Fragmente te perzgjedhura

Jam rrezu shumë herë e shumë here jam çu.Cdo here më duket ma e fortë e kam përshtypjen që dhimbja,me dallgët e saja të fuqishme,m'ka pushtue hapsina të reja intime,brigje të virgjera e të lumtuna të sigurise elementare ma të përparshme.
Dhimbja e fortë nuk ka barka shpetimit,as turp,kujton vetem vetveten pa mshire.Pastaj kalon.

Tërheqet si zbatica ,e len mbrapa peshq t'cofun,mbeturina,shishe venet t'mrazda,lot t'burgosna n'ambër,guacka t'zbardhueme, dhe ekpserienca n'shtamba.
Me pak fjalë Muzë dhimbjet,publike apo private.
Kërkojme me i ik kesaj toke të përvlume,e me u zhytë n'rrjedhjen e lumtun të zbardhimit të parë.Por asht ma keq .Na duhet me ndejt me vetvedin e si llogaritar t'mirë na duhet të katalogojme kocat e thyem, çdo lot ka nji kuptim,dhe çdo deshtim len shenja t'përjetshme:e duhen të arkivohet me kujdes,ndërsa fitoret arkivohen vetë.Fitoret janë t lehta.
Dështimi në menyre absulute eshte i veshtire por unë ja kam arritur qëllimit, shpesh herë m'kan qëllu rresht.
Fitorja është shurdhe e të hjek zharg,marshimi saj ngadhënjyes nuk kërkon mundim t'madh me e njekë.
Dështimi të menjanon të len vetem.Kur rrëzohena ndigjojmë qeshje e hokitje,e vetmi në shitje me shumicë.
Ma në fund vjen dhimbja.Në fillim vjen si nji përshpëritje malinkonike si ato akordimet e para të një orkestre,dhe më vonë trasformohet në nji sinfoni
harqesh,tamburash,tmerrsisht e perpikët dhe e sterhollume,sepse dhimbja të befason,dhimbja është
gjeni.
-Je tu thanë që duhet ta kerkojme dhimbjen?-tha njeni.Nuk ke nevoje,dhimbja është shumë e aftë e të gjen pa problem, na gjen gjithmone në momentet ma pak të pershtatshme dhe kur nuk jena të pregatitun për ta pritun.
Anasjelltas ne duhet ta presim me sjellshmëri.
-Une po ndryhem në shpi!-tha tjetri.Është e kotë.Dhimbja shkatërron dyert.Ma mire ruji dyert e del e prite si zotni.
Bile mos gabo ta qerasish me një gote vene.Do ti mbaronte te gjithë damixhanat.Dhimbja ban si të ket qejf.
-E atëherë?-Atëherë asgja,po thuri vetëm nji lavdi deshtimit,(jam i detyrum,e kuptoj)
sikur mos të shkrujsha për ato që mësova në jetë,për cka me shkru?
Me t'vërtete që nuk ka deshtim që nuk të jep mësim,kurse lumtunia nuk na mëson asgje të re që nuk dime,si për shembull që është e thjeshtë me e hup,ndryshe nuk do të thonim "isha i lumtun per nji cast?Lumtunia është qorre kurse dhimbja jehon në Histori.
Kështu që i them faleminders dështimit tem si mashkull.Nuk do të kisha dit me i uru vedit ma mir.Dhimbja âsht dreqi vete.Unë e mora diplomen në shkollën e saj.Aktualisht po ndjeku një master specializimit.Shpejt do të jem mjeshtër falimentimit. Kështu që do të mundem përfundimisht me shpernda lumtuni pa kursim.Nga këto dy degët e mija të thata do te çel nji lule.Ishulli im i mallkum, unë të bekoj.Kam mësu me notu falë ushqimit tand helmues.Më ka ushqy e forcu dhe tashti po zhytem e po iki largut.Asnji det i terrtë e anmik më frikson ma.
Nga humnerat doli fati im,ishte fatkeqsia që më pluskoj.Në ma të ftohtin det zemra jeme âsht
nxe.Nuk kam as shpi as cak.Jam përsosmenisht i huaj.
E ne këte botë,te zhveshun e derëmbyllun,shdrit ylli jem.
 
Ai qe s'di asgje, nuk dashuron asgje. Ai qe s'mund te beje asgje, nuk kupton asgje. Ai qe nuk kupton asgje eshte i pavlefshem.
Por ai qe kupton, ai edhe dashuron, edhe vrojton, edhe shikon. Sa me shume njohje te jete grumbulluar per nje gje, aq me e madhe eshte dashuria.
Kushdo qe imagjinon se te gjitha frutat piqen ne te njejten kohe me luleshtrydhet nuk di asgje per vreshtat.
Paracelsus
 
GABOHESH

Nëse mendon se ndjenjat janë shuar,
Nëse mendon se dritat e shpirtit janë fikur,
Nëse mendon se zemra ka mbaruar aktet dhe ka ulur perdet...
Gabohesh!
GABOHESH RËNDË!
Sepse një fjalë e jotja shkëndijë në oxhakun e zemrës...
Sepse një dëshira jote, tërmet i shpirtit...
Një prekja jote, zjarr i kaltër që ndriçon hartën e rrugëve drejt shpirtit ...
emma al rose
 
Të urrej kur jetën ma bën të bukur
Sepse dashuria është ''Bukuri qe te vret''!
Urrej dhe veten
Për vartësinë që kam ndaj teje!
Të urrej edhe kur më thua të vërtetën
Sepse e urrej të vërtetën e hidhur, që prej teje më largon!
Urrej që të dua
Sepse ndihem e pambrojtur ndaj dëshirave të tua!
Të urrej
Edhe kur jam në majë të dashurisë tënde!
Sepse prej andej shoh pjerrësinë e dhimbshme
Në të cilën zbret rrëmbyeshëm pasiguria ime.
Të urrej
Edhe kur më dhuron qetësi!
Sepse brenda meje dashuria për ty gurgullon.
Të urrej dhe Të Dua
Sepse Ti je ai që më do, edhe kur të urrej.
 
Gjeja me bukur ne jete?
Te bisedosh me nje femije
s'ka te fshehta, as genjeshtra
s'ka veshtrime poshte, as hipokrizi

Madheshti ne jete sinqerisht
kur djali im lotet m'i fshin
I ulur ne gjunje prane tij
kurajo me jep per ditet qe vijne

Magji e çuditshme ne jete
kur si shok te shikon djali yt
Ndjen gjithe dashurine e kesaj bote
e lotet ngadale te mblidhen ne fyt.
 
"Keshtu eshte puna. Njeriu zgjohet ne mengjes , ben ate qe ka per te bere dhe ne darke shkon prap ne shtrat. Dhe aty rruget jane dy: ose eshte ne paqe me veten e vet dhe fle ose nuk ndihet mire me veten e vet dhe atehere nuk fle. Kupton? -Po Keshtu qe duhet te arrish darken ne paqe me veten . Ky eshte problemi. Dhe per ta zgjidhur ka nje rruge shum te thjesht : te rrish i paster. -I paster ? -I Paster brenda qe do te thote mos te besh asgje per te cilen te ndihesh ne turp. Dhe deri ketu nuk ka asgje te komplikuar. -Jo - E komplikuara vjen kur nje dite te lind deshira te besh dicka per te cilen te vjen turp: te vjen deshira e madhe te besh dicka qe nuk te mund te behet ose eshte e turpshme ose mund te lendoje dike . -Okay? -Okay Dhe atehere fillon e pyet veten duhet ta ndjek kete deshire apo duhet ta heq nga mendja? Pikerisht Pikerisht mendon e mendon dhe me ne fund merr nje vendim . Per te njeqinden here e heq nga mendja pastaj vjen dita qe e mban edhe vendos ta besh ate gje per te cilen ke nje deshire kaq te madhe dhe e ben . Dhe ketu vjen e keqja . -Po nuk duhet bere kjo gje apo jo? -Jo . Po ki kujdes meqe ne nuk jemi corape por njerez qellimi yne ne kete jete nuk eshte qe te jemi te paster . Deshirat jane gjeja me e rendesishme dhe nuk mund te tallemi me to shume gjate . Keshtu qe ndonjehere ja vlen te mos flesh naten dhe te vraposh mbas nje deshire te madhe. E ben te keqen dhe pastaj e paguan . Dhe vetem kjo ka rendesi : qe kur vjen momenti te paguash te mos ja mbathesh po te rrish aty , me dinjitet , te paguash . Vetem kjo ka rendesi."

|Alessandro Baricco|
 
“...Unë dija çdo gjë tënden, ta njihja çdo zakon, çdo kravatë, çdo kostum tëndin: shpejt nisa t´i njoh e t´i dalloj edhe miqtë e tu, duke i ndarë në të tillë që më pëlqenin dhe në të tillë që s´i shihja dot me sy: që nga mosha trembëdhjetë vjeç e gjer në gjashtëmbëdhjetë vjeç kam jetuar çdo ditë me përfytyrimin tënd. Ah, ç´marrëzira nuk kam bërë! E puthja dorezën e derës, të cilën e kish prekur dora jote, një herë mora fshehurazi një bisht cigareje që ti e kishe hedhur përpara se të hyje në dhomë, dhe ky ishte i shenjtë për mua, sepse e kishin prekur buzët e tua!
Qindra herë natën, duke gjetur ndonjë shkak , sulesha në rrugë për të parë se në cilën dhomë tënden ishte ndezur drita, kështu që mund të ndjeja më me siguri praninë tënde të padukshme. Dhe ato javë, kur ti ndodheshe në udhëtim- gjithmone më ndalonte zemra nga frika – ato javë jeta ime ish e vdekur e pa kuptim. Buzëvarur, e pezmatuar dhe gjithë inat bridhja poshtë e përpjetë dhe gjithmonë duhej të kisha mendjen që nëna të mos ma lexonte dëshperimin në sytë e mi të skuqur nga lotët…"
Letra e një të panjohure- Cvajg
 
“Harku i Triumfit” – Erich Maria Remarque
“Ti… Ti ishte gjithmonë aq i sigurt! Ishe aq i sigurt, sa më vinte të shkalloja! Asgjë s’mund të të shkundte nga ajo siguri!…E urrej atë epërsinë tënde! Sa herë jam pushtuar nga ajo urretje për të!… Unë kam nevojë për entuziazëm! Kam nevjë për një njeri që të çmendet pas meje, të lajthitë bashkë me mua! Më duhet një njeri që s’bën dot pa mua! Kurse ti mund të jetosh edhe pa mua! Gjithmonë ke mundur! S’ma ke nevojën! Je i ftohtë! Je i zbrazët! Ku di ti ç’është dashuria! Kurrë s’ke qenë për mua ai që duhej të ishe!… Të pata gënjyer atëherë kur të thashë që kjo punë ndodhi kështu sepse mungove dy muaj. Kështu do të ndodhte edhe sikur të kishe mbetur këtu. Mos m’i zbardh dhëmbët! Unë jam e zonja t’i dallojë ndryshimet, i di të gjitha; e di që ai tjetri nuk është i zgjuar dhe nuk është kështu si ti, por ai bënë çmos për mua, ngordh për mua, për të s’ekziston asgjë përveç meje; ai e ka mendjen vetëm tek unë, nuk do njeri tjetër përveç meje, nuk njeh tjetër përveç pushtetit tim… Ja, për këtë kam nevojë unë!”
 
"Egoizmi nuk është i njejtë me dashurinë për veten, por me të kundërtën e saj. Egoizmi është një lloj lakmie. Si të gjitha lakmitë, ai përmbanë pangopësinë, si rrjedhojë e së cilës ai nuk kënaqet kurrë. Lakmia është një gropë pa fund, e cila e shterron njeriun në një përpjekje të pafund për kënaqjen e nevojave, pa arritur kurrë kënaqësinë.

Një vëzhgim nga afër tregon se edhe pse njeriu egoist është gjithnjë i interesuar ankthshëm për veten e tij, ai kurrë nuk është i kënaqur, ai është gjithnjë i trazuar, i shtyrë gjithnjë nga frika se mos nuk merr sa duhet, se i mungon diçka, se është i privuar nga diçka. Ai zien nga zilia ndaj dikujt që mund të ketë më shumë. Nëse rastin e do ta vërenim edhe më nga afër, veçanërisht dinamikën e tij të pandërgjegjshme, do të shihnim se ky lloj njeriu, në themel, nuk e do veten e tij, por e përçmon atë."
- Erich Fromm, "Arratia nga liria"
 
????? ?? ???? ? ????

Ti duhet te jesh e fort
si ato femna
qe me buzeqeshje fshijn shirat
dhe kur vijn me ere
e nisin me shky emocionet
ndjenjat
shpresat
andrrat
e dashnin per veten,
duhet te jesh e fort
si ato femna
qe i hedhin mbas kraheve
plaget
e zhgenjimet
e premtimet boshe
qe hapin gojen si humnera
per te marre gezimet,
merr fryme
e mos u mbyll
mbas mureve te loteve
e trishtimit
qe nuk lajne asnji drite me fry
e me te pa
se ekziston
se je e bukur
se je e brishte
se je e dashtun
se je e re
se je gjalle
se je plot ngjyra
se je plot diell
se je plot andrra
se je plot dashni
ss je plot deshira
e se je shpirt.
Duhet te jesh e fort
edhe ti
si ato femna
qe nuk i meson bota
se si me ken
por mesojne ato boten
si me u sjelle me to
E .C
 
"... -Po ku ,pra ,mendoni ju,qëndron vlera e jetës?
-Jeta është e paçmuar. Ajo nuk ka çmim. Jeta është jetë . Dhe ne të gjallët nuk mund ta vlerësojme atë ,përderisa jemi veçse pjesëza të jetës dhe lastarë . Jeta-është Zoti. Ne duhet të përpiqemi të jetojmë sa të jetë e mundur në mënyrë sa më adekuate me natyrën tonë të brendshme. Me të vërtetë ne jetojmë duke e gëzuar plotësisht jetën ,apo vetëm bëjmë një jetë të mjerë-kush e di? Askush! Pikërisht sepse ne nuk jemi në gjendje ta vlerësojmë jetën. ..."

|Strehëza e Ëndërrave- Remarque|
 
_______

Të dashuruarit

E ndjejmë veten të qetë që po dëgjojmë
atë këngë, e cila u këndua dje:
Ti po shkon në mal, ndërsa unë në pllajë…

Ndonëse e dëgjojmë – nuk e besojmë.
Buzëqeshja jonë nuk është maskë pikëllimi,
ndërsa mirësia nuk është mospranim.

Madje më shumë nga ç’vlejnë,
na vjen keq për ata që nuk dashurojnë.
Aq shumë u habitëm me veten tonë
sa asgjë tjetër nuk mund të na habisë më shumë.

As ylberi natën, as flutura mbi dëborë.
Por kur na zë gjumi, në ëndërr shohim ndarjen.
Veç kjo është një ëndërr e mirë, është një ëndërr e mirë
se prej saj ne zgjohemi.

Përktheu nga origjinali polonisht, Pandeli Çina
 
FATE.

Njerëz puth ikun, njerëz puth vijnë....
fate t'kryqzueme ,jetë t'ndame,
dikush qesh, dikush kjan,
perde kohët me lot t'lame.

Diku bjen shi, diku ka diell...
dikush i trishtë , tjetri i lumnum,
jetë puth shuhen , t'tjera lindin,
çdo fat i joni asht i shkruem.

Dikush ka shumë , po don ma shumë,
dikush kurrgja i mjafton kaq pak,
ka njerëz puth kanë nji botë pa djersë,
dikush nji pjatë me djersë e gjak.

Mbramje puth ikë, nadje puth zbardhë,
me rreze diellit ,herë me shi,
dikush urrejtje ka t'mbushun shpirtin,
e t'tjerë t'lumnum e mbushë me dashni.

Rrugë puth ndahen ,diku bashkohen...
fate t'trishta, t'tjera t'lumnueme,
jetë puth copëtohen, t'tjera puth lindin,
fati i gjithkujt nji rrugë e shkrueme.

Njerëz puth ikun, njerëz puth vijnë...
ferrë nga poshtë ,parrizë lart,
jetë t'ndryshme ,njerëz t'ndryshëm,
gjithçka n'kët jetë asht vetëm ( FATË).

D.RR
 
“Të rinjtë e duan atë që është interesante dhe e veçantë, për ta nuk ka rëndësi nëse ajo është e vërtetë apo e gënjeshtërt. Shpirtrat më të pjekur duan tek e vërteta atë që është tek ajo më interesante dhe e veçantë. Më në fund, njerëzit krejtësisht të pjekur, e duan të vërtetën edhe në atë që duket tek ajo e thjeshtë dhe lakuriqe dhe qv i ngjall mërzi njeriut të rëndomtë, sepse kanë vënë re që e vërteta prirtet ta thotë me fytyrë e thjeshtësisë mençurinë e saj më të lartë.”
 
GABIM.

Duke u perpjekur te t' due,
humba nga vedja e t'thashe ty,
ndryshova shume u tjetersova,
po brenda zemres mbeta njeri.

Duke u perpjekur te t'baj t'lumtun,
se di se t'thashe lumtuni...!
as une nuk isha per ket ika,
po brenda shpirtit mbeta aty.

Duke u perpjekun te t'gjej diku,
brenda ..n'zemer ku flene shkendijat,
mendova se te mbaja temin,
po keshtu humba dhe grimca t'mijat.

Duke u perpjekur te jem e lumtun,
po lumtunija nuk ka kufij,
ti ike ,ika dhe une,
me kot pret ...ikun kam s'vij.

Duke u perpjekun te t'jap,
at qe une s'kisha o nuk doja,
afrohesha e prap ikja,
per ket u ndala une po gaboja.

S'perpiqem me as te te due...!
as te mendoj me per ty,
se dashurija nuk blihet,
po ske n'zemer ...e t'flejne aty.

E sod?! Smendoj dashnine si flijim,
mendoj veten...mos asht (GABIM)..?!

D.RR
 
DHE ZOTI GABON.

Kisha pak kohe nga humbja e femijes tim.
Ishte kohe e veshtire ,dhimbjet,lotit...
Ishte kohe ku kisha nevoje dhe te rrija vetem.
Me kujtohet si sot at dite ,
nje dite qe nuk do harroj kurre .
Ecja ...hapat e mi ishin te lodhur, zemra edhe , shpirti i derrmuar.
Syte e mi ishin vetem dy burime qe nuk reshtnin se kulluari : Dhimbje.
Nje park ku pushonin pleqt e lodhur nga koha, ku me tej zerat e forte te femijeve qe koloviteshin akoma ne enderrat e tyre dhe e drejt kjo.
Pak me tej stola bosh...
lule,
diku afer nje rruge qe gjarperonte duke humbur pas ca pemesh.
Degjoja zhurmen e makinave dhe jo shume metra larg nga ku isha ( parrokja) nje kishe.
Kishe ku te them te drejten edhe pse ishte e parrokjes tone nuk kisha hyre kurre ishim nga pak Foligno.
Se di pse kembet filluan te merrnin drejtimin drejt kishes.
Nuk jam nje besimtare nga ata qe vene rrenjet ne kisha o xhami edhe pse nuk gjykoj askend po besoj se ka dicka me potente ..dicka qe ka dhene kuptimin e gjithckaje .
Besimi eshte i ndryshem dhe duhet respektuar.
Vij nga nje familje e paqte , nena e babai im besojne po une?
Edhe une kam lindur ,kam jetuar vitet e komunizmit ku nuk lejohej feja edhe se me kujtohet babai im fshehtas ne kohet e komunizmit na lexonte urate.
Une isha shume e vogel ...me kujtohet nje here ai e fshihte at bibel te vogel pas nje fotografije ne mur ku ne at fotografi ishin gjysherit e tij.
Nje here une isha keni idene si ato vajzat e vogla qe shume te djallezuara fshihen , lodrojne dhe une nen tavoline vone pasi ai kishte lexuar at bibel te vogel ne at nate dimri nuk e dinte se une isha fshehur dhe tak fut biblen ne at vrime ne mur ku me pas vendoste fotografine.
Ai si tregonte asnje nga ne femijeve ne at kohe sepse ne at kohe ishte frike dhe te masakronin.
Nje nate tjeter une aq e vogel i them: Na lexon at librin qe e ke nen fotografi?!
Si ai dhe nena ime mbesin ...pa fjale.
Nga at nate ai e heq nga aty nga frika ...ishte kohe komunizmi.
Friket...at'here te shkaterronin.
Dhe se di pse at dite qe ecja me kujtohej kjo..dhe kembet e mija ndalen para asaj kishet.
Porta ishte e mbyllur thjesht shikoja ne heshtje,
pa folur...dhe ..kthehem te ik kur mbas mejet degjoj nje ze dhe nje krah mbi shpatullat e mija qe dridheshin nga dhimbja.
Zonje doni te hyni?!
Nje prift para mejet , nje fytyre e panjohur po kaq e paqte thjesht me shikim te qetesonte.
Hoqa gjyslyket dhe i thashe : Jo thjesht kaloja .
Ai me shikon dhe me thot : Ckane syte e tu?
Pse dhimbja shkruhet ne to?!
Ah asgje...dhe marre te ik nje dite e lodhshme asgje tjeter.
Prisni zonje...
Ulet pertoke dhe merr nje lule qe une e kisha dore dhe e kisha hedhur merreni me thot mekat ta vrasesh.
Sillem nga ai dhe me urrejtje i them: Cthua ...!
Nje lule kujt i plas dhe e hedhi ne toke duke e shkaterruar me kembe.
Kujt i plas i bertas sikur ai te ishte njeriu i vuajtjeve te mija .
Nga pak kohe femija im ka vdekur ...dhe kishte sapolindur ...kujt i plas per lulen...bertas e zeri im dridhej ,duart e mija ...shtrengoheshin nga zemerimi.
Ai per nje moment me shikon pastaj thot : Beson ne Zot..?!
Je e krishtere?
Kujt i plas per Zotin tend?!
Nuk eshte imi....te ishte nuk do merrte femijen tim...dhe zeri im dridhej.
Filloj te ec pa e ditur se ai me ndiqte nga pas..
Zonje prit..
Ndalem dhe pa mu afruar shume me thot: Te pelqejne lulet ?!
E kujt si pelqejne i them po mua nga pak kohe jo me duhet ti ve mbi varrezen e femijes tim e ...ndalem ,zemra ime gati me dilte nga gjoksi.
Degjo me thot se ti hyn ne nje livadhe te mbushur me lule nga me te bukurat cilen lule zgjedh?

Me te bukuren pergjigjem...

Atehere me thot : Pse gjykon Zotin ...
Pse e ben?!

Ai e vertet e mori femijen tend e kishte krijuar per te...e fale tejet ....eshte nje lule ne parajsen e tij.

Ai merr afer lulet me te bukura..
Zoti ka nje projekt per ty...

Ika....ecja pa kthyer koken pas ...nuk e kuptoja , sdoja ....
projekt per mua ...?!
Murmurisja neper dhemb...tere zemerim.

Kane kaluar aq kohe nga atehere dhe sot ?!
Ndoshta jo se e kuptoj po kam arritur me vetveten time ta pranoj se gjerat ndodhin ...per nje motiv a jo ato jane te shkruara.

Po prap sot them : ( Se Zoti ...se ka ..gabon edhe ai) .
 
Më ndjeni, nëse para vetes s'njoh më asnjeri..
Veshur me vetbesim jetën e kam nisur.
Të respektosh qënien tënde ështe dashuri..
Aspak egoizem në zemren me paqe stolisur..

Më ndjeni, nëse më shumë se askujt, vetës i besoj,
këmbet e mija ku nuk janë rrëzuar..
Dora ime ishte ajo qe më shpëtoj,
në çdo deshtim timin vetën kam shpëtuar..

Më ndjeni dhe njëherë, kur nuk ndalem,
mbi askënd asnjëherë nuk kam shkelur..
Për jetën time askujt nuk i falem.
vetem shpirtit që për lumturi, shum lotin e ka derdhur...

E sot, që për vetën ndjej krenari,
pasqyra ime jetë më reflekton.
Botës i kthehem me shumë dashuri,
nuk egziston më asnjeri, që endrrat e mija këpucësh i lëshon..

E P
 
Njerzit që qeshin e flasin për "Turpin" e tjetrit, e mburren e rriten per "nderin" e tyre, janë keqardhje njerzore, frymë injorance, dhe munges kapaciteti..

Njerzit që më shiten si "miq" në fytyrë, e më paragjykojnë pas krahve, më besoni i mëshiroj, janë qënie të paknaqura nga egzistenca e tyre..

Kam një lajm të keq për ta...

Unë do bëj gjithmonë atë që lumturon qënien time, jo egon e të tjerve, ndaj kur ke ndonjë (pakënaqësi apo paqartësi, rreth lumturis sime, unë t'i sqaroj pikë për pikë ..

1- Jeta ime, është dhurata ime, unë e menagjoj ashtu siç mua më duket e përshtatshme..

2 - Menagjimi i jetes time është zotsi e imja, mua jeta më dhuroj kapacitetin e duhur që të di ta menagjoj siç duhet gjithçka që më përket mua, dhe vetem mua!

3-Unë nuk shkel mbi asnjeri për lumturin time, toka jonë e dashur ka aq shum hapsir që çdo njeri të krijoj boten e tij me dritë apo të zymtë, unë kam zgjedhur dritën, pra, nëse t'i vret sytë, ç'tët them une e shkreta?

4- Mësohu, unë do jetoj sa të kem frymë me mirnjohje ndaj gjithçkaje që kam, nëse më sheh me jetë me gjallëri, unë jetoj për veten dhe familjen time, provoje dhe ti, sa shqetsohesh pse bera atë apo këtë..

Provo të marrësh frymë thell dhe kuptoje sa bukur është të Egzistosh...”

? Me respekt një njeri që të do të miren ?
E P
 
Ajo...!
Ajo, nuk ka besdi, me m'than që m'don..!
Ajo, nuk përton me mi plotësu tekat.
Ajo, nuk ulet deri sa të flej unë.
Ajo, nuk qetsohet, kur unë s'jam mire.
Ajo qan, kur unë jam e merzitun.
Asaj, si prekun kambt me token,
për me m'nejt gati..!
Asaj, si dhimbet vetja, me m'pa t'lumtur..!
Asaj, si duhet jeta, me m'pa të sëmur..!
Atë, se merr gjumi kur unë vanoj,
Atë, se qetson me fjalë, pa të shikuar me sytë e saj..!
Asaj, i gëzohet zemra, kur më sheh duke triumfuar..!
Ajo është...
E vetmja, që nuk te mban inat,
E vetmja,që mërzitet e fundit, e të fal e para..!
E vetmja, që nuk thote kurrë, jo!
E vetmja, që lufton për qetësin, paqen, e dashurinë..!
E vetmja, që nuk të braktis kurrë,
as kur të vdesin.!
E vetmja, që ma qetson shpirtin.
E vetmja, që ma paqëson zemren.
E vetmja, që me mësoj si lindi dashuria...!
Dhe dashuria lindi, nga trupi i saj, dhe u pagëzua me emrin Nënë...!
 
''Me mire eshte me te ngele merak se me i ra pishman'' - Elvinaz vejushka
 
If you’re going to make a judgment about me, then you need to know who I really am, not just the part I decide to tell you. I’d rather be honest about all of it and let you make the call as to whether you want to keep talking to me or not.

Nicholas Sparks, See me
 
“...Oh, mos i mbyll sytë e tu kur të puth!
Dua të shoh ç'thonë ëngjëjt në çastin kur ul qepallat e tua ngarkuar me puthje, të shoh si përmbyten e çahen vaporët, në të egrën stuhi që ngre në sytë e tu rrebeshi i dëshirave të mia.
Të dua dhe kam frikë!
Dua të më jepesh e tëra, e tëra, gjithë e kaluara jote, e tashmja dhe e ardhmja bashkë, të bashkohemi e të bëhemi një; e të fshihem në trupin tënd, e të humbas, e të mos shoh...”.

N. Kazanzaqis
 
I dashur mashkull!

Ashtu si dhe ti une jam nje krijese e ngjizur ne barkun e gjinise time, po ndryshe nga ti,prej aty nis mekati im.
Ti je mashkull dhe nuk e di peshen e te qenurit femer ne kete vend se nje gabim tendin e lan nje pike lot e nje gabim i saj konsiderohet i pafalshem.
Ti nuk e kupton peshen e te qenurit femer sepse ti ke gjetur territor ne shoqerine maskiliste qe te rrethon ,
sepse ti do jesh gjithmone i bukuri dhe i perkedheluri i mamit ,
sepse ty nuk te duhet te perjetosh dhimbjet e lindjes , sepse ty nuk te digjet lekura nga nje pike vaji se ti do ushqimin gati ne tavoline , dhe ti serish flet.. ndersa ne heshtim.
Ne heshtim dhe kur ne intervisten e punes nje i gjinise tende perpiqet te na zhveshe me sy nga cdo lloj vlere e kur nuk e arrin ate qe do , na tregon deren.
Ne heshtim dhe kur turma e gjinise tende na fshikullon me thirrje dhe epitete rruges per ne shtepi , e ne cdo rast jemi ne ata qe provokojme , edhe kur veshja eshte e pranueshme.
I dashur mashkull!
Ti lendon sepse e sheh dhunen dhe vrazhdesine si te vetmin mjet per te fituar territor dhe nuk e kupton se pikerisht ajo femra qe lendove ti eshte moter e dikujt tjeter, e gjinise tende , e sojit tend.
Ti je rritur me idene qe ti je superiori ne cdo sfere te jetes dhe pretendon se bota rrotullohet rreth teje.
Po kush dreqin je ti?
Ti shkon dhe perdhunon nje femer dhe shoqeria maskiliste qe te rrethon e denon rende aktin e saj duke ia perlyer imazhin me nje bresheri termash pa u ndalur njehere tek ti dhe mangesite e tua mendore.
E perse?
Sepse ajo eshte nje femer , krenarine e mbart ne cdo qelize e per ty e ka shkelur disa here me kembe.
Per ty mashkull qe serish e konsiderove " te lehte" dhe e perqeshe , sepse ti ende nuk arrin te besh diferencen mes nje femre te lehte dhe nje femre te dashuruar.
Per ty qe e perdhunove!
Per ty qe i shkaterrove endrrat!
Per ty qe i rrenove mendimin por dhe trupin.
Po ca mashkulli je ti o plak?
O dak , o shok , o njish.
O Bukurosh!
Ca mashkulli je ti qe vret vetem sepse mundesh?
Qe rreh vetem sepse mundesh?
Ca mashkulli je ti qe e sheh femren si nje prone e jotja , si objekt seksual dhe jo si femra e rradhes qe meriton respekt?
Ti je rritur me idene se ke gjithnje te drejte se prinderit e tu nuk kane ditur te te edukojne.
Se e kane ngritur ne superlative imazhin tend!
Nje mashkull mbase ka gjithnje te drejte , por jo nje burre.
E nese ty sot krenaria mashkullore te brof prej kraharorit kur thua : "Ajo ka qene e imja" , permbahu!
Nese te ben te ndihesh burre fakti qe nuk mba mend se sa femra ke kaluar neper shtrat, rresht se ndjeri i tille.
Ti je vec nje i pamend qe me nje burre te lidh vec gjinia.
 
-Dashuria lind dhe vdes me njeriun. Mund të jetojë me ty, ose brenda ëndrrës që s'të braktis kurrë. Mund ta prekësh, të përkujdesesh që mos të lodhet prej teje, biles edhe ta mbash të robëruar të ushqejë shpirtin e uritur.
-Atëherë unë jam mirazh në ëndrrën e dikujt...ha-ha-ha...Përse nuk ia thua?
-Çfarë?! Kujt?
-Asaj pra, thuaji që është ëndrra jote.
-Kam frikë!
-Pse?
-Kam frikë! Nuk jam aq i fortë sa të marr një jo. Nuk jam aq i fortë sa ta humbas përgjithmonë.
-Kaq shumë e do?
-Më shumë se vetja!
-Atëherë zgjoje! Nëse nuk e bën, s'ke për ta marrë vesh kurrë. Prishja ëndrrat dhe bëje të ëndërrojë ëndrrën tënde.
Ai u afrua, e puthi lehtë në buzë.
Ajo hapi sytë e habitur teksa ndjente shijen e tij në gojë. Ndoshta u zgjua.
Ose ndoshta jo.
Disa ëndrra janë bërë për të mbetur të tilla.
 
E shikume ne seksion ,struktura sociale e sotme duhet te ndahet pak a shume keshtu: Lart pasaniket,padronët e grupeve të medha e të fuqishme që janë përherë në përleshje në mes të tyre;poshte tyre pasaniket më të vegjël,pronaret e tokave me gjithe staffin e tyre të rendesishem;poshte tyre -të ndrarë në shtresa - turma e profesionistave dhe nënpunesve me grade më të vogël, hamalleku politik ,i ushtarakeve e profesorave,i inxhenjerave dhe përgjegjësave të zyreve deri tek daktilografet;prap më poshtë mbetjet e vogla të ekzizstencave autonome ,artizant,shitsat e gjithë të tjeret,pastaj vjen proletariati me shtresat e punetoreve të kualifikuar e mire të paguar ,kalohet pastaj neper hamajt deri sa te mberrijme ne të papunet kronik,të varferit,pleqt dhe te semuret.Vetem poshte kesaj gjëje fillon themeli i verferise te vertete mbi te cilin ngrihet kjo ndertese,meqe deri tani kemi folur vetem per vendet kapitaliste te zhvilluara,dhé e gjithë jeta e tyre mbahet ne kembe nga mekanizmi i tmerrshem i shfytzimit qe funksionon ne territoret e kolonizuar pergjysme apo teresisht osé me saktsisht pjesen me te madhe te siperfaqes Tokesore.Pjese te medhaja te tokes te Ballkanit jane dhoma torturash,në
Indi,Kine,Afrikë,varferia masive tejkalon cdo imagjinatë.Nën ketyre rrethanave ku vdesin me miliona "coolie"-it të Tokes,do tu donte tu prezantonte e pa pershkrushmja,e paimagjinushmja vuajtje e kafshve,ferri kafshor ne shoqerinë njerzore,djersa,gjaku,deshperimi i kafshve. [.....] Kjo ndertese, ku kantina është një thertore dhe çatija nje katedrale,nga dritaret e kateve të larta, të siguron me të vërtetë një shikim të bukur të qiellit me yje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top