Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës.

Gruaja ka vrarë bashkëshortin e vet me një thikë guzhine.
stabbing.jpg

62-vjeçarja Vitori Mema qëlloi bashkëshortin e saj Flamur Mema 66-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “18 shtatori” dhe mendohet se ka ndodhur për motive banale.

Flamur Mema është transportuar me urgjencë në spital por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Policia ka arrestuar autoren e vrasjes dhe po heton për rrethanat e saj.

mapo
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

ncncnc ne kete moshe te ken konflikte tilla kjo eshte mjerim.
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Sa gjynah.... më vjen keq rasti. Eshte ber frikë me jetu me dikend sot.... si ndryshon gjendja papritur.

Kur len mendja thojnë, gjithqka eshte e mundur...



 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

I gjori ...

Mos e rendo nje gru se nuk e din ca do te gjeje .
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

I gjori ...

Mos e rendo nje gru se nuk e din ca do te gjeje .


pse i gjori kjo nuk eshte dhune te lutem.. dhune tek shqiptaret nuk ka :vape:
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Ne fakt mos lendo askend se nuk i dihet cte ndodh... a vjen nga Zoti a nga njeriu pak rendesi ka.Rendesi ka mos bej keq qe mos te te bejne...
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Kan shume halle njerezit,ama ka dhe shume fenomene sociale ne Shqiperi qe vijn per shkak te nje grup njerezish qe len vendin ne mjerim!

REVOLUTION! (Paris 1789)
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Vrau burrin me thikë, e dyshuara: Ishte i padisiplinuar

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së pardjeshme, një 66-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga bashkëshortja e tij 62 vjeçe.

Mësohet se viktima Flamur Meni ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë policia ka arrestuar 62-vjeçaren Dituri Meni si autore e dyshuar e ngjarjes.

Një konflikt për motive të dobëta ka qenë shkaku i këtij krimi në familjen Meni, e cila banon në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. 62-vjeçarja është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e policisë së Gjirokastrës, si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, deri në zbardhjen e ngjarjes.

Policia është duke zhvilluar hetimet dhe ekspertizën përkatëse për të verifikuar nëse ka qenë 62-vjeçarja ajo që ka kryer krimin apo ndonjë person i tretë. Ndërkohë që nga Tirana është nisur edhe një grup ekspertësh, të cilët do të bëjnë edhe ekzaminimin e trupit të viktimës.

اifti Meni jetonte bashkë me djalin e tyre, i cili nga hetimet paraprake rezulton se nuk ka qenë në banesë në momentin kur dy prindërit e tij dyshohet se janë konfliktuar për shkaqe banale, çka ka sjellë edhe përdorimin e thikës nga ana e gruas.

62-vjeçarja Dituri Meni ka pranuar në ambientet e policisë se ka qenë pikërisht ajo që ka goditur burrin me thikë në kraharor pas disa debateve që kishin pasur.

Sipas saj, shkak i debatit ka qenë disiplinimi i burrit në raport me familjen. Viktima ishte kthyer nga Greqia para pak kohësh dhe sipas 62-vjeçares, ai nuk ishte i rregullt kundrejt familjes, duke u kthyer vonë në shtëpi.
mapo
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Imagjino cfare shock per djalin...
Nese karakteret nuk perputhen, nese ka problema te tilla dhe sdon te kalosh me jeten me dike LEJEEE!
Tani ka ndrryshu icik dhe ky mentaliteti jon... pse duhet te arrish deri ne vrasje
 
Titulli: Gjirokastër, gruaja vret me thikë bashkëshortin

Shum mir ja ka ba i lumshin durt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top