• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Jetmira

..........
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Lexoni, por jo vetem. Beni dashuri, hani lehte, udhetoni, shijoni heshtjen ne nje peisazh magjik, prisni floket, vishuni plot ngjyra, thoni fjale qe nuk keni patur kuraje t'i thoni kurre ne jeten tuaj, dashurohuni me dike qe nuk ju ndan syte dhe rri gojembyllur. Lexoni, por jo vetem. Por lexoni shume ama, dhe nese nuk lexoni shume, lexoni mire.

Fabio Volo
(Marr nga nje forum Tjeter)!
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Sepse unë të dua kështu siç je. Dua të bukurat e të metat e tua, dua buzëqeshjen e zemërimin, dua gëzimin e trishtimin tënd, pranoj kënaqësinë që më jep e dhimbjen që ke brenda vetes, dua shikimin tënd me të cilin mbyll sytë çdo natë, e kërkoj ëndrrën që të jem me ty çdo mëngjes. Nuk kam frikë të pres edhe pse pritja është kaq e gjatë, kam frikë vetëm se një ditë mund të të humbas. Nuk jam penduar për vuajtjen që kam kaluar duke ndier vietet që ikin e shpresën që shuhet për të qenë pranë teje. Nuk jam penduar tek të kam përshëndetur netëve të vona duke shtypur dëshirën për të qenë me ty. Nuk jam penduar që të kam përqafuar me qindra herë duke shtrënguar veten që të mos të të vidhja një puthje. Por jam penduar që nuk të kam thënë më përpara se të dua."
~ E Premte Pasdite
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Kur unë të kem ikur nga Rafael Zoehler

Vdekja gjithnjë është një surprizë. Për të gjithë ajo është e papritur. Madje edhe të sëmurët terminalë nuk mendojnë që do të vdesin në një ose dy ditë. Pas një jave mbase. Dhe kjo vetëm kur kjo javë është java tjetër.

Ne nuk jemi kurrë gati. Nuk është kurrë koha e duhur. Dhe kur vjen momenti ti e kupton që s’ke bërë asgjë nga ato që do të doje të kishe bërë. Dhe fundi troket befas dhe është një moment përlotjeje për vejushat dhe mërzie për fëmijët që nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë është një ceremoni varrimi (falë Zotit).

Nuk ishte ndryshe me rastin e tim eti. Madje, vdekja e tij ishte edhe më e papritur. Ai iku në moshën 27 vjeçare, e njëjta moshë në të cilën kanë ikur edhe disa muzikantëve të famshëm. Ai ishte i ri. Tepër i ri. Im atë nuk ishte as muzikant as edhe person i famshëm. Kanceri nuk i përzgjedh viktimat e tij. Ai iku kur unë isha i njomë dhe aty unë mësova se çfarë është një varrim. Isha vetëm 8 vjeç e gjysëm, por i madh aq sa duhet që të më mungonte për të gjithë jetën. Po të kishte vdekur më herët nuk do të më kishte lënë kujtime. Nuk do të kisha ndjerë dhimbje. Por nuk do të kisha patur një baba në jetë. Por unë e pata një të tillë.

Unë pata një baba që ishte në të njëjtën kohë i prerë dhe argëtues. Dikush që tregonte një barcaletë para se të më qortonte. Kështu që unë të mos ndihesha keq. Dikush që më puthte në ballë para se të më zinte gjumi. Një zakon që unë e vazhdova me fëmijët e mi. Dikush që më detyroi të bëja tifozllik për të njëjtën skuadër për të cilën bënte edhe ai tifozllik, dhe i cili i shpjegonte gjërat më mirë sesa mamaja ime. A e kuptoni se ç’dua të them? Një baba si ky është dikush që do të të mungojë.

Ai nuk më tregoi asnjëherë se do të vdiste. Madje as edhe kur po lëngonte në shtratin e spitalit i rrethuar nga tubat, ai nuk foli asnjë fjalë. Im atë bëri plane për vitin pasardhës edhe pse e dinte se s’do ta kalonte dot as muajin. Vitin tjetër do të shkonim për peshkim, do të udhëtonim, do të vizitonim vende ku s’kishim qenë ndonjëherë. Viti tjetër do të ishte një vit i mrekullueshëm! Ne jetuam të njëjtën ëndërr.

Unë besoj – dhe për këtë jam i sigurtë – se ai mendonte që kjo do ti sillte fat. Ishte një burrë supersticioz. Mendimi i të ardhmes ishte mënyra për ta mbajtur shpresën gjallë. I poshtri, më bëri të qesh deri në momentin e fundit. Ai e dinte. Ai nuk ma tregoi mua. Ai nuk më pa duke qarë.

Dhe papritur, viti tjetër mbaroi pa filluar ende.

Nëna më mori nga shkolla dhe ne shkuam në spital. Doktori ia komunikoi lajmin me atë ndjeshmërinë e tyre që e kanë humbur me kalimin e viteve. E pashë tek qante. Ajo kishte ushqyer deri në fund një fije shprese. Ashtu si e thashë dhe mëparë, çdo njeri ka. Ndjeva një sëmbim! اfarë do të thoshte kjo? A nuk ishte kjo një sëmundje banale nga ato që mjekët i shërojnë menjëherë? Unë të urreva, baba! U ndjeva i tradhëtuar! Bërtita me inat në spital derisa e kuptova se im atë nuk ishte përqark që të më qortonte. Qava.

Më pas, im atë u bë përsëri im atë. Një infermiere, me një kuti këpucësh nën krah, erdhi të më ngushëllonte. Kutia ishte plote me zarfe të mbyllura dhe me fjali në vend të adresave mbi të. Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte. Infermierja më zgjati një letër, e vetmja që ishte jashtë kutisë. “Babai yt më kërkoi të të jepja këtë letër. Ai e kaloi gjithë javën duke shkruajtur këto. Donte që ti ta lexoje. Bëhu i fortë!” – tha ajo. Zarfi shkruante “ Kur të kem ikur”. E hapa…

“Bir! Nëse po e lexon këtë, unë kam vdekur. Të kërkoj ndjesë! Unë e dija që po vdisja. Nuk doja të tregoja ç’do të ndodhte. Nuk doja të të shihja tek qaje. Mesa duket ia dola. Mendoj se dikush që po vdes ka të drejtën që të tregohet pakëz egoist.

Siç mund ta shohësh kam akoma shumë për të të mësuar. Mbi të gjitha ti nuk ja ke idenë për asnjë gjë. Kështu që shkruajta këto letra për ty. Pra, nuk duhet ti hapësh para çastit të duhur. Në rregull? Ky është pakti ynë.

Të dua! Kujdesu për nënën! Ti je burri i shtëpisë tani.

Me dashuri, babi!

Ps. Nuk i kam shkruajtur letra nënës. Asaj i lashë makinën.”

Më bëri të pushoj së qari nga shkrimi i tij i shëmtuar, më qetësoi edhe pse mezi e kuptoja. Më bëri të qesh. Kështu i bënte punët im atë, si shakaja para qortimit.

Ajo kuti u bë gjëja më e shtrenjtë për mua. I thashë nënës të mos e hapte. Ato letra ishin vetëm të miat dhe askush tjetër s’duhej ti lexonte. Unë i memorizova të gjtha momentet për të cilat ishin shkruar ato letra, por u desh kohë që këto momente të ndodhnin. Dhe kështu, unë e harrova kutinë.

Shtatë vite më vonë, pasi u shpërngulëm në një vend tjetër, as nuk ja kisha idenë se ku e kisha lënë kutinë. Nuk e mbaja më mend. Dhe kur nuk e mban më mend diçka do të thotë që s’të intereson. Fakti se të ka humbur në kujtesë s’do të thotë se e ke humbur. Thjesht nuk egziston për momentin.

Dhe kështu ndodhi. Vitet e adoleshencës dhe të dashurit e nënës sime nxitën atë që im atë e kishte paralajmëruar kohë më parë. Nëna ime pati disa të dashur, dhe unë gjithnjë e kuptoja atë. Ajo nuk u martua më. Unë nuk e di pse-në, por më pëlqentë të mendoja se im atë ishte dashuria e jetës së saj. I dashuri i fundit ishte kot fare. Mendoja se ajo po e poshtëronte veten duke u lidhur me të. Ai nuk tregonte fare respekt për nënën. Ajo meritonte dikë më të mirë se sa një burrë të njohur në një bar.

Akoma e mbaj mend shuplakën që ajo më dha kur shqiptova fjalën bar. E pranoj se e meritoja. Këtë e mësova me kalimin e kohës, por në kohën kur më faqja po më përcëllonte nga shuplaka mu kujtua kutia dhe letrat. Dhe mu kujtua një letër e veçantë me mbishkrimin “kur të kesh sherrin më të madh me nënën tënde”.

E ktheva përmbys dhomën për gjetjen e kutisë dhe kjo më solli një tjetër shuplakë. E gjeta kutinë brenda një valixheje mbi dollap. Pashë letrat dhe e kuptova që kisha harruar të hapja “kur të puthësh për herë të parë”. E urreva veten për këtë dhe thashë se ajo të do ishte letra e rradhës për tu hapur. Sipas rradhës në kuti vinte “kur të humbësh virgjërinë”, letër që shpresoja ta hapja sa më shpejt. Natyrisht që gjeta dhe atë që po kërkoja. “Kërkoi të falur”.

“Kërkoi të falur.
Nuk e di përse po ziheni dhe as se kush ka të drejtë. Por njoh nënën tënde. Një ndjesë e ndjerë është mënyra më e mirë për ti dhënë fund kësaj. E kam fjalën për një ndjesë të kërkuar në gjunjë.

Ajo është nëna jote, bir. Ajo të do ty më shumë se çdo gjë tjetër në botë. A e di ti që ajo të lindi në mënyrë natyrale sepse dikush i pati thënë se kjo do të ishte më e mira për ty? A ke parë një grua gjatë lindjes? A të lipset provë më e madhe se kjo? Kërkoji ndjesë! Ajo do të të falë.

Me dashuri, babai!”

Babai im nuk ishte një shkrimtar i shquar, ai ishte thjesht një nënpunës banke. Fjalët e tij patën efekt të fortë te unë. Ato mbartnin më shumë mençuri se sa 15 vitet e jetës time sëbashku. Vrapova drejt dhomës së nënës sime dhe hapa derën. Po qaja ndërkohë, kur ajo ktheu kokën dhe më pa në sy. Edhe ajo po qante. Nuk e mbaj mend çfarë më bërtiti, ndoshta diçka e tillë “ çfarë do?” Ajo që kujtoj është se eca drejt saj me letrën në dorë. E mora në krahë, ndërsa duart zhubrosnin letrën. Ajo më përqafoi dhe heshtja na mbështolli të dyve.

Letra e tim eti e bëri të qeshë pak minuta më vonë. Ne u pajtuam dhe folëm ca kohë për tim atë. Ajo më tregoi për disa nga zakonet e tij më çuditshme si të ngrënët e sallamit me luleshtrydhe. Mu krijua ndjesia sikur ai të ishte ulur ngjitur me ne. Unë, nëna, dhe një copëz babai, një copëz që ai e la për ne në një copë letër. Ndjesi më të bukur s’kishte.

S’kaloi shumë kohë dhe i erdhi radha “kur të humbësh virgjërinë”.

“Urime, bir!

Mos u shqetëso, me kalimin e kohën do të jesh më i zoti. Gjithmonë hera e parë ta shpif. E imja ka ndodhur me një grua të shëmtuar… që për më tepër ishte edhe prostitutë.

Kam frikë se, mund ta pyesësh nënën se çfarë është virgjëria, pasi të kesh lexuar letrën, apo akoma më keq ta lexosh cfarë kam shkruar pa e ditur për çfarë po flas (besoj se e di apo jo?), por ky nuk është problemi im.

Me dashuri, babai!”

Im atë më ndoqi gjatë gjithë jetës. Ishte pranë meje edhe kur nuk ndodhej afër. Fjalët e tij bënë atë që askush s’mundi. Ato më dhanë forcë për të përballur sprova të panumërta në jetë. Ai gjithmonë e gjente mënyrën të më vinte buzën në gaz kur gjërat dukeshin të zymta, apo më qartësonin mendjen gjatë çasteve të inatit.

“Kur të martohesh” më shkaktoi shumë emocione, por jo sa “kur të bëhesh baba”.

“Tani do të kuptosh se çfarë është dashuria e vërtetë, bir. Ti do ta kuptosh sa shumë do ta duash atë shoqen tënde, por dashuria e vërtetë është ajo që do të ndjesh për atë gjënë e vogël, aty. Nuk e di nëse është djalë apo vajzë. Unë jam veçse një i vdekur dhe jo një orakull.

Argëtohu, shijoje këtë moment! ثshtë madhështor! Koha do fillojë të të fluturojë tani, kështu që merr masat që të jesh aty rrotull në çdo moment. Mos humb kurrë asnjë të tillë, nuk do të kthehen. Ndryshoji panolinat, bëji banjo bebit, bëhu një model për fëmijën tënd! Mendoj se ti e ke brumin që duhet për të qenë një baba i mrekullueshëm, ashtu si dhe unë”.

Letra më e dhimbshme që kam lexuar gjatë gjithë jetës time ishte dhe më e shkurtra që im atë më kishte shkruar. Ndërkohë që ai po shkruante ato katër fjalë besoj se ai po vuante po aq sa unë ato momente që unë po jetoja. Mu desh pak kohë, por e hapa: “kur mamaja të të iki”

“Ajo është e imja tani!”

Një shaka! Një klloun i trishtuar e fsheh trishtimin me një buzëqeshje të trukuar. Ishte e vetmja letër që nuk më bëri kurrë për të qeshur.

Gjithmonë i kam mbajtur paktet e bëra me tim atë. Nuk kam lexuar asnjë letër para kohe, me përjashtim të “kur të kuptosh se je gej”, meqë mendova se s’do të vinte momenti kurrë për ta hapur vendosa ta lexoj. Ishe dhe letra më e këndshme.

“ا’të të them? Më vjen mirë që kam vdekur. Tani, përpos shakave, të jesh gjysëm i vdekur më bëri të kuptoj se ne i kushtojmë shumë rëndësi gjërave që s’janë të tilla. A mendon se ndryshon gjë, bir? Mos u bëj budalla, Ji i lumtur!”

Gjithmonë prisja për momentin, për letrën tjetër, për mësimin e rradhës. ثshtë e mrekullueshme se si një 27 vjeçar të mund ti mësojë një zotërie të vjetër 85 vjeçar si unë. Tani gjendem në një shtrat spitali me tuba në hundë dhe fyt nga ky kancer i mallkuar. Gishtat përshkruajnë letrën e zbehtë, të vetmen që se kam hapur. Fjalia “kur të të vijë koha” mezi shquhet në zarf. Nuk dua ta hap. Kam frikë! Nuk dua ta besoj se momenti ka ardhur. E dini që është çështje shprese. Askush nuk e beson se do të vdesë. Ndërsa e hap bëj një frymëmarrje të thellë.

Ckemi, bir! Shpresoj se je një burrë plak tani. E di që kjo letër ka qenë më e lehta dhe e para që shkruajta? Ishte letra që më çliroi nga dhimbja e humbjes tënde. Mendoj se mendja kthellohet kur je afër fundit. ثshtë e lehtë për të folur për vdekjen. Gjatë këtyre ditëve kam menduar për jetën që kam bërë. E pata të shkurtër, por të lumtur. Isha babai yt dhe bashkëshorti i nënës tënde. C’mund të kërkoja më tepër? E lashë veten ta pranonte. Tani bëj edhe ti të njëjtnë gjë. Këshilla ime për ty: Nuk duhet të kesh frikë!

Ps. Më ka marrë malli.
 

Passion

Banned
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Alcesti:
“Po, e përgjithshme, gjithë njerëzit i urrej
Disa pse janë të lig, keqbërës sa më s’ka
Të tjerët sepse s’kanë keqardhje për ata
Se u mungon këtyre urrejtja e pashuar
Q’ushqen një shpirt fisnik ndaj vesit të shëmtuar
.... .... ....
Djalli ta marrë, se oh, zemra më pikon gjak
Kur shoh se kundra vesit nuk ngrihemi aspak
Dhe nganjëherë më vjen aq rëndë e aq vështirë
Sa t’i braktis të gjithë, të zhdukem në shkretëtirë”

Filenti:
“Për këto zakone veten s’lipset ta shqetësojmë
Natyrën njerëzore diçka ta mëshirojmë
T’mos shikojmë në prizëm të ngushtë me rreptësi
Po t’ia gjykojmë të metat disi me butësi
Tek njerëzit virtytin ta kërkojmë me masë
Se urtësi e tepërt e bën njeriun të shkasë
Dhe ajo ngurtësi virtytesh e shekujve të shkuar
S’i shkon më kohës sonë, zakonet janë ndryshuar
Sepse çdo gjë tek njerëzit sa vjen e merr zhvillim
Duhet të shkojmë krahas me kohën, pa ngurrim.
Dhe është marri që s’ka të dytë ta krahasosh
Kur do që të përpiqesh botën ta korigjosh
Dhe unë si ti, shoh njëqind gjëra për besë!
اdo ditë që mund të merrnim një tjetër kthesë
Dhe ndonëse në çdo hap mund të ndjej zemërim si ti
Përkundrazi përmbahem, s’tregohem kurrsesi


Skena II
Alcesti:
“Kam një të metë: jam më i sinqertë nga ç’duhet në të vërtetë.”

*
Oronti: “Mua më mjaftojnë të tjerët që dinë t’më vlerësojnë”
Alcesti: “S’kam aftësinë e atyre që bëjnë sikur besojnë
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Kemi dashur shumë

…se edhe dashuritë vdesin, e shtrenjta ime,
me një gjeth në buzë, me një fjalë shpuzë…

…se edhe deti vdes, e shtrenjta ime,
mbi një erë të trishtuar, nën një shkëmb të vetmuar…

…se edhe vjeshta vdes, e shtrenjta ime,
në një livadh pa bar, në një shteg mërgimtar..

…se edhe ujërat vdesin, e shtrenjta ime,
nëpër mjegull të dendur, nën një re si ëndërr…

…kemi dashur shumë, kemi urryer shumë…
s’kemi si vdesim, e shtrenjta ime.

-cit-
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
-une e njoha veten fale.... teje, vura re se jam me i mire nga ckam menduar.
-kete e di prej kohesh,prandaj dhe ju dhashurova.
nje bilbil ja mori kenges aty afer,gjethnaja e njome feshferiu nga puhiza ledhatuse.
ai i mori doren dhe ja puthi, pika loti ju duken mbi qepalla.ajo e kuptoj se ai e falenderonte per fjalet e thena , se e dashuronte.ai beri disa hapa heshturazi , pastaj ju afrua dhe u ul.
........
ajo nuk ju pergjigj dhe vetem ciku me dore doren e tij.
ai e kuptoj donethenjen.....
.....
marre nga " dashuri shenjtoresh" lev tolstoi
 

kitrra 123

plak gjufurrak
“Njerëzit më shpirtëror, ashtu sikur më të fortit, e gjejnë lumturinë aty ku të tjerët mund ta gjejnë rrënimin: në labirint, në vështirësit kundër vetes dhe kundër të tjerëve, në eksperimente.

Kënaqësia e tyre është vet – pushtimi: asketizmi bëhet natyra e tyre, nevojë dhe instikt. Për ta, detyrat e vështira janë privilegj; Njohja, formë e asketizmit. Ata janë lloji më i nderuar i njeriut.”

– Friedrich Nietzsche, “Anti-Krishti”
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Agron Bajraktari.
Ne fillim heshtet. Fjalet mungojne, here nga paaftesia per te perkthyer ndjenjen ne fjale, here nga paaftesia per t'i nxjerre ato ndjenja jashte, e here ngaqe moti eshte me shi, e ne shi s'eshte mire te flitet.
Pastaj thuhet fjala e pare; gjithmone nese jemi me aq fat sa te jete nje fjale e plote. Shpesh eshte thjesht nje mermerime; nganjehere nje pasthirrme. Vetem kur zemra s'mban me, shnderrohet ne klithme.
Fjalia e pare eshte metafore. Metaforat jane shpikja me e arrire e frikacakeve - te thuash te verteten duke ju folur objekteve dhe subjekteve qe ne dukje s'kane te bejne me te verteten.
Se nga merret guximi dhe ja dalim disesi te flasim me shkoqur, e themi ate qe ndiejme e mendojme gati ashtu sic e ndiejme dhe e mendojme, dhe per fat ja dalim ta themi me fjale qe i qendrojne besnik ndjesive dhe mendimeve tona.
Dhe ketu ne ndihemi aq te lumtur, aq ne paqe me veten, sa reagimi yne me natyral eshte te mos flasim me. Ne fund heshtet. Fjalet jane, por nuk jane te nevojshme.
 

Passion

Banned
Hapmani burgun-katua,
Nëm-ni ditën plot ndriçim,
Vashën sy-zezë që dua,
Kalin, kresht-ziun t’im!
Unë nusezën e mirë
Do ta puth me ëmbëlsirë,
Do marr kalin e do shkoj
Stepave të fluturoj.


Po dritarja ësht’ e lartë,
Porta me një kyç mizor;
Dhe sy-zeza ndodhet largë,
Në hajatin madhështor;
Mbi blerime kal’ i mirë,
Pa fre, vetë, me dëshirë,
Rend gazmor e lot sa mund,
Bishtin nëpër erë e tund…


Jam i vetëm, s’kam gëzime:
Vetëm muret rrethpërqark,
Një kandil bën pak ndriçime
Me atë zjarr që vdes nga pak;
Veç se prapa aty në derë
Hap i regullt bje përherë;
Natën ec në qetësi
Roja pa përgjegjësi.

M L
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Hapmani burgun-katua,
Nëm-ni ditën plot ndriçim,
Vashën sy-zezë që dua,
Kalin, kresht-ziun t’im!
Unë nusezën e mirë
Do ta puth me ëmbëlsirë,
Do marr kalin e do shkoj
Stepave të fluturoj.


Po dritarja ësht’ e lartë,
Porta me një kyç mizor;
Dhe sy-zeza ndodhet largë,
Në hajatin madhështor;
Mbi blerime kal’ i mirë,
Pa fre, vetë, me dëshirë,
Rend gazmor e lot sa mund,
Bishtin nëpër erë e tund…


Jam i vetëm, s’kam gëzime:
Vetëm muret rrethpërqark,
Një kandil bën pak ndriçime
Me atë zjarr që vdes nga pak;
Veç se prapa aty në derë
Hap i regullt bje përherë;
Natën ec në qetësi
Roja pa përgjegjësi.

M L

Me atë zjarr që vdes nga pak;
Veç se prapa aty në derë
Hap i regullt bje përherë;
Natën ec në qetësi
Roja pa përgjegjësi.

...eh kto rojet pa pergjegjesi
naten len ne qetesi!!!
 

Passion

Banned
Dal ne rruge vete, i vetmuar,
neper mjergull rrug' e shtruar hesht;
flet me zotin heshja e harruar ,
edhe ylli-yllit po i flet.

Lart ne qiej shpalosur mrekullia!
dheu fle mbeshtjell' me kaltersi....
pse me vret keshtu ne gjoks vetmia?
cfare pres a qaj une njeri?

Nuk po pres asgje fare nga jeta, s'me vjen keq c'jetova e c'do le,
dua vec i lire dhe i qete
te harrohem fare dhe te fle!
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Beme vend ..aty...
mes gjerave sekrete e te bukura
qe nuk tregon asnjeriu.
Beme vend ..aty...
ne dhomat e mendjes tende
qe te sistemoj te gjithe gjerat e crregullta..
per te bere vend...
vend drites e ndjenjes...
Beme vend..aty..
aty ku vendin duhet ta keme
beme vend..aty..
ne nje rrahje, mendim apo fjale.
beme vend...aty..
me pare se ketu vendin tend te ze.
beme vend...
aq sa vend te kam bere!!
 

Passion

Banned
“Jo, varri mua s’më tmerron:
Atje mundimi prehet, thonë,
Në krah’t e ftohët të qetësisë,
Por s’dua jetën ta braktis.
Un jam i ri... Ke njohur ti
ثndrra me flatra në rini?
Apo s’i njeh? Harruar ke
Urrejtj’e dashuri mbi dhe;
Si rrihte zemra më me vrull,
Kur shihte diellin përmbi kull
Dhe fushat shtrirë gjat’e gjerë,
Ku flladi fryn e ndonjëherë
Në mure, nga e thella brimë,
I vendit të panjohur bir,
I strukur, si pëllumb i ri,
Tmerruar nga stuhia rri?
Kjo bot’e bukur ty t’u ftoh,
Je plak e thinja ke në kokë,
S’të djeg në shpirt asnjë dëshirë.
Por ç’duhen, plak? Jetove mirë!
Ti ke ç’harron e le në botë,
Un’doja, por nuk munda dot!



M L
 

Passion

Banned
“Sa qesh fëmijë e u bëra burrë,
Ti e mban mend, nuk qava kurrë,
Por ja, këtu qava pa turp.
E kush më shihte? – Vetëm pylli
Dhe lart në qiell hëna a ylli!
Me rreze drite i ndriçuar,
Me myshk e rërë i mbuluar,
Rrethuar anash si me mur
Përpara një luadh u duk.
Papritur shkau atje një hie
Dhe fill pas saj nxorrën shkëndija
Dy zjarre... befas, pak më vonë,
Një bishë me një vrull u hodh
Nga pylli edhe ra mbi shpinë,
Dhe lozte, hidhej me gëzim.
I shkretëtirës mik për jetë,
Panter’e madhe brente shpejt
Një kock’dhe çirrej me gëzim,
Pastaj të egrin shikim
Nga hën’e plotë e drejtonte;
Bishtin përpjetë e rrotullonte
Dhe qimet drita ia praronte.
Un’nisa, me një dru, të pres
اastin e ndeshjes – zemra u ndez
Me etje lufte edhe gjaku...
Po! Dorën lart e ngriti fati
Dhe tjetër rrugë më tregoi...
Tashti për veten un’besoj,
Se lart, në skajin tim amtar,
S’do isha i fundit luftëtar!



M L
 

Passion

Banned
Unë të vështrova në sy
kur isha i mirë dhe djalë.
Duart e tua me ledhatuan
një puthje më pate falë.

**********
Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.

U hap zemra ime
si një lule nën qiell,
me petale dëshire
dhe thekë ëndrrash.

*********
Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.

Në këndin tim ngashërova
porsi princi i rrëfenjës
për të Artën Estrelita
që u largua nga ndeshjet.

***************
Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.

Unë prej teje jam larguar
I dashuruar pa e kuptuar.
Nuk e di si janë sytë tua,
Duart e tua as flokët e tua.
Vetëm më ka mbetur në ballë
Flutura e puthjes.

********
Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.


F G Lorka!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Po u tregove i kujdesshëm dhe po dashurove sinqerisht do të të thonë “uauuu sa i mirë që je”, por ka shumë rrezik që edhe do të marrin për budalla, ndërkaq po u tregove shpërfillës atëherë do të marrin për njeri serioz dhe si dikush që ka një lloj vlere.
Dhe mos mbaj shpresa se kjo gjë do të ndryshojë.
Këtë absurd tonin e kemi futur në mes të një mburoje të egër, rreth e përqark të mbrojtur nga një mur i lartë, absolutisht i pathyeshëm edhe për së paku 100 vjetët e ardhshëm.




Albatros Rexhaj
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pa të kuptuar dot mashtrimin
ta fala shpirtin mbushur plot
ia njohe këtij shpirti çmimin?
Ia njohe, unë s’të njoha dot!

Mihail Lermontov
 

Passion

Banned
Pasionet me te dhunshmee me te rrezikshme te njeriut ,ato qe e cojne me lehte drejt rrenimit,jane ndaluar kaq sistematikisht saqe,edhe njerezit me te pushtetshem,jane bere me te paduerueshem,ose duan te ndjehen te keqinj '' te demshem,edhe te paligjshem''.Kjo humbje eshte e madhe,por ka qene e nevojshme deri ne kohen tone ne te cilen nje sasi forcash te ndryshme kultivohen nepermjet ndrydhjes se perkohshme te ketyre pasioneve(te pasioneve te sundimt,te shijes,te shenderrimit,edhe te iluzionit),dhe ku eshte e mundur perseri keputja e vargonjeve te tyre,por ata nuk do ta kene me egersine e lashte.Ne ia lejojme vets nje barbari te tille te zbutur,veri eshin artisteve,dhe burrave tane te shtetit.


SH I T GJ V

1888
 

Passion

Banned
Njeriu i forte,i fuqishem ne instiktet e nje shendetit te forte,i pertyp veprimet e tij njesoj sikurse pertyp ushqimin,shpejton me ushqimet e renda,por ne gjerat thelbesore e udheheq nje instikt i paprekur,edhe i ashper,qe e ndalon te beje ate qe e demton si dhe ate qe nuk i pelqen.
:)

:)

-------
1888
 
  • Like
Reactions: NGU

Passion

Banned
Nuk duhen ndare madheshtia e shpirtit nga madheshtia intelektuale.E para mban pavaresi,por kjo nuk lejohet pa madheshtine intelektuale,ashtu ajo shkakton abuzime,deri dhe me vullnetin per te bere mire,dhe me ushtrimin e drejtesise.Shpirtrat e vegjel duhet te binden,pra ata nuk do munden ta kene kurre kete madheshti.
:)

:)

-------------------------

1888
 

Passion

Banned
C'gje eshte fisnike ?? :)

Perkujdesja ne gjerat e jashtme,ne kuptimin qe kjo perkujdesje te kufizon,te mban larg,te ruan nga peshtjellimi.
Te dukurit sikur je bosh ne fjale,ne veshje,ne qendrim,pasi keshtu mbrohet nje ashpersi e qendrueshme dhe nje shtrengim i vetes prej c'do kurioziteti te pamatur. :)

Otium :)
Otium :)

(latin)
 
Last edited:

Passion

Banned
Nuk duhet te duash ose te permiresosh njerezit,t'u flasesh atyre me nje moral cfaredo,sikur te ishin moraliste ne vetvete,ose nje lloj ideal njerezish,por duhet krijuar gjendje te cilat jane te nevojshem,njerez me te forte,te cilet nga ana e tyre kane nevoje per nje disipline trupore edhe DISIPLINE SHPIRTERORE ,qe i ben te forte.

Nuk duhet lene vetja te tundohemi nga gjokse te plota,edhe nga sy te kalter.
Madheshtia e shpirtit nuk ka asgje romantike ne vetvete.
Madheshtia e shpirtit nuk ka asgje te dashur. :)


:)

----------------------

1888
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Lere ulesen tende bosh, nisu atje ku e ke synimin. Ata qe te duan, ta ruajne vendin, sepse ta deshirojne kthimin. Ata qe ste duan, ndodh te marrin ngryk, madje duke qare, eh kjo dashuri per sy e faqe, sa zemra ka vrare!

E.B
 

Passion

Banned
Qe ju percmoni,o Njerez te Eperm,kjo me ben te shpresoj.

Percmuesit e medhenj ,ne te vertete jan adhuruesit e medhenj. :(
Fakti qe ju deshperoheni eshte gje per t'u nderuar.

S'keni mesuar dredhite e vogla te maturise.
Sot padrone jan bere njerezit e vegjel.
Ata prerikojn perkushtim,zell,dinakeri,modesti,e nje tuf vargjesh virtytesh te vogla.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Heshtja
Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!...Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta

Dritero Agolli
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vajtimi Ajkunes

Drita a dalë e dritë s’po ban,
ka le dielli e nuk po nxeh:
ça ka ba Gjeto Basho Muji;
Djalin n’dhe Muji e ka shti…
A dredhe Muji e në shpi ka shkue,
nana e djalit po e pyet;
-Mujo, djalin ç’ma ka gjetë?
N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbetë?…
Qyqe vetëm rrugën ma paska marrë,
kan nxan vend hyjt vajin për me ndie,
kur ka dalë ndër Lugje t'Verdha,
atëhere hanën nana ka mallkue:
- T'u shkimtë drita ty,o mori hanë -
qi s'ma çove at natë nji fjalë,
n'lugje t'Verdha shpejt me dalë,
bashkë me hi n'nji vorr me djalë!
Ndoshta vorri t'dyve s'na kish xanë,
ndoshta djali ngat nuk m'kishte lanë,
nji vorr t'ri - por kishte ë për bri.
Ahit t'malit rixha i kishte ba,
gurit t'malit rixha i kishte ba,
për mue gropën me ma lanë -
se aq i vend ma kishte lanë.
Mallkue kjosh,o miri hanë,
qysh me e lanë nanën t'pa djalë!
Kur ka shkue te vorri i djalit,
ka pa ahin treqind vjeç.
Ahi ishte rrema - rrema,
nja ma t'bukrin mbi vorr qi p'e shtri,
mirë po pshtetet për degë t'ahit,
pikon lodja mbi vorr t'djalit.
Kan lan kangën zogjt e malit,
kan lan kangën me vështrue!
- Po a s'din de kush ka ardhë,
qi nuk çohesh për me u falë,
more i miri i nanës - ooo!
Amanet,o more bir,
Del nji herë ksi burgut t'errët,
fol me nanën qi t'ka rritë,
s'm'ke lan kurr kaq shum me pritë!
Ka lshue hana rrezet n'pyllë,
kan shkrepë hyjzit nëpër qiellë,
pvesin djalin - a e ke pa?
Rrahit t'zi ndër kambë i kishe re:
- Ka qillue bjeshka e gjanë,
gjith ku t'dueni vend me xanë.
- Nuk po m'len nji ah m'e pa.
Amanet pse e lae m'u djerrë?
Thuej m'kan mblue me dhe t'zi,
drita e juej mbrendë mos me hi,
vaji i nanës o mos me u ndi,
lodja e nanës o veç me m'rri,
mor Homeri i nanës-ooo:
- A thue gjogun me ta prue,
del ndo' i herë për me lodrue,
bjen dër gurra me u freskue,
kërkon majet bashk me zana,
se ty vorrin ta rue nana,
more i miri i nanës - ooo!
Orët e bjeshkës ma s'und p'e ndiejnë,
fjalën n'gojë po ja kthejnë dalë,
zemrën s'rrahni ja kanë ndalë,
lot ndër sy mirë po ja krijnë,
fytyrën lotsh mirë po ja shijnë,
vetë e bajnë e e çojnë n'Jutbinë.
 

Xhelozi

😎😎😎
“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.
Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.
Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.
Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot.
Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë.
Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.
Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër.”
Eduardo Galeano
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.


| Sokrati |
 
Top