Genta dhe Noizy janë miq të mirë

eGo0sTyle

System Engineer
noizy7775.jpg


Ndryshe nga thashethemet e fundit, Genta dhe Noizy kanë vërtetuar shoqërinë e tyre të sinqertë dhe asgjë përtej këtij kontesti.
Në festën që organizoi reperi Noizy për promovimin e albumit të tij ‘Living your dream’, urimet ia përcolli edhe këngëtarja kosovare me famë në mbarë diasporën, Genta Ismajli.
Genta ka marrë pjesë në këtë mbrëmje duke e uruar reperin dhe dhuruar një buqetë lulesh. Raporti i tyre duket shumë miqësor dhe vetë Genta tregon se ka marrëdhënie shumë të mira edhe me familjarët e tij, pasi ata e kanë mbështetur shumë gjatë kohës që ajo konkuronte në ‘Dancing with the Stars’.
Noizy ndër të tjera ka thënë se nuk do të bashkëpunojë më me këngëtare pasi vajza e tij 4-vjeçare ka filluar të bëhet xheloze. Vajza e tij e cila jeton me nënën e saj në Paris, mësohet se kur është takuar me Noizyn e ka pyetur nëse ai e donte atë vajzën e klipit më shumë se vajzën e tij.
Dhe me këtë pyetje të saj, Noizy thotë se nuk do të bashkëpunojë me asnjë këngëtare femër. Por a do të arrijë ai ta bëj një gjë të tillë, duke u njohur për shoqërinë shumë të zgjeruar me femrat, të cilat i ka shumë debulesë? (LajmeShqip.com)
 
Titulli: Genta dhe Noizy janë miq të mirë

E gezofshin njani tjetrin e e shkefshin jorabi :qenis:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top