"Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889" nga Arben Llalla.

Bilderberg

Anëtar i ri
"Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889"
nga Arben Llalla.



Titulli: GJURMث Tث LETثRSISث Sث VJETثR Tث SHQIPTARثVE
Tث GREQISث 1860-1889
Autori: Arben P. LLALLA, email: [email protected]
Redaktore: Teuta LLALLA
Copyright © Autori
Radhitja kompjuterike: Petrit Mënaj
Botues: Tringa Design, Prill 2006.
Ballina: Hartë e Epirit dhe detit Jon. E punuar nga Jan Jannsson dhe
I. Laurenber, botuar më 1650, gravurë. Gjendet në Bibliotekën e
Athinës.

Tirazhi: 500 copë





Libri u kushtohet përpjekjeve të shqiptarëve të
Greqisë që punuan dhe luftuan për ruajtjen dhe
pasurimin e historisë dhe gjuhës shqipe, ndër ta
veçojmë: Anastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin,
Jorgo Maruga, Aristidh Kola etj.


PARATHثNIE
Viteve të fundit janë botuar shumë shkrime rreth dokumenteve historike, për vjetërsinë e shkrimit shqip nga
studiues shqiptarë dhe të huaj. Por, deri më sot zyrtarisht mbetet “Meshari” i Gjon Buzukut, si libri më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe, me shkronja latine i vitit 1555. Studiuesit e ndryshëm i mbeten mendimit, që dokumentet e shkrimit në gjuhën shqipe duhet të jenë me shkronja latine. Mendimi im është se duhet vazhduar kërkimet e mëtejshme të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe të shkruara edhe me shkronja të grekëve. Këtë mendim, unë e mbështes në lidhjet e vjetra që populli shqiptar kishte me Greqinë e lashtë.
Duke pasur parasysh këto fakte, fillova të kërkoja nëpër arkiva të ndryshme gjatë kohës kur jetoja në Greqi. Nëpër institucionet greke vështirësitë ishin të mëdha, kur bëhej fjalë për dokumente historike që i përkisnin të kaluarës dhe lashtësisë së popullit shqiptar. Shkrime të vjetra të gjuhës shqipe, me shkronja greke gjeta në arkivin e “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë”. Këto shkrime ishin botuar në gazetat greke të shekullit XIX në gjuhën shqipe me disa fjalë greke dhe italiane. Dhe, besoj se është e rëndësishme që këto shkrime duhet të dalin në dritë që të studiohen nga studiuesit e ndryshëm, për pasurimin e historisë së kombit shqiptar. Për transkriptimin e këtyre shkrimeve ndesha vështirësi të mëdha, për disa arsye: njëra ndër to është sepse nuk kemi të botuar deri më sot një fjalor të mirëfilltë të gjuhës shqipe. Fjalorët e gjuhës shqipe, të botuar deri tani janë shumë të vegjël, për ta përfshirë gjithë vokabularin e gjuhës së gjerë shqipe. Për arsye sepse në këto fjalorë nuk janë përfshirë mendimet e gjuhëtarëve shqiptarë nga trojet e vjetra shqiptare që janë banuar dhe banohen ende nga njerëz të cilët vetëm ne mesin familjarë arritën ta ruajnë gjuhën shqipe. Kështu, nuk janë përfshirë në Fjalorët e Gjuhës së Sotme Shqipe fjalët shqipe që flasin arbëreshët e Italisë, Zarës në Kroaci, arvanitasit e Greqisë, Bullgarisë, Ukrainës, arnautët e Turqisë etj. Nuk janë përfshirë as fjalët shqipe të vjetra origjinale që flasin shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi. Pra, duke qenë i vogël fjalori i gjuhës së sotme standarde shqipe, pata vështirësi të mëdha për të transkriptuar shkrimet e gjuhës shqipe me shkronjat greke të botuara në gazetat dhe revistat greke të shekullit XIX.
Duke jetuar vitet e fundit në Tetovë, në ndihmë për transkriptim më erdhi e folmja e Malësisë së Tetovës dhe e Rekës së Epërme, për shumë fjalë shqipe që përdorin arvanitasit e Greqisë dhe unë nuk i njihja. Në të folmen e këtyre zonave, gjeta ngjashmëri me të folmen e gjuhës shqipe që flasin arvanitasit e Greqisë. Kjo lidhje e të folmeve mbetet një temë më vete, që duhet studiuar në të ardhmen.
Materialet e gjetura, këto shkrime me vlera historike u përpoqa t’i përshat sa me mirë. Kushtet e mia për punë speciale në këtë periudhë kanë qenë tepër të vështira, por them se transkriptimi dhe përshtatja në gjuhën letrare ndoshta nuk është e përsosur, mirëpo mendoj që sadopak do të vlejë në pasurimin e gjuhës shqipe. Tek-tuk ka ndonjë pjesëz me shkurtime ose me ndonjë shkronjë jo të drejtë të parëndësishme, ndonjë shprehje a fjalë që mund të mos jetë transkriptuar aq mirë, nga moskuptimi. Duhej të këshillohesha më shumë me studiuesit arvanitas për disa fjalë dialektore, por besoj se në tërësi, për qëllimin e mirë të pasurimit me dokumente të reja letrare për gjuhën shqipe kam arritur diçka me vlerë të nxjerrë në dritë.
Gjatë vështrimit më thelbësor të teksteve në këtë libër vërehet se nuk dominon vetëm njëri dialekt (ai i toskërishtes), siç vërejnë disa nga studiuesit e deritashëm për të folmen e arvanitasve, por vërehet përfshirje e madhe e fjalëve që edhe sot përdoren në dialektin gegë, që mund të mungojnë në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, mirëpo nuk është e thënë që të jenë harruar.
Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv, shkencor i dukurive dhe fakteve që parashtroj dhe analizoj. Po botoj në libër faksimilet e të gjitha materialeve historike që kam shfrytëzuar, me qëllimin e mirë, që t’i shfrytëzojë çdo shkencëtar që do të merret me studimet historike-gjuhësore shqiptare. Me kalimin e kohës, e folmja arvanitase mbeti shumë larg dhe prapa gjuhës letrare-zyrtare të shqipes së sotme, por ajo, mbeti origjinale. Gjuha shqipe dhe folklori i tyre është një vlerë kulturore shqiptare që ka pasuruar mjedisin grek, por, në radhë të parë përmban diçka që u shërben drejtpërdrejt atyre, kryesisht brezit të vjetër arvanitas. Dialekti dhe folklori arvanitas, janë degëzime të kulturës shqiptare, të sjellë kryesisht nga bartës fizikë që kohë pas kohe sillnin freski të ambientit shqiptar nga vise të ndryshme në Greqi.
Për transkriptimin e materialeve kam konsultuar alfabete të ndryshme, që përdorin arvanitasit, për të shkruar në gjuhën standarde shqipe. Por, në disa raste kam bërë edhe përkthimin nga gjuha greke, për të gjetur sa më mirë fjalën e sotme shqipe.
Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë I quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët e lartpërmendur, kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën standarde shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar1.
Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh2. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas3.
Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar.
Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe gjuha shqipe.
Edhe unë, në këtë libër, për qëllimin e mirë, po i emërtoj shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe.
1 Niko Gjini, “FJALOR GREQISHT-SHQIP”, Janinë, 1993, fq. 14.
2 Fjalori “GREQISHT-SHQIP”, Athinë, fq. 65.
3Fjalori “SHQIP-GREQISHT”, Athinë, fq. 741.

HYRJE
Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas.
Arvanitasit, janë pjesë e kombit shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e tyre Iliri dhe Albani.
Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”1.( 1 Edwin Jacques “SHQIPTARثT”, Tiranë, 1995, fq. 183.)
Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA2. (2 Po aty.)
Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 1096-
1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në
Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje. Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quajnë veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?!
Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël,
gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve.
Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse
zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin
alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm.
Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra,
afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës.
Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe
atdheu i tyre Arvanitias në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit I quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.
Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi”, dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci.
Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell geografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se:
“Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450”3. (3 “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, gusht 2002, fq.71)

NGA HISTORIKU I SHQIPTARثVE Tث GREQISث
Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot,
burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.
Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse,
shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të
Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.
Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i
paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.
Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e
përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politikkombëtar grek.
Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre
romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke, që e perkthyer në shqip do të thotë: "bullgarë edhe shqiptarë, armenë edhe grekë, arabë." (1 “GAZETA e Athinës”, Athinë, 7 shkurt 2003, fq. 13.)

Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.
ثshtë e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas2. (“EKSKLUZIVE”, Prishtinë, tetor 2002, fq. 78.)
Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe
vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip I shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranë Tirnovas,
Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami3. (3 Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PثR PAVARثSI-kontributi shqiptar” Tiranë, 1991, fq. 115) ثshtë fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitë4. (4 Kalendari i vitit 1984 “ botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1984.)
 

Attachments

  • gjurme te letersise se vjeter te shqiptareve te greqise (kopertin).JPG
    gjurme te letersise se vjeter te shqiptareve te greqise (kopertin).JPG
    57.5 KB · Shikime: 61
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889" nga Arbe

Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.
Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto اali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.
Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe
liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.
Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”5. (Dhimitër Grillo, “ARVANITثT DHE SHQIPTARثT Nث LUFTثN اLIRIMTARE Tث POPULLIT GREK” Tiranë, 2003, fq. 51.)

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e
Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane.
Në vitin 18506 (Kalendari i vitit 1983, botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1983.) , arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit.
Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të.

Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.
Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin
profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë më 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 18857.( Kalendari i vitit 1985 botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1985.)

Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si:
Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë por, nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të
mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i njohur edhe nga papa Piu II, mbret i Albanisë dhe i Maqedonisë më 1458, si dhe lufta shekullore e kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet e tyre shekullore etj. Disa nga këta piktorë arvanitas me famë janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi اinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese arvanitase si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia8, (Kalendari i vitit 1986 botim, “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”, Athinë, 1986.) etj, që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sot nga arvanitasit.
Kështu, një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij kanë dalë heronj, politikanë, akademikë, piktorë etj,
është e natyrshme të shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar, gjuhës shqipe, i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e popullit të saj. Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli arvanitas diti ta ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur gjuha shqipe është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të popullatës arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej! Kështu, populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij. Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së lirikave të vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore.
Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në
Korfuz9, (Fjala e Aristidh Kolës në Biografinë e CD “ARVANITIC SONGS”, THANASSIS MORAITIS, Athinë, 1988, fq. 3.) kur pastronin armët, këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit
Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan:
“Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre
kaçake”10. (Po aty, fq. 4.)
Kështu u bë greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e
rinj në variantin grek dhe kështu u njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar.

Në tetor të vitit 2002, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh, muzikologu dhe këngëtari i njohur arvanitas Thanasi Moraiti
botoi antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me titull “Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë”, një libër shkencor, me vlera të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit. Kjo antologji, është fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të lodhshme e cila përmban në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë së gjuhës, por edhe të njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër e cila vjen të mbushë një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia muzikore popullore arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj që ekziston, por mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga punët me anë të së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona edhe më tej por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare nuk
ka të botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.
Nga kërkimet e mia tetëvjeçare nëpër arkivat historike greke dhe nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike.
Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 157111 (Aristidh Kolia Athinë, 1996, fq. 210.) nga poeti luftëtar, Manoli Blesi në gjuhën italiane, por me shumë greqizma. Disa strofa të poemës, për herë të parë i gjejmë në librin e Kostandinos Biris ”Arvanitasit Dorjenët dhe Grekët e rinj“, dhe në librin “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” të autorit Aristidh Kola. Në vargjet e poemës, përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema e shkruar; në italisht nga arvanitasi Manoli Blesi më 1571, ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.

O të varfër Luftëtarë...
si do t’ia bëjmë nga këtu dhe mot
të shkojmë me këmbë gjer në Qipro
të luftojmë tok
O të varfër Luftëtarë
4
Ku është tani Kelmendi madhështor
Kapedan i Ushtrisë
dhe ai i Gërbeshi burrëror
që i bëri turqit me u dridhë
bashkë me Gjinin e Frasqisë
Mbushur shpirt e fshehtësi...
5
Ku është Shtini dhe Kanaqi,
Meksi, Lopësi dhe Barbati
me Andruço mustaqelliun,
Petro Bua dhe Stamatë
që së bashku porsi Maçok
shkonin të gjithë në grackë;
O të varfër Luftëtarë...
41
Dhe hymë në dimër
do të rikthehemi në verë
me këtë shoqëri kaq të mirë
të Kalorësve dhe të Qitësve
trima dhe luftëtarë të zotë
siç bënin dhe me të vjetrit tanë
O të varfër Luftëtarë12..
 
Titulli: "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889" nga Arbe

GJUHA SHQIPE NثPثR SHEKUJ
Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata
flasim brenda në rrethin familjar.
Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare.
Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar,
mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj,
stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet.
Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u
përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:
Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.
Një tjetër këngë është:
Arvanitasit këndojnë,
gjuhën e tyre mos harrojnë
shiko atë plakun si këndon
edhe gjaku si i qarkullon.
Gojë më gojë ruhet jeta
me këngët e vërteta.
Arvanitasi nuk di të shkruajë,
por me këngë di ti ruajë.
Në një tjetër thonë:
Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së
gjuhës.
Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare
greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai, e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.
Athina, u pagëzua kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821
ishte ishulli i Nafplios që banohej me shumicë popullsi arvanitase. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio
bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833 kur mbreti Oton vjen në Greqi,
vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin.
Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: “Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!” Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë”1. (Koli Xoxi, “LUFTA E POPULLIT GREK PثR PAVARثSI-kontributi shqiptar-”, Tiranë, 1991, fq. 504.)


Në veprën e tij “Pellazgjishtja” (Nocetes Pelasgicae), që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe
“gjuha e flotës” dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij2.
Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë
që u morën me gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruajnë, duhej të përdornin alfabetin e
greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë. Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij “Childe Harold’s”.
Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe si më e
rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen
ndoshta të Pukëvilit Konsullit francez në Janinë, hartoi “Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së
thjeshtë”3. (“EKSKLUZIVE”, Prishtinë, shkurt 2002, fq. 71.)

Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori trigjuhësh; greqisht-arumanisht-shqip i Teodor Kavaliotit më
vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt “Protopirinë” i cili u botua në fillim në
Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik4. (Rilindja, “HISTORIA E LETثRSISث SHQIPTARE”, Prishtinë, 1989, fq.52.)
Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur “Akademia e Re”.
Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të
katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik dhe u ribotua tre herë brenda 8 viteve.


Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të
Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut, nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e
popullit si gjuhë e aristokracisë, ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Kjo është arsyeja e parë që nuk kemi asnjë përpjekje për hartimin e një fjalori greqishtshqip në vitet para kryengritjes së 1821-shit.
Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një
tjetër arsye, negative. Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja.
Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të
shtetit grek për zhdukjen e saj.
Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës “Helenismos” me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit G.Hahn “Albanesichce Studien”, që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe “Lidhja e Arvanitasve” dhe shkruhet “THIRRJA” e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët grekoshqiptare, të ndarë nga feja.
Vepra më e rëndësishme nga pikëpamja gjuhësore është fjalori greqisht-shqip i Kostandin Kristoforidhit. Në këtë fjalor
pasqyrohen vetëm idiomat gjuhësore nga Epiri deri në Shqipërinë e Veriut. Një fjalor i gjuhës shqipe, në kuptimin e
mirëfilltë, domethënë pasqyrimit të gjuhës shqipe që flasin arvanitasit, banorë që jetojnë masovikisht në Greqinë që në
kohën antike, mungon edhe sot e kësaj dite.
Në shekullin XIX, një tjetër shkencëtar, Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878)5, kishte
hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug.
Dozan6. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike dhe Etnologjike të Greqis. Më tej fati i fjalorit të Panajot Kupitorit nuk dihet. Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që
ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67- 94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht7.
Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën “Zëri i Shqipërisë” (Grup autorësh, Rilindja, “HISTORIA E LETثRSISث SHQIPTARE”, Prishtinë, 1989, fq. 245.). Ai botoi më 1882 dy libra në gjuhën greke “Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”. Veprimtaria e këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e arrestoi dhe e burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas Kullurioti vdiq i helmuar në burgun e Athinës.
Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut titulluar “Meshari”. Ai, u përfundua dhe u shtyp më 1555. Kopja e
vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon N. Kazazi. Më vonë “Meshari” shkoi
në Bibliotekën e Vatikanit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër, ishte shkruar me shkronja latine ku ishin shtuar dhe pesë shkronja të tjera9. (Edwin Jacques, “SHQIPTARثT” Tiranë, 1995, fq. 312)
Dhe u botua më 1968, nën përkujdesjen e gjuhëtarit të madh shqiptar, Eqrem اabej, në gjuhën e sotme letrare shqipe.
Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka
pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë
popullore, rrjedhimisht “barbare”, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.
Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjas në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë “Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore”.
Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesco Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian D.Joseph, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A.Friedman, pedagog në Universitetin e اikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e اikagos, Eric Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: “Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë”10. (“GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.)
 
Titulli: "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889" nga Arbe

Pedagogu Viktor A.Friedman11 (“Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore” Livadhia, 1998, fq. 223.) bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë,
Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.

(Shif faqe 34)


Siç shihet edhe nga fjalët e lartpërmbledhura (ne faqen 34) nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin
Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha latrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë,
pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes.
Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit
arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë” dhe tha për gjuhën arvanitase:

“Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht,
këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafilë,
greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e
shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm
shqiptarë që ndodhen në Mesogjia dhe na thonë: “Ju flisni
shqipen e vjetër”. Dhe kjo është shumë e logjikshme nga
pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën
këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në
greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e
vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të
kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në
kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte
kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë,
kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në
kushtet e një shtypjeje, pra, por vetë ata e “gëlltitën” të
shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin
grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin
gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga
mosha ime e poshtë. Tani, lavdi zotit, na kanë mbetur ende ca
gjyshër e gjyshe që e flasin.
Mirëpo është gjynah që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se
puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë
arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha,
kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë
do të jetë vërtetë një atdhe i humbur”12. (“GAZETA e Athinës”, Athinë, 1 nëntor 2002, fq. 11.)


Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm dhe ishministër i kulturës në Greqi, Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm.

Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së
Atiko-Beotisë” shkruan:
“Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj.
Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re”13.
 

Attachments

  • faqe 34.JPG
    faqe 34.JPG
    62.1 KB · Shikime: 10
  • faqe 38.JPG
    faqe 38.JPG
    69.1 KB · Shikime: 11
  • faqe 39.JPG
    faqe 39.JPG
    78.8 KB · Shikime: 11
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889" nga Arbe

POEMث E VITIT 1889 Nث GJUHثN SHQIPE E BOTUAR Nث REVISTثN GREKE “Apollon“
Poema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë, për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme se
deri më sot nga studiues të ndryshëm nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas.
Ky krijim i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën “Apollon“ që e botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të Athinës1 (1 “BESA”, Athinë, nëntor 1995, fq. 7.) Në këtë revistë, bashkëpunonin shkrimtarë dhe dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika në vitin 1995 në revistën “BESA”, që e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”.
Vendosa t’i rrekem studimit të kësaj poeme me rëndësi të veçantë për letërsinë e vjetër shqipe, për ta transkriptuar me
shkronja latine dhe përshtatur në gjuhën e sotme standarde shqipe.
Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë
ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë.
Poema, ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” (PثR Tث PARثN PRINCIPESHثN TONث LEKSANDRA). Vëllimi dhe numri i revistës në të cilin është botuar poema i dedikohet D. Mesallës me shënimin:
Mbrojtësin tepër fisnik të letrave dhe muzëdashës me respekt
të thellë dhe mirënjohje i kushtojmë vëllimin e pestë të
Apolonit. Drejtori”2.
Vajza e mbretit të Greqisë, Gjeorgjit të parë dhe mbretëreshës Ollga, princesha Aleksandra u martua në vitin
1889. Martesa e princeshës Aleksandra me dukën e madh të Rusisë, Pavlon, zgjati vetëm dy vite, sepse princesha
Aleksandra vdiq në vitin 1891, në Rusi, në moshën 21 vjeçare.
Varri i saj gjendet në faltoren Petro dhe Pavel në Petërburg (ish-Leningrad), me pjesëtarë të tjerë të familjes perandorake
ruse.
Më 1889 erdhi Pavli në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra, të shkojnë në Rusi, të martohen. Kjo
ngjarje i jep shkas një arvanitasi, që mbetet i panjohur për ne, të shprehë poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemën me vargjet e njohura:
Të këndoj në shqip3,
në gjuhën heroike,
që foli admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon, se gjuha që flitnin shumica e heronjve të Kryengritjes greke të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli i cili ishte biri i Dhimitër Bokut ose Voku me
prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke marrë për mbiemër emrin
e anijes Miauli ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës4. (Kalendari i vitit 1984, botim, “Lidhja e Arvanitëve të Greqisë”, Athinë 1984)
Në vitin 1822 Andrea, u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra.
Revolucionit të 1821 Andrea Miauli, i fali 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë Admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjionit të Nderit” të dhënë nga mbreti i Francës Karli X5.(Kalendari i vitit 1984, botim, “Lidhja e Arvanitëve të Greqisë”, Athinë 1984)
Miauli, vdiq më 21.7.1835, dhe u varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.
Në vargun e mëposhtëm, përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Janinës pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre.
Nga kjo familje e dëgjuar, dolën shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i
Revolucionit grek të vitit 1821, Noti Boçari. Por, më i njohuri, që mbeti në histori si luftëtar trim dhe njeri i kulturës së
shkrimit shqip, ishte Marko Boçari, i lindur në Sul të Janinës më 17906. (Kalendari i vitit 1984, botim, “Lidhja e Arvanitëve të Greqisë”, Athinë 1984) Ai, kur gjendej i internuar në Korfuz, mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh të greqishtes dhe shqipes së thjeshtë” më 1809, që e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza7. (Kalendari i vitit 1984, botim, “Lidhja e Arvanitëve të Greqisë”, Athinë 1984). Kjo vepër ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvil, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptarë greqisht dhe të merren vesh me grekët. Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari, mund të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greqishtshqip.
Pra, me këto rreshta, poeti, nis poemën e tij kushtuar princeshës Aleksandra që ai në poemë e quan Leksandra.
Në kohën kur është shkruar poema, studimet albanologjike në Greqi ishin në fazën e lulëzimit. Në fund të shekullit XIX
flitej më shumë për bashkimin e Greqisë me shtetin shqiptar të paqenë dhe krijimin e një mbretërie greko-shqiptare. Pikërisht, për këtë bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, ka botuar në vitin 1996 dokumentin historik me titull “Thirrje e Lidhjes Arvanitase të Athinës drejtuar Vëllezërve arbër të Arbërisë” . Ky dokument historik
është shkruar në vitin 1899 dhe parashtrohen arsyet për bashkimin e grekëve me shqiptarët në një mbretëri të vetme.
Pikërisht, për këtë bashkim, mbretëresha e Greqisë, Ollga, dëshironte të mësonte gjuhën shqipe8. (“BESA”, Athinë, nëntor 1995, fq. 8.)
Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi gjuhën shqipe. Duhet thënë se
në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan. Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip.
Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe, në
ato vite ka përdorur shkronja greke dhe mendoj se mund të ketë përdorur alfabetin e mëposhtëm që unë e kam ndërtuar në bazë të fjalëve të shprehura në vargje. Për, plotësimin e alfabetit shqip me 36 shkronja, poeti duhet të ketë përdorur disa lidhje midis 24 shkronjave të alfabetit grek.

Shkronjat që janë përdorur në poemë janë 38
(Shif faqe 42-43)
 

Attachments

  • faqe 42.JPG
    faqe 42.JPG
    43.8 KB · Shikime: 8
  • faqe 43.JPG
    faqe 43.JPG
    12.4 KB · Shikime: 14

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top