Nuk mund te kete nje koncept ne jeten nderkombetare qe ka shkaktuar me shume polemika gjate viteve te fundit sesa globalizimi. Disa, vecanerisht ne vendet e pasura, e konsiderojne ate si nje "deus ex machina" per t'i dhene fund mjerimit dhe konfliktit ne bote. Te tjere, vecanerisht ne vendet e varfra, e konsiderojne ate si rrenjet e rritjes se tensionit ne bote. Pse ndodh keshtu? C'fare gjendet pas ketij mospajtimi te ashper njohurish? Ekzistojne dy menyra per ta pare kete mosmarreveshje: njera eshte shqyrtimi i fakteve, te cilet, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, jane te lidhur me globalizimin; tjetra eshte analizimi i vete konceptit, i vete permbajtjes se tij.
Faktet japin sinjale mjaft konfliktuese. Ndryshimi teknologjik ka zvogeluar kostot e transportimit dhe te marreveshjeve te tregtise (informacionit) dhe ka pershpejtuar transferimin e njohurive, megjithese ne nje menyre mjaft te shformuar, ndermjet rajoneve te botes; interneti lidh ne te njejten kohe qindra milione njerez; tregtia boterore eshte zgjeruar ne menyre te jashtezakonshme dhe ka shtuar fushen e zgjedhjeve per individet ne te gjithe boten. Renia e komunizmit ka zgjeruar veprimtarine e forcave te tregut dhe demokracise ne nje pjese te madhe te botes. Dhe vete dinamika e BE-se mund te shihet si nje mik i pandare i globalizimit ne nje shkalle rajonale. Ne te njejten kohe, shperndarja e pasurise ne bote duket te jete me e pabarabarte tani sesa 20 vjet me pare; miti i "ekonomise se re" eshte davaritur dhe skandalet e koorporatave ne boten e pasur tregojne se tarafet dhe drejtimi i gabuar jane nje fenomen me kompleks sec mendohet zakonisht dhe atribuohet gjeografikisht; krizat financiare dhe monetare jane perseritur ne tregjet ne zhvillim dhe kane krijuar kaos ekonomik dhe shoqeror jo ne pak vende; liberalizimi i tregtise ka favorizuar kryesisht vendet e pasura, te cilat predikojne ate qe nuk praktikojne; copezimi shoqeror dhe perjashtimi kane qene ne rritje, si ne vendet e pasura, ashtu edhe ne ato te varfra; ekziston nje ndjenje crregullimi dhe nje vale ne rritje pakenaqesie dhe zhgenjimi ne shume pjese te botes; kercenime te pazakonshme, vecanerisht perdorimi i shkaterrimit ne mase, pritet te vijne rrezikshem.
Ndoshta per te kuptuar faktet duhet pare ne themelet teorike te globalizimit. Dhe ketu ekziston nje interpretim i globalizimit, i cili eshte mjaft i mbingarkuar ideologjikisht. Le te jemi me te qarte. Dy dekadat e fundit jane dominuar ne menyre te dukshme nga nje model, i cili ka mbilevduar virtytet e tregjeve te pakufizuar, privatizimit dhe zvogelimit ekstrem te sektorit publik (nderhyrjen e shtetit ne ekonomi); kjo filozofi eshte zgjeruar ne tregjet nderkombetare, finance e tregti, dhe IFI-te shpesh e kane mbeshtetur ate. Menyra sesi FMN i shtyu vendet ne zhvillim ne hapjen e llogarive te kapitalit te tyre gjate viteve '90-te eshte nje ilustrim i mahnitshem i ketij qendrimi. Nje shembull tjeter eshte menyra sesi u "liberalizuan" tregjet e energjise ne ekonomite ne zhvillim pa rregullore te pershtatshme, te cilat duhet te mbrojne konsumatoret. Ky model gjate viteve te fundit eshte terhequr disi, pas paraqitjeve ekonomike zhgenjyese ne te gjithe boten dhe funksionimit te kobshem te tregjeve financiare. Por elasticiteti i tij eshte i fuqishem dhe i dukshem edhe ne ate sesi formon gjuhen e perdorur nga mediat.
Globalizimi mund te kuptohet ne nje menyre te ndryshme, e cila shqyrton funksionimin e tregjeve reale, me avantazhet dhe te metat e tyre, dhe qe merr parasysh njohurite e teorise ekonomike te perparuar, te tilla si asimetrite e informacionit, rritjen e perfitimeve (ndersa perparimi teknologjik eshte intensiv), ndikimet e aglomerimit (grumbujt), bilancet e shumte (te keqinj), roli i gjeografise ekonomike e keshtu me rradhe. Mesimet kryesore jane te qarte: nevoja per rregullim te efektshem te tregjeve; roli i shtetit ne sigurimin e te mirave publike; roli i institucioneve (strukturave te qeverisjes); nevoja per te mira publike dhe qeverisje te mire ne ekonomine boterore; rendesia e nje shumellojshmerie te pronesise dhe politikes ne krijimin e politikave. Per disa, ky interpretim mund te mbjelle faren e peshtjellimit. Por, ne kete menyre, mund te hiqet dore nga nje interpretim i paragjykuar i globalizimit. Per me teper, globalizimit nuk do t'i ngarkohej me nje formule mistike ideologjike dhe ndikime te njeanshme te politikes. Perkundrazi, ai behet nje koncept i pakufizuar, i cili synon te percaktoje "hapjen" reciproke te shoqerive, nen motivimin e ndryshimit teknologjik dhe kerkimit shumeplanesh per perparim ekonomik. Per me teper, ai largon nga vetvetja nje origjine te perceptuar me qender ne Perendim. Nje interpretim i tille i pakufizuar i globalizimit do te kete pasoja te rendesishme per politikat kombetare publike dhe politikat nderkombetare.
Keshtu qe politikat kombetare publike mund te jene mjaft realiste dhe te ndryshme (pa i hapur rruge fondamentalizmit) dhe te drejtuara ndaj qellimeve tradicionale te zhvillimit ekonomik, stabilitetit te cmimeve dhe drejtesise shoqerore. Tregjet do te duhet te rregullohen ne menyre te pershtatshme dhe shteti do te duhet te siguroje te mira publike thelbesore, te cilat grumbullojne prodhimin privat. Ashtu sic kane treguar tregjet e pajisur mire, financiare dhe energjitike ne Shtetet e Bashkuara, keto shqetesime vlejne njesoj per vendet e pasura dhe te varfra. Dani Rodrik, akademiku i mirenjohur i Universitetit te Harvardit verejti ne menyre te pershtatshme se nuk ka asnje ekonomi moderne qe nuk kombinon sferat publike dhe private. Nje perfundim do te ishte se te shkuarit ne ekstrem me privatizimin mund te jete me shume se e demshme, gje qe eshte vecanerisht e vlefshme ne rastin e sherbimeve publike.
Ekonomia nderkombetare eshte e mbushur me probleme qe kerkojne pergjigje te pershtatshme. Tregjet financiare, nen presionin e vershimeve te paqendrueshme te kapitalit, funksionojne ne menyre te pasigurte dhe sistemi ka nevoje per rishikim. Duket se nje prej trashegimive intelektuale te Kejnesit, e nderuar ne masat Breton Vuds (shprehimisht, se vershimet mjaft te paqendrueshme te kapitalit jane te pafavorshme per tregtine dhe begatine), nuk e ka humbur rendesine. Ata qe thone se eshte e veshtire te kufizohen levizjet e kapitalit ne koherat tona kane nje argument te forte, por nuk e zgjidhin ceshtjen. Paqendrueshmeria e vershimeve financiare shfaq nje paragjykim deflacionist ndaj politikave ne te gjithe boten, permireson proteksionizmin e tregtise dhe zhvleresimet konkurruese te kursit te shkembimit. Perfundimisht, sistemi financiar nderkombetar do te duhet t'u nenshtrohet ndryshimeve thelbesore ne menyre qe te shmangen kriza fatale.
Tregtia e lire nuk mund te sjelle perfitime per vendet e varfra, kur ekonomite e pasura japin subvencione te shumta per bujqesine dhe perdorin pengesat tregtare sa here qe ndjehen "te demtuar"; absurditetet dhe hipokrizia tallen me virtytet e tregtise se lire dhe u japin municione morale mbeshtetesve te tregtise se drejte. Po keshtu, zvogelimi i ndihmes ndaj vendeve shume te varfer eshte i veshtire te justifikohet, duke ditur asimetrite e medha ne bote. Nje ndjenje e forte emergjence dhe nje vizion realist do te kerkojne nje politike te ndryshme, ne menyre qe te trajtohen kercenimet e perhapjes se epidemive, emigracionit te paligjshem masiv, varferise se tmerrshme dhe katastrofave mjedisore, pa permendur mallkimin e terrorizmit nderkombetar. Te gjitha keto sfida perbejne nje program, i cili mund te kuptohet permes nje interpretimi me mendje te hapur te globalizimit.
Ishte frymezuese te degjoje prezantimin e Toni Bler kohet e fundit perpara ambasadoreve britanike. Ishte motivuese te shihje se nje burre shteti kryesor perendimor e kupton se ekziston nje nevoje per te degjuar pjesen tjeter te botes, zerat e te paprivilegjuarve; se njeanshmeria dhe interesat e percaktuar ngushte nuk mund te funksionojne ne nje "shoqeri globale"; se vlerat e lirise, nderit dhe moralit nuk mund te ndahen nga ndjenja e perpjekjes per te patur me shume drejtesi ne te gjithe boten. Per t'a permbledhur: lufta kunder terrorizmit ka nevoje per nje program shume me te gjere dhe nje intepretim me mendje te hapur i globalizimit do te ndihmoje per kete qellim.
* Autori eshte ish-minister i Financave te Rumanise