Gjermania publikon vlerësimin e ri për Shqipërinë

alfonci

Veri investigatio
KM.gov.al
29/07/2008

Republika Federale e Gjermanisë rrit vlerësimin dhe besimin tek Shqipëria, në klasifikimin e saj të fundit për vitin 2008. Ky vlerësim është një inkurajim shumë i madh i investitorëve dhe sipërmarrësve gjermanë për të investuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë. Kështu në website-n e ambasadës gjermane si dhe në faqen e internetit të Sigurimeve të Biznesit me Jashtë (AuslandsGeschنftsAbsicherung) të Republikës Federale Gjermane: AuslandsGeschنftsAbsicherung der Bundesrepublik Deutschland: Home / News, me titullin “Rritet besimi ndaj ekonomisë shqiptare” thuhet se:

“Përkundrejt zhvillimit ekonomik pozitiv të Shqipërisë dhe përvojave të mira pozitive të Shqipërisë dhe përvojave të mira me shlyerjen e pagesave, Gjermania po përmirëson mundësitë e garancive nëpërmjet garancive Hermes për eksportet me Shqipërinë.

Si garanci për kreditë në fushën e eksporteve, garancitë Hermes janë një pjesë përbërëse e rëndësishme e politikave gjermane për nxitjen e eksportit. Me përfitimin e garancive Hermes, eksportuesit gjermanë dhe bankat mund të sigurojnë blerësit dhe vendet ndaj rreziqeve nga eksportet duke shmangur në këtë mënyrë mosshlyerjen e pagesave për arsye ekonomike apo politike.

Mundësitë e garancive ekzistojnë tashmë për biznese afatshkurtra me afate kredie deri në 12 muaj pa kufizime formale. Ndërsa bizneset më të vogla, me afate kredie përtej këtij kufiri, mund të përfitojnë garanci rast pas rasti.

Veç kësaj ekzistojnë mundësi garancie për financime projektesh dhe financime të tjera të strukturuara. “

Kryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare përshëndet këtë vlerësim të ri të Shqipërisë si një akt shumë të rëndësishëm për nivelin e zhvillimit të saj, i cili hap rrugën e një stadi të ri të bashkëpunimit të gjithanshëm ekonomik midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top