Franca do të ndalojë veshjen islame në shkolla publike

NoMaD

Listening to a liar is like drinking warm water.
Nxënësve në Francë do t’u ndalohet të veshin abaya apo e njohur si hixhab, një mantel me gjatësi të plotë të veshur nga disa gra muslimane, në shkollat shtetërore.

Këtë vendim e bëri me dije ministri i Arsimit dhe rregulli do të zbatohet sapo të fillojë viti i ri shkollor më 4 shtator.

Franca ka një ndalim të rreptë për tabelat fetare në shkollat shtetërore dhe ndërtesat qeveritare, me argumentin se ato shkelin ligjet laike.

Mbajtja e shamisë është e ndaluar që nga viti 2004 në shkollat shtetërore.

“Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të identifikoni fenë e nxënësve vetëm duke i parë ata,” tha ministri i Arsimit, duke shtuar: “Kam vendosur që hixhabi nuk mund të vishet më në shkolla”.

Lëvizja vjen pas muajsh debati mbi veshjen e këtyre veshjeve në shkollat franceze.

Veshja po vishet gjithnjë e më shumë në shkolla, duke çuar në një ndarje politike mbi to, me partitë e krahut të djathtë që kërkojnë një ndalim, ndërsa ato në të majtë kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave dhe vajzave muslimane.

Ai tha se do të jepte rregulla të qarta në nivel kombëtar përpara se të hapen shkollat pas pushimit veror.

Në vitin 2010, Franca ndaloi mbajtjen e mbulesave të fytyrës në publik, gjë që provokoi zemërim në komunitetin mysliman prej pesë milionë banorësh të Francës.

Franca ka zbatuar një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkolla që nga shekulli i 19-të, duke përfshirë simbole të krishtera si kryqe të mëdhenj, në një përpjekje për të frenuar çdo ndikim katolik nga arsimi publik.

Ajo ka përditësuar ligjin gjatë viteve për të pasqyruar popullsinë e saj në ndryshim, e cila tani përfshin shaminë myslimane dhe kippa hebreje, por hixhabet nuk janë ndaluar plotësisht.

Debati mbi simbolet islame është intensifikuar që kur një refugjat çeçen i preu kokën mësuesit Samuel Paty, i cili u kishte treguar studentëve karikatura të profetit Muhamed, pranë shkollës së tij në një periferi të Parisit në vitin 2020.

Njoftimi është vendimi i parë politik i madh nga Attal, i cili u emërua ministër i arsimit i Francës nga Presidenti Emmanuel Macron këtë verë.

/Opinion.al
 
Qe kur kshu?
Dhe 2-cili nivel shkollor? cikli ulet apo dhe i larte?
 
Gabim apo jo pastaj besoj se ha diskutim.
Sipas meje dhe kartes se drejtave te zgjedhjes se lire te individit.
 
Sipas meje dhe kartes se drejtave te zgjedhjes se lire te individit.
Ca thote karta e lirise se zgjedhjes per mua qe e konsideroj veten pasardhes te Tempullareve, a mund te iki ne shkolle keshtu?
Hiqe shpaten kuptohet :)
 
Attachments

  • ehaaaa.jpg
    ehaaaa.jpg
    21.3 KB · Shikime: 2
Ca thote karta e lirise se zgjedhjes per mua qe e konsideroj veten pasardhes te Tempullareve, a mund te iki ne shkolle keshtu?
Hiqe shpaten kuptohet :)

Kjo veshje nuk ka as baze fetare, pra eshte qesharake te konsiderohet me hixhabin xD
 
Ca thote karta e lirise se zgjedhjes per mua qe e konsideroj veten pasardhes te Tempullareve, a mund te iki ne shkolle keshtu?
Hiqe shpaten kuptohet :)
Ti mendon qe do ankoheshin francezet per kete veshje? Lol
Fun fact. Dukagjinasit jane franceze te ardhur ne forme kryqezatash oer mbrojtjen e territoreve te sotme te bosnjes kunder pushtimit otoman. Me vone u asimiluan ne shqiptar. Nga veriu i frances kane ardhur.
 
O zot nga i gjen kto perla? 🤣🤣🤣🤣
 
Ti mendon qe do ankoheshin francezet per kete veshje? Lol
Fun fact. Dukagjinasit jane franceze te ardhur ne forme kryqezatash oer mbrojtjen e territoreve te sotme te bosnjes kunder pushtimit otoman. Me vone u asimiluan ne shqiptar. Nga veriu i frances kane ardhur.
Ndalohen kryqet ne shkollat franceze, te pakten ato qe jane shume te dukshme.
 
Une besoj ashtu. Pse po nuk pati baze fetare squhet besim?
Sipas cilit kriter?
Ah ti beson. Psh une tani mund t'besoje se ti je nje 12 vjecar. Me cka duhet te faktohet ?
 
Ah ti beson. Psh une tani mund t'besoje se ti je nje 12 vjecar. Me cka duhet te faktohet ?
Ti ke te drejte te besosh cfare te duash dhe ske pse ja fakton askujt.
Qe mos kete kaos shtetet kane vendosur ligjet.
 
Ti ke te drejte te besosh cfare te duash dhe ske pse ja fakton askujt.
Qe mos kete kaos shtetet kane vendosur ligjet.
Po e shtremberon debatin.
Veshja ne foto qe ke sjelle, nuk eshte e barabarte ne asnje forme me veshjen fetare-Islame. Pra, po perzien veshjen ushtarake te asaj kohe, me dicka qe urdherohet ne Islam me ajet Kur'anor. Mendimi yt eshte i pa-baze, se s'ke si e fakton ndryshe, pra e merr era si mendim asgje me shume.
 
Debatin po e shtremeberon ti, ose spo kupton capo them une.
Fakti qe ti e mbeshtet ne ajet Kuranor, smund tja imponosh dikujt qe nuk beson ne Kuran.
Dikush beson ne Kuran, dikush ke majmuni, ke lejleku, ke lopa etj etj. Nqs ti paske te drejte ta shfaqesh besimin tend si dhe ku do ti te njejten te drejte duhet ta kem dhe une.
Une besoj dhe qe taksat sduhen paguar fare, por nuk e ushtroj dot kte besim se sme le ligji.
Kaq, eshte e thjeshte.
 
Fakti qe ti e mbeshtet ne ajet Kuranor, smund tja imponosh dikujt qe nuk beson ne Kuran.

Ku e sheh imponimin ti?
Une them ka baze, ka argument se eshte dicka fetare, per dallim nga mendimi yt qe ngelet mendim personal i pabaze, shume e thjeshte.

Nqs ti paske te drejte ta shfaqesh besimin tend si dhe ku do ti te njejten te drejte duhet ta kem dhe une.

Prap, uniforma ushtaraka nuk eshte besim.
 
Ku e sheh imponimin ti?
Une them ka baze, ka argument se eshte dicka fetare, per dallim nga mendimi yt qe ngelet mendim personal i pabaze, shume e thjeshte.

Prap, uniforma ushtaraka nuk eshte besim.
Kjo vajza ketu beson ne djall dhe do te iki ne shkolle kshu, me kto simbolet me vete. Kjo sme duket si uniforme ushtarake.
A iken dot?
laliiiiiii.PNG

Ps. Mendimi eshte personal njesoj sic besimi eshte personal.
 
Kjo vajza ketu beson ne djall dhe do te iki ne shkolle kshu, me kto simbolet me vete. Kjo sme duket si uniforme ushtarake.
A iken dot?
Shiko fotografinë 2202354

Ps. Mendimi eshte personal njesoj sic besimi eshte personal.

Lere kete vajzen, po flasim per uniformen ushtarake dhe mbulesen Islame. Eshte e lehte te ikesh nga tema kur s'ke argumente.
 
Lere kete vajzen, po flasim per uniformen ushtarake dhe mbulesen Islame. Eshte e lehte te ikesh nga tema kur s'ke argumente.
Tema eshte besimi i njerezve dhe e drejta qe ata ta shfasin ku dhe si te duan.
 
Tema eshte besimi i njerezve dhe e drejta qe ata ta shfasin ku dhe si te duan.
Dhe ku eshte besimi i uniformes ushtarake, ne cka bazohet, meqe mendon se po kapesh ne teme prap?
 
Dhe ku eshte besimi i uniformes ushtarake, ne cka bazohet, meqe mendon se po kapesh ne teme prap?
E ke ngec debatin dhe nuk ke deshire te hecesh perpara.
E leme se skam deshire per lojera fjalesh.
 
Tema eshte besimi i njerezve dhe e drejta qe ata ta shfasin ku dhe si te duan.
Tema në fakt ka të bëjë me ndalimin e një lloji të veshjes në shkolla franceze, e që cënon të drejtën e një komuniteti fetar.
 
Qenka teme per Cenin dhe kjo🤣
Pertej shakase besoj se eshte nje mase preventive e duhur ne nje shtet si Franca, ku valojne Arabet nga te kater anet.
Besoj qe nje mulsiman apo i krishtere duhet te respektojne zakonet e traditat e vendit qe zgjedhin te jetojne, ose perndryshe secili te tokat e babs!!
 
E ke ngec debatin dhe nuk ke deshire te hecesh perpara.
E leme se skam deshire per lojera fjalesh.

Jo deshire ke, por t'mungojne faktet. Ketu me ke kur sjell dicka me logjike.

Mirembetesh
 
Qenka teme per Cenin dhe kjo🤣
Pertej shakase besoj se eshte nje mase preventive e duhur ne nje shtet si Franca, ku valojne Arabet nga te kater anet.
Besoj qe nje mulsiman apo i krishtere duhet te respektojne zakonet e traditat e vendit qe zgjedhin te jetojne, ose perndryshe secili te tokat e babs!!
Nuk ka per te ndodh kurre. Jo se kan frike per ti kthyer po Nese ndodh kjo do jet ligj per cdo shtetas émigrant te lind ne franc lol
Nuk e pe ça ndodhi kur u vra ai femija !!
Digjet Franca e tere pastaj kjo ndikon ne kurrizin ton qe na bie bretku ne pune .
Mesa si un qe eshte diskutuar ne parlament behet fjale per * burgun*😁 qe nga koha e atetateve ..
 
Jo deshire ke, por t'mungojne faktet. Ketu me ke kur sjell dicka me logjike.

Mirembetesh
Ok Kresh se e ke bere disa here qe ofendon neper komente, ndoshta e ben pa dashje.
Me kriteret dhe metrin qe perdor ti asgje nga ato qe them une ska logjike.
I ktheva prgj Soulit qe me permendi karten e lirise se zgjedhjes, as ofendova dhe as preka njeri. Dhe kte ligjin ne France se vendosa une.
Nqs te dukem pa logjike beji skip dhe vazhdo ke komenti poshte, se ste permenda gjekundi.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top