A2.
V.I.P
Të lumtë mi Souli... po sa bukur e paske qëndisur këtë shkrim... S'di pse do të duhej të lodhej dikush tjetër të shkruante pas kësaj përmbledhje brilante.Kur flitet per XY fenomen, nuk merren krahasime qe ndoshta as kane lidhje me situaten. Ndaj fakti qe ndalohet mbulesa, jo domosdoshmerisht duhet te sillet paralele lakuriqesia. Fakti qe eshte France, jo patjeter duhet te sjellim Saudine.
Duhet ndare a do diskutojme parimisht, si duhet, cfare eshte me e mira? Apo si te na doje qejfi ne? Nese eshte kjo e dyta, eshte kollaj puna.
Per ata qe ndoshta do donin ta analizonin pertej simpatise apo urrejtjeve, pertej mendje ngushtesise apo injorances (pra aq dine e as flasin) e dine fare mire, se ka nje konvente te drejtash. Kjo eshte rregullator i cdo lajthitjeje, teke apo deshire individuale.
Kjo konvente europiane tani, i siguron qytetarit te tij te drejten e besimit dhe manifestimit.
Po e citoj:
"Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë; kjo e drejtë përfshin lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin e tij dhe lirinë për të shfaqur fenë ose besimin e tij, vetëm ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, në adhurime, praktika mësimore dhe ritet."
Kjo i vendos piken.
Tani nese per efekt diskutimi duan ta zgjasim, edhe mundet.
Si fillim, marrja e vendimeve mbi lejimin apo moslejimin nuk prek vetem emigrantet, por prek dhe vete francezet qe kane zgjedhur Islamin.
Se dyti, a eshte e demshme 1 veshje e tille, a e demton tjetrin, a eshte e rrezikshme? Te gjithe shkojne me te gjata ne dimer, madje vendisin dhe nje kapuc. Ndonjeher edhe shall e behemi ninxha komplet. A ka problem kjo? Jo. Pra shamia, as estetikisht nuk ka asnje rrezikshmeri apo problem. Flas me fytyren zbuluar gjithmone.
Nese do e kapnim nga ana historike:
A lejohen veshjet tradicionale? Po.
A ka qene pjese e historise aristokratr veli? Po. A eshte ne Bible? Po.
Veli ne forma te ndryshme dhe per arsye te ndryshme ka qene presente. Pervec rasteve diktatoriale, komuniste. Ata te diktojne cfare te veshesh.
Pra, shkurtimisht. Ky ligji ne France eshte bere e zakonshme. Sa here duan tr bejne buje apo kane ndonje hall politik, o burra te meremi me hixhabin e grave.
Dhe serish, burra qe meren me rrobet e grave. Pika te gjitheve qe na e shpifen gjithe jeten duke i tregu femres si te vishet e si te zhvishet!
Ose mos është shkrim i chatgpt ?
P.S. Lexoni o pipellsa forumur, se s'ju bën dëm gjë leximi.
Sa lehtë dallohet një shkrim i dikujt që di se çfarë flet dhe dikujt që nuk e di as vetë se çfarë flet