Fondotinta: keshilla per zgjedhje

braziljania

Anëtar i Nderuar
Me siguri shume nga ju gjate veres nuk e perdorni fondotinten dhe asnje produkt kozmetike. E keshillueshme eshte qe asnje produkt kozmetike te mos perdoret gjate sezonit te nxehte, pas pak do te filloni te mendoni produktet e reja per makiazh, dhe nje nder to eshte dhe fondotinta. Gjeja me e rendesishme kur blejme ate eshte te zgjedhesh ngjyren e duhur, ne fakt nevojitet diferenca midis fytyres dhe qafes, pasi do te dukeshit me maske. per kete arsye tonaliteti i saj duhet te jete i njejte me ngjyren e lekures, ose te pakten nje tonalitet me te hapur.

*Ja kush jane fondotinta qe pershtaten me tipe te ndryshme te lekures:

Per lekure te celur ne roze: fondotinta roze.
Per lekure shume te hapur, duke anuar nga e zbehta: fondotinta e fildishte
Per lekure te erret: fondotinta e arte

*Ekzistojne tipe te ndryshme fondotintash

1- Fluide: eshte ajo me e njohura dhe me e perdoshme, e pershtatshme mbi te gjitha per lekure te thate. Aplikohet me sfungjer ose me gishta.

2- Kompakte: per karakteristiken e saj mbuluese eshte ideale per lekure me shenja, njolla etj.

3- Specifike: mund te jete specifike per lekure te yndyrshme ose me acne, ose per lekure te thate dhe delikate.

4- Efekt lifting: ka efekt mbulues dhe eshte ideale per te mbuluar rrudhat, i pershtatshem per lekure maturuar.

5- Ne shkume: ka nje perberje shume te bute dhe eshte e pershtatshme per lekure mikse dhe te yndyrshme./burimi: ikubINFO/

resilience-lift-extreme-ultra-firmi.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Kremi pudër: Si të zgjedhim nuancën e duhur

Kremi pudër: Si të zgjedhim nuancën e duhur


Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i bukurisë së femrave, pasi falë tij mund të mbulohen defekte të vogla të fytyrës, rrudha të lehta, poret e zgjeruara apo njolla të vogla, ndaj është shumë e rëndësishme zgjedhja e tonalitetit të duhur, i përafërt me atë të lëkurës.

Këshilla për të mbuluar defektet e vogla

Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një make up-i të bukur dhe perfekt. Nëse do të shohim lëkurën do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme.

Ndaj këshilla themeltare për zgjedhjen e pudrës që i përshtatet fytyrës suaj, dhe që gjithnjë do t’ju lejojë të jeni perfekte dhe me një make up të bukur, është të zgjidhni një pudër me një nuancë të ngjashme me atë të lëkurës suaj.

Në këtë rast duhet të keni parasysh se lëkura gjithnjë tenton të ketë një ngjyrë që anon ose nga e verdha ose e kuqja. Këto janë dy nuancat bazë të pigmentit të lëkurës.

Duhet të tregoni kujdes të veçantë në zgjedhjen e tonit të duhur, dhe për këtë duhet të vëreni me kujdes nuancën që ka lëkura juaj në pjesës e nofullës, afër qafës. Kështu do të dalloni nuancën reale të lëkurës suaj, në mënyrë që të zgjidhni edhe tonin që ju përshtatet më shumë.

Ndaj, zgjidhni një pudër me ngjyrë identike apo shumë të përafërt me atë të lëkurës suaj, nëse nuk doni të dukeni sikur keni vënë një maskë në fytyrën tuaj. Toni i përshtatshëm gjithnjë duket shumë natyral dhe perfekt. Por krahas ngjashmërisë së saj me lëkurën tonë, nuk duhet të hiqni dorë edhe nga tendencat e tonaliteteve.

Për këtë sezon më shumë në modë është tonaliteti i ‘shkëlqyeshëm’, me mikropigmente që reflektojnë dritën ose ato që kanë një ton mat. Por gjithsesi, pavarësisht modës dhe tendencave të reja, nuk duhet të harroni asnjëherë të përdorni një nuancë të përafërt me atë të lëkurës suaj.

Ndërkohë që nuancat e saj mund të ndryshojnë edhe në varësi të rastit dhe ditës. Kështu make up-i juaj duhet të ndryshojnë gjatë ditës dhe rasteve speciale, festave, mbrëmjeve, etj. Një këshillë është që gjatë ditës të përdorni një pudër të shkëlqyeshme dhe në mbrëmje një tonalitet mat, ose e kundërta, pasi, kjo është në varësi edhe të preferencave tuaja.

Pudra sipas llojit të lëkurës

Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Një jetë e ushqyeshme dhe kujdesi në higjienën e saj ndikojnë pozitivisht në lëkurë. Duhet të tregoni kujdes gjatë pastrimit të thellë të saj çdo mëngjes dhe mbrëmje, para lyerjes.

Për të dalluar llojin e pudrës që duhet të përdorni duhet të vëreni gjendjen e lëkurës suaj në mëngjes, sapo jeni zgjuar. Në përgjithësi, nëse keni një lëkurë normale, mund të përdorni çdo lloj pudre, pasi kjo lloj lëkure është e ngjyrosur, kompakte dhe kurrë nuk është e yndyrshme.

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, atëherë këshillohet të përdorni dy pudra të ndryshme, një pluhur për zonat e yndyrshme dhe një pudër krem për zonat e tjera të lëkurës. Kombinimi i tyre sjell edhe një rezultat të mirë dhe më rezistent.

Ndërkohë që për lëkurën e thatë këshillohet që, fillimisht të hidratohet lëkura dhe të zgjidhni një pudër me bazë uji, që ndihmojnë lëkurën të jetë e mbrojtur dhe e butë.

Në rast se keni një lëkurë me akne, duhet të përdorni produkte që nuk e acarojnë lëkurën.

Duhet të tregoni kujdes me zgjedhjen e pudrës, pasi kjo lëkurë mund të jetë ose e yndyrshme ose e thatë. Në një rast të tillë idealja është përdorimi i një korrektori për të mbuluar defekte të vogla dhe më pas aplikimi i pudrës.

Këshilla për aplikimin e duhur​

Dhe, ndërsa keni zgjedhur nuancën dhe llojin e pudrës që i përshtatet më së miri lëkurës suaj, një hap shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i tij. Një nga pyetjet që në këtë rast bëhen më shpesh, është se a mund të përdoret pudra çdo ditë apo vetëm me raste të veçanta.

Realisht, nuk ekziston asnjë rregull. Gjithçka varet në dëshirën tuaj për ta përdorur atë, nga rezultati që doni të keni me make up-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me një fjalë, jeni të lirë për të vepruar.

Në fakt, kremi pudër, përveçse një mbulues i mirë i defekteve është edhe një mbrojtës i mirë i lëkurës nga faktorë atmosferikë si smogu apo ndryshimet e temperaturës, ndaj edhe një rregull i mirë që bazohet në këtë është përdorimi i tij i përditshëm. Në këtë rast duhet të zgjidhni një nuancë të çelur për ditën dhe më të thellë për mbrëmjet.

Tashmë, nuk është më e nevojshme që krahas kremit pudër të përdorni edhe pudrën, vetëm në rast kur lëkura juaj është shumë e yndyrshme dhe pudra mund të ndihmojë në mbulimin me efektet shkëlqim që mund të marrë fytyra kur përdorni vetëm kremin pudër.

Por si ta aplikojmë kremin pudër me sfungjer apo me gishta?​

Në fakt, ekziston diçka e tretë. Idealja është të përdorni penelin për kremin pudër. ثshtë më i lehtë, më praktik, shumë më i mirë gjatë shpërndarjes së kremit pudër dhe nuk bëhesh as pis. Me qime sintetike ai është i përshtatshëm si për fytyrën, ashtu edhe për pjesë të tjera të trupit. ثshtë i përshtatshëm si në rast se pudra që keni zgjedhur është pluhur, krem apo likuid.

Por gjithsesi, edhe sfungjeri, edhe gishtat janë një mënyrë e mirë për aplikimin e tij. Por, edhe kjo është në dëshirën tuaj. Këshilla që ju japim është përdorni më mirë penelin. /Telegrafi/
 
Titulli: Kremi pudër: Si të zgjedhim nuancën e duhur

Pudra eshte nje nder gjerat qe urrej me shume nga kozmetika.Ta ben fytyren si te patinuar boh.
 
Titulli: Kremi pudër: Si të zgjedhim nuancën e duhur

Ashu them dhe une si ty Ajsi, pudra te ngarkon fytyren...
Mendoj qe cik blush tek mollzat, e me fytyren natyrale duken 100 x me e bukur...
how-to-apply-blush.jpg
 
Titulli: Fondotinta: keshilla per zgjedhje

kurre se kisha perdorur me pare deri dje,qe isha deri diku e detyruar ta perdorja....me gje te shpifur nuk kishte.....sikur ta kishin futur fytyren ne allci...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top