe ekonomike shkaterruese, sepse e di cfare te del por nuk e di se cfare po te futet.

Dhe tamam ne kete menyre u shkaterruan miliona vende pune dhe varferia jo vetem qe nuk u c'rrenjos por, ne te kundert, u rrit akoma me shume.
Tani, un nuk jam totalisht kunder ketij procesi, formal a sostancial qofte ai, perkundrazi, sipas meje nga nje kendveshtrim tjeter mund edhe te jet nje force pozitive. Ka ndryshuar menyren e te menduarit dhe fal tij po perhapen idealet e demokracis dhe te mireqenies. Kjo ka ndodhur ne vendet qe e plotesuan vet fatin e tyre, me qeveri qe ndermoren nje role aktiv ne kete "zhvillim" pa u hedhur qorras ne duart e nje tregu qe, duke u vet-rregulluar, "mund te zgjidhi" te gjitha problemet.
Ne vendet e tjera globalizimi nuk fuksionoi. Perse? Me qindra e mijera persona shifnin situaten e tyre ekonomike qe perkeqesohej dita dites pa mundur te benin asgje, humben punen dhe cdo lloj sigurie financiare. Cfare nuk shkon ateher? Jan vet regullat e globalizimit qe jan te gabuara, dhe kjo ndodh sepse organizmat qe i diktojn bazohen ne nje perzjerje perverse ideologjish, politike dhe interesash personale qe con ne adresimin e cdo lloj sgjidhje ne favor te vendeve te zhvilluara.
Tani, po ta analizosh fenomenin totalisht nga nje pik-pamje ekonomike del ne konkluzione te cuditshme. Te gjitha aktivitet e FMI-S dhe Bankes Mondiale sot zhvillohen te gjitha ne vendet ne zhvillim, edhe se te dyja kto istitucione, pa ndonje habi te madhe te publikut besoj, drejtohen nga perfaqesues te shteteve te industrializuara. Ky fakte, bashke me aplikimin e disa teorive ekonomike te gabuara me prerje neoliberiste, po prodhojn deme te paimagjinueshme. Qe te kuptohet kjo duhet te njifen kjo teorit. Pas neoliberizmit ndodhet teoria sipas te cilea "nje dore e padukshme" e forcave te tregut mund ta coj ekonomin ne rrugen e eficences. Por, nje nga pervetesimet me te medha te kohes se njerezimit (per mendimin tim) ishte tamam ajo e te demostruarit se ne cilat kondita dhe ne cfare situate nje dicka e tille verifikohet. Tamam ne periudhen qe politikat e "Washington Consensus" aplikoheshin me me shume zell teoria ekonomike demostroj qe, sado here informacioni eshte imperfekt dhe tregjet jan te pakompletuara, gati gjithmon dmth, "dora e padukshme ekuilibruese" eshte imperfekte, nuk funksionon. Kjo ndodh ne vecanti ne vendet ne zhvillim dhe ne ato ex komuniste. Sistemi tregtar kerkon, ne fakte, te drejta prone te qarta dhe gjykates qe ti ven ato ne praktik, kerkon nje konkurrenc te dishiplinuar dhe nje informacion perfekt, poooooooor tregjet qe fuksionojn tamam dhe ndohen ne kondita perfekte nuk krijohen nga mengjesi ne darke, sic mundohen te na ngulitin ne tru vendet e shvilluara qe dua te perfitojn nga situata e tyre. Prandaj politikat qe po aplikohen jan te gabuar dhe po thellojn akoma e me shume diznivelin ekonomik.
PS: nuk e di kush do e lexoj kte frymezimin tim te momentit, por do ket durim te madhe, se dhe un vet mezi sa e rilexova te gjithin

:gallate: