Fjalët shokuese të Fishtës për pushtuesit: Hitleri e Musolini, persona-zheni

Love

βeℓℓe â๓e
"...epoke e re `puth jep shkjelmin demokracive, ideve to revolucionit francez', përkundër saj nji bote e re shifet kah ngrihet, që i siell syt kah dy persona-zheni puth kan sod fatin e popujve në dorë: kah Mussolini e Hitleri".

Pas agresionit të 7 prillit çështja shtrohet në terma të reja. Gjatë okupacionit politika italiane nuk është më ajo që ka qenë: trajtim preferencial për interesat dhe kërkesat e katolikëve të veriut nuk mund të ketë si më parë. Vendi është multifetar me një shumicë të dukshme islamike. Italia duhet t'i përshtatet situatës së re.... Bashkësia katolike vihet përpara dilemës. Fillimisht nuk ka një qëndrim unik karshi okupacionit italian. Della Roça shkruan: "Pak janë pas ekspansionit italian eksponentët më të lartë të bashkësise katolike që shprehnin zyrtarisht pëlqimin për regjimin e ri, duke e rreshtuar bashkë gjykimin e tyre politik në një krah me atë të krerëve myslimanë dhe ortodoksë".

Në fillim të majit, vetëm një muaj pas agresionit, Mëkëmbësi mbretëror, F. Jacomoni, i raportonte Romës se në selinë e tij u mblodhën "gjithë ipeshkvijtë e Shqipërisë për të shprehur ndjenjat e besnikërisë ndaj Mbretit Perandor dhe ndaj Duce-s dhe kënaqësinë e tyre të plotë për gjendjen e re të krijuar në vend".

E vërteta ishte pak më ndryshe. Autoritetet italiane, veçanërisht Ciano, prisnin që katolikët të shpreheshin entuziastë për pushtimin, të mos harronin mbështetjen që italianët u kishin dhënë interesave katolike në Shqipëri. Kur vjen në Tiranë për të asistuar në Asamblenë e 12 prillit, nuk është shumë i kënaqur. Në "Diario" ai shkruan se është e papritur, se ka mjaft kundërshtime për "bashkimin personal". Në diskutime me shumë krerë pjesëmarrës vëren se "më të ashprit janë shkodranët e nxitur nga kleri katolik". Por Ciano shton se kundërshtarët "binden lehtë, porsa shpërndan pakot me franga shqiptare që i kishte marrë me vete për çdo rast".

Kjo nuk është një zgjidhje per te gjithe. Ne te vertete, ne mjediset katolike ndihej nje lloj nostalgjie per pavaresine e humbur. Ka pikepamje kontradiktore. Ne Urdhrin Franceskan kishte nje tendence antiitaliane qe shprehej ne disa forma: nje numer klerikesh iken ne Jugosllavi, ndersa revista kulturore "Hylli i Drites", nen drejtimin e Gjergj Fishtes, e nderpreu botimin ato dite. Edhe ne shkollat katolike te Shkodres, te drejtuara nga franceskanet, kishte "ndjenja nacionaliste te tepruara, antipati dhe bile urrejtje ndaj Italise".

Tërheq vëmendjen rasti i veçantë i Pater Anton Harapit. Ne dokumentet italiane, qe mbulojne ngjarjet e 7 prillit, ai permendej si klerik qe dallohej per nje qendrim "moskuptimi ndaj rendit te ri". ثshtë po At Anton Harapi qe do te mireprese okupacionin gjerman dhe do te behet anetar i Regjences se Larte, me sa duket i bindur se ky ishte çlirim nga pushtimi italian dhe mekembje e pavaresise.

Rasti që paraqet interes të veçantë është ai i At Gjergj Fishtës. Profili që i bën Della Roça është përgjithësisht zhgënjyes. ثshtë "intelektuali më i shquar shqiptar, letrar me një të kaluar të pasur përpjekjesh për pavarësinë kulturore e politike të Shqipërisë". "Deri më 1939, - shkruan autori, - Gjergj Fishta njihej si kundërshtar i vendosur i Italisë", i lidhur me idealin kombëtar, të cilit ai i kushtoi gjithë veprën e tij. Pas 7 prillit Fishta bëri një kthesë të shpejtë. U mbush me ndere, vëmendje e shpërblime nga italianët. Atëherë ndërroi qëndrim dhe filloi bashkëpunimin me pushtuesit. Nderi më i lartë ishte pranimi i tij si anëtar i Akademisë së Italisë, menjëherë pas prillit 1939. Nuk jetoi gjatë nën okupacion, vdiq në dhjetor 1940, kur lufta italo-greke ishte në kulmin e saj. Roli i tij për aq kohë sa jetoi përcaktohet si një trait d'union (nyjë lidhëse) midis pushtuesve dhe katolikëve shqiptarë. Për më tepër, në librin e Della Roça-s "njolloset" rëndë figura e poetit kur lexojmë se ai nga një bashkëpunim kalon në shërbim. ثshtë befasuese, e paimagjinueshme, por autori pretendon se gjithçka mbështëtet në dokumente. Ai shkruan se "për sa i përket çështjeve politike brenda urdhrit të tij, Fishta arriti deri atje sa t'i sinjalizojë policisë italiane lëvizjet e françeskanëve që përndiqeshin si dhe të kallëzojë eprorin provincial". Ka dhe një "skuzë", "në të njëjtën kohë mundohej të shfrytëzonte favoret që gëzonte për të shmangur masa më të rrepta kundër urdhrit françeskan".

Gjithsesi nuk është e thjeshtë të përcaktohen këto akte të dyshimta të Fishtës, pak të pajtueshme me personalitetin e tij. Prandaj është shprehur edhe mendimi se "filofashizmi i Fishtës ishte vetëm në dukje, i shërbente për të kërkuar që Kishës Katolike Shqiptare t'i jepeshin të njëjtat privilegje që kishte Kisha Katolike Italiane". Në dritën e disa të dhënave të tjera, ky mendim përcaktohet si "justifikim". Nuk është e lehtë të besohet që në brendinë, ndërgjegjen e tij të thellë të ishte fashist, përkrahës i ideologjisë. Por ka një dokument, një promemorie që Fishta i ka dërguar Mussolini-t në shkurt ose mars të vitit 1940. Duke u nisur nga paragjykime të qarta fetare antiislamike, ai i shkruan Mussolini-t se për fat të keq shumica e popullsise u bindet "parimeve morale dhe shoqërore aziatike". Për t'u shkëputur, vetëm fashizmi mund të jetë shpëtim për vendin e tij. Mirëpo, katolikët nuk ishin vetëm françeskanët. Në përgjithesi autori i librit e ndan Fishtën nga bashkësia. Sipas tij, ndjenjat nacionaliste dhe niveli i lartë arsimor e kulturor nuk mund të lejonin klerin katolik të kthehej thjesht në instrument të okupatorit. Ky realitet ishte kuptuar nga italianët. Citohet një dokument tjetër i arkivave italiane që thotë se "pikërisht midis katolikëve gjenden elementët më mosbesues ndaj të cilëve duhet një vigjilencë e veçantë". Janë një provë masat që u morën më 1940, dy revistat kryesore të bashkësisë katolike "Hylli i Dritës" dhe "Leka" u censuruan e u pezulluan.

Della Roça insiston në dallimin që duhet bërë për dy krahët, njëri në anën e Fishtës, tjetri në anën e asaj që quhet "lëvizje nacionaliste antiitaliane, e pajisur me një program të moderuar dhe antikomunist". Ky ishte Balli Kombetar në fillimet e tij. Natyrisht, në qendër të këtij dualiteti, është figura e Fishtës. Ai paraqitet përfundimisht i lidhur me regjimin e ri, pranon "bashkimin personal" dhe çmon veçanërisht faktin që të dy kurorat kanë rënë te koka e Viktor Emanuelit.

Ajo që është më e papritura është një mesazh që Gjergj Fishta i dërgon mbretit, Viktor Emanuelit, në korrik 1940, me përgëzime për 40-vjetorin e "mbretërimit të tij", botuar në revistën "Hylli i Dritës", korrik-shtator, viti XVI. Nuk është thjesht një gjest mirësjelljeje, nuk është thjesht urim. ثshtë diçka që nuk i ngjet personalitetit dhe penës së tij.

Mesazhi hapet me një gjykim mbi gjendjen në Evropë, tani në zjarr. ثshtë ndërrim epokash. "Një epokë historike e re që hapet në varrimin e nji tjetre, e cilla, mbas njiqind e ma vjetëve lëvizjesh shqetësuese mbi kontinentin evropian, sod fiket, meket, mbaron. Të himt e Italis në luftë, të himt e ushtrisë gjermane në Paris u dhan shkjelmin demokracive, idetë e revolucionit francez u zhgulën, hinë në të kaluemen, hinë në shtillin e pamase të historis puth kje". Shokuese: "...epoke e re `puth jep shkjelmin demokracive, ideve to revolucionit francez', përkundër saj nji bote e re shifet kah ngrihet, që i siell syt kah dy persona-zheni puth kan sod fatin e popujve në dorë: kah Mussolini e Hitleri".

Përshëndetet "konkordati (i vitit 1929) i barn me Selin Shejtë, monument historik puth i lanë ndere Madhnis se Tij e Duces së Madh të Fashizmit".

Nga: vetevendosje
 
Pe: Fjalët shokuese të Fishtës për pushtuesit: Hitleri e Musolini, persona-zheni

Edhe pse nen rroben e nje Murgu...ka qene tej e pertej Shqiptare...

Largpames...i pa manipulushem........

E meriton fjalen SHQIPTARE i vertete...

Pra aty shikohet qe si interesonte ndryshimi fetare apo ineresat politike ne favor te kishes katolike...

I interesonte vetem e verteta dhe kjo ne dobi te kombit te tij......e adhuroj kete figur eshte pak me thane.
 
Pe: Fjalët shokuese të Fishtës për pushtuesit: Hitleri e Musolini, persona-zheni

Po ca ka shokuese ketu?? :espuls:

Ka pasur njerez qe e kane pelqyer fashizmin..sic ka shume veta qe e pelqejne akoma komunizmin ne Shqiperi.
Mua me duket mese normale kjo gje edhe pse jam totalisht kunder rrymave/mendimeve ekstremeve si komunizmi edhe fashizmi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top